Lajmet

Mbledhja elektronike e qeverisë, merren këto vendime

Published

on

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar një mbledhje elektronike, në të cilin ka miratuar Programin për Reforma në Ekonomi 2025-2027 dhe vendimin për autorizimin e Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve që të aprovojë transferet nga nën-programi “Shpenzimet e Paparashikuara”.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur dje një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar Programin për Reforma në Ekonomi 2025-2027 dhe vendimin për autorizimin e Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve që të aprovojë transferet nga nën-programi “Shpenzimet e Paparashikuara” në ndonjë nën program tjetër në tabelën 3.1 dhe 4.1 të Ligjit Nr. 08/L-332 mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025, për shumat individuale të kërkuara deri në vlerën prej 40 mijë euro”, thuhet në njoftimin e shkurt të Zyrës së Kryeministrit.

Bota

Miliarderët në garë hapësinore, Bezos lëshon raketën “Blue Origin”

Published

on

Kompania “Blue Origin” e miliarderit Jeff Bezos këtë mëngjes shënoi një arritje historike në industrinë e lëshimit të satelitëve me fluturimin e parë të suksesshëm të raketës së saj New Glenn. Raketa u lançua nga Florida dhe e njëjta është emëruar sipas astronautit John Glenn.

Shefi ekzekutiv i “Blue Origin”, Dave Limp, përmes një postimi në X bëri njoftoi suksesin e arritur. Ndërkohë, edhe kompania “Blue Origin” përmes një postimi në X njoftoi se “New Glenn ka kaluar vijën Kármán, kufirin e njohur ndërkombëtarisht të hapësirës”. Ky fluturim i pritur me padurim shënon hapin e parë të kompanisë për të sfiduar dominimin e kompanisë SpaceX në industrinë e hapësirës.

“Konfirmohet ndërprerja e motorit në fazën e dytë. Faza e dytë dhe ngarkesa e raketës New Glenn janë tani në orbitë”, shtoi kompania.

Faza e dytë, që është pjesa e sipërme e raketës, aktivizohet pasi të ndahet faza e parë, duke vazhduar udhëtimin në hapësirë. Raketa New Glenn, e pajisur me një pjesë të ripërdorshme, u ngrit nga Stacioni i Forcave Hapësinore Cape Canaveral, pas disa vonesave në fillim të javës.

Ambicia e miliarderit Bezos për të konkurruar me manjatin amerikan të biznesit, Elon Musk, i cili themeloi kompaninë SpaceX, mbështetet shumë në teknologjinë e ripërdorshme. Pjesa e poshtme e raketës, e cila mund të përdoret sërish, strehon rezervuarët e karburantit dhe siguron shtytjen fillestare për ta çuar raketën në qiell. Ndryshe nga raketat tradicionale, kjo pjesë është projektuar për t’u kthyer në mënyrë të sigurt në Tokë për ripërdorim./UBTNews/

 

Continue Reading

Bota

Tragjedi në ishujt Kanarie në Spanjë, mbytet anija me 50 emigrantë

Published

on

Një anije që mbante 86 persona, kryesisht emigrantë pakistanezë, u fundos gjatë rrugës nga Mauritania drejt Ishujve Kanarie, duke shkaktuar 50 viktima. Sipas OJQ-së spanjolle Caminando Fronteras, mes të mbijetuarve janë 36 persona, përfshirë një vajzë adoleshente.

Anija kishte kaluar 13 ditë në det përpara tragjedisë, dhe autoritetet marokene ndihmuan në shpëtimin e të mbijetuarve. Numri i saktë i personave në bord mbetet i paqartë, ndërsa organizatat humanitare theksojnë nevojën për veprim urgjent për të parandaluar tragjedi të ngjashme në Mesdhe dhe Atlantik./UBTNews/

Continue Reading

Bota

Trump zbulon listën e zezë të Shtëpisë së Bardhë

Published

on

Presidenti i zgjedhur Donald Trump publikoi një listë të emrave që nuk do të jenë pjesë e administratës së tij të ardhshme. Në postimin e tij në Truth Social, ai përmendi ish-bashkëpunëtorë si John Bolton, Mike Pence, Nikki Haley, Dick dhe Liz Cheney, Mitt Romney, Paul Ryan, dhe Mark Milley, duke i akuzuar për “Sindromën e obsesionit ndaj Trump-it” (TDS).

Trump kritikoi ish-zëvendëspresidentin Mike Pence për marrëdhëniet e prishura pas sulmit të Kapitolit dhe kritikoi Mark Milley për komentet që e cilësonin atë si “fashist”. Ai siguroi se administrata e tij e re do të përbëhet nga mbi 1000 njerëz të kualifikuar për të realizuar vizionin e tij për “Bërjen e Amerikës të Madhe Sërish”.

Kjo listë ka nxitur debat mbi marrëdhëniet e tij të tensionuara me disa figura të njohura republikane./UBTNews/

Continue Reading

Bota

Ekonomia më e madhe e Europës tkurret për të dytin vit rresht

Published

on

Ekonomia gjermane u tkurr me 0.2% në 2024, pas një rënieje prej 0.3% në 2023, shënon tkurrjen e parë dyvjeçare që nga fillimi i viteve 2000. Kriza ndikohet nga kosto të larta pune, konkurrenca nga Kina, dhe dobësimi i kërkesës për eksporte.

Volkswagen, prodhuesi më i madh i vendit, njoftoi mbi 35,000 shkurtime dhe zhvendosje të prodhimit në Meksikë. Tarifat e mundshme amerikane mund të përkeqësojnë gjendjen.

Banka Qendrore parashikon stanjacion për 2025, ndërsa eurozona përballet me sfida strukturore dhe energjetike. Zgjedhjet e parakohshme në Gjermani pritet të sjellin reforma për stabilizim afatgjate./UBTNews/

 

Continue Reading

Të kërkuara