Lajmet

Mark Cuban: Këshillat nga një mentor kur isha 22 vjeç, më vlejnë ende

“Është në rregull të thoni se keni frikë dhe paqartësi”, thotë Cuban.

Published

on

Mark Cuban e kupton që pronarët e bizneseve të vegjël dhe të mesëm po përballen me pasiguri dhe vështirësi në kushtet e pandemisë koronavirus. Por, ai beson se themeluesit e shkathët do ta përballin këtë histori të veçantë dhe të vijnë edhe më të fortë se më parë.

“Ne do të kalojmë në anën tjetër të kësaj epoke, por nuk do të jetë biznes si zakonisht”, thotë Cuban.

Cuban, sipërmarrës i Dallas Mavericks dhe investitor në Shark Tank të ABC, ka kaluar kohë së fundi duke menduar si do të duket e ardhmja. Në mes të prillit, ai u thirr në grupin e punës të ish-presidentit Donald Trump, për të shërbyer në planin e rimëkëmbjes ekonomike, një panel prej 50 këshilltarësh nga shumë sektorë të biznesit, të cilët do të ndihmojnë në formimin e planeve për rihapjen e ekonomisë.

Ai mendon se sipërmarrësit mund të pozicionohen më mirë nëse janë të vetëdijshëm për betejat që kanë përpara dhe të komunikojnë me klientët, punonjësit dhe palët e interesuara.

“Është në rregull të thoni se keni frikë dhe paqartësi”, thotë Cuban, duke theksuar se kështu krijoni një marrëdhënie të ndershme me klientët dhe ka më shumë gjasa që ata t’ju respektojnë”, thotë ai.

Por, çfarëdo që të bësh, bëj diçka, thotë ai. Tani është koha për veprim. Këtu janë sugjerimet kryesore të tij për mënyrën se si jo vetëm të mbijetoni në këtë kohë të pakrahasueshme të pasigurisë, madje të lulëzoni për shkak të saj:

Jini transparent me njerëzit që e njohin më mirë kompaninë tuaj

Kjo vlen veçanërisht për themeluesit në prag të mbylljes. Kuban i inkurajon të jenë pranë punonjësve. “Punonjësit tuaj, në veçanti, e njohin biznesin tuaj”, thotë ai, duke shtuar se, ata janë ekspertë në biznesin tuaj. Nëse ekziston një ide se si të drejtohet ose të ristrukturohet kompania, kjo do të vijë prej tyre”.

Jini të hapur për ndryshime të mëdha

Ju mund të zbuloni se shansi më i mirë i kompanisë tuaj për mbijetesë vjen nga një model biznesi ose linja produkti krejtësisht të ndryshme. Ju duhet të jeni të gatshëm të pranoni ndryshimin dhe të jeni të hapur për një drejtim të ri. “Gjithë sa duhet është një ide e mirë”, thotë Cuban. “Unë bësoj shumë se kur të dalim nga kjo, do të ketë kompani të vogla që lulëzuan sepse ata kishin një vizion tjetër”.

Shkoni majtas kur të gjithë po shkojnë djathas

Cuban foli për shumë emaile që ai merr rreth kompanive që krijojnë maska ose materiale për testimin “Nëse të gjithë po bëjnë të njëjtën gjë, shkoni atje ku nuk janë të gjithë”, thotë ai. “Merruni me gjëra që njerëzit nuk po bëjnë akoma”.

Investoni në marketing

Nëse keni kohë joproduktive, përdoreni atë, thotë Cuban. Shpenzoni kohë kësaj radhe duke rikalibruar biznesin tuaj ose planet e marketingut. Punoni në ato elementë të faqes së internetit që kishit kohë që po kërkonit t’i bëni. Gjithashtu, tani është koha e përsosur për të shpenzuar në marketing, pasi niveli i pagesave për klikim ka rënë. Edhe nëse kompania juaj ka një produkt që nuk është diçka që njerëzit mund të dëshirojnë të blejnë tani, ata do ta kujtojnë kompaninë tuaj. “Ndërtoni atë bazë tani,” thotë ai, “sepse kompanitë që reklamojnë tani do të duken të forta”. (INC)/monitor.al

Continue Reading

Vendi

Kryesia dështon të miratojë rendin e ditës: Mospajtime për rezolutën e luftës

Published

on

By

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ka përfunduar pa një pajtim për rendin e ditës të seancës së radhës, pas mospajtimeve mes partive politike për pozicionimin e rezolutës për mbrojtjen e të vërtetës historike të luftës.

PDK-ja, e mbështetur edhe nga opozita tjetër, ka insistuar që kjo rezolutë të jetë pika e parë e rendit të ditës për seancën e së premtes. Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar që ajo të trajtohet si pikë e fundit, duke kërkuar një dakordim më të gjerë paraprak.

Për shkak të kësaj bllokade, rendi i ditës pritet të miratohet në fillim të seancës plenare. Përveç rezolutës për luftën, në agjendë janë edhe katër marrëveshje ndërkombëtare, votimi për anëtarin e Këshillit Prokurorial, si dhe debati për rritjen e çmimit të naftës.

Continue Reading

Vendi

Kurti pret drejtoren e NATO-s: FSK po përgatitet për mision në Gazë

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot drejtoren e NATO-s për Operacione, Charlotte Hallengren, me të cilën ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit dhe sigurinë në vend.

Gjatë takimit, Kurti falënderoi aleancën veri-atlantike për rolin e saj në stabilitetin e Kosovës, ndërsa kërkoi më shumë mundësi trajnimi për pjesëtarët e FSK-së në institucionet e NATO-s.

Kryeministri njoftoi se Forca e Sigurisë së Kosovës, pas sukseseve në disa misione ndërkombëtare, aktualisht po përgatitet për të zbarkuar në Gazë, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese.

“Kryeministri Kurti tha se Forca e Sigurisë së Kosovës ka demonstruar performancë të lartë në misionet ndërkombëtare, përfshirë bashkëzbarkimet në Kuvajt, Belize dhe Ishujt Falkland, si dhe misionin në Turqi. Ndërsa, shtoi se aktualisht është duke u përgatitur për misionin në Gaza, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese. Ndërsa, përmendi edhe trajnimet për personelin ukrainas për deminim dhe misione të kërkim-shpëtimit”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Nga ana tjetër, zyrtarja e lartë e NATO-s vlerësoi lart këtë vendim dhe falënderoi Kosovën për bashkërendimin e ngushtë me aleancën në rrugën drejt integrimit.

 

Continue Reading

Vendi

Vdes një punëtor në vendin e punës në Strellc të Deçanit, një tjetër i lënduar

Published

on

By

Një aksident fatal në vendin e punës ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Strellc të Ulët të Deçanit, ku si pasojë e lëndimeve ka vdekur një punëtor dhe një tjetër ka mbetur i lënduar.

Lajmi është konfirmuar nga Policia Rajonale e Pejës, sipas së cilës ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në një punëtori druri, ku disa materiale kanë rënë mbi dy punëtorët. Viktimat u dërguan menjëherë në Emergjencën e Spitalit të Pejës, ku mjekët konstatuan vdekjen e njërit prej tyre.

Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Continue Reading

Lajmet

Mblidhet Kryesia e Kuvendit: Në rend dite marrëveshjet ndërkombëtare dhe rezoluta për naftën

Published

on

By

Kryesia e Kuvendit është mbledhur sot për të koordinuar punët dhe për të caktuar pikat që do të shqyrtohen në seancën e ardhshme plenare.

Sipas procedurës, deputetët fillimisht do të kalojnë nëpër fazën e deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, për të vijuar me vendimmarrje të rëndësishme, raporton Ekonomia online.

Në fokus të kësaj seance pritet të jetë ratifikimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare të kredisë me agjencitë zhvillimore franceze e gjermane, që prekin sektorët e energjisë, klimës dhe transportit.

Një tjetër temë me interes publik është edhe propozim-rezoluta për shtrenjtimin e naftës, ku do të diskutohet roli i Qeverisë përballë rritjes së kostos së jetesës.

Gjithashtu, agjenda përfshin zgjedhjen e një anëtari në Këshillin Prokurorial, një rezolutë për mbrojtjen e të vërtetës historike të luftës së fundit, si dhe rregullimin e përbërjes së disa komisioneve parlamentare. /Ekonomia online/

Continue Reading

Të kërkuara