Lajmet

Mashtrimi me origjinën e produkteve, për tre muaj gjobiten 30 biznese

Qytetarët e shumtë e kanë vërejtur këtë mashtrim dhe kanë fotografuar produktet e maketeve.

Published

on

Mashtrimet nga disa pronarë të marketeve në vend me origjinën e produkteve po i vënë në konfuzion qytetarët konsumatorë. Kjo duke u ndryshuar origjinën produkteve me flamuj nëpër rafte, dhe duke i vënë ato mallra mbi produktet serbe.

Qytetarët e shumtë e kanë vërejtur këtë mashtrim dhe kanë fotografuar produktet e maketeve si dëshmi faktike të mashtrimeve nga ana e tyre, kështu duke i shpërndarë në të gjitha rrjetet sociale sidomos në fushatën “Besa-Besë”. Fushatë kjo për bojkotimin e produkteve serbe.

Nga Ministria e Industrisë, Ndërrmarresisë dhe Tregtisë, kanë thënë se për këtë lloj shkelje, inspektorati i tregut gjatë periudhës janar-mars 2023 ka realizuar 119 inspektime dhe ka shqiptuar 30 gjoba ndaj bizneseve.

Po ashtu sipas kësaj ministrie, gjatë vitit 2022 inspektorati ka realizuar 663 inspektime dhe ka shqiptuar 181 gjoba dhe 40 kërkesa për inicim të procedurës kundërvajtëse në gjykatat kompetente.

“Vetëm inspektorët në sektorin e tregut ( i cili sektor është përgjegjës për inspektimin edhe të marketeve) , gjatë vitit 2022 ka realizuar 663 inspektime dhe janë shqiptuar 181 gjoba dhe 40 kërkesa për inicim të procedurës kundërvajtëse në gjykatat kompetente, kurse nga muaji janar-mars 2023 janë realizuar 119 inspektime dhe janë shqiptuar 30 gjoba”, thuhet në përgjigjen e MINT-it.

Për më tepër sipas MINT-it, Inspektorati i Tregut, çdo ditë pranon ankesa dhe njoftime të konsumatorëve, po ashtu edhe për mungesë apo ndërrim të etiketës së flamurit të shtetit të origjinës së produkteve.

Për mashtrimet e origjinës së mallrave, masat ndëshkuese janë prej 1 mijë euro deri 10 mijë euro.

“Inspektorati i Tregut çdo ditë pranon ankesa dhe njoftime të konsumatorëve, ndër të tjera edhe për mungesë apo ndërrim të etiketës së flamurit të shtetit të origjinës së produkteve. Vendosja e etiketës, që tregon flamurin e shtetit të origjinës së produktit është obligim me Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe ka për qëllim të njoftohet konsumatori në mënyrë sa më të qartë dhe të lehtë lidhur me origjinën e produkteve që blen apo konsumon. Inspektorati i Tregut, në çdo rast kur konstaton se etiketa e flamurit e shtetit të origjinës së produktit nuk është vendosur sipas ligjit apo etiketa është ndërruar me flamurin e ndonjë shteti tjetër. Operatori ekonomik urdhërohet të veprojë sipas obligimit ligjor dhe ndaj të njëjtit shqiptohen masa ndëshkuese”, thuhet në përgjigje me shkrim.

Pas fushatës kundër prodhimeve serbe, Burim Piraj nismëtar i grupit “Besa – Besë”, thekson se nuk ka rritje të deficitit tregtarë, por siç shton ai për shkak të rritjes së çmimeve po figurojnë statistikat e se ka import më të lartë nga Serbia. Ai ka akuzuar disa pronarë të bizneseve se nuk i vendosin flamuj fare rafteve ku janë të vendosura produktet për t’i shitur produktet serbe, të cilat edhe kanë në fund të afatit të skadencës.

“Produktet me origjinë të vendeve të tjera nuk ka pasur ndryshim të flamujve, pikërisht në produktet serbe po ka të tilla probleme, do të thotë se pronarët e marketeve po i ndryshojnë ato ose edhe punëtorët. Firmat të cilat po i importojnë këto produkte po mundohen në mënyra të ndryshme të bëjnë manipulime që produktet të shiten me origjinë nga Serbia, të cilat janë në fund të afatit të skadencës. Dhe këtë duket se shitësit kanë panik të shitjes së këtyre produkteve… Ka markete që nuk i ka vendosur flamujt fare, ne sa kemi pasur mundësi kemi bërë raportime tek inspektorati i tregut… Nuk ka rritje të deficiti tregtarë, ka rritje imagjinare, sepse janë rritur çmimet, për shkak të rritjes së çmimeve po figurojnë se ka import më të lartë nga Serbia. Nëse e llogarisim me sasi ka më pak në bazë të bisedave që kemi pasur me përfaqësues të doganës, pra sasia është më e vogël, por çmimi është më i madh, po kështu po figurojnë që po rritet, por në fakt ka rënie të produkteve serbe”, tha Piraj.

Deputeti nga radhët e PDK, Hisen Berisha tregon për një fenomen që po ndodhë në pejesë veriore të vendit. Berisha thekson se në pjesën veriore të vendit disa punëtorë paguhen me nga 20 euro për ndërrimin e tiketave të pijeve serbe, sic thotë ai për t’iu vendosur tiketa me origjinë të Shqipërisë, me qëllim që të rikthehen sërish në shitje në tregun e Kosovës. Ai thekson se ndërrimi i origjinës dhe simboleve kombëtare është e turpshme.

“Kjo është më e pakta që mund të ndodh, dhe më e turpshmja ndërrimi i simboleve kombëtare për t’i identifikuar ose identitet të rrejshëm produkteve. Por ajo që është më tragjike, ajo që kam ngritur në Kuvendin e Kosovës, është për mbledhjen e të gjitha produkteve serbe, “Coca cola”, “Fanta” dhe “Sprite”, dërgimi i tyre në pjesën veriore të vendit, dhe aty disa punëtorë që paguhen nga 20 euro i ndërrojnë tiketat e këtyre pijeve. Vetëm në një dorë informacioni i imi, 200 mijë tiketa të “Coca cola” dhe pijeve serbe janë ndërruar me 200 mijë tiketa nga Shqipëria, “Made in Albania”, që iu kanë vendosur produkteve serbe dhe janë kthyer prapë në Kosovë. Kjo është loja që është bërë brenda Kosovës”, thotë Berisha.

E ky i fundit tha se mungesa e patriotizmit është mosedukim i vlerave nacionale.

“Kur kam folur për nevojën për ndryshimin e korrikulave arsimore në lëndën e historisë, ka qenë pikërisht ideja së është dashtë sistemi i vlerave të konsoliduar në Kosovë të kodifikohet ligjërisht dhe kur ke sistem të konsoliduar vlerash dhe edukimi i të rinjve behët ne frymën e vlerave nacionale, dhe mos edukimi i vlerave nacionale do të thotë mungesë e patriotizmit tek rinia… Dashuria ndaj shtetit nënkupton edhe dashurinë ndaj vendit, e cila shtynë për të braktisur produktet e vendeve tjera”, theksoi ai.

Ndërsa qytetari Shpetim Kastrati thotë se mashtrimet nga marketet po ndodhin çdo herë. Ai thekson se sa herë që shkon në market ballafaqohet me ndërrime të flamujve nëpër produkte dhe po ashtu çmimi tek arka nuk rezultojnë të jenë njësoj sikur tek rafti.

“Jo vetëm flamujt që po ndryshohen, por po ndryshohet edhe çmimi, tek rafti e vendosin me zbritje kurse tek arka e vendosin me çmimin tjetër, se ajo që i ndërrojnë flamujt nuk diskutohet, ajo më ndodh çdo herë sa herë shkojë në markete…Unë nuk po habitem, sepse jemi mësuar, vetëm me mashtrime pothuajse prej që e mbaj mend vetën kemi pasur kësi mashtrime të tilla, me dal ndonjë herë e vërteta mund që të habitem se për të tilla raste jo”, tha Kastrati.

Sipas raportit të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës(ASK), importet nga vendet e CEFTA-së, në muajin mars 2023, arritën në 92.5 milion euro, ose 18.2% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej 0.7%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia me 5.8%, Shqipëria me 5.5%, dhe Maqedonia e Veriut me 5.0%.

Vetëm në muajin mars të këtij viti, Kosova ka importuar mallra nga Serbia në vlerë prej 29 milionë e 286 mijë euro.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 5.3% në muajin mars 2023, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2022, përkatësisht në vlerë prej 426.8 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 405.3 milionë euro në vitin 2022. Ndërsa eksporti mbulon importin me 16.1%.

Lajmet

Pezullohet nga detyra zyrtari policor në Aeroportin e Prishtinës: Paratë e gjetura i hodhi në kutinë e bamirësisë

Published

on

By

Më 14 shtator, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka pranuar informacionin për një rast të ndodhur në Stacionin Policor Kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Rasti lidhet me humbjen e një shume prej 105 eurosh, e raportuar nga një punonjës i aeroportit më 9 shtator.

Gjatë këqyrjes së pamjeve nga kamerat e sigurisë, hetuesit konstatuan se paratë i kishte gjetur një udhëtare (shtetase e Kosovës me banim në Gjermani), e cila ia kishte dorëzuar menjëherë zyrtarit policor në detyrë.

Pas veprimeve hetimore të IPK-së, zyrtari policor pranoi marrjen e parave, por pranoi se nuk i kishte trajtuar ato sipas procedurave ligjore e institucionale. Në vend të dorëzimit zyrtar, paratë ishin vendosur nga zyrtari në kutinë e donacioneve të një organizate bamirëse brenda hapësirave të aeroportit.

Për të garancuar zhvillimin e papenguar të hetimeve, IPK-ja i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin me pagesë të zyrtarit policor. Ndaj tij kanë nisur hetimet nën dyshimin për veprat penale “Përvetësimi në detyrë” dhe “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

BQK përfshihet në mekanizmin EUREP të BQE-së për likuiditet në euro

Published

on

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka konfirmuar përfshirjen e saj në mekanizmin e Eurosistemit për transaksionet REPO me bankat qendrore, EUREP, të themeluar nga Banka Qendrore Evropiane (BQE).

Sipas BQK-së, kjo përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e kornizës për ruajtjen e stabilitetit financiar dhe menaxhimin e likuiditetit në euro.

Aktualisht, BQK-ja ka qasje në një linjë REPO deri në 100 milionë euro, e vlefshme deri më 31 janar 2027. Përfshirja në EUREP, sipas bankës qendrore, paraqet kalimin drejt një kornize më të qëndrueshme të Eurosistemit për sigurimin e likuiditetit në euro për bankat qendrore jashtë zonës së euros.

Në kuadër të EUREP, bankat qendrore të pranueshme mund të sigurojnë likuiditet në euro kundrejt kolateralit cilësor të denominuar në euro. Kapaciteti maksimal i një linje individuale mund të arrijë deri në 50 miliardë euro, në varësi të kërkesave dhe aranzhimeve operacionale të Eurosistemit.

Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, e ka cilësuar përfshirjen në EUREP si një avancim të rëndësishëm për rrjetin e sigurisë financiare të Kosovës.

“Qasja në kornizën e avancuar EUREP forcon ndjeshëm instrumentet që BQK ka në dispozicion për ruajtjen e likuiditetit dhe stabilitetit financiar”, ka deklaruar Ismaili.

Sipas tij, ky mekanizëm përbën një shtresë shtesë mbrojtjeje krahas pozitës së fortë të kapitalit dhe likuiditetit të sektorit bankar në Kosovë, si dhe rezervave dhe mekanizmave ekzistues të stabilitetit.

Ismaili ka theksuar se përfshirja në EUREP është edhe një sinjal për qytetarët, bizneset dhe institucionet financiare se sistemi financiar i Kosovës është stabil, likuid dhe i mirëkapitalizuar.

BQK-ja ka vlerësuar gjithashtu se ky zhvillim pasqyron forcimin e bashkëpunimit institucional me bankat qendrore evropiane dhe Eurosistemin./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kurti: Jemi shumë afër zgjedhjes së presidentit, do të ishte e pafalshme të shkojmë sërish në zgjedhje

Published

on

Kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje liderëve politikë dhe deputetëve që të arrijnë një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, duke paralajmëruar se shkuarja sërish në zgjedhje do të ishte “papërgjegjësi ndaj interesit publik dhe pamaturi e madhe politike”, raporton Ekonomia Online.

Në mbledhjen e parë solemne të Qeverisë, Kurti tha se Kosova tashmë ka Kuvend të konstituar dhe Qeveri të zgjedhur, ndërsa çështja e presidentit mbetet sfida e radhës.

Ai tha se për këtë nevojitet një marrëveshje politike mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke theksuar se disa deputetë të LDK-së kanë shprehur kundërshtim ndaj zbatimit të marrëveshjes së arritur mes dy subjekteve.

“Sot zyrtarisht është dita e parë e punës nën qeverisjen e re të dalë nga procesi zgjedhor i 7 qershorit 2026, ndonëse realisht është veçse vazhdim i punës dhe i mandatit të ndërprerë pa nevojë e në dëm të vendit. Mirënjohës qytetarëve për besimin e dhënë, deputetëve të Kuvendit për votimin, urime të gjithëve. Përpara, kemi shumë punë e projekte. Sfida dhe probleme, dhe natyrisht që vetëm bashkarisht do t’ia dalim mbanë. Qeverisja jonë e përbashkët është punë për qytetar, pas zgjedhjeve të rregullta të 9 shkurtit 2025, pas një mandati të plotë qeverisës 4-vjeçar, kemi pasur 2 palë zgjedhje të paarsyeshme, të pushtueshme, dhe që nuk sollën rezultat tjetër. 10 muaj bllokadë e barrikadim për të shkuar në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025. Qytetarët folën qartë, para vitit të ri 2026”, tha ai.

Kurti tha se edhe në vitin 2026 vendi shkoi në zgjedhje për shkak të bllokadës institucionale, kësaj here lidhur me zgjedhjen e presidentit.

“Por barrikadim sërish për të shkuar përsëri në zgjedhje, në 7 qershor 2026. Edhe një herë, qytetarët folën qartë. Në vitin 2025 shkuam në zgjedhje për shkak të barrikadimit për kuvende qeverie. Ndërkaq, sivjet, në 2026, për shkak të barrikadimit për shkak të presidentit. Sot, kur po flasim, jemi me kuvend të konstituar e qeveri të zgjedhur, ndërkaq përpara kemi çështjen e presidentit dhe një marrëveshje politike mes subjekteve Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës për kandidatin për president. Para nesh është sfida me qëndrimin e shprehur nga disa deputetë, nga radhët e LDK-së, të cilët nuk duan ta zbatojnë marrëveshjen e arritur me mund e përkushtim, pas një procesi negociatash jo të lehta, të autorizuara nga kryesitë përkatëse të partive tona. Jemi kaq afër zgjidhjes së presidentit, saqë do të ishte e pafalshme të shkojmë sërish në zgjedhje për të ardhur përsëri në të njëjtën pikë”, tha ai.

Kryeministri u bëri thirrje liderëve politikë që të dialogojnë për tejkalimin e situatës dhe zgjedhjen e presidentit.

“Andaj, si kryeministër i Republikës së Kosovës, por edhe si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, subjektit politik më të madh në vend dhe në kuvend, ju bëj thirrje liderëve politikë: kolegëve të mi, deputetëve, le ta zgjidhim çështjen e presidentit, t’i japim vendit tonë institucionin përputhje me vullnetin qytetar, dhe le të ecim përpara së bashku ashtu siç i takon Republikës sonë e siç presin qytetarët tanë. Jam i bindur që edhe një proces i panevojshëm zgjedhor jo vetëm që nuk do të sillte diçka të re sa i përket mozaikut politik në vend, por përfundimisht do të ishte papërgjegjësi ndaj interesit publik dhe pamaturi e madhe politike. Se gjetja e një kompromisi politik është e mundur dhe sjell rezultat, është dëshmi vetëkonsituimi i kuvendit. Ne dje pranuam plotësisht kandidaturat për nënkryetarë të kuvendit nga PDK dhe LDK, përkundër vërejtjeve që kishim, dhe sot jemi me qeveri të re, përveçse kuvend të konstituar. Një diskutim politik mes nesh, i hapur dhe i sinqertë, jam i bindur që do t’i sjellë vendit president të ri”, tha ai./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kapiteni i FSK-së përfundon kursin e Forcave Speciale të Ushtrisë amerikane

Published

on

Kapiteni i Forcës së Sigurisë së Kosovës, E.V., ka përfunduar me sukses Kursin Kualifikues të Forcave Speciale të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të njohur si “U.S. Army Special Forces Qualification Course”.

Kursi u zhvillua në “U.S. Army John F. Kennedy Special Warfare Center and School” në SHBA dhe zgjati më shumë se tetë muaj, nga janari deri në shtator 2026.

Gjatë këtij programi, kapiteni përfundoi trajnimin për kualifikimin “Green Berets”, i cili përfshin përgatitje të avancuar në taktikat e njësive të vogla, planifikimin dhe udhëheqjen e operacioneve speciale, si dhe kualifikimin “18A Special Forces Detachment Officer”. Programi përfshiu edhe ushtrimin përfundimtar “Robin Sage”.

Në përfundim të kursit, E.V. u vlerësua me titullin “Distinguished Honor Graduate”, si dëshmi e performancës së lartë profesionale, lidershipit dhe përkushtimit gjatë gjithë procesit të kualifikimit.

“Kjo arritje përfaqëson një sukses të rëndësishëm profesional dhe njëkohësisht dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të FSK-së për ngritjen e kapaciteteve në fushën e operacioneve speciale, zhvillimin e kuadrove profesionale dhe avancimin e ndërveprueshmërisë me Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partnerët strategjikë”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja vazhdojnë investimet në zhvillimin profesional të pjesëtarëve përmes edukimit dhe trajnimeve në institucionet ushtarake të vendeve partnere./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara