Magazinë

Martesa 12-vjeçare e Justin Timberlake dhe Jessica Biel po merr fund?

Published

on

Martesa 12-vjeçare e Justin Timberlake dhe Jessica Biel mund të jetë afër fundit.

Burimet thonë se ata po jetojnë gjithnjë e më shumë jetë të ndara. Timberlake po lufton me kritikët dhe shitjet e biletave në turneun e tij Forget Tomorrow, ndërsa Biel ndodhet në Evropë duke filmuar filmin e saj të ri Matchbox.

Timberlake ndihet i izoluar dhe zemërthyer, ndërsa Biel duket se po shijon karrierën dhe kohën e saj larg gjithçkaje.

Problemet e tyre datojnë që nga një skandal i vitit 2019 që përfshin Timberlake dhe një kolege, i ndjekur nga tensioni i vazhdueshëm duke përfshirë arrestimin e tij në 2024-ën.

Tani, me Biel të fokusuar në suksesin e saj profesional dhe Timberlake të rënduar nga pengesat personale dhe në karrierë, shumë pyesin nëse pajtimi është i mundur apo nëse divorci është i pashmangshëm.

Magazinë

Këngët që bënë bujë këtë vit, Apple Music ka fjalën!

Published

on

Ndërsa po i afrohemi fundit të nëntorit dhe Krishtlindjeve, Apple Music ka publikuar listat e saj me më të mirat e vitit 2025 në muzikë, duke zgjedhur edhe artistin më të mirë të vitit.

Listat përfshijnë kategori si: Pop Hits, Today’s Hits, Superbloom, R&B Now, ALT CTRL, Viral Hits, Rap Life dhe Alpha, të gjitha të disponueshme në skedën “E Re” në Apple Music. Disa nga këngët që spikasin në secilën kategori janë:

Pop Hits: “Abracadabra” – Lady Gaga

Today’s Hits: “YUKON” – Justin Bieber

Superbloom: “Man I Need” – Olivia Dean

R&B Now: “Safe (feat. Kehlani)” – Cardi B

ALT CTRL: “One Thing” – Lola Young

Viral Hits: “NOKIA” – Drake

Rap Life: “KICK OUT” – Travis Scott

Alpha: “La perla” – Rosalia

Artisti i Vitit në Apple Music është Tyler, The Creator. Gjatë vitit 2025, ai zhvilloi turneun për albumin “CHROMAKOPIA”, i cili u prit shumë mirë nga publiku dhe regjistroi rekord transmetimesh në ditën dhe javën e parë. Gjithashtu, ndërmjet turneut, ai publikoi albumin “DON’T TAP THE GLASS”, i cili arriti vendin e parë në listat globale të platformës në më shumë se 55 vende që në ditën e publikimit.

Çmimi “Artisti i Vitit” nga Apple Music jepet çdo vit, përfshin pllakë silikoni të personalizuar të kombinuar me një fletë qelqi të lëmuar dhe një trup alumini të anodizuar. Në vitin 2024, fituese ishte Billie Eilish, ndërsa në 2023 çmimi shkoi për Taylor Swift. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Hollywood-i në zi, ylli latin qëllohet për vdekje në LA

Published

on

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin latin dhe botën e rrjeteve sociale, pasi këngëtarja dhe influencuesja 22-vjeçare Maria De La Rosa, e njohur me emrin artistik DELAROSA, u qëllua për vdekje në Los Angeles.

Dy persona të tjerë që ndodheshin me të mbetën rëndë të plagosur.

Sipas policisë së Los Angeles (LAPD), sulmi ndodhi në Northridge, në Luginën e San Fernando, rreth orës 01:30 të mëngjesit të së shtunës.

Të shtënat u dëgjuan në Rrugën Bryant, një zonë e qetë ku tre persona po qëndronin brenda një automjeti të parkuar.

Dëshmitarët raportuan se dy meshkuj të dyshuar iu afruan automjetit dhe hapën zjarr nga afër ndaj pasagjerëve. Policia dyshon se ngjarja mund të ketë lidhje me aktivitetet e bandave kriminale, megjithëse hetimet janë ende në fazat fillestare.

DELAROSA u transportua me urgjencë në spital nga një person privat, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve. Dy personat e tjerë mbeten në spital në gjendje të rëndë, por stabile.

LAPD vazhdon hetimet për identifikimin e autorëve dhe motivin e sulmit, ndërsa familjarët, fansat dhe komuniteti artistik kanë shpërthyer në reagime të dhimbshme në rrjetet sociale, duke kërkuar drejtësi për 22-vjeçaren. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Magazinë

Gati për Eurovision? Biletat në shitje nga janari, ja sa do të kushtojnë

Published

on

Transmetuesi austriak ORF ka njoftuar se shitja e biletave për Eurovision 2026 do të nisë më 13 janar, vetëm një ditë pas shortit që do të përcaktojë renditjen e vendeve në gjysmëfinale.

Ngjarja do të zhvillohet në Stadthalle të Vjenës, ku do të jenë në dispozicion rreth 90,000 bileta.

Fansat do të mund të rezervojnë vende për gjysmëfinalet e datave 12 dhe 14 maj, si dhe për finalen e madhe që do të mbahet më 16 maj.

Kushdo që regjistrohet online deri më 18 dhjetor do të ketë të drejtën të aplikojë për blerjen e biletave.

Çmimet variojnë nga 15 deri në 360 euro, ku biletat më të shtrenjta ofrojnë qasje në zonën pranë skenës gjatë natës së finales.

Austria siguroi të drejtën për të organizuar Eurovision 2026 pasi JJ fitoi edicionin e këtij viti, i cili u mbajt në Bazel të Zvicrës.

Konkursi i Këngës në Eurovision ka ndryshuar disa prej rregullave të votimit dhe promovimit pas polemikave që u shfaqën rreth rezultateve të Izraelit këtë vit.

Ata do të mund të hedhin deri 10 vota, në vend të 20, votat e jurisë do të rikthehen në llogaritje edhe në gjysmëfinale. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Kush i dha George Clooney-t këshillën që ia ndryshoi jetën në Hollywood?

Published

on

Para se të bëhej një nga yjet më të njohur të Hollywood-it, George Clooney mori një këshillë që do t’i mbetej mend për dekada.  Fjalët e mençura erdhën nga legjenda Paul Newman.

Takimi i tyre i parë ndodhi gjatë xhirimeve të filmit Mesazh në një shishe (1999). Clooney, i njohur atëkohë si Dr. Doug Ross në Urgjencë, ndaloi me një karrocë golfi për t’u përshëndetur me Newman. Megjithatë, Newman nuk kishte idenë se kush ishte ai.

“Ai nuk dinte se kush isha unë, por të gjithë ata që vinin me karroca golfi thoshin, ‘Hej, George’. Pak nga pak, ai kuptoi se kisha një farë suksesi në industri,” rrëfeu Clooney për The New York Times.

Në një bisedë të hapur me Jay Kelly, bashkë-yllin Adam Sandler dhe regjisorin Noah Baumbach, Clooney tregoi se Newman i tha një gjë që ia ndryshoi perspektivën: “George, mos i lejo të të mbajnë brenda,” – duke i sugjeruar që të mos izolohej për të ruajtur privatësinë.

64-vjeçari pranoi se ishte i tunduar të qëndronte brenda dhe të shmangte vëmendjen, por fjalët e Newmanit i dhanë një këndvështrim të ri:

“Tendenca ime ishte të qëndroja brenda, por kur e dëgjova Newmanin, gjithçka mori kuptim menjëherë.” /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Të kërkuara