Lajmet

MAShTI i gatshëm për mësim online

Numri i fëmijëve të vaksinuar është shumë i vogël.

Published

on

Ministria e Arsimit po shprehet e gatshme për zhvillimin e mësimit online, në rast se paraqitet nevoja. Gjysmëvjetori i dytë ka nisur me prezencë në shkolla dhe orë të plota, mirëpo thirrje po bëhet që fëmijët mbi moshën 12-vjeçare të vaksinohen në mënyrë që të vazhdohet me këtë skenar.

Zëvendësministri Dukagjin Popovci në konferencë për media ka deklaruar se numri i fëmijëve të vaksinuar është shumë i vogël. Derisa ka përmendur tre skenarët e tjerë për zhvillimin e mësimit, ai tha se janë të gatshëm që edhe këtë vit të mbahet mësim online.

“Edhe këtë vit jemi të gatshëm që mësimi të zhvillohet online nëse ka nevojë. Që nga dita e parë përmes transmetuesit publik emetohen video-mësimet sipas planprogrameve prej klasave 1-9 varësisht faktit se a i shfrytëzon apo jo dikush në këto momente, gjithnjë mund të ndodhë që ndonjë shkollë të ketë nevojë të kalojë online. Pastaj të njëjtat video-mësime janë edhe në kanalin zyrtar të MAShT-it në Youtube, si dhe në platformën mësimore shkolla.org, e cila po ashtu mund të përdoret për zhvillimin e mësimit në kohë reale”, ka thënë Pupovci.

Më tej, ai tha se nuk kanë të dhëna të sakta për numrin e fëmijëve të vaksinuar, por nga informatat përmes shkollave thuhet se ky numër është i vogël.

“Vaksinimi është mbrojtja më e sigurt nga pasojat e infeksionit, nëse jo edhe nga vet infeksioni. Shkallën e vaksinimit në mesin e mësimdhënësve e kemi të lakmueshme, diku rreth 95%. Por, kjo nuk mund të thuhet edhe për nxënësit, studentët si dhe komunitetin në përgjithësi. Edhe pse shkalla e vaksinimit në Kosovë është më mirë sesa në vendet tjera të Ballkanit Perëndimor. Shfrytëzoj rastin që në emër të Ministrisë së Arsimit t’ju ftoj edhe një herë të gjithë nxënësit 12 vjeç e më sipër, studentët dhe familjarët e tyre të vaksinohen sepse në këtë formë kontribuojnë që institucionet arsimore të mbetën të hapura”, ka thënë ai.

Pupovci ka folur edhe për punësimin e 100 asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta. Sipas tij, punësimi i tyre do të bëhet në tre muajt e parë të këtij viti.

“Plani është që punësimi i tyre të bëhet gjatë tre muajve të parë të këtij viti. Për këtë qëllim, ministria i ka njoftuar ditën e djeshme drejtoritë komunale të arsimit për procedurat që duhet të zbatojnë në rastin e punësimit, sepse ata do të punësohen nga drejtoritë komunale. Po ashtu do të ushtrojmë edhe një lloj të monitorimit në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe të Financave që të sigurohemi se ky proces po kryhet ashtu siç është planifikuar. Është me rëndësi që këta persona të punësohen dhe të shpërndahen nëpër shkolla në atë mënyrë që të përmbushin kushtet dhe nevojat e fëmijëve që i takojnë kësaj kategorie”, ka deklaruar ai.

Sipas Pupovci, plani i qeverisë mbetet që çdo vit të punësohen nga 100 asistentë dhe se ndarja e tyre në komuna është bërë përmes grantit specifik të arsimit.

Në konferencën e sotme, Pupovci ka deklaruar se gjatë kësaj jave është konstituar Këshilli Kombëtar i Shkencës, i cili ishte emëruar vitin e kaluar nga Kuvendi i Kosovës. 

Lajmet

Donjeta Sadiku siguron medaljen e parë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

Published

on

By

Boksierja Donjeta Sadiku i ka siguruar Kosovës medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, pasi triumfoi në çerekfinale ndaj turkes Esmanur Lok.

Përballja e kategorisë deri në 60 kilogramë solli një luftë mjaft të fortë. Sadiku e nisi me dominim raundin e parë, ndërsa boksierja turke u rikthye në të dytin, duke shfrytëzuar edhe përparësinë në gjatësi. Në raundin e tretë e vendimtar, ku u shkëmbyen goditje të shumta, përvoja e boksieres kosovare bëri diferencën — me goditje më të pastra, ajo mori fitoren me vendim të ndarë të gjyqtarëve (4:1).

Me këtë kalim në gjysmëfinale, Donjeta Sadiku ka të sigurt të paktën medaljen e bronztë, ndërsa synon të artën. Në gjysmëfinale ajo do të përballet me boksieren nga Greqia, Sofia Legaki.

Sadiku mbetet e vetmja nga ekipi i boksit që vazhdon garën, pasi katër boksierët e tjerë kosovarë u eliminuan në luftërat e tyre të para. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

PDK dhe asamblistët e Prishtinës përsëri para Qeverisë: Kërkohet vazhdimi i seancës konstituive

Published

on

By

Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) i janë bashkuar këtë të martë edhe asamblistë, drejtorë dhe aktivistë të kësaj partie nga Komuna e Prishtinës, në aksonin tashme të përditshëm para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Aksioni opozitar po mbahet në shenjë kundërshtimi ndaj mosvazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

PDK dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) po kërkojnë me ngulm zhbllokimin e procesit dhe konstituimin e menjëhershëm të Kuvendit, duke e cilësuar vonesën aktuale si një pengesë direkte për funksionalizimin e institucioneve të reja të vendit. /Eknomia Online/

Continue Reading

Lajmet

Moti sot në Kosovë: Diell dhe temperatura deri në 35°C

Published

on

By

Dita e sotme në Kosovë do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë ndërmjet 30 dhe 35 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me një shpejtësi të lehtë prej 1 deri në 4 m/s. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

8-vjeçarja nga Luiziana humb jetën nga “ameba trungrënëse” pas notit në liqen

Published

on

Një vajzë 8-vjeçare nga Luiziana, Lillian Smart, ka humbur jetën pasi u infektua me Naegleria fowleri, një amebë e rrallë e njohur si “ameba trungrënëse”.

Sipas familjes, Lillian nga Ruston ndërroi jetë pak pasi kishte festuar ditëlindjen e saj të tetë, ndërsa dëmtimet në trurin e saj ishin shumë të rënda.

Departamenti i Shëndetësisë i Luizianës kishte njoftuar më herët për një rast të dyshuar të infektimit me këtë amebë te një banor i zonës, pas notit në liqenin Claiborne, rreth 48 kilometra në veriperëndim të Ruston. Dyshohet se edhe infektimi i vajzës ka ndodhur gjatë notit në ujë të ëmbël.

Naegleria fowleri gjendet zakonisht në ujëra të ëmbla dhe të ngrohta. Infeksioni mund të ndodhë kur uji i kontaminuar hyn përmes hundës dhe arrin në tru.

Autoritetet theksojnë se ameba nuk shkakton infeksion kur uji gëlltitet dhe nuk transmetohet nga personi në person.

Departamenti i Shëndetësisë e ka cilësuar infeksionin si “jashtëzakonisht të rrallë, por pothuajse gjithmonë fatal”.

Në Shtetet e Bashkuara janë raportuar vetëm 180 raste të konfirmuara të infeksionit me Naegleria fowleri nga viti 1937 deri në vitin 2025./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara