Lajmet

​Mbledhjet e dy qeverive, Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliard euro

Published

on

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Kosovës ka njoftuar se bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve do të jetë mbi gjysmë miliard euro.

Mickoski ka falënderuar kryeministrin Albin Kurti, për pritjen e sotshme duke shpresuar për marrëdhënie akoma më të mira mes dy vendeve.

“Shpeshherë takohemi jashtë shteteve tona dhe shpeshherë bisedojmë për gjendjet në vendet tona. Njëkohësisht jemi të vetëdijshëm për sfidat dhe presionet rajonale. Çdoherë bashkërisht kolaudojmë se nëse punomë bashkë do të jemi më të fuqishëm me që uniteti është ai që fqinjët duhet t’i bëjë më të fuqishëm. As ne dhe as ju në momente të caktuara keni çdo gjë që ju duhet. Në ndonjë moment nuk e kemi ne e keni ju dhe e kundërta dhe kështu duhet të funksionojnë shtetet fqinje dhe të funksionojnë fqinjët siç jemi ne”, ka thënë Mickoski.

Kryeministi i Maqedonisë së Veriut tha se bashkëpunimi ekonomik me Kosovën është synim i dy vendeve që sipas tij do të jetë mbi gjysmë miliard euro.

“Gjatë takimit bilateral i përcaktuam me mikun tim të dashur një synim një qëllim këtë vit bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliard euro tregti midis dy vendeve tona në vitet që pasojnë në drejtim që bashkëpunimi ekonomik te jetë akoma më i madh meqë kjo do të na sjell benefite për dy shtetet e tona dhe jam i bindur se do t’ia dalim në këtë. Nga ana tjetër jam i lumtur që bashkërisht gjatë procesit të Berlinit firmosëm marrëveshje me çka formojmë treg të përbashkët që është mekanizëm i rëndësishëm për të gjithë ne me që tani kemi 17-18 milion treg të përbashkët. Nëse jemi bashkë akoma më shumë do të përfitojmë nga tregu edhe ne edhe ju si shtet”, tha ai.

Mickoski, ka përmendur edhe marrëveshjet të cilat sipas tij janë në pjesën e energjetikës dhe kalimet ndërkufitare.

Ai ka konsideruar se duke punuar bashkërisht do të avancojnë tutje marrëdhëniet miqësore.

“Sot do të nënshkruajmë marrëveshje në pjesën e energjetikës, në pjesën e rregullimit të kalimeve ndërkufitare. Do të jem i lumtur nëse për disa javë prej sot në vend të dytë të kemi një pikë të vendkalimit kufitar ku qytetarët që hyjnë e dalin nga vendet tona do të ndalen në një pikë kalimi e jo në dy dhe në këtë mënyrë të mos ketë rrëmuja nëpër kufi dhe të shkaktoj ndjenjë të pakëndshme në kalimet kufitare. Të kemi një pikë kufitare dhe të shpejtohet transferi i udhëtarëve meqë ne synojmë dejtë Evropës dhe pa kufij. Në pjesën e energjetikës mund të bashkëpunojmë si shtete. Këtë vit e përfundojmë procesin e ndërtimit të inerkonektorit jugor me Greqinë flas në pjesën administrative, nëse shkon siç duhet do të fillojë në pranverë jemi shumë të interesuar….. ti përforcojmë aktivitetet”, tha ai.

Kryeministri Mickoski, tha se ministrat e energjetikës në shumë çështje mund të gjejnë gjuhë të përbashkët në pjesën e shkëmbimit të energjisë elektrike.

Derisa edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti kishe deklaruar se me Maqedoninë e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje vetëm bashkëpunim në shumë fusha.

Lajmet

Shuhet ëndrra e Kosovës për Botëror, Turqia fiton minimalisht

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 0-1 ndaj Turqisë duke i dhënë fund shpresave për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Kerem Aktürkoğlu në minutën e 53-të, një gol që rezultoi vendimtar për fatin e takimit.

Kosova pati përpjekje gjatë gjithë ndeshjes për të barazuar rezultatin, por pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara. Në minutat shtesë, loja u tensionua edhe më shumë, ku pati kartonë të verdhë dhe ndërhyrje të shumta nga të dyja skuadrat.

Kjo humbje zyrtarizon eliminimin e Kosovës nga gara për një vend në Botëror, duke shuar kështu një tjetër ëndërr për përfaqësuesen.

Continue Reading

Lajmet

Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi

Published

on

By

Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.

Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.

Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.

Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.

Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.

Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.

Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.

Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.

Continue Reading

Të kërkuara