Lajmet
Mbi 50 kërkesa në ditë për rezonancë magnetike në Radiologji
Mbi 10 mijë persona i janë nënshtruar Rezonancës Magnetike (MRI), derisa janë kryer mbi 18 mijë Tomografi të Kompjuterizuara.
Published
2 years agoon
By
Betim GashiRreth 150 mijë pacientë kanë kryer ekzaminime në Klinikën e Radiologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), deri në nëntor të vitit 2023. Mbi 10 mijë persona i janë nënshtruar Rezonancës Magnetike (MRI), derisa janë kryer mbi 18 mijë Tomografi të Kompjuterizuara (CT). Ndërkaq kjo klinikë merr rreth 50 kërkesa brenda ditës për MRI.
Drejtoresha e Klinikës së Radiologjisë, Shkëndije Nuza tha se ndër kërkesat më të mëdha për ekzaminime, janë tek rezonanca magnetike. Ajo shtoi se për të bërë një CT, maksimumi i pritjes është pesë deri në shtatë ditë.
“Klinika e Radiologjisë ka gamë të madhe të shërbimeve që ofron, duke filluar nga rëntgeni deri tek biopsitë dhe ekzaminimet tjera shtesë. Sipas statistikave në vitin 2022, kemi pasur diku 151 mijë 536 pacientë…Deri më tani i kemi 141 mijë 898 pacientë, ndërsa kërkesat më të mëdha për ekzaminime janë tek rezonanca magnetike… Në vitin 2022, në rezonancë magnetike, janë kryer gjithsej 9 mijë e 683 mijë pacientë, ndërsa vetëm për 11 muaj të vitit 2023, i kemi 10 mijë e 349 pacientë… Sa i përket CT ekzaminime, në vitin 2022, kemi pasur gjithsej 23 mijë e 751, ndërsa vetëm për nëntë muaj (2023), i kemi pothuajse 18 mijë ekzaminime… Sa i përket CT, unë mendoj që nuk është ndonjë listë e pritjes, nëse një pacientë do të pret 5-7 ditë maksimumi, unë nuk e quaj listë të pritjes, për arsye se ende që krejt Kosova ka qytete të mëdha që janë të pajisur me CT aparate, do të duhej të kryhej ende kryejmë pacientë të të gjitha komunave… Sa i përket rezonancës magnetike pritja është pak më e gjatë…çdo ditë kemi diku 40-50 kërkesa për rezonanca magnetike”, tha Nuza.
Ndërkaq, sa i përket bërjes së biopsisë, Nuza tha se në nëntë mujorin e parë të vitit 2023, janë kryer rreth 900 ekzaminime. Ajo shtoi se Klinika e Radiologjisë, posedon tri rezonanca magnetike, derisa shtoi se njëra nga to ka mbi 15 vite që punon, për çka shpreson se do të zëvendësohet me një aparat të ri.
Drejtoresha e Radiologjisë vuri në theks edhe nevojën për rritjen e stafit në këtë klinikë.
“Sa i përket biopsive për nëntëmujorin e këtij viti dhe 12 mujorin e 2002. Gjithsej janë kryer 1288 2022-tën, ndërsa rreth 900 janë bërë vetëm në nëntë mujorin e parë…Klinika e Radiologjisë i posedon tri rezonanca magnetike, njëra ka 15 vite që punon dhe atë në dakordim me drejtorinë e kam paraparë që do duhet të zëvendësohej, e kemi mbështetjen e tyre dhe shpresojmë në realizmin e premtimeve… Jemi në vazhdimësi në trajnimin e stafit për ngritjen e shërbimeve terciare, në rritjen e numrit stafit, duhet ketë sa më shumë staf nëse merremi me diagnostika më specifike siç është Qendra e Strokut”, potencoi Nuza.
Ndërkaq për vitin 2024, Nuza tha se presin që të fillojë së funksionari Qendra e Strokut, si dhe të rrisin shërbimet e nivelit terciar që i takojnë Klinikës së Radiologjisë. Qendra e Strokut është një strukturë shëndetësore që ofron kujdes dhe trajtim të specializuar për pacientët që kanë pësuar një goditje të trurit, e cila njihet si “strok”.
“Ndërtesa është pak më e vjetër se janë spitale më të tjera, ndërsa në Klinikën e Neurologjisë dhe në Klinikën e Pediatrisë janë kushtet më të mira, se janë ndërtesa të reja… Klinika e Radiologjisë sa i përket vitit 2024, përveç shërbimeve të cilat veç i ofron, do të urojmë që të fillojë Qendra e Strokut, të jetë një qendër me një numër shumë më të madh të mjekëve që do të merren me Strokun dhe ta mbulojnë komplet shërbimin… Të ngrisim shërbimet e nivelit terciar, që i edhe i takojnë Klinikë së Radiologjisë”, theksoi Nuza.
Rëntgen aparatet e parë në Kosovë kanë arritur pas Luftës së dytë Botërore. Tuberkulozi i mushkërive në Kosovë është konsideruar si problem i madh, ku pas Luftës së Dytë Botërore fillojnë të arrijnë rëntgen aparatet e para të asaj kohe. Ndërkaq radiologët e parë shqiptarë në Kosovë arrijnë pas vitit 1967, siç ishte Eshref Biçaku në Prizren, kurse radioterapeuti i parë në Kosovë ishte Xhavit Bicaj.
Ndërsa, rëntgen teknikët e parë të shkolluar në Zagreb, vijnë në Kosovë pas vitit 1954, e që në shkollën e mesme të mjekësisë në Prishtinë, në vitet 1982-1984 janë shkolluar tri gjeneratat e para të rëntgenteknikëve.
Provimi i parë specialisik për radiolog në Kosovë është dhënë në vitin 1987. Shërbimi i Radiologjisë ngritet në nivelin e Klinikës së Radiologjisë në vitin 2013 me Statutin e ri të QKUK-së.
Rajoni
Arrestohet në Zvicrë, ekstradohet në Kosovë i dyshuari për mashtrim
Published
1 hour agoon
April 1, 2026By
UBTNews
Një person i kërkuar nga autoritetet e rendit në Kosovë është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Zvicra drejt Kosovës, pas një operacioni të suksesshëm të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me autoritetet zvicerane.
Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate zyrtare nga Policia e Kosovës, ku specifikohet se i ekstraduari është shtetasi me inicialet B.Z., i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar përmes letërrreshtimit të lëshuar nga Interpoli.
I dyshuari ishte arrestuar kohë më parë nga autoritetet zvicerane, pasi institucionet e drejtësisë në Kosovë kishin lëshuar urdhërarrest ndaj tij nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Mashtrim”.
Sipas Policisë, B.Z. i ishte shmangur drejtësisë për një kohë të gjatë, por koordinimi i Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor me njësitet relevante dhe institucionet zvicerane bëri të mundur lokalizimin dhe sjelljen e tij para organeve të rendit në vendlindje.
Ekstradimi i realizuar këtë të mërkurë, më 1 prill 2026, u mbështet plotësisht në ligjet në fuqi dhe në marrëdhëniet e ngushta diplomatike e policore mes Republikës së Kosovës dhe Zvicrës.
Policia e Kosovës ka deklaruar se ky aksion është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të luftuar krimin dhe për të parandaluar aktivitetet ilegale, duke theksuar se shkëmbimi i informacioneve me organizatat ndërkombëtare do të intensifikohet për të gjurmuar dhe kapur çdo person apo grup kriminal që tenton t’i shpëtojë përgjegjësisë penale, pavarësisht nëse veprojnë brenda apo jashtë kufijve të vendit.
Lajmet
ZRRE: Do të korrigjohet çdo gabim në faturat e rrymës
Published
1 hour agoon
April 1, 2026By
UBTNews
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), përmes një njoftimi për media, bën të ditur se është angazhuar maksimalisht në monitorimin e situatës lidhur me shqetësimet e konsumatorëve për devijimin e mundshëm të orëve tarifore.
ZRRE po grumbullon në vazhdimësi informata për të garantuar një matje të drejtë dhe të saktë, duke siguruar që faturimi të reflektojë vetëm konsumin real të energjisë elektrike.
Në këtë kuadër, ZRRE ka bërë të qartë se çdo rast i raportuar do të trajtohet me prioritet.
“ZRRE siguron konsumatorët se të gjitha rastet e raportuara për mos-përputhje të kohës tarifore do të analizohen dhe shqyrtohen me kujdes. Në rast se konstatohet se ekzistojnë gabime në funksionimin e njehsorit elektrik, do të ndërmerren masat e nevojshme, në përputhje me legjislacionin dhe rregullat në fuqi”, thuhet në njoftim.
Ky angazhim vjen si një garanci shtesë se asnjë gabim teknik nuk do të rëndojë mbi xhepat e qytetarëve, veçanërisht pasi kompanitë si KEDS dhe KESCO janë ndërmarrje të rregulluara dhe nuk mund të përfitojnë nga këto parregullsi.
Për të mbyllur çdo hapësirë dyshimi, rregullatori rikonfirmon se mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve dhe garantimin e një sistemi të drejtë dhe transparent dhe të besueshëm në sektorin e energjisë.
Vendi
27 vjet nga masakra në Lybeniq, Kurti: Serbia refuzon të ballafaqohet me të kaluarën
Published
2 hours agoon
April 1, 2026By
UBTNews
Në 27-vjetorin e njërës prej krimeve më makabre të forcave serbe në Kosovë, Kryeministri Albin Kurti ka bërë homazhe te varrezat e të vrarëve në fshatin Lybeniq të Pejës.
Ky përvjetor kujton mëngjesin e përgjakshëm të 1 prillit të vitit 1999, kur njësitë famëkeqe serbe “Çakejt” dhe “Mbrojtja Territoriale” rrethuan fshatin dhe shkatërruan jetët e dhjetëra familjeve.
Sipas dëshmive, forcat serbe kishin nxjerrë banorët me dhunë nga shtëpitë e tyre, duke i mbledhur në qendër të fshatit, pranë xhamisë. Pasi ndanë gratë, fëmijët dhe të moshuarit për t’i dëbuar me forcë drejt Shqipërisë, ata ekzekutuan me breshëri armësh automatike 59 burra të pafajshëm nga familjet e shumta të këtij fshati.
Kryeministri Kurti theksoi se, edhe pse kjo masakër u dokumentua që në vitin 1999 nga organizatat ndërkombëtare si Human Rights Watch, drejtësia po mungon.
Ai akuzoi drejtpërdrejt shtetin serb për zvarritje dhe mjegullim të proceseve gjyqësore, duke e quajtur Serbinë një “shtet gjenocidal” që refuzon të ballafaqohet me të kaluarën.
Në fund të mesazhit të tij, Kurti nënvizoi se Serbia vazhdon të mbetet një tokë e varrezave masive dhe një strehë e sigurt për kriminelët e luftës, duke kërkuar llogaridhënie për krimet që lanë plagë të hapura në Lybeniq dhe mbarë Kosovën.
Lajmet
MINT nis verifikimin e njehsorëve të rrymës pas dyshimeve për matje të gabuara
Published
3 hours agoon
April 1, 2026By
UBTNews
Komisioni i posaçëm i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka nisur punën në terren për verifikimin e njehsorëve elektrikë, pas ankesave të shumta të konsumatorëve për çrregullime të kohës dhe matje të pasaktë të energjisë.
Drejtoresha e Agjencisë së Metrologjisë, Sebahate Bushrani, ka bërë të ditur se njehsorët e dyshimtë do të tërhiqen për verifikim dhe do të zëvendësohen me të tjerë deri në lëshimin e raportit zyrtar. Sipas saj, aktualisht janë rreth 70 ankesa, ndërsa raporti përfundimtar do t’u dërgohet Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe palëve të përfshira, raporton Koha.net.
Ky aksion vjen pas denoncimit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila përmes një hulumtimi në Prishtinë dhe Ferizaj ka pretenduar se rreth 800 njehsorë llogarisin energjinë me tarifë të shtrenjtë për shkak të mosperputhjes së orës.
Ndonëse KEDS-i i ka mohuar këto pretendime, raportimet e mëhershme kanë treguar se qytetarët në Fushë-Kosovë janë përballur me probleme të ngjashme, ku orët në njehsorë figuronin jashtë kohës reale. Verifikimi mbetet një proces i ndjeshëm, veçanërisht pas kritikave të vitit 2023 se ky proces kryhej në laboratorët e KEDS-it, veprim ky që konsiderohej shkelje e Ligjit për Metrologji.
Saktësia e njehsorëve është jetike për xhepin e qytetarëve, pasi dallimi mes tarifave është i lartë. Gjatë dimrit, tarifa e lartë (9.05 centë deri në 15.43 centë për kW) aplikohet nga ora 07:00 deri në 22:00, ndërsa tarifa e ulët (3.88 centë deri në 7.28 centë për kW) vlen gjatë natës. Çdo mospërputhje e orës bën që konsumatorët të faturohen me çmime maksimale edhe kur ata tentojnë të kursejnë duke përdorur pajisjet shtëpiake gjatë orëve të vona. /Koha.net/
Arrestohet në Zvicrë, ekstradohet në Kosovë i dyshuari për mashtrim
ZRRE: Do të korrigjohet çdo gabim në faturat e rrymës
27 vjet nga masakra në Lybeniq, Kurti: Serbia refuzon të ballafaqohet me të kaluarën
MINT nis verifikimin e njehsorëve të rrymës pas dyshimeve për matje të gabuara
Gallapeni: Nuk ia dolëm, por kjo nuk na ndalë
Dua Lipa i bashkohet filmit “Peaked”, zgjeron karrierën në Hollywood
Starmer kërkon lidhje më të ngushta me BE-në pas përplasjeve me Trump për luftën në Iran
“The Athletic” vlerëson guximin e Kosovës: “Nuk u mposhtën nga shiu, as nga presioni”
17 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO
Të kërkuara
-
Vendi1 month agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Aktualitet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Lajmet3 months agoNumërohen 31.58% e votave me kusht
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
