Lajmet

Mbretëria e Bashkuar thotë se lufta në Ukrainë do të kufizojë furnizimet me ushqime deri në vitin 2025

Deklaratat e tij erdhën pas konferencës Rusi-Afrikë dhe pasi Rusia u tërhoq nga Iniciativa e Grurit të Detit të Zi (BSGI).

Published

on

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar thotë se ndikimi i luftës së Rusisë në Ukrainë do të thellojë pasigurinë ushqimore në të gjithë Afrikën gjatë të paktën dy viteve të ardhshme.

Deklaratat e tij erdhën pas konferencës Rusi-Afrikë dhe pasi Rusia u tërhoq nga Iniciativa e Grurit të Detit të Zi (BSGI).

BSGI ka mundësuar eksportin e 30 milionë tonë metrikë grurë ukrainas në Afrikë, duke siguruar ushqim thelbësor për shtetet, sikurse Etiopia, Kenia, Somalia dhe Sudani.

Ministria tha se ndërprerja e drejtpërdrejtë e furnizimeve si dhe bllokada e Rusisë ndaj Ukrainës po shkakton gjithashtu rritjen e çmimeve të grurit./UBTNews/

Vendi

Protesta e komunave kundër Qeverisë: Alarm për falimentim financiar nga faturat e nivelit qendror

Published

on

By

Nivel lokal dhe ai qendror në Kosovë po përballen me një përplasje të ashprë financiare dhe politike. Kryetarët e komunave të Kosovës kanë dalë në një protestë të përbashkët për të kundërshtuar politikat e buxhetit të ndjekura nga Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, duke e akuzuar atë për cenim të sovranitetit financiar të pushtetit lokal dhe diskriminim politik, meqë në këtë organizim nuk morën pjesë disa nga kryetarët që vijnë nga radhët e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

Në qendër të kësaj pakënaqësie stacionohet barra e papërballueshme financiare që po u ngarkohet komunave nga marrëveshjet e nënshkruara në nivelin qendror, sidomos sa i përket Kontratave Kolektive dhe shtesave për përvojën e punës. Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, deklaroi se nga viti 2022 deri në vitin 2026 pushtetit lokal i janë marrë ose bllokuar qindra miliona euro për të mbuluar këto fatura. Sipas tij, kjo qasje po dëmton drejtpërdrejt qytetarët, pasi mjetet e reduktuara po pamundësojnë investimet kryesore në infrastrukturë — si ndërtimin e shkollave, çerdheve, rrjeteve të kanalizimit e qendrave sportive — si dhe mbështetjen financiare për fermerët dhe familjet në nevojë.

Për t’i dhënë zgjidhje kësaj krize, kryetarët e komunave po kërkojnë me ngulm rimbursimin e plotë të mjeteve të marra gjatë viteve të fundit dhe marrjen e përgjegjësisë financiare nga buxheti qendror për çdo vendim apo ligj të miratuar në Prishtinë, përfshirë mbulimin e normës prej 0.5 për qind për përvojën e punës sipas Ligjit për Paga. Komunat paralajmërojnë se vazhdimi i kësaj praktike pa asnjë konsultim apo buxhet shtesë po i çon ato drejt një falimentimi të sigurt dhe drejt mbylljes së dyerve për shërbimet bazë ndaj qytetarëve. /E.A/

 

Continue Reading

Aktualitet

Aktivistët shqiptarë në SHBA kërkojnë mbështetje për Bekim Sejdiun si president i Kosovës

Published

on

By

Një grup prej 28 veprimtarësh shqiptaro-amerikanë u kanë dërguar një letër të hapur liderëve të partive politike dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës, përmes së cilës kërkojnë mbështetjen e kandidaturës së Dr. Bekim Sejdiut për pozitën e Presidentit të Republikës.

Në letrën e tyre, nënshkruesit theksojnë se Sejdiu zotëron integritetin e duhur moral e profesional dhe përvojën e nevojshme për të unifikuar skenën politike vendore, si dhe për të fuqizuar më tej marrëdhëniet strategjike ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.

Aktivistët veçojnë gjithashtu kontributin e tij gjatë kohës sa shërbente si konsull në New York, ku luajti një rol kyç në urat e bashkëpunimit mes diasporës shqiptare atje dhe shtetit të Kosovës.

Vlerësohet karriera e tij e dëshmuar në shërbimin publik si dhe cilësohet si figura e duhur për ta përfaqësuar vendin me dinjitet në arenën globale në këtë periudhë kritike.

Continue Reading

Vendi

PDK-AAK serish para Qeverisë: Kërkohet konstituimi i Kuvendit dhe fundi i bllokadës institucionale

Published

on

By

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të shoqëruar nga asamblistë, drejtorë komunalë dhe aktivistë nga Vitia, Gjilani e Kamenica, kanë mbajtur sërish një aksion protestues para objektit të Qeverisë për të kërkuar zhbllokimin e institucioneve dhe funksionalizimin e Kuvendit.

Gjatë aksionit, përfaqësuesit opozitarë paralajmëruan se vonesat politike po e çojnë vendin drejt një krize të thellë financiare e administrative. Valmir Sahiti nga Komuna e Vitisë ngriti shqetësimin se shumica e institucioneve po funksionojnë me ushtrues detyre, marrëveshjet ndërkombëtare janë pezulluar dhe komunat gjenden buzë falimentimit financiar, duke kërkuar nga partia fituese që t’i kthehet përgjegjësisë kushtetuese.

Në të njëjtën linjë, deputeti i PDK-së, Fadil Demaku, nënvizoi se situata aktuale jashtë kornizës kushtetuese është e papranueshme dhe i bëri thirrje mazhorancës të ndërpresë vonesat dhe arsyetimet politike.

Ndërkaq, deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, kritikoi mungesën e transparencës dhe llogaridhënies, duke kërkuar mbledhjen e menjëhershme të seancës për formimin e organeve të reja ose, në të kundërt, shpalljen e zgjedhjeve të reja si rrugëdalje nga bllokada.

Continue Reading

Lajmet

Përleshje në një lokal në Fushë Kosovë, arrestohen tre persona

Published

on

Tre persona janë arrestuar në Fushë Kosovë, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje në një lokal janë përleshur fizikisht mes vete.

Rasti ka ndodhur më 31 gusht, rreth orës 21:20.

Sipas Policisë së Kosovës, në mesin e të arrestuarve është një mashkull kosovar dhe dy shtetas të Serbisë.

Si pasojë e përleshjes, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa dyshohet se kanë dëmtuar edhe disa orendi në lokal.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara