Lajmet

Mbi 100 arrestime pas shpërthimit të demonstratave të dhunshme në të gjithë Britaninë e Madhe

Published

on

Mbi 100 persona janë arrestuar në të gjithë Britaninë e Madhe pas shpërthimit të demonstratave të dhunshme, të shkaktuara nga një sulm me thikë në Southport, ku u vranë tre vajza të vogla. Incidenti tronditës ndodhi gjatë një workshopi veror për fëmijë, kur një adoleshent hyri në ndërtesë dhe kreu sulmin që çoi në vdekjen e Alice Dasilva Aguiar (9 vjeç), Bebe King (6 vjeç) dhe Elsie Dot Stancombe (7 vjeç).

Adoleshenti 17-vjeçar është arrestuar dhe është në paraburgim, i akuzuar për vrasje dhe tentativë vrasjeje. Policia ka qartësuar se sulmi nuk ka lidhje me terrorizmin dhe se i dyshuari është lindur në Britani të Madhe, duke theksuar se spekulimet për origjinën e tij janë të pavërteta.

Ngjarja në Southport shkaktoi trazira dhe demonstrata në të gjithë vendin. Në Londër, mijëra protestues u mblodhën para rezidencës së kryeministrit në Downing Street, duke shprehur zhgënjim dhe kërkesa për siguri më të madhe për fëmijët dhe për të mbrojtur vendin. Trazirat u shpërthyen në qytete të tjera si Hartlepool, Mançester dhe Aldershot, ku polici raportoi për sulme ndaj tyre me raketa dhe shishe qelqi.

Policia Metropolitane e Londrës njoftoi se mbi 100 persona janë arrestuar për shkelje të rregullave të protestës dhe për akte të dhunshme, duke përfshirë edhe sulmin ndaj një punonjësi të urgjencës. Trazirat kanë lënë një pasojë të rëndë me 53 oficerë të plagosur dhe dy qenë policie të lënduar.

Autoritetet vazhdojnë të hetojnë dhe pritet të bëhen edhe arrestime të tjera në lidhje me incidentin tragjik në Southport, që ka shkaktuar reagime të ashpra dhe debat në shoqëri për sigurinë dhe kontrollin e armëve./UBTNews/

Lajmet

​FMN kërkon nga Evropa të ndalojë retorikën dhe të rivendosë konkurrueshmërinë

Published

on

Drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva tha se Bashkimi Evropian duhet të ndalojë retorikën dhe më në fund të veprojë për të rivendosur konkurrueshmërinë e tij.

“Blloku e di çfarë duhet bërë”, deklaroi Georgieva duke iu referuar raportit të publikuar një vit më parë nga ish-presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi, i cili hartoi një sërë propozimesh për të ringjallur ekonominë evropiane.

”Projekti evropian duhet të finalizohet”, tha shefja e FMN-së, përpara takimeve vjetore të Fondit dhe Bankës Botërore në Uashington.

Ajo e sheh këtë si të vetmen mënyrë për t’u kthyer në nivelin e dinamizmit të sektorit privat në Shtetet e Bashkuara, raporton ATSH.

Ndër zgjidhjet që Evropa duhet të marrë në konsideratë, ajo përmendi krijimin e një përgjegjësi të tregut të vetëm brenda Komisionit, i cili do të ketë autoritet të vërtetë për të kryer reformat e nevojshme, në vend të ndarjes së përgjegjësive midis disa komisionarëve evropianë.

Sipas kreut të FMN-së, prioritetet janë t’i jepet fund rezistencës ekzistuese mes shteteve në tregun e punës, tregtia e mallrave dhe shërbimeve, energjia dhe financa. Kjo duhet të përfshijë ndërtimin e një sistemi të vetëm financiar evropian si dhe një bashkim energjie, deklaroi Georgieva, duke përsëritur rekomandimet e paraqitura tashmë në takimet e mëparshme të FMN-së.

Megjithatë, Georgieva u tregua më pozitive në lidhje me Gjermaninë, duke gjykuar se planet e financimit të shpallura në muajt e fundit, veçanërisht për infrastrukturën, tregojnë se mund të bëhen korrigjime.

“Këto investime do të forcojnë stimujt për investimet private, të cilat do të jenë veçanërisht të dobishme, ndërsa Gjermania përpiqet të rifillojë një cikël në favor të sektorit të saj privat”, tha ajo./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Kapen mbi 22 mijë euro dhe 6 dokumente fals në Rinas

Published

on

Policia Kufitare e Rinasit ka sekuestruar mbi 22 mijë euro, 2600 denarë maqedonas dhe gjashtë dokumente fals, si dhe ka proceduar gjashtë të dyshuar.

Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit goditën dy raste të mos deklarimit të të hollave në kufi dhe katër raste të tentativës për të lëvizur me dokumente false.

Në përfundim të veprimeve procedurale për 6 rastet e pa ligjshmërive, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë:

-për shtetasin nga Maqedonia Veriore A. J. (33), i cili do të udhëtonte drejt Norvegjisë, pasi iu gjetën 11.800 euro dhe 2.600 denarë maqedonas të padeklaruara;

-shtetasin nga Maqedonia Veriore, B. I. (43), i cili do të udhëtonte drejt Norvegjisë, pasi iu gjetën 11.005 euro të padeklaruara;

-shtetasin A. R. (30), banues në Kamzë, i cili do të udhëtonte drejt Holandës, pasi iu gjetën një kartë identiteti dhe një leje drejtimi polake, të dyshuara false;

-shtetasin K. S. (20), banues në Shkodër, i cili do të udhëtonte drejt Italisë, pasi iu gjetën një kartë identiteti dhe një pasaportë polake, të dyshuara false;

-shtetasin A. K. (36), banues në Fier, i cili do të udhëtonte drejt Gjermanisë, pasi iu gjet një leje drejtimi braziliane e dyshuar false;

-shtetasen braziliane L. M. (33), e cila do të udhëtonte drejt Gjermanisë, pasi iu gjet një leje drejtimi italiane e dyshuar false.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, /S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Shpallet sot aktgjykimi në rastin “Kobra”

Published

on

Sot pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Dibran Hoxhajt dhe të tjerëve për vrasjen e 3 janarit 2023 në lokalin “Kobra City”, ku seanca gjyqësorë pritet të nisë nga ora 13:00.

Në këtë rast, Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra” dhe katër të akuzuarit Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli, akuzohen për rastin e vrasjes afërsi të lokalit “Kobra City” në Prizren.

Në aktakuzën e Prokurorisë, “Kobra” akuzohet se më 3 janar 2023, në ora 4:10, në magjistralen Prizren-Zhur, me dashje ka privuar nga jeta V.C, duke vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarve R.T (Sh) dhe A.B./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Sot mbahet seanca ndaj Slavko Simiq për sulm ndaj gazetarëve

Published

on

E përditësuar:

07:55

Para Gjykatës Themelore të Mitrovicës, sot do të dalin nënkryetari i Listës Serbe, Sllavko Simiq, dhe Urosh Vukasinoviq.

Ata do të ulen në bankën e të akuzuarve për sulm ndaj gazetarëve në Leposaviq.

Seanca për shqyrtimin fillestar në këtë çështje penale është paraparë të nisë me fillim nga ora 13:30.

Ndryshe, seanca e 18 shtatorit ishte shtyrë për sot, pas ankesave të avokatëve të të akuzuarve, të cilët pretenduan se njëri nga klientët nuk ka pranuar fare shkresat nga prokurori, ndërsa tjetri i ka pranuar vetëm pjesërisht./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara