Lajmet

Mbreti Mohamed VI i Marokut falënderon vendet që dërguan ndihma pas tërmetit

Ai ka falënderuar Spanjën, Katarin, Mbretërinë e Bashkuar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Published

on

Mbreti Mohammed VI ka falënderuar Spanjën, Katarin, Mbretërinë e Bashkuar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për dërgimin e ndihmës pas tërmetit që goditi Marokun, tha të dielën transmetuesi shtetëror Al Aoula.

“Autoritetet marokene kryen një vlerësim të kujdesshëm të nevojave në terren, duke marrë parasysh se mungesa e koordinimit në raste të tilla do të ishte kundërproduktive”, tha mbreti.

“Mbi këto baza, autoritetet marokene iu përgjigjën, në këtë fazë të veçantë, ofertave të mbështetjes të bëra nga vendet mike Spanja, Katari, Mbretëria e Bashkuar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat sugjeruan mobilizimin e një grupi ekipesh kërkimi dhe shpëtimi”.

“Për më tepër, me ecurinë e ndërhyrjeve, mund të zhvillohet vlerësimi i nevojave të mundshme, gjë që mund të çojë në kthimin në oferta mbështetjeje nga vendet e tjera mike, sipas nevojave të secilës fazë veç e veç”./UBTNews/

Lajmet

Vetaksident fatal në Fushë-Kosovë, dy të vdekura

Published

on

By

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Fushë-Kosovë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:11, kur një veturë që po drejtohej nga një femër ka dalë nga rruga. Si shoferja, ashtu edhe pasagjerja e veturës, janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tyre.

Trupat e viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar nga organet përkatëse.

Continue Reading

Lajmet

Kurti takoi Ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini e uroi për detyrën e re

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim mirëseardhës Ambasadorin e ri e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.

Në këtë takim të parë, ai e uroi ambasadorin për detyrën e re, teksa vlerësoi lartë kontributin e vazhdueshëm të Italisë për vendin tonë.

Gjatë bisedës u nënvizua partneriteti i fortë ndërmjet dy vendeve, veçanërisht roli i rëndësishëm i Italisë në mbështetjen e paqes dhe sigurisë përmes kontributit të saj në misionin e NATO-s, KFOR. U diskutua gjithashtu për nevojën dhe mundësitë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral, me fokus në fushën e ekonomisë, sigurisë e mbrojtjes dhe shkëmbimeve kulturore.

Kryeministri shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Italisë në integrimin euroatlantik të Republikës së Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Një foshnje e porsalindur gjendet në qese mbeturinash në Prishtinë, nisin hetimet

Published

on

By

Një foshnje e porsalindur është gjetur brenda një qeseje të zezë në Prishtinë, pranë një deponie të mbeturinave.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se ka nisur menjëherë hetimet për të zbuluar rrethanat e plota të ngjarjes.

Continue Reading

Lajmet

Bajrami reagon ndaj kërkesës së Vetëvendosjes: As 10 minuta s’do të duhej të ndërpriteshin seancat

Published

on

By

Vetëvendosja ka propozuar që vazhdimi i seancave konstitutive të bëhej një herë në javë e jo çdo të dytë ditë, siç parashihet me Rregullore të Kuvendit.

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, tha se për Vetëvendosjen nuk përbën problem se vendi ka mbetur pa institucione – por “orari i seancave”.

Në situatën në të cilën gjendemi seanca konstituive nuk do të duhej të ndërprehej më të gjatë se 10 minuta deri në konstituim”, tha Bajrami.

Postimi i plotë:

LVV e ka reduktu paaftësinë për konstituimin e Kuvendit në një problem teknik: “mbledhja e deputetëve çdo 48 orë”

Fakti që Rregullorja e Kuvnedit përcakton se “Ndërprerjet gjatë seancës konstituive nuk mund të jenë mentë gjata se 48 orë” është aty në funksion të përshpejtimit të konstituimit të Kuvendit.

Për LVV-në, ky është problem, dmth. problem që deputetëve po ju duhet të vijnë në Kuvend çdo 48 orë. Pra, për ata nuk është problem fakti që vendi është pa Kuvend funksional, pa Qeveri legjitime, pa institucione që u përgjigjen sfidave të qytetarëve, me projekte të bllokuara dhe qindra miliona euro donacione të humbura, problemi për LVV-në është orari i seancave.

Në situatën në të cilën gjendemi seanca konstituive nuk do të duhej të ndërprehej më të gjatë se 10 minuta deri në konstituim.

LVV, si partia e parë nuk ka obligim ndaj parive të tjera, por ka një obligim madhor: t’u japë qytetarëve institucionet ose të deklarohet që nuk janë të aftë as për bashkpunim dhe as për qeverisje dhe t’i hapin rrugë alternativave tjera.

Ata kanë ikur nga përgjegjësia gjatë gjithë mandatit të kaluar dhe sot po vazhdojnë të bllokojnë çdo mundësi për stabilitet në vend. Kjo është papërgjegjësi, jo politikë.

Continue Reading

Të kërkuara