Lajmet

Matthew Palmer arrin në Ambasadën e SHBA-së, do të qëndrojë tri ditë në Kosovë

Published

on

Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit të SHBA-së Matthew Palmer ka arritur në Kosovë derisa është bërë e ditur se i njëjti do të qëndrojë në vend për vizitë tre ditore, raporton Gazeta Express.

Ambasada amerikane në Prishtinë përmes një shkrimi në profilin zyrtar në Twitter ka njoftuar për arritjen e Palmer.

Të njëjtit kanë thënë se Palmer është pritur nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett.

“Ambasdori Kosnett ka mirëpritur këtë mëngjes në ambasadën amerikane në Prishtinë zëvendësndihmës seketetarin e shtetit të SHBA-së që do të qëndrojë në një vizitë tre ditore në Kosovë”, thuhet në njoftimin e ambasadës ku tutje bëhet e ditur se Palmer do të takhet me zyrtarët e shtetit të Kosovës.

Sot dhe nesër në Kosovë do të qëndrojnë Përfaqësuesit Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Matthew A. Palmer.


Arsyeja e vizitës merret vesh se është përgatitja për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi, përkatësisht përgatitja e takimit mes Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq./

Continue Reading

lajme

UBT merr pjesë në vizitën studimore të projektit TBEAI në Universitetin e Lubjanës

Published

on

By

Katër përfaqësues të UBT-së morën pjesë në vizitën e dytë studimore të projektit ndërkombëtar “Transforming Business Education with AI in Western Balkans: Innovating Education for the Next Generation of Entrepreneurs (TBEAI)”, e cila u zhvillua nga 9 deri më 11 qershor 2026 në Universitetin e Lubjanës, përkatësisht në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Informacionit në Slloveni.

UBT në këtë aktivitet u përfaqësua nga Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë, Prof. Dr. Besnik Qehaja, Prof. Gonxhe Beqiri nga Fakulteti i Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë, Elinda Krasniqi nga Zyra e Projekteve, si dhe Prof. Bekim Marmullaku, udhëheqës i Departamentit për Bashkëpunim dhe profesor në Fakultetin e Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit TBEAI, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, dhe ka bërë bashkë partnerë nga institucione të arsimit të lartë të Shqipërisë, Sllovenisë, Portugalisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, si dhe Kosovës. UBT është pjesë aktive e këtij konsorciumi ndërkombëtar, duke kontribuar në zhvillimin dhe modernizimin e arsimit të lartë në rajon.

Gjatë ditëve të punës, pjesëmarrësit janë angazhuar në aktivitete të fokusuara në finalizimin e kurrikulës së programit të ri master, shkëmbimin e praktikave më të mira në fushën e inteligjencës artificiale, si dhe diskutimet mbi inovacionin dhe transformimin digjital në arsimin e biznesit.

Programi i vizitës përfshiu punëtori për definimin e kurrikulës së studimeve master, prezantime nga ekspertë të Universitetit të Lubjanës, vizita në qendrat kërkimore dhe laboratorët e avancuar teknologjikë, prezantimin e platformës FRIDA HPC Cluster, si dhe aktivitetet e Slovenian Artificial Intelligence Competence Center, një nga qendrat më të rëndësishme për zhvillimin e inteligjencës artificiale në Slloveni.

Pjesëmarrja e UBT-së në këtë vizitë studimore kontribuon në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, zhvillimin e kapaciteteve akademike dhe integrimin e inteligjencës artificiale në programet moderne të arsimit të lartë. Përmes këtij projekti, UBT synon të mbështesë përgatitjen e një gjenerate të re profesionistësh dhe sipërmarrësish të aftë për t’u përballur me sfidat e transformimit digjital dhe ekonomisë së bazuar në njohuri.

Continue Reading

lajme

UBT zhvillon takim bashkëpunimi me New University në Lubjanë

Published

on

By

Në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe forcimit të partneriteteve akademike, Udhëheqësi i Departamentit për Bashkëpunim në UBT, Prof. Bekim Marmullaku, zhvilloi një takim me Rektorin e New University në Lubjanë, Prof. Peter Jambrek.

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, me fokus të veçantë në krijimin e një asociacioni të përbashkët akademik, zhvillimin e programeve të përbashkëta studimore, si dhe avancimin e aktiviteteve në fushën e kërkimit shkencor, mobilitetit të studentëve dhe stafit akademik.

Bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë për të intensifikuar bashkëpunimin institucional përmes projekteve të përbashkëta, shkëmbimit të përvojave dhe praktikave më të mira në arsimin e lartë, duke krijuar mundësi të reja për zhvillimin profesional dhe akademik të studentëve dhe stafit të të dy institucioneve.

Ky takim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve ndërinstitucionale dhe zgjerimit të rrjetit ndërkombëtar të bashkëpunimit, duke kontribuar në rritjen e cilësisë së arsimit, inovacionit dhe ndërkombëtarizimit të universiteteve partnere.

UBT mbetet i përkushtuar në ndërtimin e partneriteteve strategjike me institucione prestigjioze të arsimit të lartë në Evropë dhe më gjerë, me synim krijimin e mundësive të reja akademike, shkencore dhe profesionale për studentët dhe stafin e tij.

Continue Reading

Vendi

Studentët dhe stafi i Fakultetit të Shkencave të Sportit të UBT-së zhvillojnë internship në Vjenë në kuadër të projektit ndërkombëtar SHAPE

Published

on

By

Fakulteti i Shkencave të Sportit në UBT, nën udhëheqjen e Dekanit Agron Thaqi, po realizon aktivitetet e internshipit në Vjenë të Austrisë, në kuadër të projektit ndërkombëtar SHAPE.

Ky program po zhvillohet në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë të projektit, duke bashkuar studentë dhe staf akademik nga universitete të ndryshme evropiane për të shkëmbyer njohuri, përvoja dhe praktika bashkëkohore në fushën e sportit, shëndetit dhe aktivitetit fizik.

Përgjatë javës, pjesëmarrësit janë të angazhuar në një sërë aktivitetesh profesionale, përfshirë punëtori praktike, vizita studimore, sesione trajnimi dhe ligjërata të udhëhequra nga ekspertë të Universitetit të Vjenës. Këto aktivitete synojnë avancimin e kompetencave profesionale të studentëve, zgjerimin e njohurive të tyre akademike dhe përgatitjen për sfidat e tregut ndërkombëtar të punës.

Internshipi në Vjenë paraqet një mundësi të jashtëzakonshme për studentët e UBT-së që të aplikojnë në praktikë njohuritë e fituara gjatë studimeve, të krijojnë rrjete të reja bashkëpunimi me kolegë nga vende të ndryshme të Evropës dhe të njihen nga afër me modelet më të avancuara të edukimit dhe praktikës profesionale në fushën e shkencave të sportit.

UBT shpreh mirënjohjen e saj për partnerët e projektit SHAPE dhe në veçanti për ekipin e Universitetit të Vjenës për mikpritjen, profesionalizmin dhe mbështetjen e vazhdueshme në organizimin e këtij aktiviteti me rëndësi të veçantë për zhvillimin akademik dhe profesional të studentëve dhe stafit të Fakultetit të Shkencave të Sportit.

Përmes pjesëmarrjes në projekte të tilla ndërkombëtare, UBT vazhdon të forcojë dimensionin ndërkombëtar të arsimit, duke krijuar mundësi të reja mobiliteti, bashkëpunimi dhe zhvillimi profesional për studentët dhe stafin e saj.

Continue Reading

Lajmet

UBT nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Indian Economic Trade Organisation (IETO) nga India

Published

on

By

UBT pati kënaqësinë të mirëpresë një delegacion të nivelit të lartë nga India, të udhëhequr nga Dr. Asif Iqbal, President i Indian Economic Trade Organisation (IETO), i shoqëruar nga përfaqësues të disa prej kompanive dhe organizatave më të rëndësishme të sektorit privat indian.

Gjatë vizitës, UBT dhe IETO nënshkruan një Marrëveshje Bashkëpunimi, e cila synon forcimin e lidhjeve ndërmjet komunitetit akademik dhe atij të biznesit në Kosovë dhe Indi. Marrëveshja parashikon zhvillimin e iniciativave të përbashkëta në fushat e arsimit, kërkimit shkencor, inovacionit, sipërmarrjes, tregtisë dhe investimeve, duke krijuar mundësi të reja bashkëpunimi për studentët, akademikët dhe komunitetin e biznesit të të dy vendeve.

Në kuadër të takimeve, Presidenti i IETO-së i adresoi një ftesë zyrtare Rektorit të UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, për të realizuar një vizitë në New Delhi, me qëllim thellimin e partneritetit institucional dhe zgjerimin e rrjetit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Indisë.

Vizita u vlerësua si një hap i rëndësishëm në avancimin e diplomacisë ekonomike dhe publike të Kosovës, duke kontribuar në krijimin e urave të reja të bashkëpunimit me një nga ekonomitë më të mëdha dhe më dinamike në botë. Ky angazhim merr rëndësi të veçantë duke pasur parasysh potencialin e madh për zgjerimin e kontakteve ndërmjet institucioneve, bizneseve dhe shoqërisë civile të dy vendeve.

Një fokus i veçantë i diskutimeve ishte edhe industria kreative dhe kinematografike, duke pasur parasysh pozicionin global të Indisë si një nga qendrat më të mëdha të prodhimit filmik në botë. Pjesë e delegacionit ishte edhe një nga producentët e njohur të industrisë Bollywood, me të cilin u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në fushën e filmit, mediave kreative, shkëmbimit kulturor dhe promovimit ndërkombëtar të talenteve të reja.

UBT mbetet i përkushtuar në ndërtimin e partneriteteve strategjike ndërkombëtare që kontribuojnë në zhvillimin e arsimit, inovacionit, ekonomisë dhe dialogut ndërkulturor, duke e pozicionuar Kosovën si një partner të besueshëm në arenën globale.

Continue Reading

Të kërkuara