Kronika e zezë

Mbrojtja kërkon që Krivaqa e Sejdiu të dënohen me burgim të përjetshëm

Ndërkohë familja e 18-vjeçares Marigona Osmani pritet të kërkojë dëmshperblim.

Published

on

Në seancën gjyqësore ku po jepen fjalët përfundimtare të palëve për rastin e vrasjes së Marigona Osmanit, avokati i palës së dëmtuar, familjes Osmani, Gazmend Rexhepi ka kërkuar që ndaj të dyshuarve për dhunim dhe vrasje si dhe ndihmë në vrasje Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu të shpallet dënimi kapital.

Sipas Kodit Penal te Kosovës, ky dënim më i rëndi që e njohin ligjet e Kosovës është ai me burgim të përjetshëm.

Ndërkohë familja e 18-vjeçares Marigona Osmani pritet të kërkojë dëmshperblim dhe do të parashtrojë kërkesë për mbrojtje pasurore juridike pas përfundimit të këtij gjyqi.

Sipas të dëmtuarve, vrasja e Marigona Osmanit është më e rënda nga paslufta dhe është ende më mizore se sa që është paraqitur në aktakuzë.

Aktualitet

​Arrestohet një person i kërkuar me 6 urdhëresa gjykate në Prishtinë

Published

on

Policia e Kosovës njofton se sot është arrestuar një person shtetas i Kosovës, i kërkuar me gjashtë urdhëresa gjykate.

Sipas policisë, R.G, 30 vjeçar, shtetas i Kosovës, i kërkuar ishte me gjashtë (6) urdhër arreste nga Gjykata dhe tri (3) kërkime policore për veprat penale “Tentim vrasje e rëndë, Grabitje, Kanosje, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, Lëndim i rëndë trupor”.

I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale. Në kontekstin e kësaj në një operacion të befasishëm që ndërmorën njësitë e stacionit policor Qendra dhe Njësia e Reagimit të Shpejt është arritur arrestimi i personit”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Aktualitet

Pas aksidentit, dërgohet një person pa shenja jete në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës

Published

on

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se sot ka pranuar një person pa shenja të aksidentuar në Emergjencën e Spitalit.

Sipas njoftimit zyrtar ende nuk dihet për detaje tjera rreth aksidentit.

“Sot, në mëngjes, në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë është sjellë një person i aksidentuar pa shenja jete. Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e të ndjerit”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Aktualitet

​Vdes një person në vetaksident në Jabllanicë të Gjakovës

Published

on

Një person ka humbur jetën tragjikisht në një vetaksident të ndodhur në Jabllanicë të Gjakovës.

Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë rajonale për Gjakovë, ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 15:50.

“Policia i është përgjigjur rastit, ku ngasësi i një automjeti dyshohet të ketë humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vetaksidentuar. Për pasojë ngasësi, mashkull i moshës madhore, ka humbur jetën, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor”, tha Elezaj.

Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.

Continue Reading

Aktualitet

Ryshfet me patentë-shoferë, ndalohen dy persona zyrtar

Published

on

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda- Njësiti kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit ka ndaluar me vendim të Prokurorit dy persona për shkak të veprave penale marrja e ryshfetit dhe keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar.

Personat e ndaluar janë zyrtarë publikë, të cilët dyshohet se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, nga i dëmtuari kanë kërkuar dhe pranuar një shumë të caktuar të të hollave, në atë mënyrë që i dëmtuari ta kalojë testin teorik për patentë shofer, me çka pas dhënies së shumës të caktuar të parave në formë të ryshfetit, i njëjti e ka kaluar testin teorik.

Ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa brenda afateve ligjore Prokurori i Shtetit do të ndërmerr veprimet e nevojshme procedurale.

Continue Reading

Të kërkuara