Lajmet

Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së fillon të vijë në Gjykatën Speciale

Deri më tani është parë të kenë arritur avokati i Thaçit dhe Veselit.

Published

on

Në Gjykatën Speciale fillon sot procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të cilët Zyra e Prokurorit të Specializuar pretendon se kanë kryer krime lufte.

Pas një procedure të gjatë paragjyqësore, për gati tri vjet, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, do të dalin para trupit gjykues.

Mbrojtja e të akuzuarve ka filluar të vijë në Gjykatën Speciale.

Deri tani është parë të kenë arritur avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Gregory Kehoe si dhe ai i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, Ben Emmerson.

Po ashtu, aty ka arritur edhe kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.

Në Gjykatën Speciale fillon sot procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të cilët Zyra e Prokurorit të Specializuar pretendon se kanë kryer krime lufte.

Ish-krerët e UÇK-së ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Në paraqitjet e tyre para gjykatësit të procedurës paraprake ata janë deklaruar të pafajshëm.

Ndërsa në mbështetje të tyre, në prag të fillimit të gjykimit, në Prishtinë është mbajtur një marsh.

Ndërkaq sot në Hagë, në afërsi të objektit të Gjykatës Speciale, shqiptarë të diasporës do të mblidhen në një protestë paqësore për të treguar mbështetjen e tyre për të akuzuarit si dhe luftën e UÇK-së.

Lajmet

Lushaku-Sadriu: Vetëvendosje erdhi me kauzë kundër korrupsionit, sot është simbol i tij

Published

on

By

Deputetja e betuar e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje dhe Qeverinë Kurti, duke e akuzuar atë për shkelje të kushtetutës dhe për dëme të mëdha ndaj vendit.

Para seancës së 45-të konstituive të Kuvendit të Kosovës, Lushaku-Sadriu deklaroi se është paradoksale se si një subjekt që erdhi në pushtet me premtimin për luftë kundër korrupsionit, po bëhet sot simbol i tij.

E para, të gjithë këta që i kanë uzurpuar zyrat e qeverisë, bartin përgjegjësi për të gjitha këto vendime që po i marrin në mënyrë jokushtetuese, aq më tepër për procedura prokurimi , ku nënshkrimet e tyre validojnë për zgjedhje që shkojnë në dëm të buxhetit të Kosovës”, u shpreh ajo

Ajo shtoi se Qeveria aktuale i ka shkaktuar “dëm epokal” vendit, duke e çuar në një krizë të thellë institucionale e politike.

Continue Reading

Lajmet

Shoqëria civile rikthehet me protestë para Kuvendit

Published

on

By

Para fillimit të seancës së 45-të konstituive të Kuvendit të Kosovës, organizatat e shoqërisë civile organizuan një performancë simbolike për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj bllokimit të zgjatjes së procesit të konstituimit të institucioneve.

Në protestën simbolike u shfaqën pankarta me mesazhe të qarta si: “Boll!”, “Mos folni për zgjedhje, kur s’ofroni zgjidhje”, “Konkurs për deputetë të rinj” dhe “Institucionet nuk janë për pazare”, duke reflektuar zhgënjimin e qytetarëve për krizën institucionale.

Që nga përfundimi i zgjedhjeve, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet, duke hyrë sot në përpjekjen e 45-të për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe për të formuar institucionet e reja.

Continue Reading

Lajmet

I mituri raporton se është dhunuar, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt

Published

on

By

Policia ka njoftuar se në Shtime një i mitur ka raportuar se është dhunuar nga një person tjetër.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima, një mashkull i mitur, ka marrë trajtim mjekësor pas ngjarjes, ndërsa i dyshuari, gjithashtu mashkull kosovar, është liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit të shtetit.

Rasti është iniciuar dhe po trajtohet nga njësitet përkatëse hetimore.

Continue Reading

Lajmet

Dy persona arrestohen për zjarrvënie nga pakujdesia, digjen shtatë hektarë tokë me grurë

Published

on

By

Dy persona janë arrestuar të enjten në Viti, në dy raste të ndara, nën dyshimin se kanë shkaktuar zjarr nga pakujdesia gjatë djegies së mbeturinave, duke rezultuar në përhapje të flakëve dhe djegie të rreth shtatë hektarëve tokë bujqësore të mbjellë me grurë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, njëri rast ka ndodhur në rrugën “Ylvi Demiri” në qytetin e Vitisë, ndërsa tjetri në fshatin Sllatinë e Ulët.

Arrestimi i të dyshuarve është bërë bazuar në informacionet dhe provat e mbledhura gjatë hetimeve, ku dyshohet se të dyshuarit në dy raste të ndara, nga pakujdesia gjatë djegies së mbeturinave, kanë shkaktuar shpërndarje të pakontrolluar të zjarrit, i cili ka përfshirë dhe djegur rreth shtatë hektarë tokë të mbjellë me grurë,” thuhet në njoftimin e policisë.

 

Continue Reading

Të kërkuara