Lajmet
Mbledhja Kosovë-Maqedoni e Veriut, ish-ministri i Jashtëm me kërkesa për qeverinë
Published
2 hours agoon
By
UBTNewsDerisa në Prishtinë po zhvillohet mbledhja ndërqeveritare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj ka ngritur shqetësime për qasjen e ekzekutivit maqedonas ndaj “Marrëveshjes së Ohrit dhe cenimit të gjuhës shqipe”.
Ai, gjithashtu, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të reagojë për arrestimet e veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut.
Përmes një reagimi në Facebook, Hoxhaj ka ngritur shqetësime për “cenimin e gjuhës shqipe” në MV.
“Gjuha shqipe është e gjithë shqiptarëve, jo e një partie politike, por e gjithë popullit shqiptar kudo që jeton në Ballkan”, ka shkruar Hoxhaj.
Ai kritikoi gjithashtu edhe Qeverinë e Kosovës, duke e akuzuar për “përpjekje për ta rikonfiguruar Planin e Ahtisarit”, që, siç a shkruar ai, është konsideruar si themeli i pavarësisë së Kosovës.
Hoxhaj e ka vlerësuar këtë qasje si të dëmshme për interesat kombëtare dhe partneritetin perëndimor në rajon.
Lajmet
Kurti: Pasurinë që vodhën politikanët do t’ia kthejmë popullit, nuk falim e nuk harrojmë
Published
10 seconds agoon
November 18, 2024By
UBT NEWSNë një konferencë rajonale mbi praktikat anti-korrupsion, të mbajtur këtë mëngjes, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, theksoi angazhimin e qeverisë për të luftuar korrupsionin dhe për të kthyer pasurinë e fituar në mënyrë të paligjshme nga politikanët tek populli. Kurti u shpreh se Ligji për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë, i cili do të hyjë në fuqi së shpejti, do të shërbejë si instrument kryesor për konfiskimin e pasurive të pajustifikueshme të individëve të pasuruar në kurriz të qytetarëve.
Kryeministri theksoi se ky ligj është një hap i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit, duke e cilësuar si një mundësi për të kthyer pasurinë që politikanët e korruptuar ia kanë “zhvatur popullit” gjatë viteve. Ai bëri të ditur se kjo nismë do të zbatohet në përputhje me standardet ndërkombëtare të Komisionit të Venecias, dhe ka për qëllim që “ata që u pasuruan në shpinë të popullit, do të përgjigjen për pasurinë që kanë fituar pa të drejtë”.
Kurti gjithashtu theksoi se ligji është një përgjigje për ata politikanë dhe funksionarë të cilët, sipas tij, kanë shfrytëzuar pozitat e tyre për të grumbulluar pasuri të pajustifikueshme. “Ne do t’ia kthejmë pasurinë popullit, pasurinë që ia zhvatën politikanët dhe që nuk u përket atyre”, tha Kurti, duke bërë të qartë se ky proces do të ndihmojë në luftimin e korrupsionit të strukturuar dhe të nivelit të lartë që ka karakterizuar qeverisjet e kaluara.
Kritika ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe vonesave të reformave
Në lidhje me implementimin e ligjit, Kurti shfaqi shqetësimin për vonesat që kanë ndodhur gjatë procesit të miratimit të tij, për shkak të rishikimeve kushtetuese të kërkuara nga Gjykata Kushtetuese. Ai theksoi se kjo gjykatë ka ndaluar përpjekjet për reforma të nevojshme, duke lënë në fuqi elemente të qeverisjeve të kaluara, të cilat, sipas tij, kanë qenë të lidhura ngushtë me korrupsionin dhe keqpërdorimin e pushtetit.
“Një pjesë e atyre që janë pasuruar në shpinë të popullit, do të përgjigjen për pasurinë e tyre përmes Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, që hyn në fuqi së shpejti. Ky ligj është në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe është një mundësi që pasuritë që janë vjedhur nga qytetarët të kthehen atyre”, shtoi Kurti.
Kryeministri gjithashtu kritikoi gjyqësorin e Kosovës, i cili sipas tij ka një nivel të ulët besimi nga qytetarët, për të cilët tha se “ndodhen te rreth çerekut të besimit”. Kurti e krahasoi këtë me mbështetjen e lartë që gëzon qeveria, duke përmendur mbështetjen prej 53% që ka regjistruar qeveria në maj të vitit 2023, sipas një sondazhi të UNDP-së, duke treguar se qeveria ka dyfishin e besimit në krahasim me sistemin e drejtësisë.
“Gjyqësori është i besuar nga qytetarët në masë shumë të vogël. Në krahasim me qeverinë, që ka 53% mbështetje, gjykatat ndodhen në një nivel besimi rreth çerekut të qytetarëve. Ky është një tregues i qartë se sistemi i drejtësisë ende ka shumë për të bërë për të fituar besimin e plotë të popullit”, tha Kurti.
Ai gjithashtu përmendi se përpara vitit 2020, Kosova përshkruhej si një shtet i kapur, ku korrupsioni ishte i përhapur dhe i strukturuar në të gjitha nivelet e qeverisjes, duke penguar zhvillimin demokratik dhe integrimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare. “Kosova ka kaluar në një fazë të re, ku korrupsioni i përhapur dhe i strukturuar është ndaluar. Tashmë, kjo periudhë ka përfunduar dhe ne po e ndërtojmë një të ardhme më të ndershme dhe më të drejtë”, tha Kryeministri.
Përfundimisht, Kurti nënvizoi se qeveria e tij është e angazhuar për të luftuar çdo formë të korrupsionit dhe për të përmbushur qëllimin e saj për një administratë të pastër dhe funksionale. Ai i bëri thirrje qytetarëve që të mos harrojnë dhe të mos falin ata që kanë abuzuar me pushtetin dhe kanë pasuruar veten në dëm të popullit.
“Ne nuk mund të harrojmë dhe nuk mund të falim. Korrupsioni ka qenë një barrë e rëndë për Kosovën, por ne jemi të vendosur ta luftojmë atë deri në fund”, përfundoi Kryeministri Albin Kurti./UBTNews/
Lajmet
Kurti: Duam gjyqësor të pavarur e profesional dhe prokurori të ndershme e aktive
Published
4 mins agoon
November 18, 2024By
UBTNewsKryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se me qeverisjen e tij dhe masat që kanë ndërmarrë si ekzekutiv korrupsioni nuk listohet si një ndër problemet më të mëdha të pushtetit siç ishte gjatë kohës së qeverisjeve paraprake.
Ai madje tha se deri në fund të këtij viti Kosova do ta ketë edhe Strategjinë Kundër Korrupsion.
Këto komente shefi i ekzekutivit kosovar i bëri në Konferencën Rajonale “Praktikat më të Mira për Parandalimin e Korrupsionit – nga Politika në Veprim Rajonal për Parandalimin e Korrupsionit”, të organizuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim-UNDP.
Kurti tha se korrupsioni endemik e sistematik që shtrihej në tërë institucione publike me qeverisjen e tij është ndaluar.
Ai tha se gjatë qeverisjeve të kaluara korrupsioni ishte i struktura duke filluar nga institucionet më të të larta vendore.
“Këto tashmë i kemi ndalur, këto më nuk do të kthehen dhe ajo epokë e zymtë për Kosovën ka përfunduar. Pas vetëm një qeverisje të suksesshme u patëm e rritur në 20 numra në indeksin e performancës….tani më korrupsioni nuk listohet si një ndër problemet më të mëdha të pushtetit siç ishte gjatë kohës së qeverisjeve paraprake….kemi liruar veriun e vendit tonë nga bandat kriminale të cilat mbështeteshin dhe financoheshin e dirigjoheshin nga pushteti serb dhe terrori mbi qytetarët ka marr fund. E kemi hapur veriun për zhvillim ekonomik përmes hapjes së bizneseve të reja”, tha ai.
