Lajmet

Mbi 13 mijë e 500 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Published

on

Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 40 mijë e 117 nga 145 mijë e 363 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 26 raste të vdekjes.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 25 mijë e 586, kurse numri i rasteve aktive është 13 mijë e 505./UBTNews

1.375 TESTIME, 585 TË SHËRUAR DHE 521 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Tuesday, December 1, 2020

Lajmet

Ngjarjet sot në Kosovë

Published

on

By

Sot në Kosovë pritet të zhvillohen një sërë aktivitetesh dhe ngjarjesh të rëndësishme institucionale dhe publike.

Në Zubin Potok, Policia e Kosovës ka vendosur gurthemelin për ndërtimin e stacionit të ri policor, një investim që synon të rrisë sigurinë në këtë komunë dhe të forcojë praninë policore. Në këtë ceremoni morën pjesë ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të PK-së.

Në qytetin e Gjilanit, kryetari i komunës Alban Hyseni ka vendosur gurthemelin për ndërtimin e Shkollës së Mesme të Mjekësisë, një projekt që pritet të përmirësojë infrastrukturën arsimore dhe të ofrojë kushte më të mira për nxënësit në fushën e mjekësisë.

Ndërkohë, në Prishtinë, Institucioni i Avokatit të Popullit do të mbajë një tryezë të rrumbullakët me temë “Liria e mediave dhe siguria e gazetarëve”, ku do të diskutohen sfidat që ballafaqohen profesionistët e medias dhe nevoja për garantimin e një ambienti të sigurt për punën e tyre.

Në Kuvendin e Kosovës do të zhvillohet seanca konstituive, ku partitë politike pritet të diskutojnë për zhbllokimin e procesit të konstituimit të përbërjes së re parlamentare.

Po ashtu, në mbrëmje, në kompleksin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë do të organiziohet një pritje solemne nga e Ngarkuara me Punë e SHBA-së, znj. Anu Prattipati, për të shënuar 249-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.

Continue Reading

Lajmet

Komanda e Forcave Tokësore e FSK-së realizon ushtrimin fushor “Tango Mike”

Published

on

By

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se në kuadër të përgatitjeve për validimin e Regjimentit të tretë të këmbësorisë, Kompania e armëve ka realizuar ushtrimin fushor “Tango Mike”.

Sipas njoftimit ushtrimi i Komandës së Forcave Tokësore (KFT) është realizuar me qëllim të vlerësimit të kapaciteteve operacionale dhe aftësive taktike të togjeve, si dhe testimin e funksionimit të komandës dhe ndërlidhjes në kushte të ngjashme me ato reale të betejës.

“Në këtë ushtrim janë validuar togjet e kompanisë, duke u vlerësuar në aspektin e dislokimit në terren, lëvizjes taktike, vendosjes në pozicione mbrojtëse dhe mbështetje me zjarre për njësitë operacionale të këmbësorisë”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person për sulm ndaj personit zyrtar dhe armëmbajtje pa leje

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një person për sulm ndaj personit zyrtar dhe armëmbajtje pa leje në Kaçanik.

Sipas policisë, rreth mbrëmë rreth orës 23:00, në rrugën “Vëllezërit Çaka” në Kaçanik, ka ndodhur një rast i sulmit ndaj personave zyrtarë.

Menjëherë, policët e rendit dhe hetuesit rajonalë kanë reaguar ndaj thirrjes dhe pas intervistimit të viktimave dhe dëshmitarëve, është kuptuar se derisa policët në detyrë, gjatë tentativës për arrestimin e një personi të dyshuar, janë sulmuar nga ky i fundit”, njofton policia.

Sipas policisë, i dyshuari, gjatë rezistencës, ka goditur zyrtarët policorë me shqelma në pjesën e këmbëve.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, ka pranuar veprën penale për të cilën ngarkohet”, njofton policia.

Në komunikatë thuhet po ashtu se, ai ka pranuar se posedonte dy thika që janë gjetur në veturën e tij.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar hetuesit rajonalë të ndërmarrin të gjitha veprimet hetimore dhe ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit B.M, 21 vjeç, për 48 orë.

Continue Reading

Lajmet

Rama dhe Ahmeti zhvillojnë takim në Shkup: Diskutim për marrëdhëniet ndëretnike dhe rrugën evropiane

Published

on

By

Në ditën e dytë të samitit për Planin e Rritjes BE–Ballkani Perëndimor, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një takim me liderin e BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, në Shkup.

Takimi, që u cilësua si “vëllazëror” nga Ahmeti, u përqendrua në çështje kyçe që prekin Maqedoninë e Veriut dhe rajonin, përfshirë kërcënimet ndaj Marrëveshjes së Ohrit, marrëdhëniet ndëretnike dhe nevojën për forcimin e raporteve ndërmjet dy shteteve fqinje.

“E ardhmja evropiane e rajonit është e përbashkët, nuk ka ndarje në këtë proces”, ka deklaruar Ahmeti, i cili ndau edhe fotografi nga takimi përmes rrjeteve sociale. Ai shtoi se diskutimi me Ramën ishte i sinqertë dhe politikisht i thellë, në funksion të barazisë dhe perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Continue Reading

Të kërkuara