Lajmet

Mbi 50 të vdekur në dy aksidente në Pakistan

Aksidentet ndodhën të dielën.

Published

on

Mbi 50 persona kanë vdekur si pasojë e dy aksidenteve në Pakistan të dielën. Të paktën 41 persona humbën jetën kur një autobus ra në një luginë dhe mori flakë në jugperëndim, ndërsa në veriperëndim të paktën dhjetë fëmijë kanë vdekur në një aksident me varkë. Të gjithë të vdekurit e gjetur deri më tani në liqen ishin të moshës nga shtatë deri në 14 vjeç.

Përplasja e autobusit ndodhi pranë qytetit jugor Bela, në provincën Balochistan, kur po udhëtonte për në qytetin port të Karaçit.

Zyrtari lokal, Hamza Anjum i tha agjencisë së lajmeve AFP se 40 trupa u gjetën së bashku me tre të plagosur, njëri prej të cilëve vdiq pak më vonë. Dy të mbijetuarit ishin në gjendje të rëndë.

Autobusi raportohet se goditi një shtyllë në një urë para përplasjes.

“Ne do të hetojmë shkaqet e aksidentit”, tha z. Anjum, duke shtuar se testet e ADN-së do të përdoren për të përcaktuar identitetin e mbetjeve.

Varka u përmbys në Tanda Dam, një liqen afër Kohat në Khyber Pakhtunkhwa, afër kufirit me Afganistanin./UBTNews/

Vendi

Mjekiqi: Vendimet politike në Kosovë nuk po e reflektojnë mjaftueshëm interesin publik

Published

on

Profesoresha e Shkencave Politike në UBT, Shqipe Mjekiqi, ka vlerësuar se vendimet politike në Kosovë shpesh nuk arrijnë të reflektojnë interesin më të mirë publik, duke theksuar ndikimin e cikleve të shpeshta zgjedhore në procesin e politikbërjes.

Në podcast-in “Inside Politics with Anisa”, ajo tha se zgjedhjet e shpeshta e pamundësojnë zhvillimin normal të politikave publike dhe e orientojnë fokusin e politikës drejt rezultateve afatshkurtra.

“Konsideroj që vendimet politike në Kosovë nuk kanë arritur ndoshta masën e duhur të reflektojnë gjithmonë interesin më të mirë publik sepse kemi parë kohëve të fundit cikle të shpeshta të zgjedhjeve. Zakonisht kur ka zgjedhje, atëherë kjo e pamundëson zhvillimin e një cikli normal të politikave publike dhe politikbërjes në përgjithësi. Në situata të tilla fokusi kryesor është në implementimin e politikave që sjellin përfitime afatshkurtra,” u shpreh Mjekiqi.

Ajo shtoi se në këto rrethana krijohen edhe marrëdhënie klienteliste ndërmjet përfaqësuesve politikë dhe qytetarëve, të cilat sipas saj nuk i kontribuojnë zhvillimit të shoqërisë.

“Ekziston një relacion shumë klientelistik ndërmjet përfaqësuesve dhe votuesve, pra shkëmbim kryesisht favoresh: unë ta jap votën, ti më përkrah në forma të ndryshme dhe privilegje të ndryshme dhe kjo nuk i kontribuon zhvillimit të shoqërisë,” tha ajo.

Mjekiqi theksoi se vendimmarrja politike do të duhej të largohej nga ciklet zgjedhore dhe marrëdhëniet klienteliste, duke u bazuar më shumë në evidencë dhe analiza të mirëfillta, me qëllim të krijimit të politikave më të qëndrueshme dhe afatgjata.

Continue Reading

Vendi

Kurti dhe Plenković në Jerevan: Kroacia mbetet partner kyç i Kosovës drejt integrimit evropian

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim bilateral me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković, gjatë punimeve të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Armeni.

Në qendër të bisedës ishin marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe mbështetja e palëkundur e Zagrebit zyrtar për anëtarësimin e Kosovës në strukturat euro-atlantike. Kurti vlerësoi miqësinë e sinqertë mes dy vendeve, ndërsa të dy liderët theksuan nevojën për një koordinim më të ngushtë politik përballë sfidave të sigurisë në Evropë.

Lidhur me rëndësinë e këtij partneriteti, në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit thuhet se u diskutua për forcimin e aleancave dhe koordinimit politik ndërmjet shteteve që ndajnë vlera të përbashkëta demokratike.

“U theksua nevoja për forcimin e aleancave dhe koordinimit politik ndërmjet shteteve që ndajnë vlera të përbashkëta demokratike, në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë.”

Kryeministri në detyrë Kurti falënderoi homologun kroat edhe për rolin aktiv të Kroacisë në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Continue Reading

Vendi

MINT gjobit KEDS-in me 90 mijë euro për parregullsi me njehsorët elektrikë

Published

on

By

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka ndëshkuar KEDS-in me 18 gjoba në vlerë totale prej 90 mijë eurosh. Ky vendim erdhi pasi Inspektorati doli në përfundimin se 18 njehsorë elektrikë kishin afat vlefshmërie të skaduar.

Gjatë muajit prill, një komision i posaçëm ka shqyrtuar mbi 570 ankesa të qytetarëve për devijime në orë dhe datë të njehsorëve. Nga 54 njehsorë të testuar në laborator, 38 prej tyre rezultuan me devijime kohore, ndërsa raportet zyrtare do t’u dorëzohen organeve të drejtësisë për hetime të mëtejshme.

MINT ka kërkuar nga KESCO që të bëjë kompensimin e menjëhershëm të konsumatorëve të dëmtuar. Lidhur me këtë aksion, nga ministria kanë deklaruar se edhe në ditet në vijim do të vazhdojn me trjatimin e ankesave.

“MINT siguron qytetarët se edhe gjatë muajit maj do të vazhdojë me trajtimin e ankesave, verifikimin e njehsorëve dhe shqiptimin e gjobave bazuar në gjetjet përkatëse”, thuhet në njoftim.

Ministria inkurajon qytetarët që të vazhdojnë të denoncojnë parregullsitë në numrin e Viberit: 046 311 000, ose në adresën elektronike të tyre.

Continue Reading

Lajmet

Centcom demanton Iranin: Asnjë anije amerikane nuk është goditur në Hormuz

Published

on

By

Komanda Qendrore Amerikane, Centcom, ka mohuar zyrtarisht pretendimet e Iranit se një anije luftarake e SHBA-së është goditur nga dy raketa në Ngushticën e Hormuzit.

Përmes një postimi në platformën X, Centcom sqaroi se asnjë mjet i marinës nuk është prekur, ndërsa konfirmoi se forcat amerikane po vazhdojnë zbatimin e bllokadës detare në portet iraniane në kuadër të operacionit “Projekti Liri”.

Në anën tjetër, agjencia iraniane e lajmeve, Fars, pretendoi se një shkatërrues amerikan u godit dhe u detyrua të tërhiqej pasi po lundronte në shkelje të rregullave të sigurisë detare.

Ky përplasje deklaratash vjen menjëherë pas urdhrit të Presidentit Donald Trump që SHBA-ja të nisë operacionin për nxjerrjen e anijeve të bllokuara në këtë zonë jetike që nga fundi i shkurtit.

 

Continue Reading

Të kërkuara