Lajmet

Mblidhen ministrat e Jashtëm të Ballkanit, Konferenca nën drejtimin e Gjermanisë

Aty marrin pjesë edhe ministrat e Jashtëm të disa vendeve anëtare të BE-së si dhe Komisioneri Várhelyi.

Published

on

Nën drejtimin e ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, zhvillohet sot Konferenca e Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit. Këtë e bëri të ditur të hënën në Berlin, zëvendës zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Andrea Sasse. Konferenca ka për qëllim të parapërgatisë samitin e ardhshëm të krerëve të qeverive, i cili do të zhvillohet nën drejtimin e kancelares Angela Merkel në fillim të korrikut.

Sipas Sasses, veç ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, aty marrin pjesë edhe ministrat e Jashtëm të disa vendeve anëtare të  BE-së, si edhe Komisioneri i Zgjerimit, Olivér Várhelyi,

Procesi i Berlinit është një nismë e kancelares gjermane, Angela Merkel, e krijuar në vitin 2014. Ai ka si synim përmirësimin e bashkëpunimit rajonal ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor për të mbështetur kështu procesin e anëtarësimit në BE të gjashtë vendeve: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Bosnjë-Hercegovinë, Mali i Zi dhe Serbi.

Pas Gjermanisë, si nismëtare, organizatorë të samitit kanë qenë deri tani Austria, Franca, Britania e Madhe, Italia, Polonia dhe Bullgari/Maqedonia. Një nga arritjet e deritanishme të procesit të Berlinit është miratimi i planit për tregun e përbashkët rajonal dhe afrimi i të rinjve nëpërmjet zyrës rajonale të bashkëpunimit të të rinjve

Lajmet

Gjykata në Fier ashpërson masat ndaj vajzave që dhunuan 17-vjeçaren, hetohen edhe për shantazh

Published

on

Gjykata e Fierit ka ndryshuar masat e sigurisë për vajzat e përfshira në dhunimin dhe filmimin e një 17-vjeçareje, pasi rasti mori vëmendje të gjerë publike dhe institucionet reaguan duke e trajtuar atë si më shumë se një konflikt mes adoleshentesh.

Për 19-vjeçaren, gjykata ka caktuar masën e paraburgimit deri në përfundim të hetimeve, ndërsa 15-vjeçarja tjetër është lënë në arrest shtëpiak.

Ndërkohë, e mitura e tretë e përfshirë në ngjarje është dërguar për mjekim të detyruar, pasi, sipas autoriteteve, pas incidentit dhe një episodi dhune ndaj nënës së saj, është konstatuar se ka probleme të shëndetit mendor.

Sipas informacioneve të siguruara nga Top Channel, dhunimi i 17-vjeçares nuk është e vetmja çështje penale që po hetohet ndaj tre adoleshenteve. Policia e Fierit dyshon se ato kanë qenë të përfshira edhe në një skemë shantazhi.

Sipas hetimeve paraprake, vajzat dyshohet se joshnin burra përmes komunikimeve online dhe u caktonin takime në hotele. Më pas, në vend të takimit paraqitej një person tjetër, i cili i fotografonte dhe, sipas dyshimeve, këto pamje përdoreshin më pas për t’i shantazhuar.

Në këtë skemë dyshohet se ka rënë edhe një efektiv policie, baba i dy fëmijëve, i cili ishte kontaktuar nga 15-vjeçarja. Edhe pse ai e kishte takuar vetëm në një lokal dhe jo në hotel, bisedat e zhvilluara mes tyre dyshohet se u përdorën për ta kërcënuar, me kërkesën që procedimi penal ndaj vajzave për dhunimin e 17-vjeçares të mbyllej, në të kundërt komunikimet do të publikoheshin në internet.

Për këtë rast, efektivi është përjashtuar nga Policia e Shtetit, ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur verifikimet për zbardhjen e plotë të rrethanave./TCH/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Koncerti “Americana” festoi miqësinë Kosovë–SHBA, Ambasada amerikane falënderon Filharmoninë

Published

on

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka shprehur mirënjohjen për Orkestrën e Filharmonisë së Kosovës dhe të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e koncertit “Americana”, i mbajtur të mërkurën mbrëma në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA-së e cilësoi koncertin si një mbrëmje të veçantë kushtuar muzikës, kulturës dhe miqësisë, në kuadër të shënimit të 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Çfarë performance që shijuam! Falënderime të përzemërta për Orkestrën e Filharmonisë së Kosovës për interpretimin e jashtëzakonshëm dhe për të gjithë ata që e bënë ‘Americana’ një mbrëmje kaq të paharrueshme, duke festuar 250-vjetorin e Amerikës dhe partneritetin tonë të qëndrueshëm. Një mbrëmje vërtet e paharrueshme me muzikë, kulturë dhe miqësi!”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

Koncerti “Americana”, nën dirigjimin e maestros Toshio Yanagisawa, solli para publikut vepra të njohura të kompozitorëve amerikanë, përfshirë George Gershwin dhe Leonard Bernstein, duke mbledhur qindra qytetarë në qendër të Prishtinës për një mbrëmje festive që shënoi lidhjet e ngushta ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Takimi Kurti-Hamza: Diskutohet për institucionet e reja dhe presidentin, palët shpalosin qëndrimet e tyre

Published

on

By

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, kanë zbardhur detajet e para pas takimit të zhvilluar sot në ambientet e Kuvendit, ku u diskutua për konstituimin e institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 7 qershorit. Megjithëse takimi u karakterizua nga një frymë diskutimi, palët kanë shfaqur qëndrime të qarta lidhur me rolet e tyre politike në legjislaturën e re.

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, e ka vlerësuar si “konstruktiv” takimin me Hamzën, duke shprehur pritje të njëjta edhe për takimin e pasdites me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ndërsa ka adresuar kritika ndaj nënkryetarit të Aleancës, Ardian Gjini, për refuzimin e ftesës.

Kurti pranoi se nga ky bashkëbisedim i parë nuk pati “ndonjë rezultat konkret”, por uroi që kjo atmosferë konstruktive të vazhdojë në përputhje me afatet kushtetuese. Sa i përket postit të presidentit, ai theksoi se përgjegjësia u takon të gjitha partive dhe se si pikënisje duhet të synohet një figurë konsensuale, jashtë partive politike, me vlera të dëshmuara kombëtare e profesionale.

Nga ana tjetër, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë të qartë se përgjegjësia kryesore për krijimin e institucioneve dhe gjetjen e partnerëve i takon Lëvizjes Vetëvendosje si parti e parë, duke konfirmuar se PDK-ja do të qëndrojë në opozitë.

Megjithatë, Hamza ka premtuar se subjekti i tij do të luajë një rol konstruktiv opozitar dhe do të votojë pro të gjitha çështjeve me interes për qytetarët, duke përfshirë këtu marrëveshjet e rëndësishme financiare ndërkombëtare. Lidhur me çështjen e presidentit, Hamza shtoi se asnjë parti tjetër nuk mund ta zgjedhë atë pa LVV-në, ndaj kësaj të fundit i mbetet të gjejë partnerë sipas nevojave dhe kritereve të veta. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Akademia Verore e Sistemeve të Informacionit në UBT fuqizon mësimin praktik përmes vizitës në TESSA Group

Published

on

By

Në kuadër të aktiviteteve të Akademisë Verore të Sistemeve të Informacionit, të organizuar në kuadër të Global UBT Fest 2026, studentët e UBT-së zhvilluan një vizitë studimore në TESSA Group, të shoqëruar nga profesori Agim Zuzaku.

Vizita kishte për qëllim t’u ofronte pjesëmarrësve një përvojë të drejtpërdrejtë nga industria e teknologjisë, duke i njohur nga afër me funksionimin e një kompanie lidere në fushën e transformimit digjital, sigurisë kibernetike dhe teknologjisë së informacionit. Përmes kësaj vizite, studentët patën mundësinë të shohin se si njohuritë e fituara në auditor zbatohen në projekte dhe procese reale të biznesit.

Gjatë prezantimit, përfaqësuesit e TESSA Group prezantuan historikun e kompanisë, strukturën organizative, fushat kryesore të veprimtarisë dhe projektet që realizohen në Kosovë dhe rajon. Studentët u njohën me zgjidhjet inovative që kompania zhvillon në fushat e transformimit digjital, inteligjencës artificiale, sigurisë kibernetike, infrastrukturës së teknologjisë së informacionit dhe sistemeve të avancuara për sektorin publik dhe privat.

Një pjesë e veçantë e vizitës iu kushtua diskutimeve mbi zhvillimet më të fundit në industrinë e ICT-së, sfidat me të cilat përballen kompanitë teknologjike dhe kompetencat që kërkon tregu bashkëkohor i punës. Përfaqësuesit e kompanisë ndanë përvoja konkrete nga projektet e tyre, duke ofruar një perspektivë praktike mbi menaxhimin e projekteve, punën në ekip, inovacionin dhe rëndësinë e të mësuarit të vazhdueshëm.

Përmes bashkëbisedimit me ekspertët e TESSA Group, studentët diskutuan mbi mundësitë e zhvillimit profesional, praktikat në industri dhe perspektivat e punësimit në sektorin e teknologjisë. Ky bashkëpunim krijoi një ambient interaktiv dhe frymëzues, duke i afruar studentët edhe më shumë me realitetin e tregut të punës.

Vizita studimore në TESSA Group përbën një nga aktivitetet praktike të Akademisë Verore të Sistemeve të Informacionit, e cila synon të ndërthurë mësimin akademik me përvojën profesionale, duke i pajisur studentët me njohuri bashkëkohore dhe kompetenca të kërkuara në industrinë e teknologjisë.

Continue Reading

Të kërkuara