Lajmet

Mbërrijnë vëzhguesit e parë të BE-së për zgjedhjet lokale

Published

on

Bashkimi Evropian ka marrë vendim që të vendos misionin vëzhgues të zgjedhjeve në Kosovë. Tashmë në Prishtinë kanë ardhur ekipi kryesorë i përbërë nga 10 ekspertë zgjedhorë, ndërsa në mes të shtatorit misionit do t’i bashkohen edhe 22 vëzhgues afatgjatë.

Prania e vëzhguesve ndërkombëtar erdhi pas ftesës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

“Në përgjigje të ftesës së Presidentes së Kosovës, Bashkimi Evropian (BE) ka vendosur të vendosë një Mision të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE -së (MVZ) për të vëzhguar zgjedhjet lokale të planifikuara për 17 tetor 2021.Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë dhe Nënkryetar i Komisionit Evropian, ka emëruar z. Lukas Mandl, anëtar i Parlamentit Evropian shef të Misionit të Vëzhguesve të BE-së 2021 në Kosovë. Misioni filloi të vendoset në Kosovë në fillim të shtatorit”, thuhet në komunikatën për media të zyrës së BE-së në Kosovë.

Përfaqësuesi i Lartë/Nënkryetari Josep Borrell citohet të ketë thënë se, “Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar dhe i angazhuar për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj evropiane dhe në forcimin e qeverisjes së saj demokratike. Për herë të tretë tashmë, ne do të vëzhgojmë zgjedhjet komunale në Kosovë përmes Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve. Unë besoj se prania e Misionit do të kontribuojë në një proces zgjedhor gjithëpërfshirës, të besueshëm dhe transparent, si dhe do të ndihmojë përpjekjet e ardhshme lidhur me reformën zgjedhore. Ne mezi presim të vazhdojmë punën me autoritetet e Kosovës për të forcuar procesin zgjedhor, në përputhje me gjetjet dhe rekomandimet e misioneve tona paraprake”.

Shefi i Misionit Vëzhgues, Lukas Mandl është shprehur se është i kënaqur që i është besuar përgjegjësia për udhëheqjen e këtij misioni të BE-së, për çka ka shtuar se beson se misioni do t[i sjellë vlerë të shtuar procesit zgjedhor.

“Ekipi kryesor i MVZ të BE -së i përbërë nga 10 ekspertë zgjedhorë, mbërriti në Prishtinë më 5 shtator. Në mes të shtatorit, 22 vëzhgues afatgjatë do t’i bashkohen misionit dhe do të vendosen në të gjithë vendin. Misioni do të përforcohet me vëzhgues afatshkurtër gjatë ditës së zgjedhjeve. MVZ -ja e BE -së do të qëndrojë në vend deri në përfundimin e procesit zgjedhor, përfshirë edhe raundin e dytë të mundshëm të zgjedhjeve për kryetar komune më 14 nëntor”, thuhet në komunikatë.

Tutje në komunikatë është nënvizuar se “Në përputhje me metodologjinë e vëzhgimit të zgjedhjeve të BE -së, misioni do të lëshojë një deklaratë paraprake dhe do të mbajë një konferencë për shtyp në Prishtinë menjëherë pas zgjedhjeve. Raporti përfundimtar, i cili do të përfshijë një sërë rekomandimesh për proceset e ardhshme zgjedhore, do të prezantohet dhe do të ndahet me palët e interesit pas përfundimit të të gjithë procesit zgjedhor”.

Vendi

Nisi protesta në Pejë për vrasjen e Arlinda Zekajt, ngjyrosen me të kuqe këpucët e policëve

Published

on

By

Ka nisur në Pejë protesta gjithëpopullore kundër vrasjes së grave, në shenjë revolte pas rastit të rëndë të Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë.

Masa e mbledhur ka shprehur pakënaqësi të thellë ndaj dështimeve institucionale, duke kërkuar drejtësi të menjëhershme dhe llogaridhënie. Në një akt simbolik revolte, protestuesit kanë ngjyrosur me ngjyrë të kuqe këpucët e zyrtarëve policorë që po siguronin ngjarjen, teksa në kor brohorisnin thirrjet “Marre”.

Marshimi i protestuesve do të përshkojë të gjitha institucionet përgjegjëse në qytet, duke u ndalur para Komunës së Pejës, Qendrës për Punë Sociale, Stacionit Policor, Gjykatës dhe Prokurorisë Themelore.

Kjo protestë në Pejë është pjesë e valës së reagimeve qytetare që po zhvillohen në të gjithë Kosovën, me kërkesën e prerë për siguri, mbrojtje institucionalisht të garantuar dhe ndëshkim të përgjegjësve për mosveprimet që çuan në këtë tragjedi. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Jep dorëheqje drejtori i Policisë Gazmend Hoxha

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar sot kërkesën për dorëheqje nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, duke e liruar atë zyrtarisht nga detyra.

Sipas njoftimit nga Qeveria, pas propozimit të Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryeministri Kurti ka caktuar Fehmi Hotin si ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës. Ekzekutivi ka falënderuar z. Hoxha për kontributin dhe angazhimin e tij gjatë kohës sa ushtroi këtë mandat.

Kjo dorëheqje vjen në vazhdën e masave dhe përgjegjësive institucionale pas vrasjes së Arlinda Zekajt, rast ky që shpërfaqi dështime të rënda zinxhirore brenda Policisë së Kosovës. Vetëm përmes hetimeve të Inspektoratit Policor lidhur me mosveprimet dhe mosekzekutimin e urdhrave mbrojtës për viktimën, deri më tani janë suspenduar nga detyra edhe 19 zyrtarë policorë. /E.A/

Continue Reading

lajme

Akil Gjakova mposht nënkampionin e botës

Published

on

By

Akil Gjakova ka shënuar fitore në Grand Slamin në Abu Dabi.

Ai në xhiron e tretë e mposhti bartësin e parë dhe nënkampionin në fuqi të botës, Makhmadbek Makhmadbekovin.

Ndaj tij dominoi prej fillimit, ndërsa fitoi me “Ippon” të bukur në kohën shtesë.

Është kjo fitorja më e madhe e Akilit në vitin e fundit. Ai po garon në kategorinë deri 73 kilogramë, dhe po duket në ditë të mirë. /D.L/

Continue Reading

Lajmet

Gjykata Supreme vendos: Policia nuk mund t’jua mbajë patentë-shoferin më shumë se 8 ditë

Published

on

By

Gjykata Supreme e Kosovës ka shfuqizuar rregullin e Ministrisë së Punëve të Brendshme që lejonte Policinë e Kosovës t’ju mbante patentë-shoferin shoferëve gjatë të gjithë kohës sa zgjaste masa mbrojtëse (3, 6 apo 12 muaj).

Sipas vendimit të Gjykatës Supreme, marrja e përkohshme e patentë-shoferit nga policia në vendin e ngjarjes nuk mund të zgjasë më shumë se 8 ditë. Kushtëzimi i kthimit të dokumentit me përfundimin e plotë të dënimit ishte i paligjshëm, pasi Udhëzimi Administrativ i MPB-së kishte vendosur kufizime shtesë që nuk parashiheshin me ligjin bazë të trafikun rrugor.

Vendimi erdhi pas padisë së ngritur nga 28 qytetarë kundër MPB-së dhe Policisë së Kosovës. Gjykata sqaroi se heqja e së drejtës për të ngasur makinën (masa mbrojtëse) është diçka tjetër, ndërsa mbajtja fizike e dokumentit të patentë-shoferit nga policia nuk lejohet të kalojë afatin 8-ditor. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara