Shëndet
Mbajeni trurin më të ri duke dëgjuar muzikë
Shumë pak gjëra e stimulojnë trurin ashtu si muzika.
Published
2 years agoon
By
Betim GashiNëse doni të mbani trupin tuaj në formë, shkoni në palestër. Ndërsa nëse doni të ushtroni trurin tuaj, dëgjoni muzikë. Shumë pak gjëra e stimulojnë trurin ashtu si muzika.
Studimet tregojnë se dëgjimi i muzikëss mund të reduktojë ankthin dhe dhimbjen dhe të përmirësojë tensionin e gjakut, kualitetin e gjumit, humorin, shkathtësinë mendore dhe memorjen.
Lidhja tru – muzikë
Ekspertët po përpiqen të kuptojnë se si truri ynë mund të dëgjojë dhe luajë muzikë. Një sistem stereo përcjell vibrime që udhëtojnë nëpërmjet ajrit dhe në një farë mënyre futen në kanalin e veshit. Këto vibrime prekin daullen e veshit dhe transmetohen në një sinjal elektrik që udhëton nëpërmjet nervit të dëgjimit për në tru, ku kthehet në diçka që ne e perceptojmë si muzikë.
Nxitje të përditshme të trurit nga muzika
Fuqia e muzikëss nuk limitohet vetëm në studime interesante. Provoni këto metoda për të sjellë më shumë muzikë dhe përfitime të trurit në jetën tuaj:
Ndihmoni kreativitetin tuaj
Ekspertët sugjerojnë të dëgjoni edhe muzikën që dëgjojnë fëmijët dhe nipërit tuaj. Shpesh ne dëgjojmë vazhdimisht të njëjtat këngë dhe zhanër muzike që dëgjonim gjatë adoleshencës dhe në të 20 – at dhe kryesisht shmangim dëgjimin e çdo gjëje jashtë asaj periudhe. Muzika e re sfidon trurin tonë në një mënyrë që ajo e vjetra nuk e bën. Mund të mos jetë shumë e pëlqyeshme në fillim por ai jofamiljiritet detyron trurin të përpiqet për të kuptuar tingujt e ri.
Kujtoni diçka nga shumë kohë më parë
Këngë të ndryshme ju sjellin kujtimeve të ngjarheve që mund të kenë ndodhur kur ju keni qenë duke e degjuar atë në të shkuarën.
Dëgjoni trupin tuaj
Kushtojini vëmendje se si ju reagoni ndaj formave të ndryshme të muzikës dhe zgjidhni atë që është më e përshtatshme për ju. Çfarë ndihmon një njeri që të përqendrohet mund të jetë shpërqendruese për dikë tjetër dhe çfarë e ndihmon dikë që të çlodhet mund të sjellë lodhje për dikë tjetër.
Shëndet
Kafeina kundër migrenës, sa funksionon dhe çfarë duhet të dini?
Published
12 hours agoon
November 19, 2025By
UBT NewsKafeina, e cila gjendet natyrshëm në kafe, çaj dhe disa medikamente, njihet gjerësisht për efektin e saj stimulues.
Megjithatë, pak njerëz e dinë se ajo mund të ndihmojë edhe në lehtësimin e dhimbjeve të kokës.
Studimet tregojnë se kafeina zvogëlon dhimbjen e kokës duke ngushtuar enët e gjakut në tru duke rritur efektin e analgjezikëve si paracetamoli dhe aspirina. Konsumimi i një sasie të moderuar, 100–150 mg, që i korrespondon një filxhani kafe mund të jetë i dobishëm veçanërisht në dhimbjet e tensionit ose në fazat e para të migrenës.
Kafeina duhet përdorur me kujdes. Marrja e tepërt shkakton dhimbje koke, sidomos si pasojë e varësisë ose e ndërprerjes së papritur.
Për këtë arsye, ekspertët këshillojnë personat që vuajnë nga migrena të vëzhgojnë reagimin e trupit të tyre ndaj kafeinës dhe ta përdorin atë në mënyrë të kontrolluar. Efekti i saj është më i fortë kur kombinohet me qetësues, por gjithmonë nën këshillimin e mjekut ose farmacistit.
Për të parandaluar dhimbjet e kokës, krahas konsumit të kujdesshëm të kafeinës, është e rëndësishme të ruani gjumin, hidratimin dhe një dietë të shëndetshme. Nëse dhimbjet janë të shpeshta, kërkoni patjetër ndihmë mjekësore për trajtim të duhur. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Çfarë e bën lëngun e shegës kaq të shëndetshëm?
Published
14 hours agoon
November 19, 2025By
UBT News
Lëngu i freskët nuk ka pse të kufizohet vetëm te variantet jeshile apo të pasura me spinaq.
Shega është përdorur si ilaç natyral që nga lashtësia dhe edhe sot po studiohet për përfitimet e saj të shumta shëndetësore.
Ky frut mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit dhe në forcimin e sistemit imunitar.
Më poshtë janë disa nga përfitimet kryesore të shegës:
Antioksidant i fuqishëm
Kokrrat e shegës marrin ngjyrën karakteristike të kuqe nga polifenolët, kimikale që veprojnë si antioksidantë shumë potentë. Lëngu i shegës përmban një sasi më të lartë antioksidantësh se shumica e lëngjeve të tjera të frutave, madje tre herë më shumë se vera e kuqe dhe çaji i gjelbër. Këta antioksidantë mbrojnë qelizat nga dëmtimet dhe reduktojnë inflamacionin.
I pasur me vitaminë C
Një gotë lëng shege siguron mbi 40% të sasisë ditore të rekomanduar të vitaminës C, duke e bërë atë një burim të shkëlqyer të kësaj vitamine të rëndësishme.
Mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit
Lëngu mori vëmendje të madhe pasi një studim tregoi se ngadalëson rritjen e qelizave të kancerit të prostatës. Megjithatë, kërkimet shkencore për këtë përfitim vazhdojnë.
I dobishëm për shëndetin e zemrës
Shega konsiderohet si një nga lëngjet më të mira për zemrën, ndihmon në mbrojtjen e zemrës dhe arterieve, duke kontribuar në qarkullim më të shëndetshëm të gjakut.
Përfitime të tjera
Lëngu përmirëson memorien, i pasur me vitamina të ndryshme dhe ndihmon në uljen e shtypjes së lartë të gjakut. /A.Z/UBT News/
Shumë njerëz mendojnë se tërshëra dhe produkte të ngjashme janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, por kjo nuk është gjithmonë e vërtetë.
Vezët janë një alternativë fantastike, jo vetëm të shijshme, por edhe shumë të dobishme për shëndetin. Ato përmbajnë proteina të larta që ndihmojnë në kontrollin e peshës dhe ju bëjnë të ndiheni të ngopur për më gjatë.
Përfitimet kryesore të vezëve:
1. Ju mbajnë të ngopur më gjatë
Proteina e yndyra që gjenden tek vezët ndihmojnë në ruajtjen e energjisë dhe frenimin e urisë, duke ju mbajtur të ngopur për më shumë orë.
2. Ndihmojnë në humbjen e peshës
Ata që konsumojnë vezë për mëngjes kanë më shumë gjasa të humbin peshë krahasuar me ata që hanë bukë ose ushqime të tjera.
3. Burim i shkëlqyer proteinash
Vezët përmbajnë të gjitha aminoacidet thelbësore, duke i bërë një nga burimet më të mira të proteinave në dietë. Rekomandohet të konsumoni të paktën një vezë në ditë për një regjimi ushqimor të ekuilibruar.
4. Çmimi i tyre i përballueshëm
Krahasuar me burime të tjera proteinash si mishi i kuq, vezët janë më të lira dhe lehtësisht të disponueshme.
5. Nuk dëmtojnë kolesterolin
Edhe pse përmbajnë kolesterol, studimet e fundit tregojnë se konsumi i vezëve nuk e rrit nivelin e kolesterolit në mënyrë të dëmshme.
6. Përmirësojnë funksionin e trurit dhe kujtesën
Vezët përmbajnë kolinë, lëndë ushqyese që mbështet zhvillimin dhe funksionin e trurit, duke përmirësuar kujtesën dhe vigjilencën.
7. Mbrojnë shikimin
Antioksidantët luteinë dhe zeaxanthin që gjenden tek vezët ndihmojnë në mbrojtjen e syve nga dëmtimet e shkaktuara nga rrezet UV dhe mund të ulin rrezikun e kataraktit në pleqëri. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Nga tërshëra te avokado, super-ushqimet që pastrojnë arteriet
Published
2 days agoon
November 17, 2025By
UBT News
Tërshëra është e njohur për aftësinë e saj për të ulur kolesterolin për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave të tretshme, veçanërisht beta-glukanit.
Këto fibra reduktojnë përthithjen e kolesterolit nga trupi.
Ruajtja e niveleve të shëndetshme të kolesterolit është çelësi për një zemër të fortë. Nëse kolesteroli është më i lartë se normalja, mos u shqetësoni, është e rëndësishme të dini se mund të bëni ndryshime në dietë për ta kontrolluar atë.
Më poshtë kemi listuar 7 ushqimet që mund t’ju ndihmojnë të ulni kolesterolin dhe të përmirësoni shëndetin e zemrës.
Tërshërë
E njohur për aftësinë për të ulur kolesterolin për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave të tretshme, veçanërisht beta-glukanit. Këto fibra reduktojnë përthithjen e kolesterolit nga trupi.
Peshk i yndyror
Peshqit yndyrorë si salmoni, sardelet dhe skumbri janë të pasur me acide yndyrore omega-3, ato ulin trigliceridet dhe të ndihmojnë në rritjen e kolesterolit “të mirë” HDL.
Arra
Bajamet, arrat dhe kikirikët përmbajnë yndyrna të pangopura, që ndihmojnë në uljen e kolesterolit LDL, të pasura me fibra e antioksidantë.
Vaj ulliri
Veçanërisht vaji i ullirit ekstra i virgjër, është i njohur për aftësinë për të ulur kolesterolin LDL duke ruajtur ose rritur kolesterolin HDL. Gjithashtu përmban antioksidantë që mbrojnë zemrën.
Bishtajoret
Thjerrëzat, qiqrat dhe bishtajoret e tjera janë të pasura me fibra të tretshme që ulin kolesterolin LDL. Ato përmbajnë proteina dhe janë të ulëta në yndyrna të ngopura.
Ushqimet me soje
Të tilla si tou, qumështi i sojës, të pasura me proteina e të ulëta në yndyrna të ngopura. Proteina e sojës është treguar se ul kolesterolin LDL.
Avokado
Me yndyra të pangopura e fibra që ul kolesterolin LDL, përmban beta-sitosterol, që redukton përthithjen e kolesterolit. /A.Z/UBT News/
Ramadan Nishori ndan rrëfimin e tij para studentëve të UBT-së në një takim të mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar
Art, media dhe kujtesa historike: Vizita e studentëve të UBT-së në Reporting House
FBK emëron Bujar Locin përzgjedhës të Kosovës ndaj Shqipërisë
Real Madrid paralajmëron gjigantët evropian për Vinicius Jr
Të respektohen afatet kushtetuese, Zemaj ka një apel për presidenten Osmani
Dështimi i formimit të qeverisë, Krasniqi ka këtë kërkesë për Vjosa Osmanin
UEFA ka aprovuar rikthimin e Barcelonës në Camp Nou
AUV ndalon importin e shpezëve dhe nënprodukteve nga zonat administrative të Gjermanisë
Ismaili: Vota e PDK-së do të jetë kundër
Të kërkuara
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Aktualitet4 weeks agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni2 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Vendi2 months agoVotoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
