Lajmet
Mbrojtja kundërshton masën e paraburgimit prej 30 ditësh për të dyshuarit për subvencione
Published
5 years agoon
By
Betim GashiKa përfunduar seanca gjyqësore ndaj 11 personave të arrestuar për rastin “Subvencioni 2021”. Pala mbrojtëse e ka kundërshtuar kërkesën e prokurorisë për masën e paraburgimit prej 30 ditësh.
Avokati mbrojtës i B.K, Behar Ejupi tha se mbrojtja e ka kundërshtuar masën e paraburgimit duke i dhënë arsyet. Në të njëjtën kohë, deklaroi se kanë propozuar që e vetmja masë për të dyshuarit te jetë ajo e paraqitjes në stacion policor.
“Tani sa përfundoi seanca dëgjimore lidhur me kërkesën e prokurorisë për caktimin e paraburgimit edhe për klientin tim. Prokuroria pretendon se klienti im ka kryer dy vepra penale ‘dhënie e ryshfetit’ dhe ‘keqpërdorim i detyrë zyrtare’. Konsideron se ka prova të mjaftueshme. Mbrojtja e ka kundërshtuar pasi i njëjti nuk punon në pozitë e që ka kryer veprën penale ‘keqpërdorim i detyrës zyrtare’ ne i kemi dhënë arsye qe mos t’i caktohet masa e paraburgimit. Ne do të presim me kohë, besoj dhe shpresoj se nuk janë plotësuar kushtet që të caktohet kjo masë, duke marrë parasysh që ligjvënësi ka paraparë edhe masa më të buta konform dispozitave ligjore. Ne kemi bërë propozimin që eventualisht nëse gjykata mund të caktojë ndonjë masë lidhur me sigurinë e të pandehurit, në këtë fazë të procedurës mund të jetë paraqitja në stacion policor”, tha ai .
Ejupi tha se klienti i tij është i përfshirë bashkë më vëllain e tij që ka përfituar një subvencion, por që sipas të njëjtit, ajo është marrë sipas ligjit.
“Është me vëllain e tij së bashku dhe të dy dyshohen se kanë dhënë ryshfet lidhur me subvencionet, mirëpo i njëjti ka pranuar një subvencion i cili konsiderohet se është marrë konform normativave në fuqi dhe nuk ka të bëjë asgjë me dhënie të ryshfetit, por aq më pak për veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare”, tha avokati mbrojtës i B.K.
Kurse, avokati mbrojtës i pandehurit, L.S, Naim Rudari tha se klienti i tij akuzohet për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Ai tha se e kanë kundërshtuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të kërkuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.
“Prokuroria ka paraqitur pikëpamjet e saj, ndërsa ne e kemi kundërshtuar që të gjithë masën e paraburgimit dhe tani pritet vendimi i gjykatës se si do të veprojë lidhur me kërkesën”, tha ai.
Kurse, avokati Arianit Koci, i cili mbron njërin nga të pandehurit nuk ka dashur të flasë për rastin duke thënë se prokuroria nuk iu ka ofruar prova, ndërsa dokumente dhe përgjimet po rrjedhin nëpër medie.
“Prokuroria po e shkel parimin e barazisë për shkak se neve nuk na ka dhënë asnjë provë, ndërsa dokumentet, përgjimet po rrjedhin në media, prandaj unë nuk mund të deklarohem për këtë çështje”, tha ai.
Të mërkurën për dyshimet për marrie ryshfeti lidhur me subvencionet në bujqësi janë arrestuar 11 persona, ndërsa edhe gjatë së enjtes janë arrestuar edhe nëntë persona të tjerë.
Nga bastisja e realizuar më 24 shkurt 2021, në komunën e Prishtinës, Podujevës, Gjilanit, Istogut e Lipjanit, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar personat me inicialet S.Sh., L.S., S.S., H.M., B.N., K.Z., A.U., D.A., P.K., Sh.K., K.B-S., ndërsa personi me inicialet A.N., vetëm është shoqëruar në stacionin policor dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.
lajme
Kurti pret në takim lamtumirës ambasadorin e BE-së, Aivo Orav
Published
11 hours agoon
March 16, 2026By
UBTNews
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në një takim lamtumirës Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav.
Gjatë këtij takimi, kreu i qeverisë shprehu mirënjohje të thellë për angazhimin dhe shërbimin e diplomatit evropian në Kosovë, që nga marrja e detyrës së tij më 1 shtator 2024.
Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Orav për bashkëpunimin korrekt, duke vlerësuar se përgjatë mandatit të tij, raportet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian janë fuqizuar ndjeshëm, përkundër sfidave të shumta të periudhës.
Në mënyrë të veçantë, kryeministri potencoi përkushtimin e ambasadorit në procesin e lansimit të Instrumentit për Reforma dhe Rritje, si një hap kyç në rrugëtimin integrues të vendit.
Më tej, në fokus të bisedës ishin hapat e radhës që priten nga Brukseli në raport me Prishtinën zyrtare. Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë që Bashkimi Evropian të vlerësojë progresin e arritur dhe të mundësojë marrjen e statusit të merituar të vendit kandidat për anëtarësim.
Në përmbyllje të takimit, Kurti i uroi ambasadorit Orav suksese në angazhimet e tij të ardhshme profesionale, duke e falënderuar sërish për kontributin e dhënë në avancimin e agjendës evropiane të Kosovës.
Lajmet
Interesim i jashtëzakonshëm për UBT International Smart Schools në Open Day – vazhdojnë regjistrimet e hershme
Published
13 hours agoon
March 16, 2026By
ubtnews
Qindra nxënës dhe prindër nga e gjithë Kosova morën pjesë në aktivitetet Open Day të organizuara nga UBT International Smart Schools në kampusin e Lipjanit dhe në Gjimnazin TIK në Prizren, duke treguar interesim të jashtëzakonshëm për edukimin modern dhe inovativ.
Vizitorët patën mundësinë të eksplorojnë ambientet bashkëkohore të mësimit, të njihen me drejtimet arsimore dhe metodologjitë që ndërthurin teknologjinë dhe zhvillimin e aftësive praktike. Në të njëjtën kohë, u njoftua se regjistrimet e hershme tashmë janë hapur, duke i ofruar nxënësve mundësinë të sigurojnë vendin e tyre në drejtimet më inovative dhe të kërkuara.
Interesim i veçantë u shfaq edhe për metodologjinë moderne të mësimdhënies, e cila ndërthur njohuritë akademike me përdorimin e teknologjisë dhe aftësitë praktike të nevojshme për të ardhmen.
Pjesëmarrësit patën gjithashtu mundësinë të marrin informacione rreth bursave që janë përfituar përmes Testit Provues të Arritshmërisë, si dhe për mundësitë e shumta që ofron ky institucion për zhvillimin personal dhe profesional të nxënësve.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë për t’u bërë pjesë e UBT International Smart Schools, përmes platformës së aplikimit online: Linku i Aplikimit Online




Vendi
Aksion kundër fajdesë në Prizren: Një i arrestuar dhe katër në kërkim për zhvatjen e mbi 1 milion eurove
Published
13 hours agoon
March 16, 2026By
UBTNews
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, ka realizuar sot një operacion të gjerë policor të fokusuar në arrestimin e disa personave si të dyshuar për fajde, detyrim dhe privim të kundërligjshëm të lirisë.
Gjatë këtij aksioni, i cili përfshiu kontrolle në pesë lokacione të ndryshme në qytetin e Prizrenit, është arrestuar një person me inicialet B.K., ndërsa katër të dyshuar të tjerë (GJ.K., E.K., E.K. dhe E.R.) ndodhen ende në kërkim policor.
Sipas hetimeve të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, ky grup dyshohet se ka shkaktuar një dëm fillestar prej rreth 700,000 eurosh ndaj viktimës, duke kërkuar edhe 450,000 euro të tjera në emër të kamatave të larta.
Në komunikatën zyrtarë thuhet se: “Të dyshuarit në mënyrë të vazhdueshme kanë detyruar viktimën të paguajë shuma të ndryshme parash si interes për fajde, duke përdorur forma të ndryshme të presionit dhe dhunës. Po ashtu, ata dyshohet se në raste të caktuara e kanë privuar viktimën edhe nga liria, me qëllim që ta detyrojnë të paguajë kamata të larta të fajdesë”.
Me vendim të prokurorit të shtetit, ndaj të arrestuarit është lëshuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërkohë që operacioni për lokalizimin e personave të tjerë po vazhdon me intensitet të lartë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se: “Aktualisht po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të arrestimit të të dyshuarit dhe zbardhjes së plotë të rrethanave të ngjarjes”.
Botë
Qeveria gjermane refuzon kërkesën e Trump-it
Published
14 hours agoon
March 16, 2026By
UBTNews
Qeveria gjermane ka hedhur poshtë kërkesat e Presidentit të SHBA-së për mbështetjen e aleatëve të NATO-s në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit gjatë luftës në Lindjen e Mesme.
“Kjo luftë nuk ka të bëjë fare me NATO-n. Kjo nuk është lufta e NATO-s”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë, Stefan Kornelius, në Berlin, raporton gazeta gjermane Bild.
Ai shtoi se aleanca është krijuar për mbrojtjen e territorit të vendeve anëtare dhe se aktualisht mungon një mandat për angazhimin e NATO-s në këtë rajon.
Në të njëjtën linjë u shpreh edhe Ministri i Jashtëm, Johann Wadephul (63, CDU). Duke pasur parasysh vazhdimin e luftës së SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, Wadephul shtoi se kjo pyetje nuk shtrohet “në këtë moment”.
“Ne duam fillimisht të dëgjojmë nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës se kur synojnë t’i arrijnë objektivat e tyre ushtarake në Iran”, tha Ministri i Jashtëm.
Sipas tij, vetëm pas kësaj, në një fazë tjetër, mund të definohet “një arkitekturë sigurie për të gjithë këtë rajon”.
Trump: Mund të jetë “shumë keq për të ardhmen e NATO-s”
Presidenti i SHBA-së kishte deklaruar në një intervistë për Financial Times se NATO do të përballet me një të ardhme të zymtë nëse partnerët e SHBA-së nuk ndihmojnë.
“Nëse nuk do të ketë reagim, ose nëse reagimi do të jetë negativ, mendoj se kjo do të jetë shumë keq për të ardhmen e NATO-s”, citohet të ketë thënë Trump.
I pyetur për këto kërcënime të Trump-it, zëdhënësi Kornelius u mjaftua duke thënë: “Ne i kemi marrë parasysh këto deklarata”.
Trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetike për transportin ndërkombëtar të naftës dhe gazit të lëngshëm, praktikisht është bllokuar për shkak të luftës dhe kërcënimit të sulmeve iraniane. /Bild/
Kurti pret në takim lamtumirës ambasadorin e BE-së, Aivo Orav
Starmer: Po punojmë për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
Interesim i jashtëzakonshëm për UBT International Smart Schools në Open Day – vazhdojnë regjistrimet e hershme
Aksion kundër fajdesë në Prizren: Një i arrestuar dhe katër në kërkim për zhvatjen e mbi 1 milion eurove
Qeveria gjermane refuzon kërkesën e Trump-it
Agim Ademi takohet me Glauk Konjufcën për përgatitjet e kombëtares së Kosovës
REL: Bllokada në Kuvend rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare 121-milionëshe
Katër ekipet më të mira të Ligës Unike përballen në Prizren për trofeun e madh
Gjakovë: Një i vrarë dhe një i plagosur nga të shtënat me armë zjarri
Të kërkuara
-
Vendi3 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Aktualitet3 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
-
Lajmet3 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor në revistën prestigjioze ndërkombëtare të indeksuar në Scopus (Q1)
-
Lajmet3 months agoProfesori Lulzim Beqiri përfaqëson UBT-në në mobilitetin akademik në Technische Hochschule Lübeck