Sipas shefi të ekzekutivit kosovar me hyrjen në fuqi t Byros për Konfiskimin dhe Verifikimin e Parusisë së Pajustifikueshme përgjegjësi do të japin ata që janë pasuruar në dëm të popullit.
Edhe nga kjo tryezë, kryeministri Kurti shprehu pakënaqësitë e tij për punon e sistemit prokurorial dhe gjyqësor në Kosovës.
“Për fat të keq e në dëm të shtetit të Kosovës, sistemi gjyqësor dhe prokurorial nuk mund të zhvillohet me hapat e zhvillimit me të cilët po ecë Qeveria e Kosovës dhe shteti ynë demokratikë. Ende ballafaqohemi me hetime jo efikase, aktakuza të dobëta, aktgjykime liruese kundrejt krimit e për më keq dënime të buta ndaj dhunuesve dhe kriminelëve…ne duam gjyqësor të pavarur e profesional dhe prokurori të ndershme e aktive, por pavarësia nuk nënkupton mungesë të llogaridhënies, gjyqësori nuk është i pavarur nga shteti , është i pavarur nga shtyllat tjera të pushtetit”, tha ai.
Deri tani Kosova nuk ka strategji kundër korrupsion, por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se deri në fund të vitit do ta kemi një dokument të tillë i cili parasheh edhe digjitalizimin.
“ Digjitalizimi siguron transparencën e proceseve, llogaridhënien e zyrtarëve, por gjithashtu edhe cilësinë e shërbimeve. Nëpërmjet digjitalizimit ne arrijmë objektivitet në sistem ashtu që për vepra përafërsisht të njëjta në kontekste përafërsisht të ngjashme nuk do të kemi gjykime të ndryshme e ndëshkime edhe më të ndryshme…Edhe Kosova do t’i digjitalizoj shërbimet për qëllim të transaprencës së plotë. Me miratimin e strategjisë shtetërore kundër korrupsion deri në fund të vitit do të nisim së bashku këtë mision reformë themelore në gjyqësor e prokurim publik përmes digjitalizimit dhe transparencës për efikasitet dhe llogaridhënie”, tha ai.
Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsion, Adea Pirdeni u shpreh se luftimi i korrupsionit për qeverinë shqiptare është prioritet.
Ministrja Pirden tha se reforma në sistemin e drejtësisë dhe posaçërisht krijimi i Prokurorisë së Posaçme ka dhënë rezultatet e saj në luftimin e korrupsionit.
“Pavarësisht se një vend i vogël ka dhënë një shembull të qenësishëm të nisur 9 vite më parë kur Shqipëria për herë të parë ndërmori një reformë radikale në sistemin e drejtësisë për të targetuar korrupsionin endemik në gjyqësor, dhe qëllimi ishte të rikthehej besimi I qytetarëve në sistemin e drejtësisë përmes një sistemi transparent dhe llogaridhënës dhe mbi të gjitha të pavarura nga politika….Jemi sot shumë entuziastë në saje të rezultateve të kësaj reforme sot kemi dëshmi të qarta jo vetëm të seriozitetit të mënyrën se si është zhvilluar kjo reformë por mbi të gjitha dhe për faktin se kjo reformë vendosi themelet për herë të parë në Shqipëri të një gjyqësori të pavarur. Dhe kur flasim për gjyqësorin nuk mund të lëmë jashtë këtu një nga iniciativat më të rëndësishme sikurse ishte krijimi për herë të parë e një prokurorie të posaçme për krimin e organizuar dhe korrupsionit.. Që nga krijimi I këtij institucioni në 2019 në kohë të shkurtër në më pak se 5 vite sot ky institucion ka mund të krijoj një trak rekord të qenësishëm të luftës kundër korrupsionit në Shqipëri, të krimit të organizuar. Sot koncepti i pandëshkueshmërisë është i shembur”, theksoi ai.
Ushtruesi i detyrës së Koordinatorit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, Nuno Queiros theksoi se për Kombet e Bashkuara luftimi i korrupsionin është prioritet.
Sipas tij, ekzistenca e korrupsionit pengon në arritjen e qëllimeve të përbashkëta për paqe, siguri dhe zhvillim të qëndrueshëm.
“Për Kombet e Bashkuara luftimi kundër korrupsionit është prioritet, është ekzistenca e tij që është pengesë në arritjen e qëllimeve të përbashkëta të paqen dhe sigurisë dhe të drejtave të njeriut dhe zhvillimet të vazhdueshëm…Kombet e bashkuara e kanë bërë të qartë nëse nuk ia dalim ta luftojmë me sukses korrupsionin atëherë do të kemi problem t’ia arrijmë qëllimet tona. Vitin e kaluar në vitin 2023 një ditë shënuese është përdorur në Samitin që ka kërkuar që të përshpejtohen luftimet globale kundër korrupsionit duke përfshirë e dhe obligimet për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin”, tha ai.
Lajmet
“E kuptoni sonte” – çfarë po paralajmërojnë dardanët?
Published
11 mins agoon
November 18, 2024By
UBTnewsKosova do ta zhvillojë sonte ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve dhe përballë do ta ketë Lituaninë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 20:45.
Mbështetja nga tifozët në tribina për dardanët do të jetë e madhe pasi një numër i madh i biletave janë shitur për këtë ballafaqim.
Pak orë para ndeshjes, kreu u tifogrupit “Dardanët”, Lulzim Berisha ka lëshuar një paralajmërim në rrjetet sociale duke thënë se sonte do të kuptohet vlera që ata kanë.
“Sonte e kuptoni sa vlejmë, çka përfaqësojmë si Dardanë dhe çfarë vlerash ruajmë. Nuk ndalemi! Për Kosovën e me Kosovën, gjithmonë”, ka shkruar Berisha.
Lajmet
Kuka po trajnon trajnerë të rinj të xhudos
Published
13 mins agoon
November 18, 2024By
UBTnewsNga data 10 deri më 17 nëntor 2024, Qendra Nacionale e Xhudos në Pejë u shndërrua në epiqendrën e zhvillimit profesional për trajnerët e xhudos në Kosovë.
Nën udhëheqjen e Kryemjeshtrit Driton Kuka dhe në kuadër të programit shtetëror “Kosova, Shtet i Xhudos”, përfundoi me sukses pjesa e parë e kësaj punëtorie.
Gjatë këtyre ditëve intensive, trajnerët pjesëmarrës përfituan njohuri të avancuara teknike dhe metodologjike, duke u njohur me qasje moderne për zhvillimin e sportistëve. Sesionet praktike dhe teorike sollën frymëzim dhe motivim për të ngritur cilësinë e xhudos në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Kurti: Pasurinë që vodhën politikanët do t’ia kthejmë popullit, nuk falim e nuk harrojmë
Gavril Dara, zëri i paqes për arbëreshët!
Kurti: Duam gjyqësor të pavarur e profesional dhe prokurori të ndershme e aktive
“E kuptoni sonte” – çfarë po paralajmërojnë dardanët?
Kuka po trajnon trajnerë të rinj të xhudos
Kosova sot pa dy shtyllat kryesore të mbrojtjes ndaj Lituanisë
Baerbock: Vendimi i SHBA-së për armë me rreze të gjatë për Ukrainën, i rëndësishëm
Ja këshillat se si ta menaxhosh karrierën e suksesshme dhe jetën si nënë e përkushtuar
Beteja e Luginës: Kush po e shkruan fatin e shqiptarëve të rajonit?
Të kërkuara
-
Bota3 weeks ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Lajmet2 months ago
Kurti: Përdhunimi është mjeti që përdori Serbia në Kosovë në mënyrë që të lë pasoja të përhershme në familje
-
Lajmet3 months ago
Zgjedh Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT – Ferizaj dhe bëhuni liderët e së ardhmes
-
Kulturë2 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman