Lajmet

MASHTI planifikon që mësimi të fillojë në shkolla

Published

on

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) është duke planifikuar që viti i ri shkollor të fillojë me pjesëmarrje fizike në shkolla dhe me mësim të rregullt. Aktualisht janë duke u bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit shkollor, që nis më 1 shtator, thuhet në një përgjigje të kësaj ministrie dërguar Radios Evropa e Lirë.

Edhe përfaqësues të Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK) thonë se mësimdhënësit janë të gatshëm që të fillojnë procesin mësimor në shkolla. Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj, megjithatë thotë se kjo varet nga situata epidemiologjike me koronavirus.

Por, për të siguruar një kthim të sigurt në shkolla, MASHTI, SBASHK-u dhe Këshilli i Prindërve u kanë bërë apel mësimdhënësve dhe prindërve që të vaksinohen kundër sëmundjes COVID-19.

Jasharaj thotë se përpjekjet e të gjitha institucioneve të arsimit në nivel lokal dhe qendror, janë që nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, vitin e ri shkollor, ta nisin me prani fizike në shkolla.

“Për momentin ne mbesin te vendimi i MASHTI-it që viti i ri shkollor të fillojë në institucionet arsimore. Por, e gjitha varet nga situata e përgjithshme në nivel vendi me të infektuarit me sëmundjen COVID-19, sidomos me variantin Delta. I mbetet Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK) dhe Ministrisë së Shëndetësisë që të analizojnë mirë situatën dhe të japin vendimin e fundit”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave, Kosova ka mbi 300.000 mijë nxënës që vijojnë shkollimin fillor dhe atë të mesëm.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërije Nagavci, më 6 gusht, ka thënë se “ministria është duke i marrë të gjitha masat që viti i ri shkollor të nisë me prezencë fizike në shkolla”. Më 6 gusht, në Kosovë kanë qenë të regjistruar vetëm 271 raste të reja me koronavirus.

Por, ditëve të fundit, është rritur dukshëm numri i të infektuarve, sidomos te fëmijët. Autoritetet shëndetësore të mërkurën (18 gusht) kanë regjistruar katër viktima dhe 2.110 persona të infektuar me koronavirusin e ri. Nga kjo shifër, 194 janë persona të moshës 10 deri në 19 vjeç.

Ministria e Arsimit, thuhet në përgjigje, “është duke e përcjellë situatën me COVID-19 dhe është në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë dhe IKSHPK-në, të cilat japin rekomandimet përfundimtare andaj, për detaje tjera do të njoftoheni me kohë”.

Si pasojë e numrit të të infektuarve me koronavirus, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka propozuar që të ndërmerren masa të reja për luftimin e pandemisë.

Sipas tij, kufizimet e reja do të përfshijnë orar të kufizuar të bizneseve të gastronomisë, meqë shpërndarja më e madhe e virusit ka thënë të jetë pasojë e organizimeve në ambiente të mbyllura, por nuk është përmendur fillimi i vitit të ri shkollor.

Këshilli i Prindërve të Kosovës kërkon që viti i ri shkollor të nisë me prezencë të nxënësve në shkolla, kurse nxënësit e infektuar, ta ndjekin mësimin nga distanca, derisa të shërohen.

“Ne si Këshill i Prindërve asnjëherë nuk jemi pajtuar dhe nuk do të pajtohemi nëse mësimi zhvillohet online për fajin e mësimdhënësve, të cilët nuk kanë marrë vaksinën. Ndërsa, në rastin tjetër, nëse ka fëmijë të infektuar një, dy, tre ose pesë në një klasë, mund të shkohet në mësim online dhe kjo është më pak e dëmshme sesa mësimi online që organizohet në rastin kur mësimdhënësit janë të infektuar për arsye se një mësimdhënës i një klase mundet që paradite të mbajë mësim me një pjesë të klasës, kurse pasdite të mbajë mësim nga distanca me nxënësit e infektuar”, thotë ai.

SBASHK dhe Këshilli i Prindërve kërkojnë vaksinimin e mësimdhënësve dhe prindërve

Por, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj thotë se punëtorët e arsimit tashmë kanë treguar interesim të madh për t’u vaksinuar kundër COVID-19. Ai beson se deri në fund të këtij muaji, një numër i madh i punëtorëve shëndetësore do të jetë i vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës. Megjithatë, ai shprehet se prindërit duhet të tregojnë kujdes dhe të imunizohen.

“Unë besoj se punëtorët e arsimit do të përfundojnë obligimin e tyre, por është obligim është që edhe prindërit dhe të tjerët të vaksinohen, ngase në shkolla, COVID-19 nuk mund ta sjellin vetëm mësimdhënësit, por edhe prindërit”, thekson ai.

Ndërkaq, edhe Këshilli i Prindërve kërkon nga prindërit të vaksinohen.

