Kronikë e zezë

Mbyllet një lokal në Prizren, dyshohet se aty u helmuan shtatë persona

Policia ka nisur hetimet.

Published

on

Shtatë persona dyshohet se u helmuan në një lokal në Prizren. Pas këtij dyshimi, lokali është mbyllur nga inspektorët sanitar.

Tashmë policia ka nisur edhe hetimet për rastin. Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Raportohet se shtatë persona dyshohet se janë helmuar me ushqim, Njësitë relevante policore, një ekipe e ndihmës së shpejtë dhe inspektorët sanitarë kanë dal në vendin e ngjarjes. Personat e helmuar janë dërguar në spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor, ndërsa lokali ku janë shërbyer me ushqim është mbyllur nga inspektorët sanitar. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. 

Lajmet

Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet për vrasje në tentativë

Published

on

Një person është arrestuar në Gjilan nën dyshimin për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 4 qershor 2026 rreth orës 20:50, ku i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka sulmuar një tjetër mashkull kosovar, duke i shkaktuar lëndime.

Pas incidentit, viktima është dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan, ku ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ndërkohë, policia ka ndërmarrë veprimet hetimore dhe ka arrestuar të dyshuarin, i cili pas intervistimit është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Ferizaj, i gjendet thikë dhe rezulton nën ndikimin e alkoolit

Published

on

Një person është arrestuar në Ferizaj pasi dyshohet se, nën ndikimin e alkoolit, ka shkaktuar shqetësime për qytetarët në rrugën “Shaqir Hasani”.

Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, rasti ka ndodhur më 4 qershor 2026, pasi policia ka pranuar një informatë për një person që po shqetësonte kalimtarët në këtë zonë.

Pas ndërhyrjes së zyrtarëve policorë, i dyshuari është ndaluar dhe gjatë kontrollit trupor i është gjetur dhe konfiskuar një mjet i mprehtë, thikë.

“Gjatë ndalimit nga zyrtarët policorë, tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një mjet të mprehtë (thikë), ndërsa është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor nga njësitet reaguese”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu, pas testimit me alkooltest, është konstatuar se i dyshuari ishte nën ndikimin e alkoolit me 0.79 promila alkool në gjak.

Lidhur me rastin, me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar procedurë për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Graçanicë, dyshohet për ryshfet në lidhje me votimin

Published

on

Një person është arrestuar në Graçanicë nën dyshimin për dhënie ose marrje ryshfeti në lidhje me procesin e votimit.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 4 qershor rreth orës 20:00, kur i dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale që lidhet me ndikimin e paligjshëm në procesin zgjedhor.

Në kuadër të hetimeve, policia ka intervistuar edhe dy dëshmitarë meshkuj kosovarë për të sqaruar rrethanat e rastit.

Po ashtu, është kryer kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku si prova materiale janë sekuestruar materiale që lidhen me votimin, si dhe katër telefona mobilë.

Pas përfundimit të procedurave fillestare hetimore dhe me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Continue Reading

Lajmet

11 të arrestuar në Pozheran të Vitisë, dyshohen për organizim të bixhozit të kundërligjshëm

Published

on

Një aksion policor i zhvilluar në fshatin Pozheran të Vitisë ka rezultuar me arrestimin e 11 personave, të dyshuar për përfshirje në organizimin e bixhozit të kundërligjshëm.

Sipas Policisë, aksioni është realizuar pas pranimit të informacioneve relevante dhe zhvillimit të veprimeve hetimore në koordinim me Prokurorin e Shtetit. Më 4 qershor, njësitet policore kanë kryer bastisje në një lokacion ku dyshohej se po ushtrohej veprimtari e paligjshme.

Gjatë kontrollit, janë arrestuar 11 persona të dyshuar, ndërsa janë sekuestruar edhe prova materiale që lidhen me veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të kundërligjshëm”.

Autoritetet kanë bërë të ditur se provat e mbledhura do të shërbejnë si dëshmi në procedurën penale ndaj të dyshuarve.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti është proceduar në Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe do të trajtohet në procedurë të rregullt gjyqësore.

Continue Reading

Të kërkuara