Kulturë

Mbi 16 mijë turistë vizituan muzetë e Beratit

Muzetë e Beratit vazhdojnë të zgjojnë interesin e vizitorëve e sidomos atyre të huaj.

Published

on

Muzetë e qytetit të Beratit u vizituan nga 16 274 vizitorë në periudhën janar-shtator të këtij viti.

Drejtori i Qendrës Muzeore Berat, Agron Polovina tha për ATSH-në se, “muzetë e Beratit vazhdojnë të zgjojnë interesin e vizitorëve e sidomos atyre të huaj, me vlerat e koleksioneve të tyre”.

“Qendrën Muzeore Berat e vizituan nga 16 274 vizitorë vendas dhe të huaj, ku numri më i lartë u shënua kryesisht gjatë periudhës së sezonit të verës”, tha Polovina.

Sipas tij, nga këta rreth 11 000 vizitorë të huaj dhe rreth 5 000 vizitorë vendas.

Polovina bën të ditur se “në muajt gusht dhe shtator muzetë e QMB kanë pasur 8 740 vizitorë, janë muajt në të cilët kemi pasur nivelin më të lartë të vizitueshmërisë”.

Muzeu Etnografik është krijuar në vitin 1979 në një banesë me arkitekturë karakteristike beratase. Periudha e ndërtimit i përket shekullit XVIII. Ky muze ka një fond të pasur etnografik me rreth 1200 objekte.

Muzeu Ikonografik “Onufri”, që mban emrin e njërit prej kryemjeshtrave të pikturës shqiptare të shekullit XVI, është ndërtuar mbi rrënojat e një kishe të rindërtuar në vitin 1797 në lagjen “Kala”, e cila ka qenë katedralja e qytetit, që është monumenti më përfaqësues i arkitekturës pasbizantine në qytetin e Beratit.

Koleksioni i muzeut përbëhet nga 173 objekte të përzgjedhura nga një fond prej më se 1 500 objektesh që i takojnë fondeve të kishave dhe manastireve të Shqipërisë.

Continue Reading

Kulturë

23 Prilli – Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtave të Autorit

Published

on

Sot, më 23 prill, në mbarë botën shënohet Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtave të Autorit, një datë që synon të nxisë leximin, të promovojë krijimtarinë dhe të rrisë vetëdijen për rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të autorëve.

Kjo ditë e veçantë ka origjinën nga tradita e Katalonisë në Spanjë, ku lexuesve që blinin libra u dhurohej edhe një trëndafil – një simbol i bukur i dashurisë për librin dhe dijen.

Data 23 prill nuk është zgjedhur rastësisht. Ajo lidhet me jetën dhe veprën e disa prej figurave më të mëdha të letërsisë botërore, si William Shakespeare, Maurice Druon, Halldór Laxness, Vladimir Nabokov dhe Josep Pla. Që nga viti 1995, UNESCO e ka shpallur zyrtarisht këtë datë si Ditën Botërore të Librit dhe të Drejtave të Autorit, duke theksuar rolin e pazëvendësueshëm që kanë librat dhe krijuesit në zhvillimin kulturor dhe shoqëror.

Në shumë vende të botës organizohen aktivitete të ndryshme si panaire libri, lexime publike, diskutime letrare dhe fushata ndërgjegjësuese, të cilat synojnë të rikujtojnë rëndësinë e leximit dhe mbështetjes së autorëve.

Dita e sotme shërben si një thirrje për të gjithë që të afrohen më shumë me librin – një burim i pashtershëm dijeje, imagjinate dhe zhvillimi personal.

Continue Reading

Lajmet

Rahoveci drejt një qendre moderne për art dhe inovacion

Published

on

Në Rahovec po vazhdon ndërtimi i Qendrës për Arte, Kulturë dhe Inovacion, një projekt që synon të krijojë një hapësirë bashkëkohore për zhvillimin e jetës kulturore dhe kreative në qytet. Kjo qendër pritet t’u shërbejë artistëve, të rinjve dhe gjithë komunitetit artdashës, duke ofruar kushte më të avancuara për krijimtari, bashkëpunim dhe zhvillim profesional.

Me një investim që tejkalon 3 milionë euro, projekti synon të forcojë infrastrukturën kulturore në Rahovec dhe të hapë mundësi të reja për zhvillimin e artit dhe inovacionit, jo vetëm në nivel lokal, por edhe më gjerë.

Continue Reading

Kulturë

Baleti Kombëtar i Kosovës prezantohet me “Carmina Burana” në Medellín

Published

on

Baleti Kombëtar i Kosovës do të vazhdojë turneun e tij në Amerikën Qendrore dhe Latine me një paraqitje të radhës në Medellín, Kolumbi. Kjo ndalesë shënon edhe finalizimin e planit të turneut ndërkombëtar. Më 13 maj, trupa do të ngjitet në skenën e Teatrit “Pablo Tobón Uribe”, ku do të prezantojë veprën “Carmina Burana”, me koreografi nga Toni Candeloro.

Kjo performancë pritet të sjellë një tjetër prezantim të rëndësishëm të artit skenik kosovar para publikut ndërkombëtar, duke forcuar praninë e Baletit Kombëtar të Kosovës në skenat prestigjioze të botës.

Continue Reading

Kulturë

Koncerti “Prelud për Autizmin” në Prishtinë me mesazh ndërgjegjësues

Published

on

Një koncert i veçantë me mesazh ndërgjegjësues do të mbahet më 25 prill në Prishtinë, në kuadër të aktiviteteve të muajit të autizmit.

Nën titullin “Prelud për Autizmin”, koncerti do të sjellë një program me vepra baroke të interpretuara nga artistë ndërkombëtarë dhe vendas, si dhe me pjesëmarrjen e familjeve të fëmijëve me autizëm.

Në skenë do të performojë klaviçembalistja polake me origjinë shqiptare Jowita Graiçevci-Szornel, së bashku me vajzën e saj, violinisten Barbara Szornel. Programi përfshin vepra të kompozitorëve të njohur të periudhës baroke si Biagio Marini, Arcangelo Corelli, Giuseppe Tartini, François Couperin, Jean-Philippe Rameau dhe Henryk Wieniawski.

Të ftuara në koncert janë edhe violinistja Sihana Badivuku dhe talentja 13-vjeçare Sibora Resyli. Koncerti do të mbahet në Sallën “Atelie” në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, duke filluar nga ora 18:00. Aktiviteti është pjesë e projektit trevjeçar “Platforma Edukative Koncertale ARSKOSOVA 2025-2027”, i organizuar nga Fondacioni Muzikor ArsKosova dhe i mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit e Kosovës.

Organizatorët bëjnë të ditur se koncerti është i hapur për fëmijët dhe familjet me autizëm dhe nevoja të veçanta. Pas koncertit, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të takojnë artistët dhe të njihen nga afër me instrumentin e klaviçembalos.

Continue Reading

Të kërkuara