Lajmet

Më 1 prill rikthehet në punë blloku A5 i KEK-ut

Ministrja Rizvanolli foli edhe për masat emergjente në furnizimin me energji elektrike.

Published

on

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli ka prezantuar para Kuvendit masat emergjente në furnizimin me energji.

Ajo në seancën e sotme tha së të njëjtat janë të nevojshme, pasi gjendja ende vazhdon të jetë e rënduar dhe me mundësi të përkeqësimit javëve dhe muajve në vijim.

“Duke marrë parasysh se gjendja në tregun evropian sa i përket furnizimit të çmimeve me energji elektrike vazhdon të jetë e renduar dhe me mundësi të përkeqësimit sa i përket javëve dhe muajve në vijim derisa ka ulje të temperaturave. Qeveria e Kosovës ka shpallur masat emergjente në furnizim me energji, në përputhje me nenin 25 të Ligjit për Energji”, tha ajo.

Asaj i reagoi deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, i cili adresoi disa pyetje karshi ministres, derisa kërkoi sqarime se sa para janë kursyer nga këto masa emergjente.

“Ne po shpallim gjendje emergjente të jashtëzakonshme, por pse nuk është në funksion Blloku A5. Pse Blloku B gjeneron diku 60 megavat më pak energji se para se me ndodh remondi. Cili është çmimi i importit të energjisë elektrike ? Me çfarë çmimi e blen Kosova energjinë dhe me çfarë çmimi e shesim”, tha ai.

Por ministrja Rizvanolli tha se vlera e kursimeve nuk është konkrete, por janë disa miliona euro, teksa tha se Blloku A5 i KEK-ut, pritet të rikthehet në funksion më 1 prill të këtij viti.

“Sa i përket vlerës së kursimeve, sigurisht mund të flasim për vlerësime por jo të sakta. Pasi secila prej pajisjeve varet nga specifikat teknike sa hargjon, po ashtu varet edhe sa kohë do të punonte ajo dhe sa do të ishte çmimi i energjisë elektrike të importit që varion nga koha në kohë. Po flasim për disa milionë euro, jo për disa qindra milionë apo dhjetëra milionë, por për disa milionë. Mendoj se edhe më e rëndësishme se vlera e kursimit është se Policia e Kosovës dhe Dogana e kanë pasur bazën ligjore që iu ka mundësuar të sekuestrohen këto pajisje që kanë qenë ilegale…Janë nënshkruar disa kontrata dhe pritet që bllokua A5 të rikthehet në punë prej datës 1 prill”, tha ajo.

Kritik ndaj ministres dhe këtyre masave emergjente u shpreh edhe deputeti i LDK-së, Besian Mustafa.

“Është ende e çuditshme qysh ende po kërkon masa emergjente për sektorin e energjisë të cilat kanë prodhuar aq pak rezolutat, sa as deputetët e partisë tënde nuk po t’i votojnë”, tha ai.

Ndërkaq, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj tha se këto masa emergjente janë të pakuptimta.

“Është e pakuptimtë dhe nuk shkon në favor të zgjidhjes së çështjes. Këtë e keni ditë para 1 viti se kemi krizë energjetike, keni ditë shumë mirë se mund të procedohet ligji dhe mos të vihet me vendime at-hoc, por nuk e keni konsideruar si të arsyeshëm procedimin e ligjit në këtë drejtim. Ajo çka mund të them se nuk e di çka fshehtë pas këtyre vendimeve, por e dina se edhe pas këtyre vendimeve qytetarët po përballen me mungesë të energjisë elektrike”, u shpreh ai.

Kuvendi i Kosovës prej vitit të kaluar ka miratuar gjashtë herë vendimin për masat emergjente të energjisë elektrike, të cilat janë në periudhë 30 ditore.

Vendi

Probleme globale me Microsoft: Pa qasje në Outlook edhe në Kosovë

Published

on

By

Si pasojë e problemeve të mëdha teknike që kanë prekur shërbimet e Microsoft në nivel global, edhe në Kosovë nuk ka qasje në platformën e postës elektronike Outlook.

