Lajmet

Masat e reja antiCOVID, pritet vendimi i Qeverisë

Published

on

Brenda minutash pritet të fillojë mbledhja e Qeverisë së Kosovës, ku do të merret vendim për masat e reja antiCOVID.

Sipas një dokumenti nga Ministria e Shëndetësisë, do të ketë kufizim lëvizje të qytetarëve nga ora 22:00-05:00, përveç në rastet emergjente.

Shërbimet e gastronomisë obligohen të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 6 prill deri me datë 18 prill, ndërsa lejohen të punojnë vetëm me shërbim “merr me vete”, “dërgesë me porosi” dhe “drive-through”.

Gjithashtu, institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar do të kalojnë në online nga 12 deri më 18 prill, ndërsa ato universitare nga 6 deri më 18 prill.

Institucionet publike dhe private obligohen që të punojnë vetëm me staf esencial. Përgjegjësit e institucioneve publike dhe private obligohen të definojnë stafin esencial për nevojat e institucionit me hyrjen në fuqi të këtij vendimi./UBTNews

Lajmet

Gruaja nga Shqipëria arrestohet në Aeroportin e Prishtinës për dokument të falsifikuar

Published

on

Një grua, shtetase e Shqipërisë, është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pasi dyshohet se ka tentuar të udhëtojë me dokument të falsifikuar të një personi tjetër.

Rasti ka ndodhur më 13 shtator, rreth orës 12:40.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje, ndërsa dokumenti i dyshuar si i falsifikuar është sekuestruar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes vozitësi

Published

on

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur të dielën në rrugën tranzit në Suharekë, ku një person ka humbur jetën.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:20. Vozitësi mashkull kosovar dyshohet se, nga pakujdesia, ka shkaktuar vetaksident me veturën e tij.

Si pasojë e aksidentit, tre pasagjere femra kosovare kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor.

Vozitësi nuk ka mundur t’u mbijetojë lëndimeve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Në Fushë Kosovë konfiskohen mbi 293 gramë kokainë dhe 241 gramë marihuanë

Published

on

Dy raste të posedimit të narkotikëve janë raportuar më 13 shtator në Fushë Kosovë, sipas raportit të Policisë së Kosovës.

Në rrugën “Bedri Pejani”, gjatë kontrollit të një të dyshuari dhe të banesës së një personi tjetër, policia ka gjetur dhe konfiskuar 293.8 gramë kokainë, 241.6 gramë marihuanë, tri peshore digjitale, një karikator dhe dy fishekë.

Njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, ndërsa personi tjetër ndodhet në kërkim policor.

Në rastin tjetër, në Fushë Kosovë, një person është arrestuar pasi gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar 7.43 gramë marihuanë. Me vendim të prokurorit, ai është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Qeveria “Kurti 4” merr dritën e gjelbër në Kuvend, opozita do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka votuar formimin e Qeverisë së re të udhëhequr nga Albin Kurti me 62 vota për, tetë kundër dhe asnjë abstenim, duke i siguruar atij mandatin e katërt si kryeministër. Kabineti qeveritar “Kurti 4” mbetet i pandryshuar nga përbërja e mëparshme, pasi Kurti deklaroi se nuk do të prezantojë agjendë të re, pasi zgjedhjet e përsëritura thjesht ndërprenë një qeverisje që do të vazhdojë me fokus te mirëqenia dhe siguria e qytetarëve. Qeveria e re mori mbështetjen e 53 deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe nëntë deputetëve nga komunitetet joshumicë, përfshirë Nenad Rashiqin, ndërsa deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së e bojkotuan votimin, kurse tetë deputetë të Listës Serbe votuan kundër.

Formimit të Qeverisë i parapriu konstituimi i kontestuar i Kuvendit nën drejtimin e Albulena Haxhiut. Pas zgjedhjes së Kujtim Shalës nga LDK-ja, Emilija Rexhepit nga komunitetet joserbe dhe Tanja Vujoviqit nga pakica serbe, Kuvendi u shpall i konstituuar. Megjithatë, procesi u zhvillua pa zgjedhjen e një nënkryetari nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. PDK-ja kishte tërhequr kandidaturën e Vlora Çitakut dhe e ka kundërshtuar fuqishëm këtë vendimmarrje. Nëpërmjet deputetit Përparim Gruda, PDK-ja sqaroi se nuk e ka refuzuar të drejtën e saj, por është tërhequr përkohësisht, duke paralajmëruar dërgimin e çështjes së konstituimit dhe formimit të Qeverisë në Gjykatën Kushtetuese. Në përgjigje, Kurti u shpreh i gatshëm që LVV-ja ta votojë kandidatin e PDK-së sapo ajo ta propozojë atë.

Sfidë kryesore për stabilitetin politik mbetet zgjedhja e presidentit të ri, për të cilën tashmë ka nisur afati kushtetues prej 60 ditësh. Edhe pse LVV-ja dhe LDK-ja kishin arritur dëgjueshmëri për mbështetjen e kandidatit Bekim Sejdiu, përçarjet e brendshme në LDK, ku gjashtë nga 18 deputetë refuzojnë ta votojnë atë, e bëjnë të pamjaftueshëm numrin prej 62 votash që ka Qeveria.

Përfaqësues të opozitës e shohin këtë situatë si një skenar të kalkuluar që çon vendin në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme rreth datës 27 dhjetor. Kjo periudhë përkon me ardhjen e diasporës, një baze elektorale ku LVV-ja gëzon mbështetje masive, duke e bërë dështimin potencial të zgjedhjes së presidentit një pikë kthese strategjike për të ardhmen politike të vendit. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara