Lajmet

Mbretëreshat e Jeruzalemit: Disa nga gratë që mbretëruan në Lindjen e Mesme në kohën e Mesjetës

Jerusalemi është një nga qytetet më të vjetra në botë.

Published

on

Jerusalemi është një nga qytetet më të vjetra në botë. Historia e tij nis të paktën që nga shekulli IV Para Erës Sonë. Përgjatë shekujve, ai është sunduar nga perandorë, mbretër dhe kalifë, ku që të gjithë kanë lënë një gjurmë të pashlyeshme në rajon. Por ka një kategori sundimtarësh që shpesh lihet në harresë, mbretëreshat e tij.

Kur kryqëzatat sollën krijimin e mbretërisë së Jeruzalemit, ka pasur një periudhë kur mendohej se burrat kishin më shumë të drejta sesa gratë që të sundonin. Por duke nisur që nga mbreti i dytë i Jeruzalemit, në krye të fronit ka qenë thuajse gjithmonë edhe një mbretëreshë. Ja cilat janë 11 nga gratë e Mesjetës që lanë gjurmën e tyre në një botë të dominuar nga meshkujt.

Alisa e Shampanjës. Mbretëroi në vitet 1243-1246

Regjenca ishte një opsion i dytë më i mirë për Alisën. Ajo ishte përpjekur të shpallej mbretëreshë që në vitin 1229, por kërkesa e saj për divorc nga Bohemondi V, Princi i Antiokisë, u refuzua. Gjyshja e saj ishte Maria Komnena (mbretëresha e Jeruzalemit në vitet 1167-1174), por do të kalonin edhe 14 vite të tjera para se ajo të ngjitej në fron.

Alisa u martua sërish në Ralfin, Kontin e Suason, dhe që të dy u njohën si regjentë të Jeruzalemit. Por regjenca e saj do të zgjaste vetëm tre vjet pasi ajo vdiq në 1246, në moshën 53-vjeçare dhe kurora i kaloi djalit të saj, Henrikut I të Qipros.

Arda e Armenisë. Mbretëroi në vitet 1100-1105

Për Ardën dihen shumë pak gjëra – përfshirë emrin e saj të vërtetë – por ajo mbahet mend si bashkëshortja e parë mbretëreshë e Jerusalemit. Një princeshë armene, burri i saj ishte Balduni i Bulonjës, një nga udhëheqësit e Kryqëzatës së Parë. Falë babait të Ardas, Balduini u bë konti i parë i Edesës, një shtet kryqtar i marrë nga territori armen në Mesopotami.

Më pas ai u bë mbreti i parë i Jeruzalemit, me Ardën pranë tij. Arda nuk bënte dot fëmijë dhe 5 vite më vonë Balduini u nda prej saj. Ai pretendoi se Arda ishte përdhunuar në udhëtimin e saj nga Edesa në Jerusalem disa vjet më parë, duke e detyruar të mbyllej në një manastir. Pak kohë më vonë u martua sërish.

Isabela I. Mbretëroi në vitet 1190-1205

Kur Balduini IV vdiq në vitin 1186, pretendente për fronin ishin 2 trashëgimtare gra: motra e tij Sibila dhe Isabela. Bashkëshorti i Isabelës, Hamfri nuk donte të bëhej mbret i Jeruzalemit, ndaj në fillin fronin e mori Sibila. Por pas vdekjes së saj 4 vjet më vonë, ishte radha e Isabelës.

Burri i saj vazhdonte të ishte kundër, ndaj Isabela e ndau dhe u lidh me Konradin e Monferratit. Ata sunduan bashkë për më pak se një vit, pasi Konrad u vra. Shtatzënë me fëmijën e tij, Isabela u martua me Henrin II të Shampanjës, nipin e famshëm të mbretërve të Francës dhe Anglisë.

Ai vdiq në vitin1197, dhe Isabela u martua me bashkëshortin e katërt:Amalrikun e Lusinjonit, mbretin e Qipros. Në momentin e vdekjes, vetëm 33 vjeçe dhe për arsye të panjohura, ajo ishte sërish e ve (këtë herë bashkëshorti vdiq nga një helmim ushqimor), ndërsa djali i saj kishte vdekur 2 muaj më parë.

Maria e Monferratit. Mbretëroi në vitet 1205-1212

Vajza e Isabelës I dhe e Konradit të Monferratit, Maria nuk e njohu kurrë babanë e saj. Ai vdiq para se ajo të lindte në vitin 1192. Në 1205, kur ajo ishte vetëm 13 vjeç, përjetoi vdekjen e nënës së saj, njerkut dhe gjysmë-vëllait të mitur. Kështu ajo ishte mbretëresha e Jeruzalemit, me xhaxhain e saj, Xhoni i Ibelint, si regjent.

