Lajmet nga UBT

Maturantët e Gjimnazit “Gjon Buzuku” nga Prizreni vizituan kampusin e UBT-së në Prizren

Ata realizuan një vizitë informuese dhe punëtori në hapësirat e UBT-së në Prizren.

Published

on

Maturantët e Gjimnazit “Gjon Buzuku” nga Prizreni, nën përcjelljen e profesorit Lamir Shkurti, u mirëpritën nga drejtori i kampusit të UBT-së në Prizren, Prof. Dr. Vehbi Sofiu, me ç’rast realizuan një vizitë informuese dhe punëtori në hapësirat e UBT-së në Prizren.

Ai ka mbajtur një prezantim për mundësitë e studimit në programe të ndryshme që ka UBT dhe mundësitë praktike me orientim në karrierë sipas bashkëbisedimit me maturantët.

Profesor Sofiu e mbajti një punëtori duke prezantuar teknologjinë “EON XR” dhe punimet e studentëve që kanë realizuar detyra projektuese në kuadër të lëndës me këtë teknologji.

Maturantët më pas kanë vizituar të gjithë infrastrukturën e UBT-së duke përfshirë edhe laboratorët e programeve të ndryshme, teksa kanë parë edhe punimet e studentëve që kanë realizuar në KREN të ITP-së.

Lajmet nga UBT

Studentët e Fakultetit MBE të UBT-së zhvillojnë vizitë studimore në “Viva Fresh Store” – përvojë e drejtpërdrejtë me sfidat dhe sukseset e biznesit modern në Kosovë

Published

on

By

Në kuadër të lëndëve Marketing, Menaxhimi i Projekteve dhe Projekt, studentët e vitit të parë dhe të tretë të Fakultetit të Menaxhimit, Biznesit dhe Ekonomisë (MBE) të UBT-së, të udhëhequr nga profesoresha Gonxhe Beqiri dhe profesoresha Ermira Shehu, realizuan një vizitë studimore në kompaninë e njohur vendore Viva Fresh Store, konkretisht në zyret kryesore dhe qendrën logjistike të saj në Lipjan.

Kjo vizitë përbën një ndërthurje të rëndësishme të teorisë me praktikën, duke u ofruar studentëve një përvojë unike për t’u njohur nga afër me strukturën organizative, proceset e brendshme të menaxhimit dhe qasjet e avancuara të marketingut që kanë kontribuar në suksesin e kësaj ndërmarrjeje lider në sektorin e shitjes me pakicë në Kosovë.

Gjatë vizitës, studentët patën nderin të takohen me themeluesin dhe CEO-n e kompanisë, z. Xhevdet Rexhepi, si dhe me përfaqësues të departamenteve kyçe si ai i Burimeve Njerëzore, Marketingut dhe Logjistikës. Në një atmosferë të hapur dhe interaktive, studentëve iu prezantuan aspektet praktike të funksionimit të kompanisë, sfidat me të cilat është përballur që nga themelimi, dhe strategjitë që janë ndjekur për të ndërtuar një brand të qëndrueshëm dhe të besueshëm.

Përgatitje për tregun e punës dhe lidhja me industrinë

Një pjesë e veçantë e vizitës iu kushtua temave të punësimit dhe praktikës profesionale për studentët e UBT-së. Përfaqësues të departamentit të Burimeve Njerëzore ndanë me studentët informacione të rëndësishme mbi procedurat e rekrutimit, aftësitë dhe kompetencat që kërkohen nga kandidatët, si dhe mundësitë që ofrohen për përfshirje në akademitë e trajnimit të organizuara nga kompania.

Studentët treguan interes të lartë, duke parashtruar pyetje rreth vizionit strategjik të Viva Fresh Store, aplikimit të inovacionit dhe digjitalizimit në proceset e përditshme, zhvillimit profesional të stafit dhe angazhimit të kompanisë në përgjegjësi sociale.

Zhvillimi i kompetencave profesionale përmes përvojës në terren

Vizita përfundoi me një tur në ambientet operative të qendrës logjistike të Viva Fresh Store, ku studentët patën mundësinë të shohin nga afër funksionimin praktik të logjistikës moderne, proceset e menaxhimit të stokut, sistemet e furnizimit dhe ofrimin e shërbimit ndaj klientit – duke i lidhur drejtpërdrejt konceptet akademike me përvojën reale të menaxhimit të një ndërmarrjeje komplekse.

UBT, përmes aktiviteteve të tilla, afirmon qasjen e tij praktike ndaj mësimdhënies dhe përgatitjes së studentëve për tregun real të punës. Fakulteti MBE mbetet i përkushtuar për të ofruar jo vetëm dije teorike të avancuar, por edhe përvoja reale që nxisin të menduarit kritik, analizën e tregut dhe ndërtimin e kapaciteteve të lidershipit.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Studentet e Fakultetit Juridik të UBT-së marrin pjesë në Forumin Ndërkombëtar “Gratë, Paqja dhe Siguria” – Promovim i dijes dhe përgatitjes për sfidat e së ardhmes

Published

on

By

Nën shoqërimin e prof. Egzone Osmanaj, prodekane në Fakultetin Juridik të UBT-së, studentet e vitit të katërt morën pjesë në Forumin Ndërkombëtar “Gratë, Paqja dhe Siguria”, i cili u organizua nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. Ky forum përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në nivel vendi dhe rajonal, me fokus në fuqizimin e rolit të gruas në procese paqësore dhe ndërtimin e sigurisë globale.

Pjesëmarrja në këtë forum i ofroi studenteve një mundësi të jashtëzakonshme për të thelluar njohuritë e tyre në një fushë të rëndësishme të së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut. Gjatë diskutimeve dhe paneleve të organizuara, ato patën rastin të ndjekin nga afër fjalimet e përfaqësueseve të institucioneve të larta vendore dhe ndërkombëtare, si dhe të angazhohen në rrjete të rëndësishme profesionale me eksperte nga fusha e drejtësisë, diplomacisë dhe sigurisë.

Ky aktivitet është një dëshmi konkrete e angazhimit të UBT-së dhe Fakultetit Juridik për të përgatitur juristë të rinj të gatshëm të kontribuojnë në çështje me rëndësi globale. Përmes përfshirjes aktive në ngjarje të tilla, studentët nuk vetëm që zhvillojnë kompetenca akademike dhe praktike, por edhe ndërtojnë një vizion të gjerë për rolin që mund të kenë në zhvillimin e shoqërisë.

UBT vazhdon të mbështesë dhe inkurajojë pjesëmarrjen e studentëve në forume, konferenca dhe trajnime të niveleve të ndryshme, duke e konsideruar këtë si pjesë thelbësore të filozofisë së tij arsimore – përgatitjen e profesionistëve të dijes, të aftë për të qenë bartës të ndryshimit dhe liderë në fushën e drejtësisë dhe më gjerë.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

UBT promovon rëndësinë e zhvillimit emocional përmes një dite festive për fëmijët

Published

on

By

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve – 1 Qershori – studentët e Departamentit të Psikologjisë në UBT, Kosovare Hamiti dhe Shqipe Shala, së bashku me studentin e Aktrimit, Denis Arifi, organizuan një aktivitet të veçantë dhe tejet të gëzueshëm për fëmijët e moshave të ndryshme, në bashkëpunim me nxënësit e gjimnazit pjesë e klubit tonë.

Ky aktivitet, i mbajtur në një atmosferë festive, kishte për qëllim krijimin e një hapësire të sigurt, edukative dhe argëtuese, ku fëmijët mund të ndiheshin të lirë për të shprehur emocionet dhe kreativitetin e tyre. Në fokus ishte zhvillimi emocional dhe social i fëmijëve, përmes metodave të përdorura në psikologjinë zhvillimore dhe edukative.

Aktivitetet e organizuara përfshinë:

Vizatime dhe pikturime kreative – ku fëmijët patën mundësinë të shprehin imagjinatën e tyre përmes ngjyrave dhe formave.

Këndime dhe recitime – që i inkurajuan fëmijët të shfaqin talentin dhe guximin e tyre para të tjerëve.

Pikturim fytyrash, lojëra interaktive dhe animime – që krijuan një ambient të gjallë dhe argëtues.

Atmosfera përgjatë gjithë ditës ishte pozitive dhe e mbushur me muzikë, buzëqeshje dhe emocione të sinqerta. Angazhimi i studentëve dhe anëtarëve të klubit ishte maksimal, duke treguar përkushtim të lartë dhe dashuri të thellë për fëmijët dhe komunitetin.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

UBT nis kampanjën zyrtare për të rinjtë shqiptarë në Mal të Zi, duke ofruar programe të avancuara nga shkenca deri te turizmi

Published

on

By

UBT ka lansuar zyrtarisht kampanjën për të rinjtë shqiptarë në Mal të Zi, duke i hapur atyre mundësi të jashtëzakonshme për të ndjekur arsim cilësor dhe të avancuar në institucionin më inovativ të arsimit të lartë në rajon.

Në kuadër të kësaj kampanje, të rinjtë shqiptarë nga Mali i Zi ftohen të regjistrohen në një gamë të gjerë programesh studimi që përfshijnë fushat më kërkuese, si: Shkencat Kompjuterike, Inxhinierinë, Arkitekturën, Bioteknologjinë, Shkencat Mjekësore, Menaxhimin, Turizmin, Artin, Mediat, Dizajnin, Politikën dhe të Drejtën.

UBT ofron një ambient studimi modern dhe ndërkombëtar, ku studentët kanë mundësi të zhvillojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre përmes laboratorëve të pajisur me teknologjinë më të fundit, qendrave kërkimore dhe një platforme unike si UBT Smart City, e cila përçon bashkimin e inovacionit shkencor me jetën studentore.

Kjo kampanjë synon të forcojë lidhjet ndërkufitare dhe të sjellë më pranë komunitetit akademik shqiptar në Mal të Zi ofertën cilësore të UBT-së, që përfshin:

  • Diplomë me vlerë ndërkombëtare, e njohur në Evropë dhe ShBA;
  • Staf akademik me përvojë ndërkombëtare dhe qasje moderne në mësimdhënie;
  • Infrastrukturë bashkëkohore dhe hapësira kreative për zhvillimin personal dhe profesional të studentëve;
  • Mundësi mobiliteti dhe shkëmbimesh akademike me mbi 500 institucione në botë;
  • Fokus në punësimin e shpejtë dhe aftësimin profesional, ku mbi 98% e studentëve gjejnë punë gjatë apo menjëherë pas përfundimit të studimeve.

UBT i fton të gjithë të rinjtë shqiptarë në Mal të Zi të regjistrohen dhe të bëhen pjesë e një komuniteti akademik që synon përparim, dije dhe sukses në shkallë ndërkombëtare.

Continue Reading

Të kërkuara