Lajmet nga UBT

Mbyll punimet aktiviteti i Infermierisë në Konferencën Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion

Konferenca Ndërkombëtare e UBT-së për Infermieri, ishte e akredituar nga Oda e Infermierëve të Kosovës dhe për rrjedhojë, të gjithë personat që morën pjesë në këtë konferencë patën mundësi të fitojnë pikë (kreditë), që do i shfrytëzojnë për ngritje akademike.

Published

on

Në Konferencën Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion kanë prezantuar punimet e tyre dhjetëra profesorë dhe ekspertë në fushën e mjekësisë, të ndarë nëpër sesione.

Konferenca Ndërkombëtare e UBT-së për Infermieri, ishte e akredituar nga Oda e Infermierëve të Kosovës dhe për rrjedhojë, të gjithë personat që morën pjesë në këtë konferencë patën mundësi të fitojnë pikë (kreditë), që do i shfrytëzojnë për ngritje akademike.

Temat që u trajtuan dhe u prezantuan në këtë konferencë kryesisht kishin të bënin me sistemin e shëndetësisë në vend, rreth shëndetit mendor, rreth shëndetit publik, si dhe sfidat e stafit shëndetësor gjatë pandemisë COVID-19.

Punimet që janë dorëzuar dhe prezantuar në konferencën e kësaj fushe janë:

Sesioni i parë

Kryesuesi: Naser Rugova

Bashkëkryesuesi: Shqipe Agushi

  • “Incidenca e paraqitjes së hepatitit A në Spitalin Rajonal të Pejës gjatë viteve 2019-2020”, Afrim Zeqiraj, Melisa Zogaj & Zafer Gashi.
  • “Potenciali i rrezatimit elektromagnetik në ambientin jetësor dhe rreziqet e mundshme për botën e gjallë dhe shëndetin e njeriut – rast studimi në Republikën e Kosovës”, Lulzim Thaçi & Shpëtim Kastrati.
  • “Hulumtimi i afërsive gjenetike të fiseve shqiptare në Preshevë”, Naser Kamberi & Hyzer Rizani.
  • “Roli i Inhibitorëve të Pompës Protonike në trajtimin e ezofagut Barrett”, Zaim Gashi, Arjeta Gashi & Fadil Sherifi.
  • “Helicobacter pylori dhe trajtimi i tij”,Zaim Gashi.
  • “Një rast i encefalitit të antitrupave anti-VGKC”, Melihate Pushka & Arieta Hasani – Alidema.
  • “Shëndeti mendor tek pacientet me sëmundje kanceroze”,Gani Halilaj & Djellza Gajtani
  • “Rehabilitimi i skoliozës idiopatike tek adoleshentët me metodën schroth dhe terapi joga”, Ardiana Hajdari & Arsim Hajdari.

Sesioni dytë

Kryesuesi: Fitim Alidema

Bashkëkryesuesi: Albina Fejza

  • “Roli i institucioneve ligjzbatuese në monitorimin dhe  zbatimin e rregullatives ligjore në fushën e te dhënave dhe statistikave shëndetësore ne Kosove – studim rasti. Shëndeti mendor tek pacientet me sëmundje kanceroze”, Naser Rugova.
  • “Nishani hidatidiform metastatik në mushkëri dhe hemotoraks masiv: një raport rasti”, Shqiptar Demaçi, Lumturije Gashi – Luci,  Eliza Kastrati, Nazmi Kolgeci, Fisnik Kurshumliu & Sueda Latifi
  • “Sëmundja Creutzfeldt-Jakob – Raporti i rastit”, Arieta Hasani – Alidema, Melihate Pushka.
  • “Papa testi si metodë në parandalimin dhe diagnostikimin e patologjisë së qafës së mitrës në Rajonin e Prishtinës”, Hana Xhema-Bejiqi, Shqipe Agushi, Nafije Pajaziti & Blend Bejiqi.
  • “Ndikimi i faktorëve social dhe kulturor në sjelljen e rrezikshme të adoleshentëve në lidhje me pirjen e alkoolit”, Mirlinde Bilalli & Emire Bilalli.
  • “Anafilaksa nga qumështi i lopës tek foshnjat e ushqyer me gji”, Xhevat Kurhasani.
  • “Epidemiologjia e dhimbjes kronike në Kosovë dhe ndikimi i saj në shëndetin publik”, Fadil Kryeziu, Sejran Abdushi, Adem Bytyqi, Violeta Kryeziu & Agron Bytyqi.
  • “Incidenca e paraqitjes së hepatitit A në Spitalin Rajonal të Pejës gjatë viteve 2019-2020”, Afrim Zeqiraj, Zafer Gashi, Shkelzen Elezaj, Dafina Zeqiraj, Melisa Zogaj, Florjana Zogaj, Zenel Shatri & Agim Shabani.