Ndërprerja ka pamundësuar hapjen e emaileve dhe ka shkaktuar vështirësi në komunikimet zyrtare dhe punën e përditshme, njëjtë sikurse në shumë vende të tjera të botës.

Ekipet teknike të kompanisë janë duke punuar për identifikimin dhe rregullimin e defektit, ndërsa ende nuk ka një afat të saktë se kur do të rikthehet funksionaliteti i plotë i shërbimeve. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Kurti takon kryeministrin britanik Burnham në Dublin: Thellojmë partneritetin dhe bashkëpunimin

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, në përmbyllje të punimeve të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Dublin.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Kurti e ka vlerësuar Mbretërinë e Bashkuar si një partnere dhe aleate të posaçme të Republikës së Kosovës, duke shprehur synimin e Qeverisë për të avancuar më tej raportet bilaterale.

“Jemi mirënjohës e falënderues për mbështetjen e palëkundur dhe të vazhdueshme të saj, teksa synojmë e angazhohemi për thellimin e marrëdhënieve dhe zgjerimin e bashkëpunimit”, ka deklaruar kryeministri Kurti. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shawn Mendes reagon ashpër për situatën në Gaza: “Po ndodh një gjenocid para syve tanë, artistët të flasin”

Published

on

By

Këngëtari i njohur kanadez, Shawn Mendes, ka publikuar një mesazh të fuqishëm në rrjetet sociale në mbështetje të Palestinës, duke bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të vrasjeve në Gaza dhe duke u kërkuar kolegëve të tij artistë që të mos heshtin.

Përmes një deklarate të shkruar, artisti 28-vjeçar e ka cilësuar situatën aktuale si gjenocid, duke theksuar se fëmijët dhe familjet palestineze kanë vuajtur tepër gjatë dhe kanë nevojë urgjente për ndihmë. Mendes ka bërë të ditur se është duke u informuar vazhdimisht për të kuptuar se si mund të kontribuojë dhe se tashmë ka dhuruar donacione për disa organizata humanitare, duke ftuar edhe ndjekësit e tij të veprojnë njëjtë.

“Miqtë e mi dhe kolegë artistë, e di që mund të duket e frikshme të flasësh hapur; e ndiej edhe unë tani teksa e shkruaj këtë… Por ndiej nevojën të bëj diçka për të ndihmuar. Sa më shumë prej nesh ta përdorin zërin, aq më afër ndryshimit jemi. Këta fëmijë në Palestinë janë detyruar të jenë trima për një kohë të gjatë. Tani është radha jonë të bëjmë të njëjtën gjë”, ka shkruar Mendes.

Në mbyllje të reagimit të tij, këngëtari ka bërë thirrje që të normalizohet ngritja e zërit në mbrojtje të atyre që vuajnë nga shtypja, duke listuar gjashtë hapa konkretë veprimi: dhuroni, edukohuni, inkurajoni, sfidoni, mbani përgjegjës ata që janë në pushtet dhe votoni. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Rrëfimi për luftën e UÇK-së mbush sallat me filmin “Sakrifica”

Published

on

By

Filmi vendor “Sakrifica”, me regji të Halil dhe Merita Budakovës, po vazhdon të tërheqë vëmendje të madhe dhe fluks të lartë shikuesish në Cineplexx Prishtina, pas premierës së tij të mbajtur dy ditë më parë.

Duke trajtuar një temë të ndjeshme të historisë së Kosovës, realizimi kinematografik ka arritur të prekë publikun që nga nata e parë e shfaqjes, ku biletat u shitën me ritme të jashtëzakonshme.

“Sakrifica” sjell në ekranin e madh historinë e pesë vëllezërve, të cilët gjatë viteve 1997–1999 marrin vendimin t’i bashkohen Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke lënë pas familjen dhe gjithçka që kanë për të luftuar për lirinë e vendit.

Për shkak të kërkesave të vazhdueshme dhe interesimit të lartë për ta parë këtë histori të guximit dhe atdhedashurisë, adhuruesit e filmit ftohen t’i sigurojnë me kohë biletat përmes platformës zyrtare të Cineplexx-it ose në arkat e kinemasë në Albi Mall. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara