Lajmet

Masat e reja, 70 biznese u gjobitën, gjashtë u mbyllën

Published

on

Që nga hyrja në fuqi e masave të reja nga ana e Qeverisë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka shqiptuar 70 gjoba për lokalet dhe gastronominë, ndërsa gjashtë janë mbyllur si pasojë e mosrespektimit të masave antiCOVID.

Lamir Thaçi, zyrtar i AUV-it, në një intervistë për Ekonomia Online tha që numri më i madh i gjobave në tre muajt e parë të këtij viti shkon mbi 700 gjoba për persona juridik, dhe mbi 800 gjoba për mosmbajtje të maskave apo mosrespektim të orarit të lëvizjes.

“Ne në tre muajt e parë të këtij viti, kemi shqiptuar rreth 700 gjoba për persona juridik, ku përfshihen operatorët ekonomik, dhe kemi shqiptuar rreth 800 gjoba për persona fizik, të cilët nuk e kanë mbajtur maskën ose kanë shkelur orën e lëvizjes. Dhe nëse shohim statistikat prej hyrjes së masave në fuqi, shifra e gjobave ka tejkaluar numrin 70 vetëm për lokale dhe gastronominë, të cilat nuk kanë respektuar vendimet, dhe gjashtë mbyllje të përkohshme deri në krijimin e kushteve. Gjatë natës së mbrëmshme, vetëm në regjionin e Ferizajt janë shqiptuar tetë gjoba për persona juridik dhe shumica e gjobave janë shqiptuar për sektorin e gastronomisë, ku gjatë kohës së iftarit nuk kanë respektuar rregullat”, tha ai.

Thaçi thekson që Prishtina mund të klasifikohet si qyteti që i janë shqiptuar më së shumti gjoba, pasi edhe ka numrin më të madh të banorëve dhe bizneseve.

“Ne nuk mund të ndajmë sipas regjioneve sepse shkelës kemi pasur në të gjitha regjionet. Sigurisht Prishtina e ka specifikën e vet sepse e ka numrin më të madh të banorëve dhe bizneseve, dhe koncentrimi më i madh i jonë ka qenë aty, dhe numri më i madh i gjobave është këtu”, theksoi ai.

Zbatueshmëri më të madhe të masave dhe respektimit të tyre ka sektori i hotelerisë, ku sipas zyrtarit të AUV-it, baret dhe restorantet me hapësira më të vogla kanë shkelur rregullat.

“Po në fakt prin pjesa e gastronomisë, ku hynë këtu kafiteritë, baret dhe restorantet. Një zbatueshmëri më të madhe të masave e kemi tek pjesa e hotelerisë, por pa marrë parasysh kategorinë që është ne nuk kemi qenë selektiv, por normalisht që numri më i madh i gjobave ka shkuar tek restorantet dhe baret që kanë hapësira më të vogla dhe që kanë lejuar që të shërbejnë për numër më të madh të njerëzve sesa që  e lejon kapaciteti hapësinor i tyre”, deklaroi Thaçi.

Thaçi tutje theksoi që gjatë kohës së mbylljes, punë më të madhe ka pasur policia, ndërsa pas lirimit të masave puna e kësaj agjencie është shtuar.

“Kur kemi pasur kufizim të lëvizjes dhe ndaljes së punës, për neve është ulë puna, dhe barra ka qenë mbi policinë e Kosovës, andaj edhe kemi pasur numër më të vogël të gjobave. Ato raste ku i kemi hasur që janë hapur në kundërshtim me ligjin edhe në atë kohë i kemi ndëshkuar, tani me hapjen e gastronomisë dhe sektorë tjerë puna jonë është rritur dhe kemi rritur edhe kontrollet dhe me këtë rast edhe ndëshkimet janë rritur. Në dy ditët e fundit ne shumicën e gjobave i kemi shqiptuar për restorantet, të cilat kanë organizuar mbajtjen e iftarit dhe kemi kërkuar që të respektojnë masat”, u shpreh tutje ai.

Mungesa me numrin e inspektorëve dhe logjistikës po vazhdon të jetë akoma problem për këtë agjenci, pasi edhe kapacitetet e shtimit të punës janë më të mëdha.

Lajmet

Nis rikonstruktimi i rrugës Arllat–Malishevë, investim rreth 1.85 milionë euro

Published

on

Kanë nisur punimet për rikonstruktimin e rrugës rajonale Arllat–Malishevë, segment që lidh komunat e Drenasit dhe Malishevës.

Ky projekt kap vlerën prej rreth 1.85 milionë euro dhe synon të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve, të rrisë sigurinë në komunikacion dhe të përmirësojë kushtet për qarkullimin e mallrave dhe zhvillimin ekonomik.

Në ceremoninë e fillimit të punimeve, kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se projekti do të sjellë përfitime si për qytetarët ashtu edhe për bizneset, duke përfshirë rehabilitimin e një segmenti prej rreth 11.8 kilometrash që lidh disa fshatra të zonës.

Ai theksoi se projekti parasheh edhe ndërtimin e trotuareve në zonat e banuara, vendndalesa për autobusë, si dhe vendosjen e sinjalizimit rrugor sipas standardeve evropiane.

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, tha se ky është investimi i dytë më i madh rrugor në Malishevë brenda dy muajve, duke theksuar se në total investimet në këtë komunë kanë kaluar mbi 4.2 milionë euro.

Sipas autoriteteve, afati për përfundimin e punimeve është 150 ditë pune.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Shtyhet seanca ndaj të akuzuarit për krime lufte në Burim të Malishevës

Published

on

Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj të akuzuarit për krime lufte në Burim të Malishevës, Ramadan Morina, pas kërkesës së avokatit të tij, Arianit Koci.

Prokurori i rastit, Armend Zenelaj, ka kundërshtuar shtyrjen, duke theksuar se Gjykata e kishte obliguar PSRK-në të pajiset me deklaratën e dëshmitares anonime D1.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, Morina dyshohet se gjatë viteve 1998–1999, në bashkëkryerje me persona të tjerë, ka marrë pjesë në vrasje, dëbime, arrestime dhe keqtrajtime fizike në fshatin Burim të Malishevës.

Në aktakuzë thuhet se 35 burra civilë shqiptarë janë ndarë nga gratë dhe fëmijët, janë rreshtuar me forcë, ndërsa më pas një pjesëtar i forcave serbe ka shtënë me armë, duke vrarë 34 civilë.

I akuzuari është arrestuar në gusht të vitit të kaluar në Prishtinë për veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile”.

Gjatë seancës, avokati Arianit Koci ka ngritur shqetësim edhe për një gabim në dokumentacion, ku ai dhe i pandehuri janë cilësuar si serb, çështje që ka nxitur debat në sallën e gjyqit. Kryetari i trupit gjykues, Rrahman Beqiri, e ka cilësuar këtë si gabim teknik.

Trupi gjykues ka vendosur shtyrjen e seancës, ndërsa seancat e radhës janë caktuar për muajt shtator dhe tetor.

Burimi: KOHA

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Yll Limani falënderon fansat pas dy netëve koncert në Tiranë

Published

on

Pas dy netëve të mbushura me emocione, muzikë dhe mijëra fansa, këngëtari Yll Limani ka reaguar me një mesazh falënderues në rrjetet sociale për publikun që e ka mbështetur në koncertet e mbajtura në Tiranë.

Artisti ka ndarë emocionet e përjetuara gjatë këtyre dy mbrëmjeve, duke i cilësuar si momente të paharrueshme.

“Hala jam tu i jetu emocionet e dy netëve n’Tirane. Shqipni, faleminderit për dashninë që ma dhatë. Janë dy net që s’kom me i harru kurrë. Faleminderit secilit që keni ardhë e keni knu bashkë me mu”, ka shkruar ai.

Limani ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme nga fansat, duke theksuar se dashuria dhe energjia e tyre janë motivi kryesor i karrierës së tij artistike.

“30.000 herë faleminderit. Për kohën, energjinë, besimin dhe dashninë që ma jepni vazhdimisht”, ka shtuar ai.

Në fund të mesazhit, këngëtari ka theksuar se shpesh emocionet e momentit nuk e lejojnë të kuptojë menjëherë shkallën e mbështetjes që merr nga publiku, duke përfunduar me një mesazh për fansat: “Deri herën tjetër! Ju du shuuuuume.”

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i dënuari me 10 muaj burg për narkotikë në Prizren

Published

on

Në Prizren është arrestuar një person i kërkuar nga autoritetet, i cili ishte i dënuar me 10 muaj burg efektiv për veprën penale “Shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve”.

Sipas policisë, më 16 qershor 2026, njësiti për realizimin e urdhëresave i Stacionit Policor Prizren, pas veprimeve operative–hetimore, ka arritur ta lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarin Xh.K., mashkull nga Prizreni.

I njëjti ishte në kërkim me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Pas arrestimit, fillimisht është shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren dhe më pas është dërguar në vuajtje të dënimit në burg.

Policia ka theksuar se mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe në arrestimin e personave të kërkuar, si dhe në parandalimin e veprave penale që cenojnë sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara