Lajmet

Mbi 2 mijë raste të dhunës ndaj grave deri në tetor

Projektligji për parandalimin e mbrojtjen në Kryesi.

Published

on

Iniciative për Drejtësi dhe Barazi (INJECT) dhe Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS), kanë mbajtur diskutimin publik për iniciativat e reja ligjore për mbrojtjen e grave.

Projektligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe nga dhuna në baza gjinore, u mirëprit nga të pranishmit.

Me këtë rast drejtoresha ekzekutive e IKS-së, Brikena Hoxha, tha se deri në tetor janë paraqitur rreth 2 mijë e 40 raste të dhunës ndaj grave.

Sipas saj, ka edhe shumë raste të paraporuarat e krejt këto po lënë plagë të thella psikologjike, po e dëmtojë shëndetin e grave dhe vajzave, e në shumicën e rasteve po rezultojë edhe me vdekje.

“Rreth 2 mijë e 40 raste të dhunës ndaj grave janë paraqitur deri në muajin tetor në Kosovë, e akoma më keq dhuna ndaj grave vazhdon të mbetet kryesisht e pa raportuar për shkak të mosndëshkimit, heshtjes dhe turpit”.

“Dhuna me bazë gjinore rrezikon shëndetin, integritetin, dinjitetin e viktimave të saj. Secili prej këtyre abuzimeve mund të lë plagë të thella psikologjike, të dëmtojë shëndetin e grave dhe vajzave, e në shumicën e rasteve të rezultojë edhe me vdekje”, tha ajo.

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, Duda Balje foli për Projektligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe nga dhuna në baza gjinore.

Ajo tha se i njëjti është në Kryesi të Kuvendit dhe se për këtë nuk ka ndasi ndërmjet pozitës dhe opozitës.

“Kemi marrë komente nga ana e Qeverisë. Për Ligjin kemi bashkëpunuar me OJQ dhe jemi të kënaqur me komentet e sjella. Mundem me thënë se e kemi bërë një ligj shumë të mirë dhe është më radikal sesa ai që është aktiv. Kemi angazhuar ekspertë dhe kemi pas kujdes në çdo nen, tash është në Kryesi të Kuvendit dhe po presim që i njëjti të shkojë në seancë. Nuk kemi dallime pozitë e opozitë për këtë ligj dhe besoj se do të kalojë”, tha Balje.

Shefi i seksionit për Ligj dhe Drejtësi nga misioni i OSBE-së, Mark Lasser, tha se dhuna ndaj grave është fenomen në të gjithë botën.

“Problemi i dhunës në familje ka qenë për një kohë të gjatë. Gjatë punë në OSBE, kam monitoruar rastet e dhunës në familje dhe ka qenë një problem mjaft i madh. Ndonëse ka qenë problem edhe në të kaluarën, kjo do të thotë se ne duhet të luftojmë. Dua të theksoj se jo vetëm në Kosovë po çdo kund në botë ekziston dhuna ndaj gruas”, tha ai.

Continue Reading

Vendi

Katër raste të dhunë në familje brenda një dite

Published

on

By

Policia e Kosovës në raportin e saj njëditor njofton se janë regjistruar katër raste të dhunës në familje. Rastet e raportuara janë shënuar në Gjakovë, Vitomericë dhe dy në Fushë Kosovës.

Në Fushë Kosovë janë arrestuar dy persona për dy raste të ndara për veprën e njëjtë penale- dhunë në familje.

Në rastin e parë arrestimi i të dyshuarit erdhi pas një mosmarrëveshje e cila përfundoi në sulm ndaj viktimës grua.

Sipas raportit, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

Ndërsa në rastin e dytë, i dyshuari është arrestuar pasi ofendoi dhe sulmoi viktimën grua.

Gjithashtu, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Edhe në Gjakovë është arrestuar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale- dhunë në familje ndaj viktimës grua.

Lidhur me rastin i dyshuari nën përcjellje të policisë  është dërguar për trajtim mjekësor dhe në konsultim me prokurorin kujdestar i është lëshuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ndërsa, në Vitomericë është arrestuar një grua shtetase e Shqipërisë e cila dyshohet se ka ushtruar dhunë psiqik dhe fizike ndaj viktimës burrë.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare “SpeleoMedit Magazine”

Published

on

By

Profesori i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimtarisë dhe Infrastrukturës në UBT, Hazir S. Çadraku, ka publikuar një punim shkencor në revistën ndërkombëtare “Underground Vision – SpeleoMedit Magazine”, një platformë e njohur që trajton kërkimin, eksplorimin dhe kulturën e botës nëntokësore.

Punimi me titull “Getting to Know the ‘Vërmicë’ Spring, Republic of Kosovo” paraqet një studim të detajuar mbi burimin “Vërmicë” në Kosovë, duke e vendosur atë në një kontekst më të gjerë të rëndësisë së burimeve ujore në nivel global dhe lokal. Përmes këtij publikimi, profesori Çadraku sjell në vëmendje rolin jetik që kanë burimet natyrore të ujit për ekosistemet, zhvillimin e qëndrueshëm dhe jetën e përditshme të njerëzve.

Në punimin e tij, ai thekson se burimet ujore përfaqësojnë një nga asetet më të rëndësishme natyrore, duke qenë pika fillestare e rrjedhave sipërfaqësore dhe një komponent thelbësor për biodiversitetin dhe zhvillimin njerëzor. Në një kohë kur mungesa e ujit po shndërrohet në një sfidë globale, studime të tilla marrin rëndësi të veçantë për menaxhimin afatgjatë dhe të qëndrueshëm të resurseve ujore.

Sipas të dhënave të paraqitura në studim, në territorin e Kosovës janë identifikuar mbi 7,200 burime ujore, ndërsa rreth 32% e ujit të pijshëm sigurohet nga burimet. Megjithatë, theksohet se ende ekziston nevoja për hulumtime  të detajuar dhe për krijimin një baze të dhënash (databazë) të plotë, duke qenë se një pjesë e madhe e burimeve të ujit  ende nuk janë  mjaftueshëm të dokumentuara.

Punimi i profesorit Çadraku kontribuon në këtë drejtim, duke ofruar të dhëna dhe analiza konkrete për burimin “Vërmicë”, si dhe duke ngritur vetëdijen për rëndësinë e mbrojtjes dhe menaxhimit të qëndrueshëm të ujërave në Kosovë.

Ky publikim përfaqëson një arritje të rëndësishme akademike për UBT-në, duke dëshmuar angazhimin e stafit akademik në kërkimin shkencor dhe në adresimin e çështjeve me rëndësi strategjike për shoqërinë dhe mjedisin.

UBT vazhdon të mbështesë fuqishëm kërkimin shkencor dhe publikimet ndërkombëtare, duke kontribuar në avancimin e dijes dhe në promovimin e ekspertizës akademike nga Kosova në arenën globale.

Continue Reading

Vendi

Ferizaj: Kapet kamioni me shtatë migrantë, arrestohet shoferi

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës ka ndaluar një rast të kontrabandimit me migrantë në fshatin Babush të Ferizajt.

Sipas raportit, rreth orës 01:30, gjatë një kontrolli rutinë, zyrtarët policorë kanë ndaluar një kamion të drejtuar nga një burrë, ku pas verifikimit të detajuar të rimorkios, janë zbuluar shtatë persona, të gjithë burra shtetas të huaj, të cilët po transportoheshin në mënyrë të paligjshme.

I dyshuari është shoqëruar menjëherë në stacionin policor për procedura të mëtejshme intervistimi.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, me vendim të të cilit vozitësi i kamionit është liruar për t’u mbrojtur në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, shtatë shtetasit e huaj, të cilët cilësohen si viktima të këtij rasti, janë trajtuar sipas normave ligjore dhe janë akomoduar në Qendrën e Pritjes për Migrantë, ku do t’u nënshtrohen proceseve të mëtejshme të verifikimit dhe trajtimit nga autoritetet kompetente.

Continue Reading

Lajmet

UBT pjesë e konferencës së AWESK mbi rolin e grave në sektorin e energjisë

Published

on

By

Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë së Energjisë në UBT, Prof. Dr. Armend Ymeri, ka marrë pjesë si panelist në konferencën e organizuar nga Shoqata e Grave në Sektorin e Energjisë në Kosovë (AWESK), me temë: “Gratë që Formësojnë Tranzicionin Energjetik të Kosovës: Nga Vizioni në Lidership dhe Transformim Sektori”.

Në këtë ngjarje të rëndësishme për sektorin energjetik në vend, Prof. Dr. Ymeri prezantoi perspektivën e UBT-së lidhur me përfshirjen dhe fuqizimin e vajzave në studimet e Inxhinierisë së Energjisë, duke theksuar se vitet e fundit është vërejtur një trend pozitiv i rritjes së interesimit të vajzave për këtë fushë, si në nivelin bachelor (BSc), ashtu edhe në master (MSc).

Ai theksoi se UBT beson fuqishëm se ndryshimi fillon nga edukimi, duke ndërtuar programe studimi të përshtatura me zhvillimet më të fundit në sektorin energjetik. Në këtë drejtim, kurrikulat në Fakultetin e Inxhinierisë së Energjisë janë të bazuara në realitetin e ri energjetik dhe përfshijnë fusha kyçe si prodhimi i energjisë nga burimet e ripërtëritshme (era, dielli, uji, biomasa), tranzicioni energjetik, zhvillimi i qëndrueshëm dhe mbrojtja e mjedisit, si dhe digjitalizimi, inteligjenca artificiale, rrjetat e mençura dhe mikrogridet.

Sipas tij, kjo qasje i bën studimet më gjithëpërfshirëse dhe më tërheqëse për një diversitet më të madh studentësh, duke krijuar mundësi reale për përfshirjen e vajzave në këtë sektor strategjik.

Prof. Dr. Ymeri gjithashtu theksoi rëndësinë e metodave bashkëkohore të mësimdhënies që aplikohen në UBT, duke kaluar nga modeli tradicional “lecture-based” në qasje të bazuara në zgjidhjen e problemeve. Përmes metodave si active learning dhe project-based learning, studentet angazhohen më shumë në punë ekipore dhe projekte praktike, çka ndikon drejtpërdrejt në rritjen e besimit të tyre në aftësitë teknike.

Një element tjetër i rëndësishëm është mentorimi i strukturuar, ku çdo studente në lëndët praktike përfiton nga mbështetja e dyfishtë, nga një mentor akademik dhe një mentor nga industria. Kjo qasje ndihmon në lidhjen e drejtpërdrejtë të studimeve me tregun e punës dhe zhvillimin profesional.

Në kuadër të aktiviteteve akademike dhe profesionale, Fakulteti i Inxhinierisë së Energjisë organizon konferenca të rregullta si IC EEE, akademi verore dhe evente të tjera, ku përmes ligjëratave tematike u jepet hapësirë grave eksperte dhe alumneve të suksesshme për të ndarë përvojat e tyre me studentët.

Gjithashtu, UBT ka ndërtuar partneritete të forta me institucione dhe kompani të rëndësishme të sektorit energjetik si KEK, KOSTT, KEDS, ZRrE, si dhe kompani të energjisë së ripërtëritshme, duke përfshirë edhe bashkëpunimin me organizata si AWESK. Këto marrëveshje mundësojnë zhvillimin e praktikave profesionale të strukturuara dhe krijojnë mundësi konkrete punësimi për studentet, veçanërisht në role teknike.

Në përmbyllje të diskutimit, Prof. Dr. Ymeri theksoi se rritja e pjesëmarrjes së grave në sektorin e energjisë nuk është vetëm një çështje e barazisë gjinore, por një domosdoshmëri strategjike për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit.

Pjesëmarrja e UBT-së në këtë konferencë rikonfirmon angazhimin e institucionit për të kontribuar në zhvillimin e sektorit energjetik dhe në fuqizimin e rolit të grave në këtë fushë kyçe për të ardhmen e vendit.

Continue Reading

Të kërkuara