Lajmet

MB: Policia rekomandon 20 gjoba për shkeljet e rregullave të COVID në Downing Street

Bëhet fjalë për të ashtuquajturin skandalin “Partygate”.

Published

on

Policia ka rekomanduar 20 gjoba për shkelje të rregulloreve të COVID në zemër të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Është në lidhje me të ashtuquajturin skandalin “Partygate” që ka tronditur kryeministrin Boris Johnson dhe ekipin e tij.

Pretendohet se tubime të shumta sociale janë mbajtur në Downing Street, duke thyer rregullat e krijuara nga vet qeveria për të kufizuar përhapjen e COVID-19.

“Hetimi për pretendimet për shkelje të rregulloreve të COVID-19 në Whitehall dhe Downing Street tani ka përparuar deri në pikën ku referimet e para për njoftimet e penalitetit fiks (FPN) do të bëhen në Zyrën e Regjistrimeve Kriminale ACRO”, tha Policia Metropolitane në një deklaratë.

“Ne sot fillimisht do të fillojmë t’i referojmë 20 njoftime fikse penaliteti që do të lëshohen për shkelje të rregulloreve të Covid-19. Zyra e Regjistrimeve Kriminale ACRO do të jetë më pas përgjegjëse për lëshimin e FPN-ve për individin pas referimeve nga MSHP”.

Policia shtoi se po bën të gjitha përpjekjet për të përfunduar hetimin dhe vlerësimet./UBTNews/

Lajmet

Deputetët britanikë alarmojnë për lirinë e medias në Serbi

Published

on

Një grup deputetësh britanikë dhe personalitete të larta publike i kanë dërguar një letër Sekretares së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, ku shprehin shqetësim të thellë për gjendjen e demokracisë dhe lirisë së medias në Serbi.

Ata kanë kërkuar që kjo çështje të ngrihet në nivelin më të lartë gjatë Samitit të Ballkanit Perëndimor në Londër.

Letra e nënshkruar nga deputetë të të gjitha partive politike dhe nga përfaqësues të Parlamentit britanik, përfshirë Tom Tugendhat, Fiona O’Brien të Reporterëve pa Kufij, dhe baroneshën Helena Kennedy, thekson se liria e shtypit në Serbi është në një pikë kthese të rrezikshme.

Në dokument, autorët denoncojnë shtypjen e mospajtimit politik, bastisjet policore ndaj organizatave joqeveritare dhe sulmet e koordinuara ndaj mediave të pavarura, në veçanti ndaj rrjetit United Media, që zotëron televizionet N1 dhe Nova, të vetmet transmetuese të mëdha jo nën kontrollin e qeverisë së presidentit Aleksandar Vuçiq.

Deputeti Tugendhat përmend rastin e incizimit të publikuar nga rrjeti OCCRP, ku drejtues të lartë të Telekom Srbija dhe United Group flasin për strategji për dobësimin e mediave të pavarura.

“Gazetarët e këtyre mediave po përballen me ngacmime të vazhdueshme, sulme fizike dhe fushata shpifjesh”, theksohet në letër.

Sipas nënshkruesve, përpjekjet e qeverisë serbe për të kontrolluar narrativën mediatike dhe për të frenuar opozitën e qytetare janë një kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj demokracisë.

“Pa gazetarë të lirë që mund t’u thonë të vërtetën autoriteteve, liritë civile në Serbi janë në rrezik të shkatërrohen”, thuhet në letrën e dërguar Cooperit.

Në fund, deputetët kërkojnë nga qeveria britanike që të përdorë ndikimin e saj diplomatik për të mbrojtur lirinë e medias në Serbi./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Dështon të dëgjohet dëshmitari në rastin e të akuzuarve për krime lufte

Published

on

E përditësuar:

10:44

Ka dështuar të mbahet seanca ndaj të akuzuarve për krime lufte, Zoran Kostiq dhe Dragan Miloviq, pasi pala mbrojtëse kërkoi shtyrjen e saj. Sipas mbrojtjes, përkthimin në serbisht i deklaratës së dëshmitarit që ishte paraparë të dëgjohej sot, e kanë pranuar vetëm disa minuta para fillimit të seancës.

Avokati i palës mbrojtëse, Predrag Milkoviq, deklaroi se marr parasysh këto rrethana, mbrojtja nuk pranon që kjo seancë të vazhdoj.

“Nuk jemi gati sepse tani e keni pranuar deklaratën e dëshmitarit të përkthyer para 10 minutash. Më vjen keq që i kemi humbur 20 ditë nga gjykimi i kaluar, por mbrojtja nuk pranon që kjo të vazhdohet”, tha ai.

Nga ana tjetër, prokurorja e rastit, Florie Shabani, kërkoi që dëgjimi i dëshmitarit të bëhet për të mos vonuar procesin gjyqësor.

“Ne me kohë kemi dorëzuar këtë deklaratë të përkthyer, por për shkak të disa pengesave në kompjuter, për të mos e zvarritur këtë procedurë, është mirë që dëshmia e dëshmitarit të merret nga ana e prokurorisë, ndërsa në një seancë tjetër të merret nga pala tjetër,” tha ajo./S.K/EO/

10:00

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka filluar seanca gjyqësore ndaj Zoran Kostiqit dhe Dragan Miloviqit, te akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile, ku do të dëgjohet edhe dëshmia e dëshmitarit Naim Haliti.

Në seancën paraprake janë dëgjuar dy dëshmitarët të Prokurorisë, Habib Mustafa dhe Rrahim Tahiri.

Të dy dëshmitarët kanë deklaruar se të akuzuarin Kostiq e kanë njohur nga periudha e paraluftës dhe se gjatë luftës ai kishte qenë i uniformuar.

Dëshmitari Rrahim Tahiri, duke përmendur krimet e kryera në disa fshatra të komunës së Vushtrrisë, ka deklaruar se i akuzuari Kostiq nuk ka vend që s’ka marrë pjesë.

Zoran Kostiq dhe Dragan Miloviq akuzohen se, në cilësinë e pjesëtarëve të policisë serbe, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të policisë, ushtrisë dhe formacioneve paramilitare serbe, kanë kryer krime lufte kundër popullatës civile gjatë konfliktit në Kosovë./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Edhe Serie A pranë anulimit të ndeshjes në Australi

Published

on

Grupi “Football Supporters Europe” (FSE) i ka kërkuar Serie A-së që të heqë dorë nga planet për zhvillimin e ndeshjes Milan–Como në Perth të Australisë.

Kjo ndeshje është e parashikuar për fillimin e vitit 2026, dhe kërkesa vjen pas vendimit të La Ligës që të anulojë një ndeshje të ngjashme mes Villarreal dhe Barcelonës në SHBA, pas protestave të lojtarëve dhe tifozëve.

Sipas protestuesve, lojërat nuk kanë vend 15,000 kilometra larg shtëpisë së tyre dhe vazhdimi i këtij projekti do të dëmtonte imazhin e futbollit italian.

Milani ka marrë me hezitim lejen e UEFA-s për ta zhvilluar ndeshjen në stadiumin Optus të Perthit, pasi San Siro nuk do të jetë i disponueshëm për shkak të Lojërave Dimërore Milano-Cortina 2026.

Megjithatë, ndeshja kërkon ende miratimin e Federatës Australiane, AFC-së dhe FIFA-s.

Drejtori ekzekutiv i Serie A, Luigi De Siervo, ka mbrojtur idenë, duke e krahasuar me modelet e NFL dhe NBA që luajnë jashtë SHBA-së.

“Futbolli duhet të ndjekë rrugën e globalizimit nëse nuk do të mbetet prapa”, tha ai.

Nga ana tjetër, Ministrja e Sportit e Australisë Perëndimore, Rita Saffioti, është e bindur se ndeshja do të zhvillohet sipas planit, duke theksuar se presin miratimin përfundimtar brenda ditëve të ardhshme./S.K/FlashScore/

Continue Reading

Lajmet

BE-ja dështon të arrijë marrëveshje për përdorimin e aseteve të ngrira ruse për Ukrainën

Published

on

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian nuk arritën marrëveshje për përdorimin e aseteve të ngrira shtetërore të Rusisë, për ta ndihmuar Ukrainën, pasi Belgjika si vendi ku mbahet pjesa më e madhe e këtyre fondeve ngriti shqetësime ligjore dhe teknike.

Në një takim të mbajtur në Bruksel më 23 tetor, udhëheqësit kërkuan nga Komisioni Evropian ta vazhdojë punën për një plan për përdorimin e rreth 140 miliardë eurove nga rezervat e ngrira të Bankës Qendrore të Rusisë, për ta mbështetur Kievin për nevojat e tij ushtarake dhe buxhetore, por disa diplomatë thanë se marrëveshja përfundimtare mbetet ende e paarritshme.

“Udhëheqësit evropianë u zotuan se nevojat financiare të Ukrainës do të mbulohen për dy vjetët e ardhshme”, tha presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, pas samitit.

“Rusia duhet ta marrë këtë mesazh. Ukraina do të ketë burimet financiare që i nevojiten për t’u mbrojtur nga agresioni rus”, shtoi ai.

Costa theksoi se është e mundur të zgjidhen çështjet teknike për të cilat nevojitet sqarim, për ta bërë të mundur përdorimin e aseteve të ngrira ruse, duke nënvizuar se kjo zgjidhje është e arritshme.

Bashkimi Evropian i ngriu rreth 200 miliardë euro nga asetet e Bankës Qendrore të Rusisë pas pushtimit të Ukrainës nga Moska në vitin 2022.

Deri më tani, BE-ja ka përdorur vetëm interesin e krijuar nga këto fonde për të mbështetur Ukrainën në mbrojtjen kundër Rusisë.

Moska paralajmëroi më 23 tetor se çdo veprim me asetet ruse pa pëlqimin e saj është i pavlefshëm nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare dhe ajo kontraktuale, si dhe do të nxisë përgjigje të dhimbshme.

Blloku evropian e zhvilloi këtë skemë huaje pasi u përball me trysni për të siguruar ndihmë shtesë për Kievin, për shkak se mbështetja amerikane u ngadalësua pas kthimit të Donald Trumpit në pushtet./S.K/EO/

 

Continue Reading

Të kërkuara