Kronikë e zezë

Mbi 400 gjoba në 24 orët e fundit për mosrespektim të ligjit anti-Covid

Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 465 gjoba për mosrespektim të këtij ligji.

Published

on

Policia po vazhdon të shqiptoi gjoba për personat që nuk po e respektojnë ligjin antiCOVID.

Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 465 gjoba për mosrespektim të këtij ligji. Në 24 orët e fundit janë shqiptuar edhe 1 mijë e 178 gjoba trafiku.

Ndryshe, gjatë këtij 24 orëshi janë arrestuar 17 persona dhe 11 janë dërguar në mbajtje.

Lajmet

Aksident me fatalitet në Viti, humb jetën një këmbësor

Published

on

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur dje në Viti, ku një automjet ka goditur një këmbësor.

Sipas Policisë së Kosovës, në aksident ishin të përfshirë një automjet, i drejtuar nga një mashkull kosovar, dhe një këmbësor, po ashtu mashkull kosovar.

Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka ndërruar jetë.

I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vdes në QKUK gruaja e plagosur muajin e kaluar në Klinë, trupi dërgohet për obduksion

Published

on

By

Një grua ka ndërruar jetë të hënën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), si pasojë e plagëve të marra gjatë një incidenti të ndodhur muajin e kaluar në Klinë, rast ky i cilësuar nga organet e rendit si “Vrasje e rëndë”.

Ngjarja fillestare kishte ndodhur më 6 shtator rreth orës 18:30. Pavarësisht trajtimit intenziv mjekësor që nga ajo ditë, viktima nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë më 5 tetor.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit të rastit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

/E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet në Skënderaj i kërkuari për krime lufte ndaj popullatës civile

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”, lidhur me ngjarjet e ndodhura gjatë periudhës maj-qershor të vitit 1998 në rajonin e Skënderajt.

Arrestimi i të dyshuarit  erdhi pas një pune të jashtëzakonshme hetimore nga njësitë përkatëse policore.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar menjëherë në mbajtje për procedo të mëtejshme ligjore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një grua në Podujevë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për vdekjen e një gruaje, trupi i së cilës është gjetur pa shenja jete pasditën e së dielës në Podujevë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja është raportuar rreth orës 18:30. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë përkatëse policore për të kryer ekzaminimet e nevojshme.

Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim zbardhjen e shkaqeve të vdekjes. Rasti po trajtohet nga organet e rendit si “Hetim mbi vdekjen”. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara