Lajmet
Mbledhja e AKP-së, këto janë vendimet që u morën
Published
2 months agoon
By
UBTNewsBordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) njofton se ka marrë vendim për dhënien e pëlqimit për bartjen e dy pronave të ndërmarrjes shoqërore “Jedinstvo” për nevoja të Ministrisë së Shëndetësisë, për përdorim si depo qendrore të barnave.
“Ky vendim është në përputhje me vendimin përfundimtar të Qeverisë së Republikës së Kosovës për shpronësim të datës 24 korrik 2024”, thuhet në komunikatë.
Gjatë mbledhjes, Bordi i AKP-së aprovoi Raportin e Komisionit Vlerësues të menaxhmentit të AKP-së, i cili paraqiti progresin gjatë periudhës së tremujorit të tretë të vitit 2024. Po ashtu, u miratuan listat përfundimtare të punëtorëve që do të përfitojnë 20%-in e të ardhurave nga shitja, transferimi ose likuidimi i 10 ndërmarrjeve shoqërore ose aseteve të Ndërmarrjeve Shoqërore, përkatësisht: NSh “Peko” Mitrovicë; NSh KB “Novobrda” Gjilan; NSh KB “Baran” Pejë; NSh KB “Bujku” Prishtinë; NSh “Përparimi” Prishtinë; NSh “Enti për Përparimin e Amvisërisë” Prishtinë; NSh “Centrotekstil” Prishtinë; NSh “Stacioni i Veterinarisë” Gjakovë dhe NSh “Shipad” Prishtinë.
Gjithashtu, Bordi shqyrtoi dhe miratoi Raportet rekomanduese të Divizionit të Shitjes Direkte, ku u miratuan 20 raste që plotësojnë kriteret për trajtim sipas procedurës së shitjes dhe u refuzuan 13 raste të tjera.
Në përfundim, u diskutuan edhe çështje të tjera të rëndësishme lidhur me privatizimin dhe likuidimin e ndërmarrjeve shoqërore, bazuar në prezantimet nga menaxhmenti i AKP-së.
Bota
Tragjedi: I moshuari i vë flakën dyshekut, 8 viktima në një azil në Serbi
Published
28 minutes agoon
January 20, 2025By
UBT NEWSNjë tragjedi e tmerrshme ka ndodhur në një azil për të moshuarit në Barajevë, një periferi e Beogradit, ku tetë persona humbën jetën dhe shtatë të tjerë u plagosën nga zjarri që shpërtheu rreth orës 3:30 të mëngjesit. Zjarri u përhap shpejt, duke përfshirë një pjesë të madhe të azilit ku qëndronin më shumë se 30 të moshuar, së bashku me stafin që përkujdesej për ta.
Policia ende nuk ka lëshuar një deklaratë zyrtare, por sipas ministrit të kujdesit social, Nemanja Starovic, dyshohet se zjarri ka shpërthyer kur një nga të moshuarit ka vendosur flakën një dysheku, i cili më pas u përhap me shpejtësi, duke shkaktuar përhapjen e flakëve dhe tragjedinë që ka tronditur vendin.
Pas shpërthimit të zjarrit, dyshimet janë të fokusuara tek ndihma e vonuar dhe pamundësia për të shpëtuar të gjithë të prekurit nga zjarri, që i mori jetën disa personave dhe lëndoi disa të tjerë. Autoritetet lokale janë duke hetuar më tej rreth kushteve të sigurisë dhe kontrollit të mundshëm që ka pasur ky institucion, dhe përpjekjet për të siguruar ndihmën e shpejtë për të mbijetuarit që ndodheshin në rrezik./UBTNews/
Lajmet
Ditën e inaugurimit të presidentit amerikan, “Miqtë e Amerikës” vendosin flamurin e ri te shtatorja e presidentit Bill Clinton
Published
30 minutes agoon
January 20, 2025By
UBTNewsShoqata “Miqtë e Amerikës”, për nder të inaugurimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka organizuar disa aktivitete.
Te shtatorja e presidentit Bill Clinton është zëvendësuar flamuri i mëparshëm me një flamur të ri, të shoqëruar me një fjongo.
Kryetari i kësaj shoqate Agim Rexhepi, tha se me këtë veprim respektohet populli aleat dhe mik amerikan.
“Shfrytëzoj rastin që t’u uroj SHBA-së për kryerjen në mënyrë perfekte të zgjedhjeve të tyre nacionale pa turbulenca. Elementi tjetër që dua ta potencoj është që ta përgëzoj partinë Republikane për fitoren e arritur, njëkohësisht ta përgëzoj presidentin Trump për fitoren edhe për inaugurimin që do ta bëjë sot. Me veprim e bërë ne respektojmë SHBA-në, respektojmë flamurin amerikan, respektojmë institucionin e presidentit të SHBA-së, si dhe popullin aleat dhe mik amerikan”, tha Rexhepi.
Ai theksoi se populli i Kosovës, në veçanti populli shqiptar di të respektoj aleatët, di të respektoj SHBA-në dhe të vlerësoj veprimet e bëra jo vetëm gjatë kohës se fundit, por gjatë historisë që kanë bërë për Kosovën e Shqipërinë.
“Veprimi jonë ka për qëllim që të dërgoj mesazh që në populli i Kosovës në veçanti populli shqiptar di të respektoj aleatët, di të respektoj SHBA-në, dimë të vlerësojmë veprimet e bëra jo vetëm gjatë kohës se fundit, por gjatë historisë që kanë bërë për Kosovën e Shqipërinë… Shpresoj që presidenti Trump do ta vazhdoj politikën e gjithë atyre presidentëve të SHBA pavarësisht nëse kanë qenë demokrat apo republikan, pro interesave të popullit shqiptar. Shpresoj që presidenti Trump do ta vazhdoj veprimin e jashtëzakonshme politik sa ishte president nga e kaluara ku nëpërmjet tij arritëm ta sigurojmë një njohje të jashtëzakonshme që ishte Izraeli”, tha Rexhepi.
Ndërsa zv komandanti i Zjarrfikësve Abdusamed Shkodra, tha se zjarrfikësit morën pjesë në ndërrimin e flamurit si shenjë mirënjohje për Amerikën “se çka ka bërë për popullin shqiptar, në ditën e inaugurimit të presidentit të ri”.
Bota
Emigrantët pa dokumente në SHBA përgatiten për skenarin më të keq
Published
36 minutes agoon
January 20, 2025By
UBT NEWSEmigrantët pa status ligjor në Shtetet e Bashkuara po përgatiten për deportime masive pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, me fokusin e parë që duket të jetë Çikago. Disa prej tyre kanë ndërmarrë hapa të sigurisë, si caktimi i kujdestarëve për fëmijët dhe instalimi i kamerave sigurie, për të përballuar mundësinë e një operacioni nga agjentët e emigracionit.
Ndërkohë, Trump ka theksuar se dëbimet do të jenë një prioritet kryesor dhe se do të përqendrohen fillimisht në individë me histori kriminale të dhunshme. Plani i tij për të zgjeruar rrjetin e arrestimeve përfshin edhe bashkëshortët dhe shokët e dhomës të emigrantëve që janë në SHBA pa dokumente.
Përveç kësaj, qytetet e shenjta si Çikago, që kufizojnë bashkëpunimin me agjentët federalë të emigracionit, janë bërë objektiva të veçantë të politikave të Trump. Mbrojtësit e të drejtave të emigrantëve u kanë bërë thirrje emigrantëve të qëndrojnë të qetë dhe të ushtrojnë të drejtat e tyre ligjore, duke përfshirë të drejtën për të mos lejuar agjentët të hyjnë në shtëpitë e tyre pa urdhër./UBTNews/
Bota
Guterres: Ushtria izraelite të largohet nga Libani!
Published
42 minutes agoon
January 20, 2025By
UBT NEWSSekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka kërkuar që prania ushtarake e Izraelit në jug të Libanit të mbarojë, duke theksuar se UNIFIL dhe forcat e armatosura libaneze janë angazhuar për këtë qëllim. Guterres bëri këtë deklaratë gjatë një takimi me kryetarin e Parlamentit të Libanit, Nabih Berri, duke nënvizuar rëndësinë e përfundimit të pranisë izraelite në këtë rajon të tensionuar.
Ky apel vjen në një kohë kur armëpushimi i ndërmjetësuar nga SHBA ka hyrë në fuqi, duke mundësuar një periudhë paqeje pas luftës Izrael-Hezbollah, që ka lënë më shumë se 4,000 të vdekur dhe ka shkaktuar mijëra të plagosur. Ndërkohë, liderët libanezë kërkojnë gjithashtu ndihmën e OKB-së për kthimin e refugjatëve sirianë në atdheun e tyre, pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Assadit në Siri, një situatë që ka përkeqësuar krizën e refugjatëve në Liban./UBTNews/
Tragjedi: I moshuari i vë flakën dyshekut, 8 viktima në një azil në Serbi
Ditën e inaugurimit të presidentit amerikan, “Miqtë e Amerikës” vendosin flamurin e ri te shtatorja e presidentit Bill Clinton
Emigrantët pa dokumente në SHBA përgatiten për skenarin më të keq
Guterres: Ushtria izraelite të largohet nga Libani!
Kardiokirurgjia shënon numër rekord të operimeve në zemër të hapur
Iu gjeten afër 50 kg marihuanë, aktakuzë ndaj 4 personave
Draftet e Bob Dylan ‘Mr Tambourine Man’ shiten gati 500,000 euro në ankand
Merrnin ryshfet nga bizneset në Gjakovë, tre të arrestuar
Bastisje në një shtëpi në Podujevë
Të kërkuara
-
Bota3 months ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota3 months ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Bota2 months ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve
-
Lajmet2 months ago
Rektori Hajrizi: Çdo sukses i joni është një sukses për Kosovën!