Sesioni i tretë

Kryesuesi: Abdullah Gruda

Bashkëkryesuesi: Fellenza Spahiu

  • “Lirimi i kontraktures së rëndë pas djegies të gishtit tregues me rekonstruksion në dy faza”, Zejnë Buja, Ideal Krekaj, Korab Berisha & Besnik Deliu.
  • “Kujdesi infermieror të pacientet me hemodializë në  spitalin e përgjithëm të Pejës”, Trendelinë Pllana & Time Shabanaj.
  • “Efektet e terapisë së seksit në trajtimin e grave me vaginizëm dhe partnerët e tyre”, Hajrullah Fejza , Ejona Icka & Albina Fejza.
  • “Ca metasatike e gjenderres limfatike aksilare me etiologji primare nga Ca e gjirit me rezultat patohistologjik negativ në Ca të gjandrrës pas mastektomisë bilaterale”, Skender Dreshaj.
  • “Qëndrimet e infermierëve rreth kërkimit shkencor – Një rishikim sistematik”, Abdullah Gruda, Arlinda Demaj & Andrita Kurhasku.
  • “Diabeti Mellitus – Sfidë për infermierët e Kujdesit Parësor Shëndetësor në komunën e Kaçanikut”, Shqipe Agushi, Nafije Pajaziti & Fatbardha Hasaj.
  • “Kolla kronike e shoqëruar me hernie hiatale: dy raporte rastesh”, Skender Telaku, Edmond Islamaj & Mimoza Telaku.
  • “Teratoma cistike mature intramedulare e konus medullaris, një raport rasti dhe një përmbledhje e literaturës së një patologjie të rrallë”, Besnik Elshani, Valon Abdullahu & And Elshani.
  • “Ndikimi i kontrollit të frekuencës ndaj kontrollit të ritmit të zemrës në kualitetin e jetës së pacientëve me fibrilacion atrial”, Sejran Abdushi, Shpend Abdushi, Fadil U. Kryeziu & Gresa Begaj.

Sesioni i katërt

Kryesuesi: Sejran Abdushi

Bashkëkryesuesi: Fadil Kryeziu

  • “Variacioni i niveleve të PSA në serum te pacientët meshkuj të infektuar me COVID-19 me hiperplazi beninje të prostatës (BPH)”, Zafer Gashi, Afrim Zeqiraj, Shkelzen Elezaj & Fitore Gashi.
  • “Analizat biokimike, hematologjike dhe te koagulimit tek pacijente me sëmundje covid 19”, Zafer Gashi, Afrim Zeqiraj, Shkelzen Elezaj & Fitore Gashi.
  • “Incidenca e sëmundjeve orale me mikroorganizma që shkaktojnë sëmundje seksualisht të trasmetushm”, Zafer Gashi, Afrim Zeqiraj & Shkelzen Elezaj.
  • “Kujdesi infermieror te pacientët me kimioterapi”, Drita Berisha.
  • “Vetitë elektrokromike të filmave të hollë hekscianoferrate të nikelit të përgatitura me një metodë të thjeshtë depozitimi kimik”, I. Aliji, J. Velevska & M. Najdoski.
  • “Rëndësia e raportimit të hershëm – në rastet e dhunës seksuale”, Arsim Gerxhaliu, Bergita Curri & Arita Gerxhaliu – Rama.
  • “Sindroma Herlyn-Werner-Wunderlich: një raportim rasti”, Ilir Ahmetgjekaj, Arben Kutllovci & Edita Bajraktari.
  • “Veçoritë e përdorimit të antipsikotikëve në IPFK ne vitin 2021”,Gani Halilaj, Naim Fanaj, Fahri Drevinja & Ajet Bunjaku.
  • “Vlerësimi i njohurive të nënave rreth gjidhënies dhe rëndësia në shëndetin e të porsalindurve”, Drenushë Zuka & Ariana Zenuni.

Sesioni i pestë

Kryesuesi: Shqiptar Demaçi

Bashkëkryesuesi: Linda Carkaxhiu

  • “Roli i imazherisë në emergjencat neuroradiologjike”,Edita Bajraktari, Ilir Ahmetgjekaj & Fitim Alidema.
  • “Rëndësia e aplikimit të mjekësisë alternative në kohët postmoderne”,Diana Sejdiu Shala & Arlinda Bricori.
  • “Prezentimi i rasteve të reja me Diabet Melit te fëmijët dhe adoleshentet gjatë periudhës së pandemisë me Covid 19”,Vjosa Mulliqi Kotori, Elida Krasniqi, Afrim Kotori.
  • “Rrugëtimi i infermierëve gjatë pandemisë covid-19 në Prishtinë”, Njomza Shosholli Peja & Argjiro Alija.
  • “Një rishikim i procesit të zhvillimit të shërbimeve shëndetësore në Kosovë në të kaluarën”, Marigonë Rizani & Zekirja Shabani.
  • “Trajtimi i pacientëve me terapi parenteral/infuzion të infektuar me sars-cov-2 në kujdesin parësor shëndetësor”, Agim N. Krasniqi, Leonit Xh. Bytyqi.
  • “Telemjekësia në kujdesin parësor shëndetësor, sfidë apo zgjidhje e problemit të vizitave mjekësore, për klinikat e mjekësisë familjare në zonat rurale!”,Agim N. Krasniqi, Merita Shehu, Violeta Bunjaku, Genc Ymerhalili, Merita Bytyqi, Mirëjeta Cakoli-Bajqinca, Sahit Duriqi.
  • “Relacionet ndërmjet disa parametrave funksional dhe hematologjik të të rinjët e prishtinës dhe sharrit të moshes 16-17 vjeç”, Besir Shaqiri.
  • “Roli i infermierit në trajtim të pacientëve me ambliopi në Republikën e Kosovës”, Albana Hashani Berisha, Njomza Shosholli Peja dhe Blerina Isufi – Zejnullahu.

lajme

UBT prezanton dy punime shkencore në Konferencën Ndërkombëtare “AI Horizon” të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Published

on

By

UBT po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore “AI Horizon – A New Era of Creativity and Innovation”, të organizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, më 12–13 nëntor 2026, në Tiranë, ku UBT është një nga partnerët e kësaj ngjarjeje të rëndësishme shkencore ndërkombëtare.

Në këtë konferencë, UBT përfaqësohet nga rektori, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Besnik Qehaja, dhe asistenti Elton Boshnjaku, të cilët prezantuan dy punime shkencore që trajtojnë zhvillimet më të fundit në fushat e Internetit të Gjërave (IoT), Qyteteve të Mençura (Smart City), Vizionit Kompjuterik dhe Inteligjencës Artificiale.

Dy punimet shkencore të prezantuara janë: “Mobile Augmented Reality with an LLM Assistant Connected to Live Sensor Data for Remote Learning in a University Campus Digital Twin”

Punimi trajton integrimin e realitetit të shtuar mobil me një asistent të bazuar në modele të mëdha gjuhësore (LLM), të ndërlidhur me të dhëna në kohë reale nga sensorët, duke krijuar mundësi të reja për mësim interaktiv dhe në distancë përmes binjakut digjital të kampusit universitar.

“Secure Protocol Translation and Weather-Referenced Drift Detection for Commercial IoT Devices on Azure IoT Hub: A 4G Node Case Study in a University Smart City”

Ky punim fokusohet në sigurinë dhe ndërveprimin e pajisjeve komerciale IoT, përmes përkthimit të protokolleve të komunikimit dhe zbulimit të devijimeve të të dhënave në raport me kushtet atmosferike, duke u mbështetur në një rast studimor me nyje 4G në kuadër të një Smart City universitar.

Përmes këtyre dy prezantimeve, përfaqësuesit e UBT-së sollën para komunitetit shkencor ndërkombëtar rezultate kërkimore dhe qasje inovative që ndërlidhin inteligjencën artificiale, sensorët inteligjentë, realitetin e shtuar dhe infrastrukturën e qyteteve të mençura.

Pjesëmarrja e UBT-së në këtë konferencë, krahas prezantimit të rezultateve shkencore, përfaqëson edhe një mundësi të rëndësishme për zgjerimin e bashkëpunimit me institucionet akademike dhe kërkimore, shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e projekteve inovative.

UBT vazhdon të dëshmojë përkushtimin e tij ndaj kërkimit shkencor, inovacionit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, duke kontribuar aktivisht në zhvillimin dhe zbatimin e teknologjive të së ardhmes.

Continue Reading

Lajmet

Leonardo da Vinci sjell frymën e Rilindjes në UBT – ekspozitë që ndërthur artin, shkencën dhe inovacionin

Published

on

By

Kampusi Shkencor Inovativ dhe Teknologjik i UBT-së është bërë nikoqir i një ekspozite të veçantë kushtuar njërit prej mendjeve më të jashtëzakonshme në historinë njerëzore, Leonardo da Vincit.

Përmes kësaj ekspozite, studentët, stafi akademik dhe vizitorët kanë mundësi të njihen më nga afër me botën krijuese të Da Vincit, idetë e tij revolucionare dhe projektet që dëshmojnë gjenialitetin e tij në fusha të ndryshme, nga arti e anatomia, deri te inxhinieria dhe teknologjia.

E organizuar në kuadër të edicionit të XXVI të Javës së Gjuhës Italiane në Botë, me temën “Gjuhë e mirësjelljes, gjuhë gjeniale: të ideosh, të projektosh, të krijosh me italisht”, ekspozita sjell në vëmendje rëndësinë e gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë italiane në zhvillimin e mendimit krijues dhe shkencor.

Ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Prishtinë dhe përfaqëson një mundësi të rëndësishme për të nxitur kureshtjen intelektuale, kreativitetin dhe frymën inovative te gjeneratat e reja.

Përmes kësaj ekspozite, UBT sjell në kampusin e tij trashëgiminë e një figure që vazhdon të frymëzojë botën, duke dëshmuar se idetë e mëdha nuk njohin kohë dhe se arti, shkenca dhe teknologjia janë pjesë e së njëjtës gjuhë: gjuhës së inovacionit.

 

 

 

Continue Reading

Vendi

Profesoresha Lisjeta Thaqi Jashari mban ligjërata për inteligjencën artificiale në Universitetin e Salentos

Published

on

By

Profesoresha e gjuhës angleze në UBT, Lisjeta Thaqi Jashari, po qëndron për një vizitë akademike në Universitetin e Salentos në Lecce të Italisë, ku po zhvillon ligjërata dhe takime profesionale me kolegë të universitetit pritës.

Në qendër të ligjëratave të saj janë metodat bashkëkohore të mësimdhënies së diferencuar me mbështetjen e inteligjencës artificiale. Profesoresha e UBT-së po trajton mënyrat se si mësimdhënësit mund t’i shfrytëzojnë këto teknologji inovative për t’ua përshtatur materialet dhe aktivitetet mësimore studentëve me nivele të ndryshme të njohurive.

Gjatë kësaj vizite akademike po zhvillohen edhe takime që synojnë shkëmbimin e përvojave mbi përdorimin e teknologjisë në arsim, si dhe hapjen e rrugëve për bashkëpunime të reja akademike.

Continue Reading

Lajmet

Fakulteti i Psikologjisë organizon bashkëbisedim për parandalimin e dhunës dhe rolin e shërbimeve psikologjike

Published

on

By

Fakulteti i Psikologjisë në UBT ka organizuar një bashkëbisedim me studentët e vitit të parë lidhur me trajtimin e dhunës, parandalimin e saj dhe rolin e shërbimeve psikologjike në shoqëri.

Aktiviteti i udhëhequr nga ligjëruesja Violeta Zefi bëri bashkë Zana Hamiti Asllanin nga Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë, Kadri Gashin nga Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime, si dhe Dekanen e Fakultetit të Psikologjisë Denis Celcima dhe ligjëruesen Elona Krasniqi.

Të nxitur nga ngjarjet e fundit në vend, pjesëmarrësit u përqendruan te rreziku i përsëritjes së rasteve të dhunës dhe nevoja për një qasje të koordinuar institucionale.

Vëmendje e veçantë gjatë diskutimit i u kushtua edukimit, risocializimit dhe mbështetjes psikologjike për burrat dhe djemtë kryerës të dhunës, si element kyç për parandalimin e këtij fenomeni.

Continue Reading

Të kërkuara