Lajmet

Mbi 7 mijë intervista në terren, ASK njofton për progresin e sfidat lidhur me regjistrimin e popullsisë

Në veri për shkak të disa trajnimeve ende nuk ka filluar ky proces.

Published

on

U.d kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati ka deklaruar se deri më tani janë përfunduar 7 mijë e 643 intervista sa i përket procesit të regjistrimit të popullsisë. Sipas tij, çdo gjë është duke shkuar sipas planifikimeve, porse sfidë mbetet komuniteti serb në disa pjesë të vendit, pasi siç tha ai, ende nuk kanë filluar në atë pjesë.

Kastrati në një konferencë për media të hënën derisa ka njoftuar lidhur me ecurinë e punës në terren për regjistrimin e popullsisë, Ekonomive Familjare, dhe Banesave në Kosovë, ka theksuar se në veri për shkak të disa trajnimeve ende nuk ka filluar ky proces në atë pjesë të Kosovës.

“Gjatë këtyre ditëve në terren kemi angazhuar regjistrues, mbikëqyrës dhe një numër të madh të institucioneve tjera mbështetëse. Procesi është duke shkuar sipas planifikimit që kemi bërë më herët… Aktualisht kemi 98 për qind të regjistrueseve që kemi paraparë, ndërsa aktiv në terren janë rreth 90 për qind. Kemi disa sfida në angazhimin e regjistruesve të komunitetit serb në disa pjesë, jo në gjithë Kosovën dhe presim të tejkalohen… Ishim në pjesën veriore dhe presim që ditëve në vijim edhe ata do të angazhohen në regjistrim. Të gjitha aktivitetet kemi hyrë në fazën e grumbullimit të të dhënave në terren, pajisjet janë funksionale, njëkohësisht sistemi është duke funksionuar pasi ka qenë sfidë. Gjitha aktivitetet e parapara deri më tani janë në linjë me planin”, tha Kastrati.

Ai ka shtuar se nga tani regjistruesit do të punojnë me kapacitet të plotë. Derisa ka njoftuar që ka qenë në vizitë në pjesën veriore të vendit, ai ka thënë se përfaqësuesit nga komunitetet serb kanë shprehur gatishmëri të popullsisë të regjistrohen.

“Që nga tani regjistruesit do të punojnë me kapacitet të plotë, kanë pas për detyrë të shpërndajnë disa materiale informuese dhe që nga tani do të zhvillohen intervistat e plota sipas planit dhe rekomandimeve… Gjitha komunitetet janë duke marrë pjesë në regjistrim dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu. Kemi edhe institucione tjera ndërkombëtare që do ta monitorojnë procesin e regjistrimit… 5:04 Vet isha në pjesën veriore, dhe jemi takuar me përfaqësues të komunitetit serb dhe ka një gatishmëri edhe të popullsia të regjistrohen, kanë kërkuar disa dite afat qe te trajnohen dhe ne jemi dakord. Shpresojmë se do jenë në terren të grumbullojnë të dhëna. Popullsia është sfidë edhe për ata vet dhe presim të grumbullojmë të dhëna edhe për atë pjesë”, tha Kastrati.

I pyetur për thirrjen për bojkot nga Lista Serbe, ai ka thënë përveç ASK-së janë gjitha institucionet e përfshira, sidomos të sigurisë dhe gjyqësor. Poashtu është thënë se është angazhuar edhe juristi Mazllum Baraliu.

Ndërsa për këtë profesori Mazllum Baraliu ka thënë se është çështje e KQZ-së ta vlerësojë dhe të ndërmarrë hapat e duhur.

“Është çështje ligjore, dhe ka procedurë, procedurat e ligjit për vetëqeverisje lokale parashohin atë, dhe është çështje e KQZ-së që ta vlerësojë dhe pastaj të ndërmarrë hapat e duhur”, tha Baraliu.

Ndërkaq, Burim Limolli shef i IT-së në ASK, derisa ka treguar të dhënat, ka njoftuar se gjitha etnitetet janë duke marrë pjesë në këtë proces dhe sipas tij çdo gjë është nën kontroll nga sistemi i IT-së. I njëjti ka shtuar se kanë kërkuar që dy intervista të bëhen në ditë.

Kastrati ka thënë se aplikacioni është në katër gjuhë, shqip, anglisht, turqisht dhe serbisht.

Lajmet

Vizitë zyrtare në Ambasadën e Kosovës në Vjenë me rastin e shfaqjes “Vojçeku”

Published

on

Me rastin e shfaqjes “Vojçeku” në Vjenë, është zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Ambasadën e Kosovës, ku përfaqësues të institucioneve kulturore dhe artistike janë pritur nga ambasadori Albinot Bimbashi.

Në këtë takim morën pjesë shefi i kabinetit Xhavit Aliaj, drejtoresha për kulturë, rini dhe sport Adea Roka, drejtoresha e teatrit “Hadi Shehu” Albulena Bokshi, regjisorja Zana Hoxha, si dhe aktorët Vlora Dervishi dhe Bujar Ahmeti, së bashku me Ermal Vejsa nga KA Group.

Takimi u zhvillua në frymën e bashkëpunimit dhe promovimit të kulturës dhe artit kosovar në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Lajmet

Rreth 4 milionë mungesa në shkolla, Drejtoria e Arsimit nis aksion të gjerë në Prishtinë

Published

on

Rreth katër milionë mungesa të nxënësve janë raportuar gjatë një gjysmëvjetori në komunën e Prishtinës, prej të cilave afro një milion konsiderohen të paarsyeshme.

Drejtori i Arsimit në kryeqytet, Samir Shahini, ka deklaruar se këto shifra përbëjnë një alarm serioz që kërkon reagim të menjëhershëm dhe nuk mund të trajtohen vetëm si statistikë. Ai ka bërë të ditur se stafi i Drejtorisë së Arsimit është angazhuar në një aksion të gjerë në shkollat fillore dhe të mesme të Prishtinës, me qëllim evidentimin e mungesave dhe verifikimin e masave që po ndërmerren nga institucionet arsimore.

“Shifrat që po shohim janë shqetësuese. Mungesat e paarsyeshme nuk janë vetëm orë të humbura mësimi, por sinjal për probleme më të thella dhe rrezik për të ardhmen e fëmijëve. Sipas raportimeve, në nivel vendi flitet për rreth 4 milionë mungesa në një gjysmëvjetor, prej tyre afro 1 milion të paarsyeshme. Kjo është një alarm që kërkon reagim të menjëhershëm,” ka shkruar Shahini në Facebook.

Ai ka paralajmëruar se gjatë ditëve në vijim do të ndërmerren hapa konkretë për të parandaluar mungesat e paarsyeshme dhe për të rritur përgjegjësinë në shkolla.

Continue Reading

Lajmet

Podujevë: Tre të lënduar pas shpërthimit të një bombole gazi

Published

on

By

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një lokal të ushqimit në qendër të Podujevës, duke lënë të lënduar të paktën tre persona. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30 në rrugën “4 Dëshmorët”, ku dyshimet e para flasin për shpërthimin e një bombole gazi.

Sipas njoftimeve zyrtare, të lënduarit janë transportuar menjëherë për trajtim mjekësor në Urgjencën e qytetit. Detajet rreth incidentit i ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 08:30, në një lokal në rrugën ‘4 Dëshmorët’ në Podujevë, ka ndodhur një shpërthim. Zyrtarët policorë janë angazhuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Bazuar në informacionet e para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombolë gazi, ku tre persona kanë pësuar lëndime. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në urgjencën e qytetit”, njofton Ahmeti.

Njësitet policore ndodhen ende në vendngjarje për të hetuar shkaqet e plota të këtij shpërthimi dhe për të vlerësuar shkallën e dëmeve materiale.

Continue Reading

Lajmet

Ish-agjenti i FBI-së: Reagimi ndaj të shtënave ishte një sukses i sigurisë

Published

on

By

Daniel Brunner, ish-agjent special i FBI-së në pension, tha për BBC News se veprimet e Shërbimit Sekret pas të shtënave duhet të konsiderohen si një “sukses i sigurisë” dhe se agjentët menaxhuan një “ngjarje shumë të sigurt”.

“[I dyshuari] u mor në mbajtje pa u qëlluar me armë; ai u rrëzua në tokë nga agjentët e tjerë. Atij i duheshin edhe dy kate për të mbërritur në sallën kryesore dhe kishte ende dyer të vulosura… ai nuk ishte askund afër sallës kur u dëgjuan të shtënat,” shpjegoi ai.

I dyshuari, Cole Tomas Allen, raportohet se kishte një dhomë në hotelin “Washington Hilton”. Brunner thotë se hetimi i FBI-së do të zbulojë se si ai arriti të lëvizte “nga dhoma e tij e hotelit në atë zonë pa u diktuar, nëse mbante me vete një pushkë apo lloje të tjera armësh”.

Sipas tij, në atë hotel hyjnë dhe dalin gjatë gjithë kohës një “numër i madh njerëzish” dhe shton: “Nuk mund të kontrollosh valixhen e çdo personi”.

“Nëse ky individ i ka çmontuar armët e tij dhe i ka paketuar në një valixhe, ai do të dukej si çdo person tjetër që regjistrohet në hotel,” përfundoi ish-agjenti. /BBC/

Continue Reading

Të kërkuara