“Apeli i Këshillit të Prindërve është që menjëherë, pa hezitim prindërit të shkojnë t’i marrin vaksinat sepse do ta mbrojnë vetveten, fëmijët, familjet e tyre dhe të gjithë të tjerët. Ne si prindër duhet të jemi shembull i mirë për të tjerët sepse vërtetë vaksina shpëton jetë e COVID-19 merr shëndetin dhe jetën. Është momenti që prindërit ta dëshmojnë vendosmërinë dhe përgjegjësinë e tyre si qytetarë të këtij vendi dhe dashurinë ndaj fëmijëve të tyre”, thotë Ymret Reshitaj nga Këshilli i Prindërve.

Që nga 16 gushti, Kosova ka lejuar edhe personat nën 18 vjeç të imunizohen kundër COVID-19.

Sipas vendimit të ri, u lejohet vaksinimi i personave mbi 16 vjeç me vaksinën Pfizer ndërsa për grupmoshën 12-15 vaksinimi “do të bëhet me prioritet dhe sipas indikacioneve shëndetësore”./REL/

Lajmet

Sonte në UBT TV: Podcast me Profesorin Ibush Luzha

Published

on

Sonte në UBT TV, nga ora 20:00, vjen një episod i veçantë i podcastit me profesorin dhe ekspertin e teknologjisë inorganike, Prof. Ibush Luzha, një nga njohësit më të thellë të fushës së mjedisit, ndotjes dhe menaxhimit të cilësisë në Kosovë.

Në këtë podcast, Profesori Luzha sjell një qasje shkencore dhe profesionale mbi zhvillimin industrial dhe sfidat mjedisore të vendit tonë. Ai flet për rëndësinë e teknologjisë inorganike, ndikimin e saj në industri dhe në mbrojtjen e mjedisit, si dhe për arsyet që e shtynë t’i përkushtohet kërkimit shkencor në ndotjen e ujit dhe ajrit.

Diskutimi hapet me çështje thelbësore si:

  • Gjendja e ujërave sipërfaqësore në Kosovë, duke u bazuar në hulumtime dhe matje të detajuara.
  • Ndikimi i ujërave industriale në lumenjtë tanë, dhe çfarë tregojnë analizat viteve të fundit.
  • Masat që duhet të ndërmarrin komunat dhe industria për të ulur ndotjen e ujit dhe përmirësuar menaxhimin mjedisor.
  • Rëndësia e arsimit universitar për ndërgjegjësimin e studentëve mbi teknologjitë e pastra dhe ruajtjen e mjedisit.
  • Kontributi i UBT-së në formimin e kuadrove profesionale për mjedis, cilësi dhe teknologji të qëndrueshme.

Continue Reading

Lajmet

​UEFA cakton gjyqtarët e ndeshjes Slloveni – Kosovë

Published

on

UEFA ka deleguar një ekip elitar gjyqtarësh nga Franca për ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës mes Sllovenisë dhe Kosovës, që zhvillohet të shtunën në stadiumin “Stozice”.

Clement Turpin, një nga arbitrat më me përvojë në arenën evropiane, do të drejtojë këtë përballje tejet të rëndësishme për të dyja ekipet. Atij do t’i asistojnë Nicolas Danos dhe Benjamin Pages, ndërsa gjyqtare e katërt do të jetë Stéphanie Frappart.

Sistemi VAR do të menaxhohet nga Jerome Brisard dhe Jeremie Pignard.

Kosova udhëton në Lubjanë me objektivin për të siguruar të paktën një pikë, rezultat i cili do t’i mjaftonte për t’u kualifikuar në fazën “play-off” të Botërorit 2026.

Në anën tjetër, Sllovenia ka nevojë patjetër për fitore për të mbajtur gjallë shanset për pozitën e dytë në grup.

Ndeshja nis të shtunën në orën 20:45./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

OSHP konfirmon shkeljet për kontratën “Shërbime me ushqim për nevojat e Policisë së Kosovës”

Published

on

Organizata INPO ka monitoruar procedurën e tenderimit për kontratën “Shërbime me ushqim (furnizim, përgatitje dhe servim) për nevojat e Policisë së Kosovës”, me vlerë të parashikuar 2.7 milionë euro, dhe ka identifikuar një varg shkeljesh ligjore serioze dhe manovrimesh teknike që dëmtojnë konkurrencën, barazinë dhe integritetin e prokurimit publik.

Gjatë gjithë procesit, INPO ka zhvilluar komunikim të drejtpërdrejtë me Policinë e Kosovës, duke e informuar me prova dhe argumente konkrete për shkeljet në dosjen e tenderit.

“Në kopje të këtij komunikimi ka qenë edhe Ministria e Punëve të Brendshme dhe Komisioni Rregullativ i Prokurimit. Pavarësisht këtij komunikimi profesional dhe institucional, Policia e Kosovës i ka mohuar të gjitha gjetjet, nuk ka pranuar asnjë problematikë dhe nuk ka shprehur asnjë gatishmëri për korrigjim apo rishikim të procedurës. Kjo qasje përbën refuzim të hapur për të adresuar gabimet dhe për të garantuar një proces të drejtë, transparent dhe ligjor. Ndërkohë, gjatë monitorimit, një operator ekonomik ka deponuar ankesë në OSHP për dy çështje, afatin e tenderimit dhe kriteret e kapaciteteve teknike e financiare. INPO, në respekt të pavarësisë së OShP-së, ka vendosur të mos publikojë gjetjet e saj derisa lënda të shqyrtohej, për të mos ndikuar në vendimmarrje apo për të mos krijuar pritshmëri publike. Megjithatë, vendimi Nr.2025-0984 i OShP-së ka konfirmuar se Policia e Kosovës ka vepruar në kundërshtim me ligjin, duke anuluar njoftimin për kontratë dhe duke i kërkuar Policisë së Kosovës korrigjimin e procedurës dhe zgjatjen e afatit të tenderimit. Ky vendim e vërteton se së paku një pjesë e gjetjeve të INPO-s kanë qenë plotësisht të bazuara dhe të drejta, të cilat Policia e Kosovës i kishte mohuar në tërësi”, thuhet në komunikatë.

Përkundër kësaj, pas vendimit të OShP-së, Policia e Kosovës ka bërë vetëm disa korrigjime minimale dhe formale, me ç’rast ka ulur kërkesat për kapacitet teknik e financiar dhe ka zgjatur afatin e tenderimit por asnjë nga gjetjet e tjera të ngritura nga INPO nuk janë adresuar.

“Dosja e tenderit mbetet e pandryshuar në pjesët më problematike dhe thelbësore, duke përfshirë: keqklasifikimin e kontratës si “shërbime”, edhe pse mbi 70% e objektit janë furnizime ushqimore; peshimin e pikëve që krijon mundësi reale për manipulim me çmime dhe favorizim teknik; zhvendosjen artificiale të artikujve midis grupeve, që ndryshon peshët dhe vlerat financiare; intervalet e gjera në specifikimet teknike që lejojnë produkte me cilësi të ulët; uljen dramatike të vlerës së kontratës pa arsyetim të qartë dhe profesional. Këto elemente e bëjnë tenderin të pambrojtur, të pasigurt dhe të paorientuar drejt cilësisë, duke e ekspozuar Policinë e Kosovës ndaj rrezikut të furnizimeve të dobëta dhe buxhetin e shtetit ndaj kostove të fryera. Duke qenë se OShP-ja tashmë ka vërtetuar shkelje ligjore, refuzimi i Policisë së Kosovës për të pranuar ose adresuar gjetjet e INPO-s është i pajustifikueshëm dhe bie ndesh me standardet e përgjegjësisë institucionale. Kësisoj, INPO vlerëson se tenderi aktual nuk është në përputhje me Ligjin për Prokurim Publik dhe kërkon rishikimin e plotë të dosjes, jo vetëm korrigjime sipërfaqësore të disa kritereve. Vetëm një rishikim i thellë, profesional dhe i paanshëm mund të garantojë konkurrencë të ndershme, parandalim të manipulimeve dhe përdorim korrekt të parasë publike. Në këtë drejtim, INPO i bën thirrje institucioneve mbikëqyrëse, si Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) dhe Prokurorit të Shtetit, që të ushtrojnë mandatin e tyre ligjor dhe të mbikëqyrin me kujdes këtë proces, duke ndërmarrë masat e nevojshme në bazë të autorizimeve të tyre”, thuhet në njoftim.

Shkeljet e evidentuara nuk janë vetëm çështje administrative por ato prekin thelbin e integritetit të prokurimit publik, garantimin e konkurrencës, përdorimin e parasë publike dhe sigurinë ushqimore për një nga institucionet më të rëndësishme të vendit.

INPO pret që organet mbikëqyrëse dhe ato të zbatimit të ligjit të mos qëndrojnë indiferente dhe të veprojnë në përputhje me përgjegjësitë e tyre./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Hetimet për atentatin në Rinas, zbulohet arsenal armësh në Fushë-Krujë

Published

on

Një arsenal armësh dhe lëndësh plasëse u zbulua sot në një banesë në fshatin Zall, Fushë-Krujë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Tracking”.

Gjatë kontrolleve, policia njoftoi se u gjetën në këtë banesë: 3 kallëpe tritol; 12 granata dore sulmuese; sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcjellës dhe celularë (mina); 3 ndezës granatash, kapsolla detonatore dhe 5 celularë; 4 armë zjarri (2 automatikë dhe 2 pushkë), 8 krehra dhe pjesë armësh; 6000 fishekë të kalibrave të ndryshëm; 2 kg e 25 gramë kanabis”.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, sipas policisë është shpallur në kërkim pronari i banesës, shtetasi Y. Z., 48 vjeç.

Punohet intensivisht për kapjen e tij, si dhe po hetohet me qëllim zbardhjen e lidhjes së mundshme që mund të ketë 48-vjeçari me ngjarjen e ndodhur te rrethrrotullimi i Rinasit.

Operacioni “Tracking”, është ende në vijim në Krujë dhe po kryhet në kuadër hetimeve për zbardhjen e atentatit në rrethrrotullimin e Rinasit dy ditë më parë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./S.K/KP/ATSH/

Continue Reading

Të kërkuara