Lajmet nga UBT

Mbahet takimi i radhës online në kuadër të aktiviteteve të përbashkëta në mes UBT-së dhe TH Lubeck

Në këtë takim prezantues kryesor ka qenë Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu.

Publikuar

Në kuadër të aktiviteteve të ndryshme të përbashkëta në mes Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT dhe University of Applied Science në Lubeck të Gjermanisë, është mbajtur takimi i radhës online.

Në këtë takim prezantues kryesor ka qenë Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu.

Prezantimi është mbajtur si vazhdimësi e modulit të përbashkët të dy Fakulteteve të Arkitekturës nga UBT dhe TH Lubeck, për trajtimin e hapësirave publike në Prishtinë.

Ky modul do të përfundojë më 12 dhjetor me prezantimin final të punimeve nga studentët përpara panelit akademik nga dy institucionet.

Lajmet nga UBT

Profesori i UBT-së, Çadraku bashkëautor në “Hartën e Vulnerabilitetit të Ujërave Nëntokësorë të Shqipërisë”

Publikuar

nga

Në një përpjekje për të adresuar dhe parandaluar ndotjen e ujërave nëntokësore në Shqipëri, një grup kërkimor nga Universiteti Politeknik i Tiranës, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Teknologjisë dhe Inovacionit, ka zhvilluar Hartën e Vulnerabilitetit të Ujërave Nëntokësorë. Kjo hartë, e ndërtuar në bazë të Metodës DRASTIC, është rezultat i një angazhimi të përbashkët dhe një përpjekje të vazhdueshme për të mbrojtur burimet e çmuara ujore të vendit.

Vulnerabiliteti i ujërave nëntokësorë është një sfidë thelbësore për shëndetin publik dhe ruajtjen e mjedisit. Ndërhyrja e ndotjeve sipërfaqësore në sipërfaqen e tokës ka një ndikim të drejtpërdrejtë në këtë resurs të çmuar. Për të vlerësuar këtë rrezik, grupi i punës ka zgjedhur të përdorë metodën e DRASTIC, duke e konsideruar atë si një mjet të përballueshëm dhe efikas për të adresuar këtë çështje.

Në këtë hartë, janë përfshirë të dhënat dhe vlerësimet e shumta nga një sërë burimesh shkencore, duke përfshirë informacione nga departamentet e Gjeologjisë dhe Energjisë në Universitetin Politeknik të Tiranës, si dhe kontributin nga institucionet e tjera shkencore në vend, përfshirë Profesorin Hazir Çadraku nga UBT si bashkëautor. Kjo hartë paraqet një mjet të rëndësishëm për planifikimin dhe menaxhimin e burimeve ujore nëntokësore.

Projekti ka qenë i mundur falë mbështetjes së Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave, si dhe Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit për financimin e tij fillestar. Përvoja dhe ekspertiza e përbashkët e këtyre institucioneve kanë bërë të mundur zhvillimin e një mjeti aq të rëndësishëm për mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik në Shqipëri.

Ky projekt është një dëshmi e përpjekjeve të përbashkëta të shoqërisë shkencore dhe institucioneve qeveritare për të adresuar sfidat komplekse mjedisore që përballon vendi ynë. Harta e Vulnerabilitetit të Ujërave Nëntokësorë do të shërbejë si një mjet i rëndësishëm për politikat dhe programet e ardhshme të mjedisit dhe ujërave në vend. /UBTNews/

D.E.

 

Fletepalosja_Harta-e-vulnerabilitetit (1)

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Në revistën prestigjioze “International Journal of Intelligence and Counterintelligence” publikohet punimi shkencor i profesorëve Bahri Gashi e Ngadhnjim Brovina

Publikuar

nga

Në revistën prestigjioze nga fusha e Inteligjencës dhe Kundërinteligjencës, “International Journal of Intelligence and Counterintelligence”, është publikuar punimi i profesorit të Studimeve të Sigurisë dhe Shkencave Politike, Bahri Gashi dhe profesorit të Shkencave Politike, Ngadhnjim Brovina, me titull “Reassessment of Counterintelligence in National Security”, The Case of Kosovo.

Ky hulumtim ka analizuar hollësisht shërbimet e kundërzbulimit si një rol vendimtar në parandalimin e kërcënimeve nga brenda dhe sidomos atyre të jashtme. Artikulli ka vënë në theks rastin e Kosovës në forcimin e nevojës për shërbimet e kundërzbulimit, si dhe ka analizuar se cili model i kundërzbulimit do të ishte më i përshtatshëm për Kosovën.

Janë dhënë rekomandime të bazuara dhe specifike në kontekstin aktual për krijimin e një shërbimi të fuqishëm dhe efektiv të kundërzbulimit në rastin e Kosovës, duke përfshirë masat shtesë ligjore që autoritetet vendore dhe aleatët ndërkombëtarë duhet të marrin parasysh, si dhe kompleksitetin rajonal për të përmbushur këtë mision.

Kjo revistë është pjesë e Taylor & Francis, e indeksuar në platformën Scopus./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Publikohet studimi shkencor i profesorit të UBT-së me temën “Monitorimi i Ndotjes në Liqenin e Mitrovicës dhe Strategjitë për Menaxhimin Mjedisor”

Publikuar

nga

Në revistën shekncore prestigjioze e cila është indeksuar në ‘Web of Science’ dhe ‘SCOPUS’, dhe e cila publikohet nga Taylor & Francis është botuar studimi i Profesorit të UBT-së, Edon Maliqit, në bashkëpunim me Dr.sc. Kaltrina Jusufi nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Titulli i punimit është “Monitorimi sasior i ndotjes në liqenin e Mitrovicës duke përdorur modelin empirik dhe shkencën dhe sistemet e informacionit gjeografik”. Ky studim ka qenë i fokusuar në përdorimin e modeleve analitike/matematikore dhe Shkencën & Sistemet e Informacionit Gjeografik (GISS) për të adresuar problematikën mjedisore, veçanërisht në aspektin e cilësisë së ujit në liqenin e Mitrovicës.

Punimi është përshkruar për të shfaqur zhvillimin e shtresave të ndryshme tematike dhe përdorimin e grupeve të ndryshme të të dhënave gjeohapësinore për të kalkuluar indekse të specializuara që lidhen drejtpërdrejt me qëllimin e punës. Rezultatet e këtij punimi janë prezantuar në formën e hartave tematike të modelit raster.

Synimi kryesor i këtij studimi është të ofrojë një bazë të qëndrueshme të informacionit gjeografik me fokus në aspektet mjedisore, me qëllim që të ndihmojë në procesin e vendimmarrjes dhe formulimin e politikës mjedisore në zonën e Mitrovicës. Ky punim mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në qeverisjen mjedisore lokale dhe qendrore./UBTNews/

D.E

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Publikohet studimi shkencor i profesorëve të UBT-së në perspektivën e ‘Rigjenerimi i Linjës Hekurudhore në Kosovë’

Publikuar

nga

Një studim i publikuar së fundmi nga Korporata për Publikime në Kufi të Horizonit hulumton potencialin e rigjenerimit të linjës hekurudhore në Kosovë, me fokus në studimin e rastit të Fushë Kosovë-Prishtinë-Podujevë dhe Prizren-Xërxë.

Studimi, i autorëve Beni Kizolli, Nol Dedaj, Hazir S. Çadraku dhe Bekim Selimi nga Fakulteti i Inxhinierisë Civile dhe Infrastrukturës në UBT-Institucioni i Arsimit të Lartë, Republika e Kosovës, nxjerr në pah rëndësinë e revitalizimit të infrastrukturës hekurudhore në rajon. Ky studim ka shqyrtuar potencialin e rigjenerimit të infrastrukturës hekurudhore si një zgjidhje për këto sfida.

Studimi synon të ofrojë njohuri për gjendjen aktuale të infrastrukturës hekurudhore në Kosovë dhe përfitimet e mundshme të një transformimi të saj nën një koncept menaxhimi të integruar dhe të qëndrueshëm të sektorit të trafikut. Në bazë të të dhënave të grumbulluara dhe rezultateve të analizave, studimi vë në dukje se rigjenerimi i linjave hekurudhore në zonat e studiuara do të integrojë pronat në zhvillimin urban.

Në njëra anë, kjo mund të japë burime financiare alternative për shoqërinë hekurudhore, përmes shfrytëzimit të ambienteve për shërbime të ndryshme, parkingje me pagesë, reklama tregtare dhe hapësira rekreative. Në anën tjetër, kjo sjell mundësi për transport alternativ, duke përfshirë korsitë e veçanta të autobusëve, Metrobus (Bus Rapid Transit) dhe shtigjet biçikletash përgjatë linjës brenda zonës urbane.

Këto gjetje mbështesin një model të përmirësimit të infrastrukturës hekurudhore në Kosovë si një mjet për të adresuar sfidat e trafikut dhe të mjedisit, ndërsa edhe për të integruar më mirë pronën dhe zhvillimin urban në të ardhmen./UBTNews/

D.E

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara