Lajmet

Mbi 55% e votave të numëruara, ja kandidatët më të votuar

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon përditësimin e rezultateve për kandidatët për deputetë në platformën zyrtare të Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve (QNR). Sipas të dhënave të publikuara deri në orën 08:05, janë procesuar 1,378 nga 2,498 vendvotime, ose 55.16% e totalit në nivel vendi.

Rezultatet e deritanishme tregojnë emrat që po kryesojnë listat e subjekteve kryesore politike në Kosovë, ndërsa renditja mund të ndryshojë me vazhdimin e numërimit të votave.

Lëvizja VETËVENDOSJE! (LVV)

Lëvizja VETËVENDOSJE vazhdon të dominojë me numrin më të madh të votave individuale. Kryeministri Albin Kurti prin bindshëm listën, ndërsa Glauk Konjufca mbetet kandidati i dytë më i votuar i subjektit.

  1. Albin Kurti – 130,818 vota
  2. Glauk Konjufca – 102,908 vota
  3. Albulena Haxhiu – 59,591 vota
  4. Hekuran Murati – 51,738 vota
  5. Donika Gërvalla-Schwarz – 48,061 vota
  6. Xhelal Sveçla – 39,046 vota
  7. Avni Dehari – 35,582 vota
  8. Mimoza Kusari-Lila – 33,403 vota
  9. Hajrulla Çeku – 32,995 vota
  10. Ejup Maqedonci – 29,330 vota

Partia Demokratike e Kosovës (PDK)

Në Partinë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza vazhdon të udhëheqë listën me një diferencë të konsiderueshme. Përparim Gruda dhe Arian Tahiri kompletojnë treshen e parë të kandidatëve më të votuar.

  1. Bedri Hamza – 64,092 vota
  2. Përparim Gruda – 39,993 vota
  3. Arian Tahiri – 34,886 vota
  4. Uran Ismaili – 31,531 vota
  5. Vlora Çitaku – 21,757 vota
  6. Sala Jashari – 21,667 vota
  7. Ganimete Musliu – 16,793 vota
  8. Arben Mustafa – 15,416 vota
  9. Enver Hoxhaj – 14,866 vota
  10. Mërgim Lushtaku – 14,758 vota

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)

Gara brenda LDK-së po paraqitet më e ngushtë, me Vjosa Osmani Sadriu që aktualisht mban vendin e parë. Pas saj renditet kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, ndërsa Doarsa Kica-Xhelili mbyll treshen e parë.

  1. Vjosa Osmani Sadriu – 42,525 vota
  2. Lumir Abdixhiku – 38,502 vota
  3. Doarsa Kica-Xhelili – 30,033 vota
  4. Hykmete Bajrami – 23,780 vota
  5. Avdullah Hoti – 21,761 vota
  6. Ukë Rugova – 18,238 vota
  7. Kujtim Shala – 17,887 vota
  8. Anton Quni – 14,360 vota
  9. Armend Zemaj – 13,055 vota
  10. Lutfi Haziri – 13,040 vota

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)

Në AAK, Ardian Gjini kryeson listën e kandidatëve më të votuar, duke lënë pas edhe liderin e partisë, Ramush Haradinaj. Diferenca mes kandidatëve kryesorë mbetet e ngushtë dhe pritet të ndryshojë me numërimin e votave të mbetura.

  1. Ardian Gjini – 21,843 vota
  2. Ramush Haradinaj – 19,587 vota
  3. Daut Haradinaj – 14,947 vota
  4. Besnik Tahiri – 13,062 vota
  5. Bekë Berisha – 10,623 vota
  6. Burim Ramadani – 9,744 vota
  7. Time Kadrijaj – 9,319 vota
  8. Agim Çeku – 8,347 vota
  9. Arbër Tolaj – 7,715 vota
  10. Albana Bytyqi – 5,434 vota

Rezultatet mbeten preliminare

KQZ ka bërë të ditur se procesi i futjes së të dhënave po vazhdon në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Për pasojë, këto rezultate konsiderohen ende preliminare dhe mund të pësojnë ndryshime deri në përfundimin e numërimit të të gjitha votave, përfshirë votat me kusht, ato të personave me nevoja të veçanta dhe votat nga diaspora.

 

Continue Reading

Lajmet

Miratimi i Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave, BE: Kosova një hap para drejt anëtarësimit në SEPA

Published

on

Bashkimi Evropian në Kosovë ka reaguar pas miratimit të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi i Kosovës.

Në njoftimin e BE-së thuhet se me këtë Kosova shënon një hap para drejt anëtarësimit në SEPA.

“Me miratimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi dje, Kosova ka bërë një hap tjetër drejt anëtarësimit në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA) dhe integrimit gradual në Tregun e Përbashkët të BE-së”, tha Ambasadori i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel.

“Ky është një lajm i mirë! Pasi Kosova të anëtarësohet në SEPA, pagesat dhe transferet e parave drejt dhe nga vendet e zonës SEPA do të bëhen më të lehta, më të shpejta dhe më të lira, duke u kursyer bizneseve dhe qytetarëve kohë dhe para”.

Burimi: Ekonomia Online

 

Continue Reading

Lajmet

Sulmon nënën – arrestohet

Published

on

 

Një person ka sulmuar nënën e tij në Lipjan.

Sipas Policisë së Kosovës, “është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-me probleme psikike, pasi që kishte sulmuar fizikisht nënën e tij”.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Lajmet

Narkotikë në oborrin e QKUK

Published

on

 

Pas hapësirave rreth shkollave, droga po gjen shtrirje edhe në hapësirat rreth institucioneve të tjera, si ato shëndetësore, për shembull. Një rast i tillë është regjistruar në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar 24.8 gramë substancë narkotike e llojit kokainë, 1.3 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë dhe 1100€. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njoftoi Policia.

Continue Reading

Lajmet

Një person i zhdukur në Fushë Kosovë 

Published

on

 

 

 

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast personi të zhdukur në Fushë Kosovë.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Dyshohet se viktima ka probleme mendore. Rasti është duke u hetuar”, njoftoi Policia.

 

Continue Reading

Të kërkuara