Lajmet

Marrëdhëniet e mira në shtëpi i bëjnë adoleshentët më të ndjeshëm me të tjerët

Published

on

Adoleshentët që kanë marrëdhënie të ngushta dhe të sigurta në familjet e tyre, kanë më shumë të ngjarë të jenë më të ndjeshëm ndaj bashkëmoshatarëve të tyre, sipas një studimi të ri.

Më konkretisht, kur adoleshentët ndihen të sigurt, të mbështetur dhe të lidhur me prindërit, ka gjasa që të jenë më të ndjeshëm dhe të afërt me të tjerët.

Studimi, i kryer në Grupin e Kërkimit Adoleshent të Universitetit të Virxhinias, ndoqi 174 adoleshentë nga moshat 14 deri në 18 për të ndjekur progresin e tyre çdo vit. Në moshën 14 vjeç, studiuesit intervistuan adoleshentët në lidhje me marrëdhëniet e tyre familjare duke përdorur një version të modifikuar të Adult Attachment Intervistë, që konsiderohet si “standardi i artë” i vlerësimit të gjendjes shpirtërore të lidhjes së dikujt, sipas studimit, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Jessica Stern, autorja kryesore e studimit tha se kjo i shtyu adoleshentët të ndajnë përshkrime dhe histori për familjet e tyre. Studiuesit i kushtuan vëmendje jo vetëm asaj që thanë adoleshentët, por edhe mënyrës se si e artikuluan.

Pas këtyre intervistave fillestare, studiuesit u kthyen te pjesëmarrësit në moshat 16, 17 dhe 18 dhe vëzhguan ndërveprimet e tyre me një shok të ngushtë. Studiuesit vunë re se si pjesëmarrësit u përgjigjën kur shoku i tyre paraqiti një problem dhe u besoi atyre, duke vlerësuar zgjerimin e ndjeshmërisë së pjesëmarrësve.

Adoleshentët që kishin marrëdhënie më të sigurta familjare treguan ndjeshmëri më të lartë ndaj miqve të tyre në moshën 16 dhe 17 vjeç sesa adoleshentët më pak të sigurt.

Lajmet

Nëse kualifikohet në botëror, Kosova fiton rreth 10.5 milionë dollarë

Published

on

FIFA e ka aprovuar rritjen prej 50% të fondit të shpërblimeve për Kupën e Botës, dhe sipas kësaj rritje, fituesi do t’i merrte plot 50 milionë dollarë, derisa nënkampioni 33 milionë dollarë.

Kurse, ata që dështojnë të kualifikohen tutje nga faza grupore, do t’i marrin 9 milionë dollarë.

Derisa, kostoja shtesë për përgatitje shkon deri në 1.5 milion dollarë. Pra, nga kjo përllogaritje, del se një kombëtare që arrijnë të kualifikohet i ka të garantuara 10.5 milionë dollarë.

Në këtë rast, nëse edhe Kosova e arrijnë këtë sukses historik pas ndeshjeve të playoff-it do t’i marrë të paktën kaq para.

Pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të shtëpisë më të madhe të futbollit, 727 milionë dollarë, do të shpërndahen mes federatave anëtare si rezultat i Botërorit 2026.

Nga kjo shumë, 655 milionë dollarë do të ndahen si shpërblime direkte për kombëtaret pjesëmarrëse.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, u shpreh se Botërori 2026 do të jetë revolucionar për kontributin financiar ndaj futbollit global.

FIFA pret të arkëtojë 13 miliardë dollarë gjatë ciklit 2022–2026, pothuajse dyfish më shumë se cikli paraprak, rritje që lidhet kryesisht me zgjerimin e Kupës së Botës dhe Botërorit të Klubeve.

Kampionati i ardhshëm botëror zhvillohen në tri shtete, ShBA, Kanada dhe Meksikë, nga 11 qershori i 2026-tës e deri më 19 korrik./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Gjilani ndalon përdorimin e fishekzjarreve

Published

on

By

Në prag të festave të fundvitit, Komuna e Gjilanit ka marr vendim për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike.

Sipas njoftimi të komunës, përdorimi i mjeteve piroteknike ndalohet në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë e sheshe.

Ndalesa sipas kësaj urdhërese vlen për periudhën 20 dhjetor 2025 deri më 03 janar 2026, përjashtuar nga kjo ndalesë periudhën kohore nga ora 23:30 të datës 31.12.2025 deri në orën 00:30 të datës 01.01.2026.

Personat të cilët veprojnë në kundërshtim me këtë urdhëresë do të gjobiten në shumë prej 100 euro”, thuhet në urdhëresën e kryetarit Alban Hyseni.

Continue Reading

Lajmet

Paris Saint-Germain fiton trofeun e gjashtë sezonal pas një drame penalltish ndaj Flamengos

Published

on

Paris Saint-Germain është shpallur fitues i Kupës Ndërkontinentale, duke mposhtur Flamengon në finale pas një serie dramatike penalltish, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet nuk dhanë fitues.

PSG e nisi ndeshjen me ritëm të lartë, duke krijuar disa raste që në minutat e para. Një gol i Fabian Ruiz në minutën e 9-të u anulua pas rishikimit me VAR, pasi topi kishte dalë jashtë fushës gjatë aksionit.

Goli i parë i ligjshëm erdhi në minutën e 38-të, kur Khvicha Kvaratskhelia përfitoi nga një pasim perfekt dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë epërsinë PSG-së 1-0. Pjesa e parë u karakterizua nga ndërhyrje të forta dhe kartonë të verdhë për të dyja skuadrat.

Në pjesën e dytë, Flamengo reagoi dhe shtoi presionin. Momenti kyç erdhi në minutën e 60-të, kur pas një faulli në zonë, gjyqtari Ismail Elfath u thirr nga VAR dhe akordoi një penallti për brazilianët.

Në serinë e penalltive, më të saktë dolën lojtarët e PSG, duke fituar 2-1 dhe duke ngritur trofeun e Kupës Ndërkontinentale për klubin francez.

Ky triumf vjen pas një ndeshjeje të balancuar dhe dramatike, që dëshmoi fuqinë dhe qetësinë e lojtarëve të PSG-së në momentet vendimtare. /S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Mbappe dhe Endrick udhëhoqën sulmin e Real Madrid në Copa del Rey

Published

on

Trajneri Xabi Alonso bëri disa ndryshime në formacion, duke pushuar disa nga emrat kryesorë, por duke ruajtur mundësinë që ata të hyjnë nga stoli nëse situata nuk shkon sipas planit.

Formacionet:

Në portë, Andriy Lunin merr vendin e Thibaut Courtois, si zakonisht për ndeshjet e kupës. Në mbrojtje, debuton David Jiménez, lojtarë i akademisë së klubit, ndërsa Dean Huijsen luan në qendër të mbrojtjes pranë Álvaro Carreras. Fran Garcia starton në krahun e majtë, ndërsa Raul Asencio mungon për shkak të etheve.

Në mesfushë, Jude Bellingham dhe Aurélien Tchouaméni qëndrojnë në stol, duke dhënë hapësirë për Franco Mastantuono, Dani Ceballos dhe Arda Guler. Mastantuono fillon për herë të parë pas një periudhe dëmtimi.

Në sulm, Gonzalo Garcia, Endrick dhe Kylian Mbappe janë startues, me francezin që surprizon si titullar.Formacioni i Real Madrid:
Portier: 13. Lunin
Mbrojtës: 35. D. Jimenez, 24. Huijsen, 18. A. Carreras, 20. F. Garcia
Mesfushorë: 19. Ceballos, 15. Guler, 30. Mastantuono
Sulm: 16. Garcia, 10. Mbappe, 9. Endrick

Me disa nga yjet në bank rezervë dhe të rinjtë që marrin hapësirë, Real Madrid synon të sigurojë një fitore të qetë dhe të vazhdojë rrugëtimin në Copa del Rey. /S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara