Ekonomi

Mbi 2 mijë biznese kanë aplikuar për përfitimin e subvencioneve

Interesim më të madh të aplikimeve ka pasur në masën 1.3.

Publikuar

Vetëm mbi 2 mijë biznese kanë aplikuar për përfitimin e subvencioneve të pagave në kuadër të Pakos ekonomike të qeverisë. Interesim më të madh të aplikimeve ka pasur në masën 1.3, masë kjo e cila mbështetë gratë më pagë 50% për tre muaj me qëllim të stimulimit për punësim. 

Interesimi i bizneseve për të aplikuar në ATK për përfitimin e subvencioneve të pagave në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, nuk është i kënaqshëm. Zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi Sefa, i tha Radio Kosovës se qeveria ka pritur që do të ketë interesim më të madh për aplikim nga ana e bizneseve. 

“Pakoja për Ringjallje Ekonomike ATK ka përgjegjësi për zbatim të tri masave 1.1. 1.2 dhe 1.3. Deri më tani interesimi i anës së bizneseve është deri diku, pasi që pritjet nga qeveria kanë qenë më të mëdha, mirëpo po besoj që gjatë ditëve në vijim do të kemi numër më të madh të aplikimeve të cilat janë veç të hapura për aplikim”. 

Bytyqi Sefa tha se duke iu referuar kohës deri me tani,  numri i aplikimeve për të përfituar nga 3 masat është mbi dy (2) mijë. Më së shumti interesim për aplikim, sipas zëdhënëses së ATK-së, ka në pakon 1.3, që përfshin mbështetjen e grave. 

“Deri më tani totali i aplikimeve nëse i referohemi kohës, ka arritur në  2332 , me kërkesa 978. Nëse ju referohemi veç e veç masave shihet se numri më i madh për aplikim është për masën 1.3, ku deri më tani kemi mbi 1200 mijë punëtorë që kanë aplikuar . Masa 1.3 është  mbështetje e punësimit të grave, pra, subvencionimi i pagës bruto mujore deri në 50%  për tre muaj, ndërsa pas përfundimit të periudhës 3 mujore subvencionohen kontributet pensionale për muajt e mbetur, konform kritereve të kufizimeve të përcaktuara me vendim për zbatimin e masës 1.2 të Pakos së Ringjalljes Ekonomik, që vlen deri më datën 29 korrik 2021”, është shprehur Bytyqi Sefa. 

Derisa ajo tha se numër më të vogël të aplikimit ka në masën 1.1. e cila masë përfshin rikthimin në punë të atyre që e kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë. 

”Nëse i referohemi masës 1.1, e cila përfshin rikthimin në punë të i atyre që humbur vendin e punës gjatë pandemisë, masë që subvencionon pagën deri në 50% të pagës bruto, për tre muaj  numri i aplikimeve deri është 186 me numër të punëtorëve 360”.   

Masa 1.2, e cila mbështet apo bën thirrje për formalizimin e të punësuarve, subvencionim të kontributeve pensionale në vlerë prej 10% të pagës bruto për më shumë se 12 muaj duke filluar nga muaji korrik deri në qershor të 2022, kanë aplikuar 222 biznese,  me 756 punëtorë.  

Zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi Sefa, tha se në bazë të diskutimeve të cilat janë bërë me komunitetin e bizneseve, këta të fundit kanë shfaqur më shumë kërkesa para se pako të jetë në fuqi. 

Afati i fundit për aplikim nga bizneset për mbështetjen e grave dhe  subvencionimin e atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë, përkatësisht  pika 1.1 dhe 1.3, është deri me 15 tetor. 

Ekonomi

Pesë personat më të pasur në botë dyfishuan pasurinë e tyre

Kështu thuhet në një raport të Oxfam që u publikua të dielën.

Publikuar

nga

Pesë njerëzit më të pasur në Tokë janë bërë shumë më të pasur vitet e fundit. Që nga viti 2020, pasuria neto e këtyre miliarderëve është rritur me 114% në një total prej 869 miliardë dollarësh, pas inflacionit, sipas raportit vjetor të pabarazisë të Oxfam, të publikuar të dielën. Nëse trendet aktuale vazhdojnë, bota mund të shohë trilionerin e saj të parë në një dekadë.

Në po këtë periudhë, gati pesë miliardë njerëz në mbarë botën janë varfëruar, pasi ata u përballën me inflacionin, luftën dhe krizën klimatike. Do të duheshin gati 230 vjet për të eliminuar varfërinë bazuar në trajektoren aktuale.

Raporti, i cili bazohet në të dhënat e përpiluara nga Forbes, përkon me fillimin e takimit vjetor të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, mbledhje elitare e disa prej njerëzve më të pasur dhe liderëve botërorë.

Vlerësohet se 148 korporatat kryesore kanë pasur fitim prej 1.8 trilion dollarë, 52 për qind më shumë sesa mesatarja 3-vjeçare, duke u mundësuar që aksionarët të kenë fitime dhe miliona punëtorë të përballen me krizat e kostos së jetesës, përderisa inflacioni çoi në uljen e pagave.

“Kjo pabarazi nuk është aksidentale. Klasa e miliarderëve po sigurohet që korporatat t’u mundësojnë atyre më shumë pasuri në kurriz të të tjerëve”, tha shefi i Oxfamit, Amitabh Behar.

Elon Musk, i cili drejton disa kompani, sikurse Tesla dhe SpaceX, përjetoi rritje vitet e fundit. Pasuria e tij u rrit në 245.5 miliardë dollarë në fund të nëntorit, 737% më shumë nga marsi i vitit 2020, pas llogaritjes së inflacionit.

Bernard Arnault, kryetar i gjigantit francez të mallrave luksoze LVMH, dhe familja e tij kishin një vlerë neto prej 191.3 miliardë dollarësh, më shumë se 111%.

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, kishte një pasuri prej 167.4 miliardë dollarësh, me 24% rritje; ndërsa pasuria e themeluesit të Oracle, Larry Ellison arriti në 145.5 miliardë dollarë, me një rritje prej 107%.

Në përfundim të listës së pesë njerëzve më të pasur qëndron CEO i Berkshire Hathaway, Warren Buffett, pasuria neto e të cilit u rrit 48% në 119.2 miliardë dollarë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Ekonomi

Barclays ul numrin e vendeve të punës

Kjo shifër përfaqëson rreth 5% të totalit të fuqisë punëtore të saj.

Publikuar

nga

Barclays vlerësohet të ketë reduktuar rreth 5 mijë vende pune në të gjithë botën në vitin 2023, në kuadër të nismës për uljen e kostove, e cila filloi në fund të vitit të kaluar. Kjo shifër përfaqëson rreth 5% të totalit të fuqisë punëtore të saj.

Shkurtimet e vendeve të punës pritet të jenë një kombinim i shkurtimeve aktuale dhe vendeve të lira të punës që nuk do të plotësohen në fund të fundit. Detajet tjera pritet të bëhen të ditura së bashku me publikimin e të ardhurave të bankës më 20 shkurt, por ky plan për uljen e kostove pritet të vlerësohet në rreth 1 miliard £ (1.16 miliard euro).

Një zëdhënës i bankës së investimeve theksoi se Barclays e mori këtë vendim në kuadër të “programit të saj të vazhdueshëm të efikasitetit, i cili u krijua për të thjeshtuar dhe riformuar biznesin, për të përmirësuar shërbimin dhe për të ofruar kthime më të larta”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Ekonomi

Banka Botërore njofton 20 milionë dollarë ndihmë në Gaza

E konfirmoi Banka përmes një deklarate.

Publikuar

nga

Banka Botërore njoftoi të martën 20 milionë dollarë në financim të ri për të ofruar ndihmë emergjente për njerëzit në Gaza, përfshirë edhe 10 milionë dollarë për pako ushqimore.

Ndihma, e cila do të arrijë rreth 377 mijë njerëz, është pjesë e një pakete më të madhe ndihme për Gazën prej 35 milionë dollarësh, njoftoi Banka përmes një deklarate.

Një ndihmë fillestare prej 15 milionë dollarësh tashmë është dorëzuar./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Ekonomi

Danimarka do të heqë nga qarkullimi kartëmonedhën 1000 korona

Me këtë veprim, Banka Qendrore daneze po përpiqet të luftojë krimin ekonomik.

Publikuar

nga

Danimarka, ku paratë kesh përdoren rrallë, po synon të heqë nga qarkullimi deri në maj të vitit 2025 kartëmonedhat 1000 korona (afërsisht 134 €).

“Me ndryshimin e zakoneve të pagesave të danezëve, kartëmonedha 1000 e kurorës nuk është më e nevojshme”, njoftoi Christian Kettel Thomsen, drejtor i Nationalbanken.

Në vendin skandinav, vetëm 10% e pagesave në dyqane bëhen me para në dorë. Në 90% të rasteve, blerjet arrijnë në më pak se 500 korona (rreth 67 €). Kjo është relativisht e pazakontë në krahasim me pjesën më të madhe të Eurozonës, ku më shumë se gjysma e pagesave komerciale bëhen me para në dorë.

Me këtë veprim, Banka Qendrore daneze po përpiqet të luftojë krimin ekonomik.

“Kemi parasysh shqetësimet e policisë, sektorit financiar dhe sektorit të shitjes me pakicë… kartëmonedha 1000 kurora përdoret në masë më të madhe se kartëmonedhat e tjera në kuadër të formave të ndryshme të krimit financiar”, njoftoi Banka.

Kjo kartëmonedhë hyri në qarkullim në vitin 1975 për shkak të inflacionit shumë të lartë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara