Lajmet
Mbi 100 mijë vaksinime kundër COVID-19 në Kosovë
Published
5 years agoon
By
Betim GashiKoordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi në një konferencë për medie ka bërë të ditur se gjatë se hënës në nivel vendi vaksinën e kanë marrë 1 mijë e 680 persona.
Përderisa sipas tij, numri i përgjithshëm i vaksinimeve ka arritur në mbi 100 mijë persona. Ai më tej ka shtuar se kjo sallë ka 15 dhoma të vaksinimit dhe 30 ekipe dhe se janë të gatshëm për vaksinim masiv të popullatës.
“Në sallën ‘1 Tetori’, ku deri më tani kemi të vaksinuar 287, ndërsa në nivel vendi kemi rreth 1 mijë e 680 persona. Nëse i referohemi totalit, në nivel vendi nga dita e parë janë 101 mijë e 100 vaksinime të realizuara në Kosovë. Kjo është gjendja aktuale sa i përket vaksinimit në vendin tonë. Lidhur me kategorizimin e tyre vendos komuniteti për imunizim të popullatës e drejta e qytetarit është se duhet aplikuar ndërsa çështja e zbatimit të vaksinimit varet nga komiteti për imunizim të popullatës. Salla “1 tetori” me 15 dhoma dhe 30 ekipe është në gatishmëri për vaksinim”, tha ai, raporton EO.
Lajmet
Inter Miami ia mbyll dyert Lewandowskit
Published
1 minute agoon
December 19, 2025By
UBT News
Inter Miami nuk ka asnjë qëllim të transferojë Robert Lewandowskin, pavarësisht informacioneve që kanë qarkulluar ditët e fundit dhe që flasin për një interes të supozuar të klubit amerikan për sulmuesin e FC Barcelona. Sipas gazetës, klubi që udhëhiqet nga David Beckham e ka përjashtuar plotësisht këtë mundësi.
Arsyeja është e dyfishtë, nga njëra anë, profili i sulmuesit polak nuk përputhet me planet sportive të Interit, i cili po kërkon lloj tjetër përforcimesh për sezonet e ardhshme.
Nga ana tjetër, klubi tashmë ka në përbërje një golashënues me moshë dhe karakteristika të ngjashme, Luis Suárez, i cili vazhdon të jetë një figurë kyçe brenda dhomës së zhveshjes.
Në këtë drejtim, prioriteti i Inter Miami është rinovimi i kontratës së Suárezit, megjithëse me një rishikim të pagës në rënie, të përshtatur me politikën ekonomike të klubit dhe me ecurinë sportive të futbollistit uruguaian.
Prania e ish-sulmuesit të Barcelonës dhe Atlético Madridit e bën të panevojshme afrimin e një “nëntëshe” tjetër veterane me një kontratë të madhe.
Kjo nuk do të thotë, megjithatë, se Lewandowski nuk ka treg në Shtetet e Bashkuara. Klube të tjera të MLS-së kanë lëvizur dhe kanë sondazhuar situatën e tij. Një nga më aktivet ka qenë Chicago Fire, i cili tashmë ka vendosur kontakte me rrethin e sulmuesit, duke vlerësuar një transferim të mundshëm në të ardhmen.
Kështu, ndërsa Inter Miami qëndron jashtë kësaj çështjeje dhe ia mbyll derën operacionit, MLS vazhdon të shfaqet si një destinacion i mundshëm për Lewandowskin, edhe pse për momentin larg projektit që udhëhiqet nga Messi, Suárez dhe Beckham në Florida./S.K/EO/
Lajmet
Spiropali në Athinë: Zgjerimi i BE-së forcon thellësinë strategjike të Evropës
Published
3 minutes agoon
December 19, 2025By
UBTnews
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi një bisedë në Fondacionin Helenik për Politikat e Jashtme dhe Evropiane në Athinë, me ekspertë, akademikë dhe ambasadorë mbi momentumin e procesit të zgjerimit të BE.
Gjatë diskutimit, ministrja Spiropali theksoi se zgjerimi i BE-së përbën një instrument të fuqishëm gjeopolitik për ruajtjen e stabilitetit, sigurisë dhe kohezionit ekonomik të kontinentit, veçanërisht në një kontekst sfidues ndërkombëtar, shkruan ATSH.
Ajo nënvizoi se për Shqipërinë, zgjerimi nuk është një ushtrim burokratik.
“Është një mekanizëm zhvillimor dhe mbrojtës që forcon thellësinë strategjike të Europës, ku vendi ynë mund të kontribuojë me gjithë potencialin e tij”, nënvizoi ajo.
Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, George Gerapetritis, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi një vizitë zyrtare në Athinë.
Vizita nisi në Presidencën greke, ku Spiropali u prit nga Presidenti Konstantinos Tasoulas.
Më pas, Spiropali pati në një takim dypalësh me homologun e saj, Gerapetritis, ku u diskutua mbi forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, mbështetja e e Greqisë për integrimin europian të Shqipërisë dhe avancimi i bashkëpunimit strategjik në rajon.
Pas takimit dypalësh, ministrat mbajtën një deklaratë të përbashkët për shtyp.
Spiropali zhvilloi takim edhe me ministrin e Mbrojtjes, Niko Dendias, dhe me përfaqësues të bizneseve dhe sipërmarrjeve që operojnë mes Shqipërisë dhe Greqisë, për të diskutuar potencialin e bashkëpunimit ekonomik.
Spiropali, zhvilloi edhe një takim me komunitetin shqiptar në Athinë, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së lidhjes me rrënjët dhe kulturën shqiptare jashtë vendit.
Lajmet
BE-ja miraton një kredi prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën
Published
1 hour agoon
December 19, 2025By
UBT News
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje për t’i dhënë Ukrainës një kredi prej 90 miliardë eurosh pasi nuk arritën të bien dakord për përdorimin e aseteve të ngrira ruse.
Marrëveshja, e cila sipas udhëheqësve do të përmbushte nevojat ushtarake dhe ekonomike të Ukrainës për dy vitet e ardhshme, erdhi pas më shumë se një dite bisedimesh në një samit në Bruksel.
“Ne u zotuam, ne e përmbushëm premtimin”, shkroi shefi i BE-së, Antonio Costa, në X, ndërsa njoftoi marrëveshjen për të siguruar një kredi të mbështetur nga buxheti i përbashkët i bllokut.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u kishte kërkuar udhëheqësve të përdornin 200 miliardë euro nga asetet e ngrira ruse, por Belgjika, ku mbahet pjesa më e madhe e parave të gatshme, kërkoi garanci për ndarjen e përgjegjësisë, gjë që rezultoi shumë e vështirë për vendet e tjera./S.K/KP/BBC/
Qeveria në detyrë do të mblidhet sot, ku nga zyra e kryeministrit kanë bërë të ditur se mbledhja do të mbahet në ora 10:00.
Këto janë pikat e rendit të ditës:
RENDI I DITËS
Shqyrtimi i Propozim-vendimit për Konfirmimin e obligimit të zbatimit të vendimeve të CEFTA-s dhe protokolleve të saj (MINT)
Shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e Ekstraktit të Procesverbalit dhe të Transkriptit të mbledhjes së 277-të dhe të ekstrakteve të procesverbaleve të mbledhjeve 275 dhe 276 Elektronike/Korresponduese të Qeverisë së Republikës së Kosovës (ZKM) Shqyrtimi i Propozim-vendimit Preliminar për shpronësim së për krijimin e së drejtës servitutit për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit “Linja ajrore 110 kv, Parku me Erë-Zatriq” (MMPHI)
Shqyrtimi i Propozim-vendimit Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore të Ndërmarrjes Shoqërore Industria e Mobileve “Përparimi” dhe atyre private, për nevoja të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës (MMPHI)
Shqyrtimi i Propozim-vendimit Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Kyçjes së Vitisë në Autoudhën “Arbër Xhaferi”, Prishtinë – Hani i Elezit” (MMPHI)
Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shqyrtimin e mëtejmë të Kërkesës për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Rrugës Tranzit në Klinë, nga N9 deri në R – 104”, Klinë – Gurakoc (MMPHI)
Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shqyrtimin e mëtejmë të Kërkesës për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit “Zgjerimi i Rrugës Nacionale M25 Prishtinë – Podujevë” (MMPHI)
Shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e Raportit të tretë të punës të Komisionit për Vlerësimin e Sistemeve Shtetërore të Informacionit dhe Komunikimit me Rëndësi Strategjike (MPB)./S.K/EO/
Inter Miami ia mbyll dyert Lewandowskit
Spiropali në Athinë: Zgjerimi i BE-së forcon thellësinë strategjike të Evropës
Ish-anesteziologu francez dënohet me burgim të përjetshëm për helmimin e 30 pacientëve
BE-ja miraton një kredi prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën
Mblidhet sot Qeveria në detyrë
Aksion i madh kundër korrupsionit në Prishtinë, arrestohen 7 persona
Tre të arrestuar për djegien e një elefantit të egër në Sri Lanka
“The Guardian”: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët
Retrospektivë: Vjedhja e Kupës botërore të FIFA-s 1983
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Lajmet3 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Rajoni3 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
-
Vendi3 months agoNë UBT diplomon ushtaraku i FSK-së, Major Vilson Musaj