Bashkëshorti i saj Zhani i Brienës iu ofrua asaj nga Filipi II i Francës. Ata u kurorëzuan mbret dhe mbretëreshë më 3 tetor 1210 në Katedralen Ture. Fatkeqësisht, Maria vdiq vetëm dy vjet më vonë, rreth moshës 20 vjeçare, duke lënë pas burrin dhe vajzën e saj të mitur, Isabela II.

Sibila. Mbretëroi në vitet 1186-1190

Jeta e Sibilës ishte e mbushur me konflikte familjare. Prindërit e saj u detyruan të ndaheshin kur ajo ishte e re. Sibila dhe vëllai I saj, Balduini, mbetën nën kujdestarinë e babait të tyre. Ndërsa Balduni u mësua me punët e brendshme të oborrit mbretëror, Sibila u izolua në një manastir aty pranë.

Por kur vëllai i saj u sëmur nga lebra, princesha ishte pretendente për fronin. Pas gjashtë vitesh kërkime, u gjet një bashkëshort për të, por ai vdiq vetëm 8 muaj pas dasmës. Ajo e donte burrin e saj të dytë, Gi dë Lusinjon, por ai urrehej nga të gjithë të tjerët. Sibila dhe Gi u ngjitën në fron nëvitin1186.

Gi humbi 17.000 ushtarë dhe Jerusalemin brenda një viti përpara se të kapej rob nga myslimanët. Sibilës iu desh ta mbronte vetë mbretërinë, ndaj iu lut Sulltan Saladinit që ta burgoste bashkë me të shoqin. Aty do të vdiste pranë të shoqit, e përkushtuar ndaj njeriut që mbretëria e saj e urrente deri në fundin e tij të hidhur.

Melisenda. Mbretëroi në vitet 1131-1153

E lindur nga një burrë që u bë më pas mbret i Jeruzalemit, Melisenda, më e madhja nga 4 vajzat, e pa veten si trashëgimtare të mbretërisë kur vdiq nëna e saj në tetor 1126. Martesa e saj me Fulkun V, Kontin e Anzhu dhe Mein në vitin 1129 solli në jetë një trashëgimtare.

Por kur babai i saj vdiq në vitin 1131, ai la amanet një rregull të çuditshëm të trashëgimisë.

Melisenda, Fulk dhe djali i tyre duhej të trashëgonin së bashku fronin. Në fillim, Melisende nuk u lejua të bënte shumë gjëra, por kur Fulk u tregua një sundimtar i paefektshëm, ajo mori më shumë pushtet. Nisi zbatimin e një programi të gjerë ndërtimesh në të gjithë Jerusalemin, përfshirë punimet për rikonstruksionin e Kishës së Varrit të Shenjtë.

Por e papritura ndodhi në vitin 1143. Fulk vdiq, duke lënë në krye Melisendën dhe djalin e tyre, Balduinin III, që në atë kohë ishte vetëm 13 vjeç. Melisenda sundoi si regjente, dhe me sa duket ishte e aftë në atë post. Problemet lindën në fillim të viteve 1150, kur Balduini u rrit dhe nuk donte që nëna e tij të ishte në krye. Ai e fitoi betejën, duke u bërë sundimtar i vetëm i Jeruzalemit. Sidoqoftë, Melisenda mbajti ende disa poste me rëndësi në oborrin mbretëror deri në vdekjen e saj në 1161.

Adelaide del Vasto. Mbretëroi në vitet 1112-1116

Pas divorcit të tij nga Arda e Armenisë, gruaja e dytë e Balduinit I ishte Adelaide del Vasto. Në atë kohë thesari i Jeruzalemit ishte boshatisur, dhe Adelajda ishte e ve, nënë e tre fëmijëve… dhe regjente e Siçilisë. Kur djali i saj Roxher arriti në moshë madhore, Adelaide u dërgua me paratë e saj në Jerusalem për t’u bërë mbretëreshë.

Balduin ishte aq i dëshpëruar për paratë e saj, saqë Adelaide arriti ta bindte që Roxher të ishte trashëgimtari i tij nëse nuk do të kishte një djalë tjetër. Por kundërshtimi ndaj kësaj martese të re ishte i fortë. Pasi shtiu në dorë paratë e Adelaides, Balduin e pranoi bigaminë e tij dhe martesa e tij u anulua.

Adelaide u kthyer sërish në Siçili, ku do të vdiste dy vjet më vonë, por djali i saj nuk do ta harronte kurrë trajtimin që i bëri Jerusalemi nënës së tij. Për pjesën tjetër të mbretërimit të tij në Siçili, ai refuzoi ta ndihmonte mbretërinë, pavarësisht se sa shumë e kërkuan ndihmën e tij.

Morfia e Melitenës. Mbretëroi në vitet 1118-1127

Ajo ishte armene, por një ditë do të ulej në fronin e Jerusalemit. Morfia ishte vajza e një princi armen dhe u martua me një kalorës kryqtar, Balduinin, kontin e Edesës. Aty jetuan deri në vitin 1118, kur Balduin u zgjodh mbret i Jeruzalemit. Ata u shpërngulën me 4 vajzat e tyre, Melisenda, Alisa, Hodierna dhe Joveta.

Në fakt, Balduin e vonoi enkas kurorëzimin e tij që bashkë me të kurorëzohej edhe Morfia. Siç pritej nga një grua në atë kohë, ajo nuk u përfshi në drejtimin e përditshëm të mbretërisë. Gjithsesi ishte e aftë ta bënte këtë. Kur burri i saj u mor peng në vitin 1123, ajo punësoi mercenarë armenë për të zbuluar se ku mbahej i burgosur. Më pas drejtoi negociatat që çuan në shpëtimin e tij. Kur ajo vdiq në 1126/27, ajo ishte shumë e mallkuar.

Teodora Komnena. Mbretëroi në vitet 1158-1162

Teodora ishte mbesa e perandorit bizantin Manuel I Komneni, mbesa e perandorit Gjoni II Komneni dhe kunata e mbretit Stefan IV të Hungarisë. Por do të ishte lidhja e saj me perandorin bizantin që do ta bënte shumë të dëshirueshme për Balduinin III të Jeruzalemit. Por martesa e tyre do të zgjaste vetëm 4 vjet, për shkak të vdekjes së parakohshme të Balduinit. Theodora ishte tashmë një e ve pa fëmijë, vetëm 17 vjeçe, dhe nuk ishte më mbretëreshë.

Pleisans e Antiokisë. Mbretëroi në vitet 1258-1261

Teknikisht mbretëria e saj ishte Qiproja. Kur bëhej fjalë për Jerusalemin, roli i saj ishte si  regjente. Ajo pati me Henrin e Qipros një djalë, Hugh II, i cili u bë mbreti i mitur i Qipros dhe i Jeruzalemit. Fisnikët e Jeruzalemit e mbështetën regjencën e Plaisans dhe ajo do ta mbante me sukses këtë pozicion deri në vdekjen e saj në vitin 1261, pavarësisht se u bë bashkëshortja e Xhoni Xhafas.

Isabela II. Mbretëroi në vitet 1212-1228

Ishte vetëm disaditëshe kur u bë mbretëreshë e Jeruzalemit në vitin 1212. Nëna e saj, Maria e Monferratit, kishte vdekur, ndoshta nga ethet pak pas lindjes. Kur ishte vetëm 13 vjeç u fejua me Frederikun II, mbret i Gjermanisë dhe Siçilisë. Ata u martuan në Brindisi të Italisë në vitin 1225.

Më pas Frederiku mori fronin e mbretit. Por raportet midis tyre nuk ishin të mira. Ai e mbajti Isabelën me haremin e tij ndërsa e vonoi kryqëzatën, ndaj u shkishërua. Fëmija i saj i parë, një vajzë, vdiq para se ajo të mund të festonte ditëlindjen e parë. Fëmija i dytë, djali, u vra nga vetë i ati. Ashtu si nëna e saj, Isabela vdiq vetëm disa ditë pas lindjes së tij në vitin 1228./bota.al

Lajmet

Ditari: Lajmet kryesore që shënuan datën 31 tetor 1993-1998

Published

on

By

Në rubrikën Ditari, kemi përzgjedhur disa nga lajmet më të rëndësishme të kësaj dite, në periudhën 1993-1998.

31 tetor 1993

Mikel Koliqi – kardinal i parë shqiptaë

Dje në Kishën katedrale të Shkodrës u mbajt një meshë e veçantë me rastin e shugurimit të kardinalit të parë shqiptar, shkëlqesisë së tij, monsinjor Mikel Koliqit, si dhe me rastin e kthimit të arqipeshkvit të Shkodrës, monsinjor Frano Ilia nga SHBA. Në këtë meshë morën pjesë Ivan Dias, ipeshkv i Pultit, monjisor Robert Ashta, si dhe ndihmësi i ipeshkvit të Shkodrës, monsinjor Zef Simoni, etj.

Në momentin kulmor të kësaj ceremonie foli Nunsi Apostolik, monsinjor Ivan Dias, i cili i njoftoi besimtarët me lajmin e shpalljes nga kryetari i Selisë së Shenjtë, Papa Gjon Pali II të kardinalit të parë shqiptar, monsinjor Mikel Koliqit.

Mikel Koliqi është kardinali i parë në historinë shumëshekullore të katolicizmit shqiptar.

Lindi në Shkodër më 29 shtator 1902. Studimet e para i mori në Shkodër, ato të mesmet dhe të lartat për inxhinier në Itali. Në moshën 25-vjeçare bëhet prift. Kreu studimet e larta në teologji. Shugurohet meshtar në vitin 1931. Menjëherë emrohet zëvendës i famullitarit i Shkodrës. Pastaj bëhet famullitar i Shkodrës.

Mikel Koliqi ka qenë drejtor i parë i revistës “Kumbana e së dielës”, e cila ndalohet më 1945 me arrestimin e tij. Ai i kaloi 38 vjet në burg e internim. Më 1986 lirohet me amnisti të përgjithshme.

Kuvendi i Shqipërisë në vitin 1992 Mikel Koliqit i jep titullin “Pishtar i demokracisë”.

 

31 tetor 1995

Gjatë vitit 1990 u vranë në kufi 32 shtetas të Shqipërisë

Gjatë vitit 1990 në kufijt e Shqipërisë u vranë 32 shtetas të Shqipërisë nga forcat kufitare shqiptare, njoftuan dje duke cituar një padi në Tiranë disa radiostacione të huaja.

Në njoftim thuhej se numri i të vrarëve në atë vit është më i madh se numri i të vrarëve për periudhën 1959 – 89. Për 30 vjet ishin vrarë 23 persona.

Njoftohet se organet zyrtare shqiptare kanë përgatitur listën e ta vrarëve dhe të dhënat për vendin e kohën e vrasjes së tyre, kështu që familjet e viktimave të mund të paraqesin padi.

 

31 tetor 1997

Gjendje e rëndë në fshatrat e komunës së Gjakovës

Bandat e armatosura plaçkitëse nga Shqipëria po vazhdojnë edhe më tutje kalimin në fshatrat kufitare të komunës së Gjakovës dhe po vrasin e plaçkisin banorët e kësaj ane.

Sipas njoftimeve nga Dega e LDK-së në Gjakovë, ditëve të fundit, gjendja është shumë e rëndë sidomos në fshatrat Molliq, Koshare, Brovinë, Nivokaz e Botushë.

Kalimet e bandave të ditëve të fundit kanë patur për pasojë edhe një të vrarë në Koshare, Afrim H. Zenunin, që u vra nga banda treanëtarëshe më 28 tetor. Ai kishte shkuar për të marrë sanë për bagëtinë në mesditë, ndërsa kjo bandë e detyroi t’i shpinte në shtëpinë e Xhanajve. Nën kërcënimin e armëve, Afrimi i drejtoi në këtë shtëpi, që është e varfër dhe që mbahet nga ndihmat e fshatit e në të cilin pjesëtarët e bandës plaçkitën çfarë gjetën dhe keqtrajtuan Mehmet Xhanin (52). Pas kësaj ata e detyruan Afrimin t’i dërgonte në shtëpinë e tij. Kur iu afruan shtëpisë, Afrimi thirri babain e tij për t’i bërë me dije se “në shtëpinë e tyre po vinin hajnat”. Në këtë moment, Afrimi u kacafyt me njërin nga pjesëtarët e bandës, i cili shkrepi automatikun dhe plagosi rëndë Afrimin. Meqë Kosharja është fshat malor, dërgimi i tij në Gjakovë u vonua dukshëm dhe kështu Afrimi vdiq nga pasojat e plagosjes.

Sipas njoftimeve, në fshatin Molliq se gjendja është e rëndë sidomos pas 17 tetorit. Këtë ditë, rreth orës 22, tre persona të maskuar e të armatosur me pushkë automatike, revole, thika e bomba, morën peng Kadri Hasanin (16) dhe e urdhëruan që t’i dërgojë në shtëpinë e Hysen Sadriut. Në këtë shtëpi plaçkitësit morën para, stoli ari dhe gjithë tjetër që kishte vlerë. Më pas plaçkitësit shkuan edhe në shtëpinë e djaloshit të marrë peng ku plaçkitën mall me vlerë prej rreth 1000 DM. Më pas djaloshi 16 vjeçar dhe të tjerët u detyruan me forcë që mallin e plaçkitur ta dërgojnë deri matanë kufirit. Atje, rreth orës 3 pas mesnate, plaçkitësit ua morën edhe këpucët dhe i detyruan të kthehen prapa.

Më 22 tetor, plaçkitësit trokitën në disa dyer të fshatit Molliq, ndërsa rreth orës 20:00 tentuan të hyjnë në një shtëpi të fshatit. Por, pasi u mblodhën rreth 50 banorë, plaçkitësit u larguan. Në një shtëpi më të largët ata vodhën dy batanije dhe demoluan orenditë. Po këtë ditë ata vodhën tri lopë në fshatin Nivokaz.

Më 23 tetor, në mesditë, tre plaçkitës të armatosur ia morën me dhunë lopën një fshatari, por meqë për pak kohë u tubuan shumë fshatarë, pas rreth 300 metrash, plaçkitësit e lëshuan lopën.

Më 24 tetor, iu plaçkitën tri lopë Osman Hysenit nga Shishmani.

Më 25 tetor, pas orës 1 pas mesnate, plaçkitës të armatosur vodhën tri lopë në Batushë, dy prej të cilave i lanë të lidhura në malin në afërsi, pasi vërejtën se plaçkitja ishte hetuar.

Më 27 tetor, rreth orës 18:30, plaçkitësit hynë në shtëpinë e Kasëm Ramës për t’ia marrë atij lopën. Ata, në shpejtësi morën peng djalin e tij 13 vjeçar. Pas kësaj u mblodhën disa fshatarë, plaçkitësit lanë djalin, dhe u larguan ngadalë nga vendi i ngjarjes.

Dje, kur u varros i ndjeri Afrim Zenuni, i vrarë nga plaçkitësit, u përhapën fjalë se tre persona të armatosur ishin vërejtur në vendin e quajtur “Shkozë” në afërsi të fshatit Batushë. Ndërsa, pas orës 24:00 në Batushë ata plaçkitën 6 lopë dhe një kali, pronë e Hasan Mehmetit.

Që nga data 15 qershor në fshatrat e përmendura më lart, janë plaçkitur mbi 40 krerë lopë. Ndërsa më parë vetëm në këto fshatra janë plaçkitur mbi 100 krerë lopë, dele e kuaj. Në fshatrat e bashkësisë lokale të Ponoshecit, ku më parë janë plaçkitur mbi 100 krerë bagëti, vetëm këtë vit janë plaçkitur mbi 150 krerë.

Njoftimet nga këto fshatra bëjnë të ditur për një gjendje tepër të tensionuar dhe për shqetësim të përgjithshëm të banorëve të pambrojtur, të cilët përditë e më shumë po bëhen pre e plaçkitësve të armatosur, të cilët për realizimin e qëllimeve të tyre janë në gjendje madje edhe të vrasin njerëzit, faji i vetëm i të cilëve është se provojnë të mbrojnë atë që është pronë e tyre.

 

31 tetor 1998

Në Llaushë u gjetën tri gra të vrara

Sot në Llaushë të Skënderajt u gjetën trupat e tri grave shqiptare, të vrara gjatë sulmit serb në këtë fshat para tre muajsh.

Nënkëshilli i KMDLNJ-së në Skënderaj njoftoi se u gjetën trupat e Fatime Gecit (73) e Mevlude Gecit (45) nga Llausha, dhe trupi i Hamide Terakut (51) nga Vitaku, nënë e 8 fëmijëve. Dy të parat ishin invalide dhe nuk kishin arritur të ikin nga fshati.

Trupat e tyre u gjetën të gropuar së bashku me mbeturina të shtazëve të vrara dhe të mbuluar me pak dhe.

 

Në Lubeniq të Pejës u gjet kufoma e djegur e Mehmet Ukshinajt

Më 27 tetor të këtij viti, rreth 70 metra larg shtëpisë së tij u gjet kufoma e djegur e Mehmet Ukë Ukshinajt (70) nga Lybeniqi i Pejës.

Qerim Ukshinaj, vëlla i Mehmetit i tha KI të Degës së LDK-së në Pejë se forcat serbe kanë ekzekutuar dhe djegur vëllain e tij Mehmetin katër muaj më parë, por që nuk është identifikuar ajo për shkak se në këtë fshat nuk ka jetuar asnjë banorë shqiptarë.

 

Continue Reading

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara