Kulturë

Martohet Kourtney Kardashian

Ajo u martua me Travis Barker në Santa Barbara, Kaliforni, të dielën.

Published

on

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker tani janë të martuar.

Ylli i “The Kardashians” dhe rokeri i Blink-182 u martuan në Santa Barbara, Kaliforni, të dielën, raportoi TMZ. Dyshja u panë me veshje tradicionale të dasmës në gjykatën në qendër të qytetit në Anacapa, ku gjyshja e Kardashian, Mary Jo “MJ” Campbell dhe babai i Barker, Randy, shiheshin duke qëndruar pranë tyre.

Dyshja kanë qenë së bashku për mbi një vit tani./UBTNews/

Magazinë

Pse Jennifer Aniston nuk merr pjesë asnjëherë në Met Gala?

Published

on

Arsyeja e Jennifer Aniston-it për të mos marrë pjesë në Met Gala ka kuptim.

Ylli i “Morning Show” foli hapur rreth arsyes pse nuk ka marrë pjesë kurrë në natën më të madhe të modës, gjatë një interviste për numrin e shtatorit të revistës “Glamour”.

Aniston tha se eventi i bën presion që të pranojë ftesën. Edhe pse tha se është ftuar në “Met” në të kaluarën dhe merr pjesë rregullisht në evente të tjera të tapetit të kuq, Jenniferi pranoi se e gjithë kjo përvojë e “mbingarkon”.

“Është përgatitja, veshja e fustanit”. Unë jam një vajzë e tipit ‘xhinse, shapka dhe bluzë pa mëngë”, tha ajo.

Ikona e“Friends” tha se i pëlqen “të vishet bukur”, dhe se përgatitja për Met Gala dukej sikur do të ishte “lojë mendore” shumë e vështirë.

“Hajde të vishemi bukur, të veshim një fustan të zbukuruar, të bëjmë grim, t’i rregullojmë flokët tërësisht dhe të shkojmë të ulemi në një dhomë të madhe me shoqet”, deklaroi Jen për të gjitha përgatitjet që duhet të bëhen deri në mbrëmje.

Continue Reading

Kulturë

Hulumtimi: Muzika klasike përmirëson gjumin dhe ul ankthin

Published

on

Një hulumtim i botuar në “Journal of Advanced Nursing” ka treguar se dëgjimi i muzikës klasike për të paktën 45 minuta përpara gjumit ndihmon në uljen e ankthit dhe përmirësimin e cilësisë së gjumit.

Studimi përfshiu 120 persona me pagjumësi kronike dhe krahasoi grupin që dëgjonte Mozart dhe Bach me grupin që lexonte ose qëndronte pa muzikë.

Ata që dëgjuan muzikë raportuan më shumë gjumë të thellë dhe ulje të niveleve të kortizolit.

Ky zbulim sugjeron se një rutinë e thjeshtë me muzikë mund të shërbejë si alternativë natyrale ndaj medikamenteve për pagjumësinë dhe të përmirësojë shëndetin mendor pa efekte anësore./ TAR

Continue Reading

Magazinë

Cardi B fiton gjyqin kundër rojës së saj të sigurisë, në një rast prej 24 milionë dollarësh

Published

on

Cardi B ka dalë fituese në Los Angeles pasi u shpall e pafajshme ndaj akuzave kundrejt saj për sulm dhe dhunë fizike në një çështje civile.

Të martën, juria vendosi që reperja nuk do të paguajë asnjë dëmshpërblim në çështjen prej 24 milionë dollarëshe, që ishte ngritur nga ish-roja e saj e sigurisë, Emani Ellis. Sipas TMZ, Cardi B – e cila është nënë e tre fëmijëve – planifikon të padisë tani atë, pasi fitoi gjyqin.

Ellis e akuzoi në vitin 2018, duke thënë se Cardi B e kishte pështyrë dhe i kishte thënë fjalë raciste, si dhe se e kishte goditur në faqe me thonj, duke i shkaktuar lëndime.

Cardi B mohoi të ketë pasur ndonjë përleshje fizike, duke thënë se në atë kohë ishte shtatzënë dhe se Ellis ishte më i madh fizikisht.

Ajo tha se të dy kishin vetëm një debat verbal, pasi roja e sigurisë e kishte filmuar gjatë një vizite te mjeku, kur ajo ishte shtatzënë me vajzën e saj të parë, Kulture – gjë që Cardi e konsideroi si shkelje të privatësisë.

Një mjek që ndodhej në klinikën e mjekut të saj në Beverly Hills dëshmoi se nuk kishte parë ndonjë goditje ndaj rojës. Ellis e kishte ngritur padinë në vitin 2020. Përfaqësuesit e Cardi B nuk kanë komentuar ende për mediat pas vendimit të gjykatës.

Continue Reading

Kulturë

​Ambasada e Shqipërisë hap librin e ngushëllimeve për regjisorin Anagnosti

Published

on

By

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë ka nderuar regjisorin e shquar shqiptar Dhimitër Anagnosti pas ndarjes së tij nga jeta më 1 shtator, duke hapur librin e ngushëllimeve në nderim të tij.

Në fjalën e tij, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, u shpreh se ndarja nga jeta e Anagnostit është një humbje e madhe për kulturën dhe shoqërinë shqiptare.

Shoqëria shqiptare, kineastët, aktorët, populli shqiptar ka humbur një prej korifejve, një prej atyre që e qëndisnin filmin shqiptar. E njoh si një metodist i mirëfilltë, si një regjisor shkolle plot për artin kinematografik. Parapëlqeja tek ai atë momentin e punës së jashtëzakonshme që ai e bënte me aktorët, por mbi të gjitha, kemi humbur personin i cili sillte në ekran karakterin e plotë të shqiptarëve. Me filmat e tij, ai e zbërthente jetën shqiptare në tërë koloridin e vet dhe ka arritur ta përcjellë shkëlqyer këtë te publiku, filmi i tij ka ushtuar fort”, tha Malaj.

Dhimitër Anagnosti mbetet një ndër figurat më të rëndësishme të kinematografisë shqiptare, i vlerësuar për veprat që pasqyruan jetën, karakterin dhe shpirtin e shqiptarëve në ekranin e madh./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara