Lajmet

Mbi 24 milionë raste me COVID-19 në Indi

Published

on

Në Indi janë regjistruar 343 mijë e 144 raste të reja me COVID-19 të premten, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në mbi 24 milionë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se janë raportuar 4 mijë raste të vdekjes nga COVID-19, teksa numri total i viktimave ka shkuar në 262 mijë e 317.

India ka regjistruar më shumë se 4.8 milionë raste që nga fillimi i muajit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, 179 milionë e 177 mijë e 29 doza të vaksinave janë administruar në Indi. Në total, 40 milionë e 516 mijë e 82 persona janë vaksinuar plotësisht, kjo nënkupton që 3.1% e popullsisë 1.3 miliardëshe të Indisë është vaksinuar plotësisht./UBTNews

Lajmet

Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Published

on

By

Ka dështuar të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, si shkak i kësaj ka qenë mungesa e shefave të grupeve parlamentare.

Në njoftim nuk është bërë e ditur arsyeja.

“Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e paraparë për sot në orën 11:00, shtyhet për një ditë tjetër. Për mbajtjen e saj do të njoftoheni me kohë”, thuhet në komunikatë.

Continue Reading

Lajmet

Jahjaga pjesë e Rrjetit të ri të Lidershipit të Grave të OKB-së

Published

on

By

Ish presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga është bërë pjesë e Rrjetit të ri të Lidershipit të Grave të OKB-së.

Ajo është shprehur e lumtur që është bërë pjesë e platformës e cila sipas saj bashkon gra të jashtëzakonshme nga e gjithë bota për të shtyrë përpara barazinë gjinore në pozita udhëheqëse.

“E lumtur të jem pjesë e Rrjetit të ri të Lidershipit të Grave të OKB-së, një platformë e fuqishme që bashkon gra të jashtëzakonshme nga e gjithë bota për të shtyer përpara kauzën tonë të përbashkët, atë të barazisë gjinore në pozita udhëheqëse. Së bashku, për një të ardhme më të mirë”, shtoi Jahjaga.

Continue Reading

Lajmet

1 milion njerëz të zhvendosur në Liban

Published

on

By

1 milion njerëz në Liban kanë “lëvizur nga një vend në tjetrin në vetëm pak ditë”, tha të hënën kryeministri në detyrë i vendit, Najib Mikati, ndërsa sulmet izraelite në vend vazhdojnë.

Mikati tha se situata shtron çështje që lidhen me menaxhimin e ushqimit dhe strehimit për të zhvendosurit, si dhe shëndetin publik dhe menaxhimin e mbetjeve./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Skemat Pensionale, SBAShK-u dorëzon nënshkrimet për miratimin e projektligjit

Published

on

By

Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBAShK), ka dorëzuar të hënën në Kuvendin e Kosovës një peticion me 20,458 nënshkrime të mbledhura në kuadër të një nisme qytetare për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për skemat pensionale.

SBAShK synon me këtë nismë të adresojë disa prej sfidave që përballen punonjësit e arsimit dhe sektorëve të tjerë publikë që përfitojnë nga skemat pensionale, duke kërkuar ndryshime në përfitimet e pensionistëve.

Ndryshimet në Ligjin e skemave pensionale kanë të bëjnë me kërkesën që vitet e 90-ta dhe vitet pasuese deri kur ka filluar së funksionuari Trusti Pensional i Kosovës, të njihen si kontributdhënëse që do të ishte ndihmesë jo vetëm për të punësuarit e arsim, por edhe për gjithë të tjerët që të arrijnë vitet e duhura kontributpaguese dhe të gëzojnë pension të punës e jo të mbesin vetëm me pensionin e pleqërisë pas dekadave të kaluara në punë.

Continue Reading

Të kërkuara