Lajmet

Mbi 208 mijë vetura të paregjistruara, sfidë anëtarësim për Kartonin e Gjelbër

Published

on

Numri i madh i automjeteve të paregjistruara dhe mosanëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara po i pamundësojnë vendit të jetë pjesë e Kartonit të Gjelbër.

E deri më tani numri i automjeteve të paregjistruara është 208 mijë e 100 apo 30 për qind e automjeteve në vend që nuk kanë regjistrim. Kështu tha në një intervistë për Ekonomia Online, drejtori i Byrosë Kosovare së Sigurimeve, Sami Mazreku.

Megjithatë për të ulur numrin e veturave të paregjistruara Mazreku ka përmendur disa lehtësira, siç janë ndryshimi i pagesës së taksës në komunë si dhe të ndryshojë bartja e pronësisë.

“‘Shqetësues është se vitin e kaluar në muajin mars kur e kam publikuar lajmin e parë kanë qenë 128 mijë vetura në sistem të paregjistruara kurse para një muaji në publikimin e radhës që e kemi bërë ka dal që kanë 208 mijë e 100 vetura. Ajo çka kemi kërkuar edhe po kërkojmë që bashkërisht duhet të punojmë që ti heqim disa barriera për regjistrimin e veturave dhe ky numër të ndryshojë. Ne e dimë që në këtë numër një pjesë e madhe janë nga viti 2000-2007. Heqja e kursimeve, ndryshimi i pagesës së taksës në komunë, bartja e pronësisë të ndryshojnë dhe përfundimisht të krijojmë lehtësime sepse në këtë mënyrë e ulim numrin e automjeteve të paregjistruara”, deklaroi ai.

Mes tjerash Mazreku ka potencuar se këto probleme mund të zgjidhen në bashkëpunim me institucionet përkatëse.

“Kjo është problem sepse Kosova nuk është pjesë e OKB-së, ajo çka po bëjmë na nuk po duam zgjidhjen e problemit politik, por po mendojmë se kemi zgjedhje alternative, dhe është që ne t’i bëjmë këto detyra dhe lehtësime në mënyrë që me ndërrua shifrat”, deklaroi ai më tej.

Ndërsa Byroja paguan 5 deri në 7 milionë euro dëme për veturat e paregjistruara. Mazreku tha se është kundër që të jetë kusht pagesa e gjobës në mënyrë që të mund të regjistrohet vetura, raporton EO.

“Me dinamikën që është duke punuar qeveria dhe ndryshimet janë të mundshme me ndodh gjatë këtij viti, dhe këto jo vetëm që ndikojnë në raport me jashtë, por edhe me brenda për shkak se humbjet janë milionëshe për shtetin dhe industrinë e sigurimeve dhe 5 deri në 7 milionë euro paguajmë dëme për këto vetura. Asnjëherë ne nuk jemi kundër pagesave së gjobave por jemi kundër kurzimit të gjobave në regjistrimin e veturave, dhe kemi thënë që ligji për automjete duhet me u ndryshuar, gjobat duhet me u hekë si kusht dhe ne kemi përmbarues”, deklaroi Mazreku.

Continue Reading

Lajmet

Protesta në Prishtinë vazhdon edhe në mbrëmje kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Mijëra qytetarë po vazhdojnë të qëndrojnë në sheshet e Prishtinës edhe gjatë orëve të mbrëmjes, në shenjë proteste kundër vendimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Protesta e organizuar nga OVL-UÇK pason aktgjykimin ku Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.

Pjesëmarrësit po vazhdojnë të shprehin pakënaqësinë e tyre përmes thirrjeve për mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare dhe drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.

Policia e Kosovës po vazhdon të jetë prezente në terren për të garantuar rendin dhe sigurinë, ndërsa situata në kryeqytet po vijon e qetë dhe pa incidente.

Continue Reading

Lajmet

United Hospital hap dyert për ekspertizën ndërkombëtare: Dr. Yoel Har Even sjell përvojën e tij në radiologji

Published

on

By

United Hospital po zgjeron bashkëpunimin me profesionistë ndërkombëtarë me përvojë dhe reputacion të afirmuar në fushën e mjekësisë, me synim forcimin e kapaciteteve diagnostikuese dhe ngritjen e mëtejshme të standardeve të shërbimeve shëndetësore.

Në kuadër të kësaj qasjeje, United Hospital ka pritur sot Dr. Yoel Har Even (Ph.D), figurë e njohur në mjekësinë ndërkombëtare dhe në menaxhimin e krizave shëndetësore. Sipas njoftimit të spitalit, raporti i tij me Kosovën daton që nga misionet e para mjekësore humanitare, ndërsa tashmë ai shpreh interesimin për të kontribuar edhe në vend si mjek radiolog.

Vizita në ambientet e United Hospital u përqendrua në diskutime profesionale lidhur me zhvillimin e mëtejshëm të shërbimeve diagnostikuese, aplikimin e praktikave bashkëkohore në radiologji dhe iniciativat e ardhshme të institucionit.

Një pjesë e rëndësishme e bashkëpunimit pritet të zhvillohet gjatë muajit tetor, kur Dr. Har Even do t’i bashkohet sërish ekipit të United Hospital në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese kundër kancerit të gjirit.

Gjatë kësaj periudhe, eksperienca e tij profesionale pritet të vihet në shërbim të aktiviteteve që synojnë ndërgjegjësimin për rëndësinë e diagnostikimit të hershëm dhe kontrolleve të rregullta.

United Hospital

Hapja e dyerve për kuadro ndërkombëtare me përvojë të dëshmuar paraqet një tjetër dimension në strategjinë e United Hospital për të sjellë ekspertizë të specializuar dhe për të krijuar ura bashkëpunimi me profesionistë të mjekësisë nga jashtë Kosovës.

Me këtë qasje, institucioni synon që njohuritë dhe përvojat e ekspertëve ndërkombëtarë të ndërthuren me kapacitetet e stafit vendor, duke kontribuar në zhvillimin e shërbimeve moderne diagnostikuese dhe në ofrimin e kujdesit shëndetësor të orientuar drejt pacientit.

United Hospital e përmbyll mesazhin e tij me një thirrje për më shumë kujdes, parandalim dhe ndërgjegjësim për shëndetin.

Kontakti: 038 60 70 70 / 046 60 70 70
Lokacioni: M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, Kosovë./rajonipress/

Continue Reading

Lajmet

Kosova drejt Koresë së Jugut: Ekipi i UBT-së përfaqëson vendin në garën botërore të robotikës FIRST Global Challenge 2026

Published

on

By

Kanë mbetur edhe pak ditë kur ekipi i Kosovës do të niset për të përfaqësuar vendin në skenën botërore të robotikës. Në mesin e ekipeve më të mira nga e gjithë bota, Kosova do të përfaqësohet edhe këtë vit nga UBT në FIRST Global Challenge 2026, garën prestigjioze ndërkombëtare që bashkon të rinjtë më të talentuar në fushën e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës (STEM).

Këtë vit, gara zhvillohet në Incheon të Koresë së Jugut, nga 7 deri më 10 tetor, me temën “Igniting Innovation”. Kjo temë sfidon ekipet pjesëmarrëse të zhvillojnë zgjidhje inovative për adresimin e zjarreve të egra dhe ndikimit të tyre në natyrë, biodiversitet e komunitete.

Përfaqësimi i Kosovës i është besuar ekipit të UBT-së, i cili përbëhet nga gjashtë nxënës: Klea Hajrizi, Amar Rama, Melos Grainca, Jon Thaçi, Marta Çerkini dhe Ylli Osmani. Ekipi udhëhiqet nga mentorët Elita Hajrizi dhe Leona Hajrizi, në bashkëpunim me ekipin e Mekatronikës në UBT: Arxhend Jetullahu, Redon Rexhepi dhe Ylli Rexhaj.

Duke folur për përgatitjet intensive teknike e strategjike që po bëhen, mentorja e ekipit Elita Hajrizi theksoi përkushtimin e nxënësve.

“Ekipi ka filluar me përgatitjet që prej qershorit dhe përgatitjet e fundit po vazhdojnë edhe këtë javë. Që nga fillimi, ekipi ka treguar një angazhim, vullnet e pasion të madh për punën dhe besoj shumë se rezultatet e kësaj pune do të shihen edhe në garë në Kore. Sigurisht, synimi ynë kryesor është përfaqësimi i denjë i Kosovës dhe fitorja është pjesë e këtij synimi”, shprehet Hajrizi.

Përfaqësimi i këtij edicioni vjen pas suksesit të jashtëzakonshëm të Kosovës në edicionin e kaluar në Panamá, ku Elita Hajrizi u vlerësua me çmimin “Best Mentor” në nivel botëror. Përmes kësaj pjesëmarrjeje, UBT vazhdon të mbetet lider në zhvillimin e talenteve të reja në STEM dhe në promovimin e potencialit të të rinjve kosovarë në skenën ndërkombëtare.

 

Continue Reading

Lajmet

Prishtina sonte sërish në protestë, tubimi nis në orën 21:00

Published

on

Protestat në Prishtinë kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë vazhdojnë edhe sonte.

Në ditën e tretë të protestave, qytetarët pritet të mblidhen sërish në sheshin “Skënderbeu”, duke filluar nga ora 21:00. Thirrja është bërë me moton “Jo në emrin tim!”.

Gjatë ditës së sotme, në orën 12:00, në të njëjtin shesh u mbajt protesta e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ku morën pjesë mijëra qytetarë. Tubimi përfundoi rreth orës 12:40, pa incidente.

Protesta e mbrëmjes pritet të nisë në orën 21:00, ndërsa Policia e Kosovës ka njoftuar se do të jetë e pranishme për të garantuar rendin dhe sigurinë publike./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara