Lajmet

Matoshi e Balje shpëtojnë nga dhuna nënën me dy vajza të mitura

Published

on

Aktorja e njohur dhe deputetja e Parlamentit të Kosovës Adriana Matoshi ka njoftuar për një angazhim dy mujor që ka rezultuar të jetë i suksesshëm.

Bëhet fjalë për një grua që ka përjetuar dhunë fizike nga bashkëshorti i saj, e cila është edhe shtetase e huaj, e cila për 16 vjet ka kërkuar ndihmën e institucioneve, por si pasojë e mos përgjigjes, ajo që 16 vjet është sorollatur nëpër dyer të institucioneve.

Matoshi ka shpjeguar se vetëm dy muaj u janë dashur për të mbështetur këtë grua, e cila bashkë me vajzat e saj do të kthehet në shtetin edhe prej nga ka ardhur në Kosovë.

Postimi i plotë i Matoshit

Mission completed!

M.T, së bashku me dy vajzat e saja (6 dhe 10 vjeç) sot e rifituan lirinë, e drejtë kjo elementare njerzore që do të duhej të i takonte çdo njeriu në botë.

Kjo nënë, shtetase e huaj, para 16 viteve u martua në Kosovë, me shpresën që do të nisë një jetë të re të lumtur e plot dashuri, por në vend të saj ajo për 16 vite përjetoi dhe mori nga bashkëshorti vetëm maltretim fizik e psiqik.

Që nga viti 2014 nuk la derë pa trokitur që të ankohet për problemet e saja, po të gjitha dyertë i kishte të mbyllura, duke mos gjetë mbështetje as nga të afërmit e burrit, e as nga institucionet përkatëse. Nga frika se nuk do t’i shihte më vajzat, ajo refuzoi të largohej pa vajzat nga Kosova, duke qëndruar kështu plot 16 vite me mall e dhimbje larg familjes e vendlindjes së saj.

E gjitha do të qëndronte ashtu, sikur jo rastësisht shokut tim, A.I. i bie në dorë një video, ku shihet dhuna e shfrenuar e bashkshortit të saj ndaj njërës prej vajzave të tyre, i cili më lajmëron mua për rastin. Me urgjencë interesohem për këtë familje dhe arrijë të siguroj kontakt. Pas pak edhe takohemi me M.T., ku nën ethe e trauma më rrëfehet për tmerrin të cilin e kishte përjetuar nga bashkshorti gjatë gjithë këtyre viteve.

I premtoj ndihmë të parezervë dhe instikti i parë më dërgon në komisionin për të drejtat e njeriut, ku deputetja Duda Balje e cila është edhe kryetare e komisionit, njoftohet detajisht me gjithë historinë e kësaj nëne.

Pastaj e njoftojmë edhe Ministrinë e Drejtësisë, ku udhëzohemi prej Nazlie Bala për procedurat e mëtutjeshme.

Në ndërkohë deputetja Balje arriti ta caktoi një takim me ambasadën e shtetit të saj, nga të cilët morëm mirëkuptim dhe mbështetje të plotë për zgjidhjen e këtij problemi. Meqenëse vajzat nuk kishin dokumente të shtetit shtetase e të cilit ishte nëna e tyre, në fillim e pamë të pamundshme largimin e tyre nga Kosova, aty ku ishte vullneti i tyre të shkojnë, por ambasada përkatëse u tregua shumë mirëkuptuese dhe gjithëçka përfundoi mirë.

Pas 16 viteve dhunë fizike e psiqike, pas 8 viteve sorollatje nëpër institucione duke kërkuar dëshprimisht ndihmë, ne na u deshtën vetëm 2 muaj përkushtim që kjo katrahurë të përfundojë.

Si nënë që jam, dua ta falenderoj Ministrinë e Drejtësisë, kolegen Duda Balje, ambasadën e shtetit të saj dhe Edita Dula që gjithmonë i qendroi afër kësaj nëne në hall.

Një falenderim të veçantë ua dedikoj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje që gjithmonë ndihmojnë me të holla kur është nevoja, sikur edhe në rastin e M.T., që mundësuan blerjën e biletave për udhëtim jashtë vendit.

E për ju që e keni pritë me skepticizëm angazhimin tim në politikë dhe keni pyet se çka lypë një aktore në Parlament, ju them që ky është veç fillimi. Nuk do të ndalem derisa në vendin tim secili të jetojë i lirë, dhe me të drejta të barabarta si çdo njeri tjetër në botën e civilizuar!/ KultPlus


Magazinë

Lewis Hamilton viziton kufirin e Egjiptit me Gazën për të parë nga afër dërgimin e ndihmave

Published

on

By

Kampioni i shtatëfishtë i Formula 1, Lewis Hamilton, ka vizituar qytetin verior të Egjiptit, El Arish, i cili kufizohet me Gazën, për të parë nga afër përpjekjet që po bëhen për grumbullimin e ndihmave humanitare të destinuara për Rripin e Gazës.

Guvernatori i Sinait Verior, Khaled Megawer, priti pilotin britanik dhe i prezantoi atij magazinat e ndihmave të Gjysmëhënës së Kuqe Egjiptiane. Në pamjet e publikuara nga zyra e guvernatorit, Hamilton shihet duke u përshëndetur me punonjësit e ndihmave dhe duke u interesuar për frekuencën e hyrjes së ndihmave në Gazë përmes pikës kufitare të Rafahut.

Vizita e pilotit 41-vjeçar vjen në një kohë kur Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar për pasojat shkatërruese që shkaktojnë vonesat e përsëritura në dërgimin e barnave dhe pajisjeve mjekësore për palestinezët. Hamilton njihet gjerësisht për angazhimin e tij në kauza humanitare dhe bamirëse, përfshirë themelimin e fondacionit “Mission 44” dhe donacionet e shumta financiare për ndihmë komuniteteve në nevojë. /Al Jaazera/

Continue Reading

lajme

Republikanët bllokojnë procedurën e shkarkimit ndaj Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth

Published

on

By

Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve kanë bllokuar përpjekjen për të nisur procedurën e shkarkimit ndaj Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth.

Përmes një votimi të zhvilluar në Dhomën e Përfaqësuesve, rezoluta për shkarkimin e Hegsethit u dërgua për shqyrtim në komisionet përkatëse, duke u hequr nga rendi i ditës për votim në seancë plenare. Ky vendim e bën pothuajse të pamundur që nisma të arrijë votimin përfundimtar deri më 3 janar 2027, kur përfundon legjislatura aktuale e Kongresit amerikan.

Nisma për shkarkimin e Hegsethit u ndërmor nga kongresmeni republikan Thomas Massie, një kritik i njohur i presidentit Donald Trump. Bllokimi i kësaj nisme po cilësohet si një shfaqje uniteti brenda radhëve të republikanëve në Kongres, pavarësisht sfidave dhe mosmarrëveshjeve të fundit politike. /BBC/

Continue Reading

Vendi

Shtëpia e Bardhë nominon Mikhail Bogachekun për ambasador të ri të SHBA-së në Kosovë

Published

on

By

Shtëpia e Bardhë ka nominuar zyrtarisht Mikhail Bogachekun për postin e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe të plotfuqishëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës.

Emri i Bogachekut i është dërguar Senatit amerikan për procedurën e nevojshme të konfirmimit. Me origjinë nga Florida, ai gëzon një përvojë mbi 25-vjeçare në menaxhim dhe drejtim institucional, veçanërisht në sektorët e shëndetësisë dhe teknologjisë, si dhe ka shërbyer më parë si drejtor ekzekutiv në Organizatën e Shteteve Amerikane.

Nëse konfirmohet nga Senati, Bogachek do të marrë drejtimin e misionit diplomatik amerikan në Prishtinë. Ambasadori i fundit i emëruar i SHBA-së në Kosovë ishte Jeffrey Hovenier, i cili përmbylli mandatin e tij trevjeçar në fund të dhjetorit të vitit 2024, ndërsa që nga ajo kohë misioni është udhëhequr nga e Ngarkuara me Punë, Anu Prattipati. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kosova mposhtet nga Italia në futsall, synon vendin e dytë kundër Gjeorgjisë

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës në futsall ka pësuar humbjen e dytë radhazi ndaj Italisë në kuadër të Grupit 10 të raundit kryesor kualifikues për Kupën e Botës 2028.

Pas disfatës me rezultat 4:3 në Prishtinë, “Dardanët” u mposhtën edhe në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në Barletta me rezultat 3:0. Golat për nikoqirët u realizuan nga Gabriel Motta, Antonio Molaro dhe Maurizio Silvestri.

Përfaqësuesja kosovare mbetet në kuotën e tri pikëve të grumbulluara nga fitorja ndaj Gjeorgjisë në ndeshjen e parë.

Përballja e radhës dhe vendimtare për Kosovën do të zhvillohet më 24 shkurt, kur në shtëpi do të presë Gjeorgjinë, me synimin për të siguruar pozitën e dytë në grup dhe kalimin në fazën e play-off-it. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara