Lajmet

Mbi 900 dosje të krimeve të luftës – Haxhiu: EULEX-i dhe UMNIK-u qëllimisht s’i kanë trajtuar këto lëndë

Published

on

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), me rastin e 25-vjetorit ka mbajtur ditën e dytë të konferencës ndërkombëtare mbi dhunën seksuale në konflikt.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se punën që është dashur që ta bëjën institucionet në trajtimin e këtyre rasteve e kanë bërë organizatat joqeveritare.

Sipas Haxhiut, UNMIK-u dhe EULEX-i nuk i kanë trajtuar krimet siç duhet, madje shtoi se qëllimisht nuk janë trajtuar dosjes e krimeve të luftës, ani pse viktimat e dhunës kanë pasur besim dhe kanë rrëfyer rastin e tyre.

“Atë që institucionet nuk e kanë bërë me kohë, e kanë bërë organizatat e shoqërisë civile. Me shpresën se rastet e dënimit të shtohen. Është vonë jemi 25 vite, por ne kemi nisur punën para dy viteve. Unë kam thënë edhe më herët as UMNIK as ELUEX nuk ka trajtuar krimet siç duhet. Mendoj që qëllimshëm nuk janë trajtuar dosjes e krimeve të luftës, dhe më vjen keq për të, nuk kemi parë drejtësi nga këto misione Në përgjithësi ka munguar vullneti për të adresuar këto krime. Ku janë ato dëshmi, kur viktimat kanë dhënë dëshmi ku janë ato nuk ka dhënë askush përgjegjësi për të. Ne nuk mundemi ta ndërrojmë historinë, është proces i ndjeshëm përgjatë këtyre dy viteve. Kemi pasur takime të shumta me viktimat e dhunës seksuale ”, ka thënë Haxhiu.

Drita Hajdari, ish-prokurore speciale në Departamentin e Krimeve të Luftës, tha se nga viti 2016 deri në vitin 2018, nuk ka pasur raste të raportuara të dhunës seksuale nga konflikti.

“Rasti i parë doli kur një e mbijetuar iu drejtua me guxim zyrës së prokurorit. Kjo e mbijetuar ishte përballur më parë me zhgënjime si me EULEX-in ashtu edhe me UNMIK-un. Unë jam prokuroria e parë e cila ngriti aktakuzën për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovës. Kjo mundësi më është dhënë mjaftë vonë. Kjo mundësi i është dhënë nga UMNIK-u dhe EULEX. Kam punuar në Prokurorinë Speciale dhe në vitin 2016 u emërova udhëheqëse e Departamentit. Me pranimin e të gjitha rasteve në 2018 ku ishin 900 raste të krimeve të luftës dhe 2 mijë të zhdukur nuk ishin asnjë për dhunë seksuale gjatë luftës. Ishte vetëm një rast i Vasfie Krasniqi i cili ka dështuar tashmë e dini. Rasti i parë në të cilën është ngritur aktakuza ashtu që viktima me erdhi në zyre dhe ishte mjaftë e shqetësuar faktin që kishe dhënë dëshmi në EULEX dhe UMNIK-ut dhe asgjë nuk kishte ndodhur”, ka thënë Hajdari.

Feride Rushiti, drejtoresh e QKRMT-së ka theksuar se shpirti i viktimave të dhunës seksuale nuk gjen qetësi pa pasur përkrahje dhe drejtësi.

“Shpiti i tyre nuk gjen qetësi pa drejtësi, krimi i dhunës seksuale ka realisht të vështirë qasjen në drejtësi. Periudha e pasluftës ka qenë periudhë fragjile ku shumë prej viktimave kanë pasur besim në organet e OKB-së, por fatkeqësisht ka munguar aspektin psiko-social të trajtimit. Ka bërë që viktimat e dhunës të ndihen keq dhe të tërhiqen nga procesi, procesi i drejtësisë kur fajësinë e vet ia drejton dhunuesit dhe lirohet psiqiksiht. Sepse kjo e bënë më tej ta mbajë barrën dhe të rëndohet në aspektin psikologjikë”.

Megjithëkëtë, ajo shtoi se për ballafaqimin e kësaj sfide, viktimës i duhet edhe mbështetja e familjes.

“Kemi menduar që me ndihmën e EULEX do të kemi bashkëpunim me shumë, me dhjetar dëshmi kanë përfunduar pa asnjë rezultat.  Pas 23 vite kemi arritur që të kemi një dhunues prapa grilave, na është dashur 23 vite. Nuk mundemi me punuar me viktimën pa pasur mbështetjen e familjes”, ka theksuar Rushiti.

Ilir Morina, prokuror special, udhëheqës e Departamentit për Krime Lufte në Prokurorinë Speciale, tha se nga periudha e UNMIK-ut dhe EULEX-it deri në vitin 2023, janë dokumentuar 77 raste të dhunës seksuale si krim lufte, gjashtë aktakuza janë ngritur, ndërsa të tjerat janë në proces.

“Jemi mbledhur për të reflektuar mbi një kapitull të erret dhe të dhimbshme të historisë sonë. Gjatë këtyre 25 viteve kemi bërë përpjekje të vazhdueshme për të sjellë drejtësi dhe për të sjellë para drejtësisë kryesit e veprës. Është e rëndësishme që krimet e luftës në Kosova kanë kaluar në tri periudha kohore të ndryshme”.

Madje sipas tij, sfidë e madhe mbetet mungesa e provave, veçanërisht pasi kanë kaluar kaq shumë vite. Kjo e bën edhe më të vështirë zbulimin e drejtësisë dhe të vërtetës.

“Ne kemi pranuar mbi 900 dosje nga misioni i EULEX, KPK ka krijuar strategji për krimet e luftës. Nga UMNIK-u kemi 77 raste të krimeve. Një sfidë qe na përcjellë është bashkëpunimi kombëtar. Hezitimi i raportimin të viktimave është shumë e vështirë, kushdo që është i gatshëm për te raportuar rastin kemi krijuar mekanizma”, ka potencuar Morina.

Vendi

MINT nis verifikimin e njehsorëve të rrymës pas dyshimeve për matje të gabuara

Published

on

By

Komisioni i posaçëm i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka nisur punën në terren për verifikimin e njehsorëve elektrikë, pas ankesave të shumta të konsumatorëve për çrregullime të kohës dhe matje të pasaktë të energjisë.

Drejtoresha e Agjencisë së Metrologjisë, Sebahate Bushrani, ka bërë të ditur se njehsorët e dyshimtë do të tërhiqen për verifikim dhe do të zëvendësohen me të tjerë deri në lëshimin e raportit zyrtar. Sipas saj, aktualisht janë rreth 70 ankesa, ndërsa raporti përfundimtar do t’u dërgohet Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe palëve të përfshira, raporton Koha.net.

Ky aksion vjen pas denoncimit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila përmes një hulumtimi në Prishtinë dhe Ferizaj ka pretenduar se rreth 800 njehsorë llogarisin energjinë me tarifë të shtrenjtë për shkak të mosperputhjes së orës.

Ndonëse KEDS-i i ka mohuar këto pretendime, raportimet e mëhershme kanë treguar se qytetarët në Fushë-Kosovë janë përballur me probleme të ngjashme, ku orët në njehsorë figuronin jashtë kohës reale. Verifikimi mbetet një proces i ndjeshëm, veçanërisht pas kritikave të vitit 2023 se ky proces kryhej në laboratorët e KEDS-it, veprim ky që konsiderohej shkelje e Ligjit për Metrologji.

Saktësia e njehsorëve është jetike për xhepin e qytetarëve, pasi dallimi mes tarifave është i lartë. Gjatë dimrit, tarifa e lartë (9.05 centë deri në 15.43 centë për kW) aplikohet nga ora 07:00 deri në 22:00, ndërsa tarifa e ulët (3.88 centë deri në 7.28 centë për kW) vlen gjatë natës. Çdo mospërputhje e orës bën që konsumatorët të faturohen me çmime maksimale edhe kur ata tentojnë të kursejnë duke përdorur pajisjet shtëpiake gjatë orëve të vona. /Koha.net/

 

Continue Reading

Sport

Gallapeni: Nuk ia dolëm, por kjo nuk na ndalë

Published

on

By

Ylli i përfaqësueses së Kosovës, Dion Gallapeni, ka reaguar përmes një mesazhi prekës pas humbjes ndaj Turqisë në fazën “play-off”, e cila i dha fund ëndrrës për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gallapeni ka shprehur dhimbjen e tij për rezultatin, duke theksuar se ekipi dha gjithçka në fushë dhe besoi deri në sekondat e fundit, por fati nuk ishte në anën e tyre.

“Nuk ia dolëm… por kjo nuk na ndalë. Është një humbje që dhemb, sepse dhamë gjithçka në fushë dhe besuam deri në fund,” u shpreh ai.

Tutje ai u shpreh se e ndjen zhgënjimin e madh të tifozëve, por nënvizoi se momente të tilla shërbejnë për t’i bërë lojtarët më të bashkuar dhe më të vendosur për të mos u dorëzuar kurrë.

Në mbyllje të mesazhit të tij, lojtari falënderoi publikun për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe dha një premtim të fortë se ekipi do të rikthehet edhe më i fuqishëm për të luftuar për çdo ëndërr që kanë nisur së bashku me tifozët dardanë.

Continue Reading

Vendi

“The Athletic” vlerëson guximin e Kosovës: “Nuk u mposhtën nga shiu, as nga presioni”

Published

on

By

Prestigjiozja amerikane “The Athletic” i ka kushtuar një vëmendje të veçantë ndeshjes dramatike të mbrëmshme në Prishtinë ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Edhe pse rrugëtimi i “Dardanëve” drejt ëndrrës për Botëror u ndal, analiza e gazetarëve amerikanë nxjerr në pah karakterin e fortë të ekipit tonë përballë një kundërshtari të nivelit të lartë.

Një humbje me dinjitet në “Fadil Vokrri”

Në një natë të karakterizuar nga një atmosferë e zjarrtë që i bëri ballë edhe kushteve të vështira atmosferike, “The Athletic” e përshkruan mjaft mirë qëndresën kosovare. Ata vënë në dukje se suksesi i Turqisë nuk erdhi pa vështirësi, duke cituar:

“Shiu i rrëmbyeshëm në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ nuk mundi ta zbehte atmosferën e zjarrtë, por gjithçka përfundoi me hidhërim për skuadrën guximtare të Kosovës.”

Ky vlerësim tregon se, përtej rezultatit 0-1, Kosova ka lënë mbresa si një “skuadër guximtare” që lufton deri në sekondën e fundit, veçanërisht me rastet e Fisnik Asllanit dhe Florent Muslijës që mbajtën në ankth turqit deri në fund.

Continue Reading

Lajmet

17 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO

Published

on

Sot shënohet 17-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, një moment historik për sigurinë, sovranitetin dhe orientimin Euroatlantik të vendit. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, përkujtoi sot nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se Shqipëria është një aleate e denjë, që kontribuon aktivisht në misionet dhe operacionet e NATO-s.

Ai shprehu krenarinë për përkushtimin dhe profesionalizmin e Forcave të Armatosura dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për paqe, stabilitet dhe një të ardhme më të sigurt për të gjithë.

Continue Reading

Të kërkuara