Lajmet

Mbledhja e qeverive Kosovë-Maqedoni pritet të mbahet këtë verë

Published

on

Mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut pritet të mbahet këtë verë. Për këtë mbledhje po kërkohet që të ketë përgatitje të mirë dhe agjendë të qartë nga ana e dy qeverive. 

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Fatmir Bytyqi thotë se përmes kësaj mbledhjeje duhet të dëshmohet bashkëpunimi rajonal. 

Bytyqi në një intervistë për KosovaPress, thekson përkrahjen e Maqedonisë së Veriut për dialogun Kosovë-Serbi, duke respektuar interesat e të dy palëve. 

Duke folur për ballafaqimin me pandeminë, ai thotë se bashkëpunimi rajonal është kyç për rimëkëmbjen ekonomike.

“Është e rëndësishme që mbledhja e dy qeverive të përgatitet mirë, me një agjendë shumë të qartë dhe me rezultate konkrete, sepse në fakt ajo çfarë unë pres është që edhe njëherë të tregojmë që bashkëpunimi rajonal është kyç, jo vetëm me operu, por në periudhën post-COVID bashkëpunimi rajonal do të jetë kryesor për rimëkëmbjen ekonomike të vendeve në Ballkanin Perëndimor, posaçërisht vendeve që janë fqinje. Prandaj, mendoj se shumë shpejt, duke u intensifikuar parapërgatitjet, do të kemi mundësinë, nëse arrihet të bëhet gjatë periudhës së verës do të ishte shumë mirë. Mendoj se duhet t’i paraprijmë sfidave që na presin në periudhën post-COVID”, tha ai. 

Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, ai kujton sakrificën e Maqedonisë për të ndërruar emrin, gjë që sipas tij, dëshmon se vetëm me bisedime mund të zgjidhen problemet.

“Si qeveri përkrahim dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke respektuar të drejtën e çdo njërit, por duke respektuar edhe interesin e çdo pale dhe gjetjen e zgjidhjes së përbashkët. Mendojmë se vetëm nëpërmjet bisedimit mund të arrihen të tejkalohen vështirësitë”, thekson ai. 

Ai përshëndet edhe nismën për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare me Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut, Malin të Zi dhe Serbinë, duke thënë se ky vendim dëshmon se vendet e Ballkanit Perëndimor janë më të pjekura se vet Bashkimi Evropian. 

Sipas tij, të gjitha vendet e Ballkanit duhet të kapërdijnë sfidat e vjetra në mënyrë që të kalojnë në një fazë të re të zhvillimit dhe bashkëjetesës të të gjithëve

“Është vendim i shekullit 21, i lidhur me 4 liritë e Bashkimit Evropian. Lëvizja e lirë e qytetarëve që duhet të gjithë ta synojnë. Kjo dëshmon se ne, politikanët e Ballkanit Perëndimor ndonjëherë me vendimet tona jemi më të pjekur sesa ata vet, të cilët flasin për liritë e BE-së… Qeveria në Republikën e Kosovës, por edhe qeveritë e Ballkanit e kuptuan se duhet të bëjnë hap përpara sepse e kuptuan që integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian nuk bëhet kur dikush tjetër e vendos, por bëhet së bashku duke treguar dhe dëshmuar me rezultate konkrete se çfarë duhet të bëjmë ne si rajon së pari, pastaj duke u integruar në BE”, thotë ai. 

Zëvëndëskryeministri i Maqedonisë së Veriut thotë se për një ekonomi të qëndrueshme duhet të ketë stabilitet politik dhe ekonomik. Teksa shton se qeveritë duhet të ofrojnë parashikueshmëri në mënyrë që të mund të sjellin investime të reja.

“Për një ekonomi të qëndrueshme dhe me mundësi zhvillimi duhet të ketë stabilitet ekonomik. Fatkeqësisht ne në Ballkanin Perëndimor jemi shumë të brishtë si vende dhe shumë lehtë mund të vijmë tek një jostabilitet politik. Ajo çfarë duhet të synojmë ne si qeveri, është që ekonomisë dhe bizneseve t’iu ofrojmë parashikueshmëri qoftë në aspektin legjislativ, ose edhe të politikave që ne sjellim, sepse vetëm parashikueshmëria mund të sjellë investime të reja… Ne gjatë periudhës së pandemisë, pa marrë parasysh qeveritë në vende të ndryshme, treguam se kur duam t’i ndihmojmë njëri-tjetrit edhe arrijmë marrëveshje të ndryshme të lehta, si korridoret e gjelbra, që dëshmuan se Ballkani Perëndimor shumë lehtë arriti të krijojë korridoret e lëvizjes së mallrave dhe ushqimeve që ishte esenciale për qytetarët tanë. Dhe, ky shembull duhet të shfrytëzohet për të gjithë Ballkanin dhe Bashkimin Evropian, sepse kjo tregon se ne jemi të gatshëm të kapërcejmë pengesat që i kemi pasur më parë për të mirën e qytetarëve tanë”, thekson ai.

Vendi

Tensione te Kuvendi për ndryshimet në ligjin për Specialen

Published

on

By

Situata rreth Kuvendit të Kosovës është tensionuar mbrëmjen e sotme, ku janë parë forca të shumta policore të dislokuara në hyrje-daljet e oborrit të ndërtesës. Ndërhyrja e policisë erdhi pasi protestuesit tentuan të bllokojnë rrugëkalimet për të parandaluar largimin e deputetëve nga objekti.

Kërkesa kryesore e protestuesve është miratimi i plotë në lexim të dytë i ndryshimeve ligjore për Gjykatën Speciale, proces ky që aktualisht mbetet në pikëpyetje.

Për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm, në perimetrin e Kuvendit janë zhvendosur edhe njësite speciale policore për kontrollin e turmave. Ndërtesa vazhdon të mbetet nën monitorim të rreptë sigurie. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Përfundon takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Siç bëhet e ditur pas takimit është parë të mblidhet grupi parlamentar i PDK-së.

Ende nuk ka deklarime për media.

Continue Reading

Vendi

United Hospital pasuron ekipin mjekësor me ortopedin dhe traumatologun Dr. Arzen Balidemaj

Published

on

By

United Hospital ka mirëpritur në ekipin e saj mjekësor Dr. Arzen Balidemaj, specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, duke zgjeruar kështu gamën e shërbimeve profesionale për trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve të sistemit muskuloskeletal. Përmes sjelljes së ekspertizës bashkëkohore, përvojës ndërkombëtare dhe qasjeve të reja diagnostikuese e trajtuese, spitali po i jep një dimension të ri mjekësisë moderne dhe po krijon mundësi që pacientët të marrin shërbime të specializuara me standarde të avancuara.

Dr. Balidemaj sjell në United Hospital përvojën dhe njohuritë e fituara në fushën e ortopedisë, si dhe standarde të trajtimit të bazuara në praktikat evropiane.

Sipas njoftimit të spitalit, ai është i certifikuar nga AGA dhe EndoCert në Gjermani.

United Hospital fuqizon mjekësinë moderne me ekspertë të njohur dhe profesionistë të rinj

United Hospital po vazhdon të ndërtojë një standard të ri në shërbimet shëndetësore në Kosovë, duke zgjeruar vazhdimisht ekipin me mjekë të dëshmuar, kuadro me renome dhe profesionistë të fushave të ndryshme të mjekësisë.

Përmes sjelljes së ekspertizës bashkëkohore, përvojës ndërkombëtare dhe qasjeve të reja diagnostikuese e trajtuese, spitali po i jep një dimension të ri mjekësisë moderne dhe po krijon mundësi që pacientët të marrin shërbime të specializuara me standarde të avancuara.

Në këtë rrugëtim të zhvillimit dhe inovacionit, United Hospital po e pasuron ekipin e vet edhe me emra të rinj të mjekësisë, të cilët me profesionalizmin, përkushtimin dhe përvojën e tyre po sjellin energji të re dhe po kontribuojnë në ngritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor.

Një nga këta profesionistë është edhe Dr. Arzen Balidemaj, specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, i cili tashmë i është bashkuar ekipit të United Hospital. Me përvojën e tij dhe kualifikimet profesionale, ai sjell ekspertizë të avancuar në trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve të nyjeve, ortopedisë sportive dhe traumatologjisë.

Ky është vizioni i United Hospital: të sjellë ekspertizën te pacienti, të hapë rrugë për risi në mjekësi dhe të ndërtojë një ekip ku profesionalizmi, teknologjia dhe përkushtimi ndaj pacientit bashkohen në një standard të ri të kujdesit shëndetësor.

Fokusi i tij profesional përfshin trajtimin e problemeve të nyjeve, dëmtimeve sportive dhe rasteve traumatologjike, ndërsa ndër shërbimet që do të ofrojë janë:

Endoprotetika e nyjeve të mëdha, përfshirë shpatullën, gjurin dhe kërdhokullën;

Kirurgjia artroskopike dhe minimalisht invazive;

Ortopedia sportive dhe trajtimet për ruajtjen e nyjeve;

Ndërhyrjet kirurgjikale në shpatull, kërdhokull, gju, dorë, bërryl dhe shputë.

Me angazhimin e Dr. Balidemajt, United Hospital synon të vazhdojë zgjerimin e shërbimeve të specializuara dhe t’u ofrojë pacientëve qasje në trajtime bashkëkohore në fushën e ortopedisë dhe traumatologjisë.

Për të caktuar një vizitë:
📞 046 60 70 70
📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, Kosovë

United Hospital – kujdes i specializuar për shëndetin e nyjeve dhe sistemit muskuloskeletal./rajonipress/

Continue Reading

Lajmet

Kurti dhe Hamza takohen në Kuvend

Published

on

Ka filluar takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, raporton Ekonomia Online.

Takimi mes dy liderëve politikë po zhvillohet në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Takimi vjen në një kohë kur në Kuvend po zhvillohen diskutime për çështje të rëndësishme politike dhe institucionale./EO/A.K/

 

Continue Reading

Të kërkuara