Lajmet

Mbi 1.5 milion euro për qendrat që strehojnë viktimat e dhunës në familje

Ministrja Haxhiu dhe zëvendësministri Qorrolli kanë vizituar të hënën Qendrën për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve “Raba Voca” në Mitrovicë.

Published

on

Ministria e Drejtësisë ka njofuar se rreth 1.5 milion euro janë ndarë gjatë këtij viti nga kjo ministri për organizatat që strehojnë viktimat e dhunës në familje.

Sipas njoftimit, ministrja Haxhiu dhe zëvendësministri Qorrolli kanë vizituar të hënën Qendrën për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve “Raba Voca” në Mitrovicë.

Në njoftim thuhet se Qendra për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve gjatë këtij 8 mujori ka strehuar 80 të mbijetuara të dhunës në familje.

Ndërkaq lidhur me sigurinë në këtë Qendër, ministrja Haxhiu dhe zëvendësministri Qorrolli u njoftuan nga drejtoresha, Fidane Hyseni, se kryesisht nuk ka probleme në këtë qendër dhe se bashkëpunimin me policinë e Kosovës e kanë jashtëzakonisht të mirë dhe efektiv.

Në këtë takim, Ministrja dhe zëvendësi u njoftuan që ende komuna e Mitrovicës, Skenderajt dhe Vushtrrisë, nuk kanë nënshkruar marrëveshjen me strehimoren për mbështetje financiare.

“Ministrja i njoftoi për veprimet që ka ndërmarrë në raport me këtë çështje dhe u zotua që do të jetë në komunikim me personat përgjegjës për zgjidhjen e kësaj çështje”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, ministrja Haxhiu dhe zëvendësi, vizituan edhe vendin ku kanë filluar punimet për ndërtimin e strehimores së re me mbështetjen e UNOPS, ku panë nga afër punën që po bëhet.

Vendi

Exit Polli e nxjerrë fitues Përparim Ramën në Prishtinë

Published

on

Përparim Rama nga LDK ka dalë i pari në sondazhet e televizionit Dukagjini.

Sipas këtij exit pollit të UBO-Consulting, rezulton që Rama merr 54.1 për qind, ndërsa kundër kandidati i tij, Hajrulla Çeku 45.9 për qind.

Ndërsa sipas exit pollit të Klan Kosovës, përparim Rama ka 53.62 për qind, ndërsa Hjarulla Çeku 46.38 për qind.

Continue Reading

Rajoni

Rektori Hajrizi viziton UniMarconi në Romë

Published

on

Gjatë vizitës zyrtare në Itali, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, zhvilloi një vizitë në Universitetin UniMarconi, i pari institucion digjital i i akredituar në Itali.

Me këtë rast, Rektori Hajrizi u takua me Rektorin e UniMarconi-t, Prof. Marco Abate, me Prof. Ulrike Haider-Quercia, udhëheqëse e Shkollës së Doktoratës, si dhe me Prof. Francesco Gaspari, përgjegjës për bashkëpunimin ndërkombëtar.

Të dy rektorët shkëmbyen përvoja rreth zhvillimit të universiteteve moderne, bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe mundësive për forcimin e partneritetit ndërmjet dy institucioneve në fusha të ndryshme, si mobiliteti akademik, studimet e përbashkëta, projektet kërkimore dhe inovacioni.

Continue Reading

Lajmet

​Bellingham dhe Foden rikthehen në kombëtaren e Anglisë

Published

on

Jude Bellingham dhe Phil Foden janë rikthyer në skuadrën e Anglisë për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Serbisë dhe Shqipërisë.

Trajneri Thomas Tuchel ka ftuar për herë të parë mesfushorin e Bournemouthit, Alex Scott, i cili ka bërë paraqitje mbresëlënëse këtë sezon. Nga ana tjetër, Jack Grealish dhe Danny Welbeck nuk janë përfshirë në listë, ndërsa mungojnë edhe Ollie Watkins dhe Myles Lewis-Skelly.

Bellingham, që kishte munguar në grumbullimin e kaluar për shkak dëmtimi, është rikthyer në formë me Real Madridin, duke shënuar tre gola në katër ndeshjet e fundit. Edhe Foden ka shkëlqyer me Manchester Cityn, ku shënoi dy herë në Ligën e Kampionëve kundër Borussia Dortmund.

“Jemi të kënaqur që janë rikthyer. Të dy kanë qenë vendimtarë për klubet e tyre dhe tani mund të ndihmojnë edhe kombëtaren,” tha Tuchel.

Anglia kryeson Grupin K me 18 pikë pas gjashtë ndeshjeve, ndërsa përballet me Serbinë në Wembley të enjten dhe me Shqipërinë në Tiranë të dielën.

Skuadra e Anglisë:

Portierë: Henderson, Pickford, Pope

Mbrojtës: Burn, Guehi, James, Konsa, O’Reilly, Quansah, Spence, Stones

Mesfushorë: Anderson, Bellingham, Henderson, Rice, Rogers, Scott, Wharton

Sulmues: Bowen, Eze, Foden, Gordon, Kane, Rashford, Saka./S.K/KP/

Continue Reading

Sport

Vdes në moshën 24 vjeçare lojtari i Cowboys, Marshawn Kneeland

Published

on

Sipas autoriteteve ligjore, ka vdekur mbrojtësi i Dallas Cowboys, Marshawn Kneeland në moshën 24 vjeçare. Ekipi lëshoi ​​një deklaratë të enjten duke mos përmendur shkakun e vdekjes.

“Me trishtim të madh, Dallas Cowboys njoftojnë se Marshawn Kneeland ndërroi jetë tragjikisht këtë mëngjes. Marshawn ishte një shok skuadre i dashur dhe anëtar i organizatës sonë. Mendimet dhe lutjet tona në lidhje me Marshawn janë me të dashurën e tij Catalina dhe familjen e tij.”, thuhet në njoftim.

Cowboys kanë vënë në dispozicion burime këshillimi për të gjithë lojtarët, trajnerët dhe stafin.

Lojtarët aktualisht janë në javën e pushimit dhe nuk janë planifikuar të stërviten përsëri deri të hënën.

Policia e DPS-së gjeti automjetin e Kneeland të rrëzuar në Dallas Parkway në drejtim të jugut pranë Warren Parkway. Sipas raportit, Kneeland iku nga vendi i ngjarjes në këmbë dhe oficerët kontrolluan zonën me ndihmën e K-9 dhe njësive të dronëve.

Ndërsa autoritetet po kërkonin Kneeland, një dispeçer u tha oficerëve se njerëzit që e njihnin kishin marrë një mesazh në grup nga Kneeland duke i thënë lamtumirë. Përafërsisht tre orë më vonë, Kneeland u gjet i vdekur./S.K/NFL/

 

Continue Reading

Të kërkuara