Lajmet

Mbi 5 mijë viktima nga COVID-19 në Skoci

Published

on

Në Skoci, numri i viktimave si pasojë e COVID-19 ka shkuar në mbi 5 mijë. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 54 raste të vdekjes – në total 5 mijë e 23 viktima.

Kryeministrja e Skocisë, Nicola Sturgeon u ka shprehur ngushëllime familjeve që humbën më të dashurit e tyre nga pandemia.

Sturgeon ka njoftuar se janë regjistruar edhe 1 mijë e 875./UBTNews

Vendi

Skenderaj: Arrestohet një person për mospërfillje të urdhrit të gjykatës

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Skenderaj, pasi i njëjti ka shkelur urdhrat e gjykatës duke shkuar në shtëpinë e bashkëshortes së tij, sipas raportit 24 orësh.

Sipas policisë, i dyshuari ka shkaktuar shqetësim tek viktima duke mos respektuar masat e sigurisë.

Pas arrestimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedime të mëtejshme.

Continue Reading

Vendi

Raste të dhunës në familje në Lipjan, Malishevë e Mitrovicë

Published

on

By

Në Policinë e Kosovës janë raportuar tri raste të dhunës në familje brenda një dite në rajone të ndryshme të vendit.

Në Lipjan, një grua ka raportuar se ka pasur dhunë psikike nga bashkëshorti i saj.

Pas intervistimit të palëve në stacionin policor, prokurori ka vendosur që rasti të shkojë në procedurë të rregullt.

Një rast tjetër ka ndodhur në Mitrovicë, ku po ashtu një grua ka pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj. Pas konsultimit me prokurorin, palët janë liruar dhe rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Malishevë është arrestuar një person nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht të fejuarën e tij. Edhe në këtë rast, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, ndërsa procesi ndaj tij do të zhvillohet në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Vendi

Kurti takoi përfaqësuesin e BE-së, Peter Sørensen: Diskutohet integrimi dhe Këshilli i Evropës

Published

on

By

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti mbrëmë në një darkë pune Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sørensen.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, fokusi kryesor i takimit ishte procesi i integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe reformat e nevojshme në këtë rrugëtim.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e linjëzimit të plotë të politikës së jashtme të Kosovës me atë të Bashkimit Evropian, si një përcaktim strategjik i vendit. Po ashtu, një vend të rëndësishëm në bisedime zuri edhe procesi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, krahas angazhimit të institucioneve për përmbushjen e reformave evropiane.

Përveç agjendës integruese, Kryeministri Kurti dhe Përfaqësuesi i Posaçëm Sørensen diskutuan edhe për aktualitetet e fundit politike dhe zhvillimet e brendshme në vend. Në këtë takim, Kryeministri ishte i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorë të tjerë të kabinetit të tij.

 

Continue Reading

Lajmet

Shtime: Vdes një punëtor në vendin e punës, arrestohet një person

Published

on

By

Një person ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda që ka pësuar teksa ishte duke punuar në një kompani në rrugën “Industria” në Shtime.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, ku viktima, burrë, u dërgua me urgjencë në Emergjencën e Ferizajt, por mjekët vetëm kanë mund të konstatojnë vdekjen e tij.

Në lidhje me këtë rast, Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Continue Reading

Të kërkuara