Lajmet

Mbi 20 mijë familje me asistencë sociale në Kosovë

Mitrovica është komuna me numrin më të madh të familjeve me asistencë sociale.

Publikuar

Numri i familjeve që marrin ndihmë sociale në dhjetor të vitit 2023 ishte 20 mijë e 397, thuhet në të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. Sipas këtyre të dhënave numri i familjeve me asistencë sociale në dhjetor të vitit 2023 është më i vogël, krahasuar me periudhën e njëjtë vë titit paraprak. Pasiqë sipas ASK-së në dhjetor të vitit 2022 ishin 22 mijë e 980 familje me asistencë sociale.

Ndërsa komuna e cila prin me numrin më të madh të familjeve me asistencë sociale është Mitrovica me 5 mijë e 557 raste. Pastaj vjen kryeqyteti Prishtina me 4 mijë e 948 raste.

Pas Prishtinës me numër më të madh të familjeve me asistencë sociale renditet Peja me 2 mijë e 433 familje.

Ndërsa Gjakova në dhjetor të vitit 2023 numëron 2 mijë e 240 familje të cilat jetojnë me aisistencë sociale. Pastaj vjen Ferizaj me 1 mijë e 948 familje me asistencë sociale.

Sipas ASK-së, komuna e Gjilanit ka gjithsej 1 mijë e 862 familje me asistencë sociale dhe Prizreni me 1 mijë e 391 familje me asistencë sociale.

Lajmet

​Xhureta: Shqiptarët në Malin e Zi janë për 30% më shumë të kyçur në institucione se vitet e kaluara

Publikuar

nga

Probleme të shumta i kanë përcjellë shqiptarët e Malit të Zi viteve të kaluara por si duket tanimë gjendja ka ndryshuar atje, pasi kanë arritur të jenë pjesë përbërëse e shtetit malazez.

Sipas drejtorit të përgjithshëm në ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicat, Arben Xhureta, shqiptarët kanë bërë hapa të mëdhenj në krahasim me vitet e kaluara dhe se qëndrojnë mjaft mirë në aspektin institucional.

“Shqiptarët në Malin e Zi për momentin janë 30% të kyçur më shumë se dy vitet e kaluara, për momentin kemi një zëvendëskryeministër shqiptar, kemi tre ministra dhe kemi edhe dy deputetë që përfaqësojnë deputetët shqiptarë në Malin e Zi, deri këtu për momentin gjendja është mirë dhe do të shohim në vazhdimësi”, ka thënë Xhureta.

Ndërsa sa i përket shkollimit atje dhe mundësisë së punësimit, Xhureta ka thënë se Kosova vazhdon të jetë trampolinë për të rinjtë shqiptarë. Ai ka theksuar se formësimin e tij si jurist e ka bërë Kosovë.

“Ndër ta jam edhe unë qysh në vitin 2006 deri në vitin 2012 unë jam formuar këtu në Kosovë dhe e kam studiuar juridikun dhe kam magjistruar për të drejtën penale…dhe si kam thënë gjithmonë Kosova është zemra e shqiptarisë”, ka përfunduar ai.

Shqiptarët në Malin e Zi përbëjnë 5% të popullsisë dhe zonat me më shumë banorë me prejardhje shqiptare janë nga Ulqini, Plavë dhe Gusi, Tivar, Podgoricë dhe Rozhajë.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

MPB-ja njofton se nga data 9 maj serbët mund t’i ndërrojnë patentë shoferët ilegalë në RKS

Publikuar

nga

Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë vendim i cili mundëson kalimin nga patentë shoferi i lëshuar nga institucionet jolegale serbe në Kosovë në ato zyrtare të lëshuara nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Sipas MPB-së, kalimi në patentë shofer të RKS-së mundëson regjistrimin e lehtë dhe praktik të automjeteve.

MPB njofton se nuk kërkohet përsëritje e dhënies së provimit për fitim të patentë shoferit, por vetëm aplikim të cilin, çdo qytetar duhet ta dorëzojë në Qendrën për Pajisje me dokumente. Dokumentet që kërkohen janë: letërnjoftimi, origjinali i patentë shoferit të lëshuar nga ana e autoriteve serbe, certifikata e gjendjes shëndetësore për pajisje me patentë shofer, dëshmi të pagesës së taksës, si dhe origjinalin e patentë shoferit të lëshuar nga UNMIK apo RKS nëse bëhet aplikimi për shtimin e kategorive./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Kurti: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Publikuar

nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një postim të tij në platformën X ka thënë se Serbia po propagandon për dhunë ndaj serbëve në Kosovë. Ai ka publikuar të dhëna lidhur me vrasjet në Kosovë nga viti 2021 deri në vitin 2024.

Sipas Kurtit kanë ndodhur 86 vrasje, prej të cilave në 81 raste viktimat ishin shqiptarë, 3 serbë dhe 2 etni tjera.

“Statistikat zyrtare të policisë tregojnë se nga viti ’21 deri në ’24, në Kosovë janë gjithsej 86 vrasje: 81 shqiptarë, 3 serbë dhe 2 etni të tjera. 3 serbë u vranë në ’22; 2 në komunën e Mitrovicës së Veriut dhe një në Graçanicë. Për të tre vrasjet ka vetëm të dyshuar serbë. Çdo person në Kosovë, vendor apo ndërkombëtar, e di: propaganda serbe për dhunën ndaj serbëve është pikërisht ajo – propagandë. Faktet flasin vetë, duke hedhur poshtë gënjeshtrat tinëzare dhe duke zbuluar gjatësinë që do të shkonte një regjim autoritar për të mbjellë kaos”, ka përfunduar ai.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Ukaj: DASh-i duhet të përgjigjet nëse Escobar do të marrë një angazhim të ri

Publikuar

nga

Politologu Fidan Ukaj, njohës i mirë i zhvillimeve politike në vend dhe atyre ndërkombëtare ka komentuar lajmin se Departamenti Amerikan i Shtetit ka larguar nga detyra Gabriel Escobar-in si i ngarkuar për Ballkanin.

Ukaj ka thënë se shkrimet që janë folur rreth Escobarit kanë një konflikt interesi ose ka një çështje që lidhet nga ana e bashkëshortes së tij me Serbinë dhe që do ta dëmton procesin dialogues në adresë të zotit Escobar.

“Në fakt ne e pamë një reagim, po ashtu një përgënjeshtrim të lajmit të tillë nga Departamenti Amerikan i Shtetit që shkrimet që janë folur rreth Escobar-it kanë një konflikt interesi ose ka një çështje që lidhet nga ana e bashkëshortes së tij me Serbinë dhe që do ta dëmton procesin dialogues ose do të ishte një konflikt interesi në adresë të zotit Escobar. Mendoj që Departamenti Amerikan i Shtetit duhet të përgjigjet duke demantuar një gjë të tillë dhe të vazhdojë duke treguar nëse zoti Escobar do ta marrë një angazhim të ri”, ka thënë Ukaj.

Ukaj mendon se nëse do të ishte një konflikt interesi, Escobar nuk do ta merrte angazhimin si përfaqësues i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor. Ai ka shtuar se i njëjti ka pasur rol të madh në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Një lajm të tillë e përgënjeshtroi që i bie që të jetë gënjeshtër e atyre mediave të cilat e kanë publiku dhe mendoj që paraprakisht për angazhimin e diplomateve, zyrtarëve amerikanë në këtë rast të zotit Escobar, mendoj se të gjithë diplomatët kalojnë nëpër filtra të shërbimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe mendoj se nuk kish pas mundësi me ik një konflikt i tillë interesi ashtu siç është raportu. Por nëse do të ishte një konflikt i tillë interes Escobar nuk do ta merrte angazhimin me qenë përfaqësues i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor e që rol të madh ka dhënë edhe në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Ukaj.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara