Lajmet

Mbi 1 mijë të vdekur e 740 mijë të zhvendosur nga përmbytjet në Afrikë

Published

on

Më shumë se 1 mijë persona kanë vdekur dhe të paktën 740 mijë janë zhvendosur pasi përmbytjet kanë bërë kërdi në të gjithë Afrikën Perëndimore dhe Qendrore, duke prekur mbi 5 milionë njerëz në 16 vende, tha OKB.

Shumica e pjesëve të rajonit të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore, si dhe Sahelit kanë përjetuar përmbytje të rënda për shkak të reshjeve të mëdha.

Vendet e Çadit dhe Nigerisë janë goditur më rëndë, duke përbërë mbi 80% të popullsisë totale të prekur, sipas Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA).

Përveç numrit të njerëzve, qindra-mijëra shtëpi, shkolla dhe objekte të kujdesit shëndetësor janë dëmtuar, me rreth gjysmë milioni hektarë tokë bujqësore të shkatërruar, duke kërcënuar sigurinë ushqimore dhe në rritje të kequshqyerjes, veçanërisht në Çad dhe Niger.

Kushtet e pasigurta të jetesës po rrisin gjithashtu rrezikun e sëmundjeve të shkaktuara nga uji, si kolera, që përhapen në Nigeri, paralajmëroi OKB.

Joyce Msuya, ndihmës sekretari i përgjithshëm për çështjet humanitare dhe zëvendës koordinatori i ndihmës emergjente, ka ndarë 35 milionë dollarë për të mbështetur përgjigjen në Çad, Nigeri, Republikën Demokratike të Kongos dhe Kongo. Megjithatë, nevojiten urgjentisht fonde shtesë, theksoi OKB.

Vetëm në Nigeri, Msuya ndau 5 milionë dollarë për të ndihmuar 280 mijë njerëz me ushqim, ujë të pastër dhe strehim, si dhe përpjekje për të parandaluar shpërthimet e kolerës.

Plani i Përgjigjes Humanitare prej 927 milionë dollarësh për Nigerinë është vetëm 46% i financuar, vunë në dukje zyrtarët.

Aktualitet

Nga inteligjenca artificiale te bujqësia: Hajrizi tregon pse UBT-ja është zgjedhja kryesore e studentëve

Published

on

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka thënë se arsyeja kryesore pse studentët zgjedhin të studiojnë në këtë institucion është qasja moderne dhe programet inovative që ofrohen.

Në një intervistë në FIVE të Dukagjinit, Hajrizi ka theksuar se UBT dallon nga universitetet e tjera për shkak të orientimit drejt së ardhmes dhe temave bashkëkohore, si Inteligjenca Artificiale.

Sipas tij, një element tjetër që i tërheq studentët është mënyra ndërmarrësore e funksionimit të UBT-së, e cila, duke qenë e vetëfinancuar, ka si obligim që çdo student të arrijë sukses.

“Mendoj që qasja e re, ne kemi programe të reja dhe moderne. Dhe janë programe të së ardhmes, nuk e kemi asnjë old fashion në program. Kjo është tema kryesore që asnjëherë nuk ke pas një tematik që ne e trajtojmë për të kaluarën, por flasim Inteligjencës Artificiale. Apo flasim sot për IA, po, cili është universiteti më i mirë në regjion për IA? Dihet. Ose po flet për zhvillim të qëndrueshëm, dihet kush tregon rolin. Po flet për mjekësi, dihet kush. Po flet për energji, bujqësi.

Domethënë thjesht jemi duke garuar për t’i ofruar ato kompetenca të cilat atij i duhen. Jemi shumë aktivë me qenë shumë të kujdesshëm në suksesin e tij. Se ne vetëfinancohemi, ne jemi një qasje ndërmarrësore, e kemi obligim atë me ngrit deri te suksesi. Ai e ndjen atë mbështetje. E ndjenë atë cilësi e infrastrukturë. E ndjenë atë ndërkombëtarizmin dhe vjen”, ka thënë Hajrizi.

Continue Reading

Lajmet

Xhaka në garë me Haalandin dhe yjet e tjerë për t’u zgjedhur lojtari i muajit në Premierligë

Published

on

Ylli kosovar Granit Xhaka po shfaq formë të jashtëzakonshme në edicionin e ri dhe mbetet në garë yjet e tjerë për t’u zgjedhur lojtari i muajit në Premierligë

Xhaka u transferua gjatë verës nga Bayer Leverkuseni në Sunderland dhe menjëherë prezenca e tij ka pasur impakt në ekipin anglez.

Krahas organizimit të lojës, duke kontribuuar si në aspektin defanziv, ashtu edhe në atë ofanziv, veterani i mesfushës ka kontribuuar edhe me asistime, duke qenë lojtari më i rëndësishëm i Sunderlandit deri tash në sezonin 2025/26.

Për këtë, Premierliga e ka përfshirë përfaqësuesin zviceran në mesin e kandidatëve për t’u zgjedhur futbollisti më i mirë i muajit shtator.

Përpos Xhakës, në garë janë edhe lojtarët tjerë që bënë paraqitje pozitive në muajin që shkoi si: Erling Haaland, Danchi Kamada, Yankuba Minteh, Robin Roefs e Martin Zubimendi./S.K/EO/

 

Continue Reading

Lajmet

Europa League sonte vjen me 18 lojë

Published

on

Xhiroja e dytë e Europa League do të luhet këtë të enjte, ku në programin zyrtar do të jenë 18 ndeshje interesante që do të zhvillohen.

Vëmendja kryesore do të jetë fokusuar në lojën AS Roma – Lille, që nis nga ora 18:45 minuta.

Ndeshjet tjera që do të luhen sonte janë si në tabelën vijuese:

/S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Klubet basketbollistike dhe shifrat që përfituan nga Ligji i Sponsorizimit

Published

on

Ligji i Sponsorizimit konsiderohet se ligji që i ka sjellë shumë benefite klubeve sportive të cilat përmes këtij ligji kanë rritur financat e tyre duke hapur kështu rrugë për investime edhe dhe përforcime të skuadrave.

Drejtori Ekzekutiv ne Agjencinë e Sportit brenda Ministrisë së Sportit, Fidan Shatri ka publikuar shot shifra e klubeve të Superligës së Kosovës në basketboll që kanë përfituar më së shumti gjatë vitit 2025 nga Ligji i Sponsorizimit.

Klubi i basketbollit Ylli ka kaluar milionëshin, më saktësisht skuadra nga Suhareka për përfituar 1,109,500.

Në vendin e dytë është KB Trepça që ka arkëtuar 817,000 euro, e ndjekur nga KB Sigal Prishtina me 410,000 euro dhe KB Bashkimi me 386,000 euro./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara