Magazinë

Mariah Carey feston ditëlindjen e 56-të

Published

on

Mariah Carey është një këngëtare, kompozitore, producentë dhe aktore amerikane, e njohur gjerësisht si një nga artistet më të suksesshme dhe me ndikim në botën e muzikës.

Ajo u lind më 27 mars 1969 në Huntington, New York, dhe ka origjinë afro-amerikane, venezueliane dhe irlandeze.

Mariah filloi të këndonte që në moshë të vogël dhe zëri i saj unik, i cili mbulon pesë oktava, është një nga karakteristikat më të njohura, ajo nisi karrierën muzikore në fillim të viteve 1990, pasi u zbulua nga ekzekutivi i muzikës Tommy Mottola.

Ajo nënshkroi një kontratë me Columbia Records dhe nxori albumin e saj të parë, “Mariah Carey”, më 1990, i cili pati sukses të madh.

Ky album prodhoi disa hite, përfshirë “Vision of Love”, e cila i siguroni asaj Grammy-n e saj të parë dhe shënoi fillimin e një karriere të gjatë në majat e klasifikimeve muzikore. /UBT News/

Magazinë

Florence Pugh rrëfen për betejën e saj me shëndetin dhe fëmijërinë traumatike

Published

on

Florence Pugh ka folur hapur për problemet e saj shëndetësore “të frikshme dhe intensive” dhe për një fëmijëri që e përshkruan si “traumatike”.

Në një intervistë të fundit, 29-vjeçarja rrëfeu se një pjesë e madhe e fëmijërisë u kalua në spital, pas diagnostikimit me trakeomalaci që kur ishte e vogël. Florence zbuloi se që nga momenti i lindjes kishte diçka që nuk shkonte me frymëmarrje, por askush nuk dinte çfarë.

“Unë nuk mund të merrja frymë normalisht,” tha ajo. Gradualisht, gjendja e saj është përmirësuar me rritjen, por si e rritur, kur sëmuret, situata mund të bëhet mjaft frikësuese për shkak të aftësisë së kufizuar të fytit.

Në podcastin e Louis Theroux, Florence tregoi: “Kam një problem me frymëmarrjen, i cili është përmirësuar teksa u rrita. Kur linda, tubat ishin të butë. Kam trakeomalaci dhe skanimi tregonte një zonë të sheshtë mbi gjoksin tim. Që nga fillimi diçka nuk shkonte dhe dëgjohesha si një gjel. E qeshura ime tani ende mban pak nga ai tingull.”

Aktorja shtoi se periudhat e sëmundjes janë intensive pas punës së gjatë gjatë xhirimeve apo turneve të promovimeve, duke çuar në infeksione të mushkërive që duhet trajtuar menjëherë.

Florence, e cila ka tre vëllezër e motra e vjen nga Oxfordshire, rrëfeu se frymëmarrja ishte aq problematike gjatë fëmijërisë, sa familja u zhvendos në Spanjë për shkak të klimës më të mirë.

“Kur isha më e re ishte shumë frikësuese. Shkoja shpesh në spital dhe merrja pneumoni. Nëna ime nuk dëshiron të flasë shumë për atë periudhë. Kujtoj trupin tim të lodhur dhe udhëtimet e shpeshta në spital për vite me radhë,” tha ajo. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Romanca drejt fundit! Çfarë po ndodh mes Ariana Grande dhe Ethan Slater?

Published

on

Pavarësisht zërave që qarkulluan pas premierës së filmit Wicked: For Good në Londër, Ariana Grande dhe aktori Ethan Slater janë ende në një lidhje.

Çifti u përfol për ndarje pasi gjatë ngjarjes në Leicester Square u mbajtën larg njëri-tjetrit dhe nuk u fotografuan bashkë në tapetin e gjelbër.

Sipas burimeve për The Sun, dyshja “janë ende bashkë, por po përpiqen të shmangin vëmendjen e madhe mediatike”.

Të dy morën pjesë në premierë dhe në after-party-n e mbajtur në Brasserie Zedel, por qëllimisht nuk u panë pranë njëri-tjetrit. Pas mbrëmjes, Ariana u kthye në hotelin e saj, ku më vonë iu bashkua edhe Ethan.

Këngëtarja 32-vjeçare është aktualisht në një tur botëror për të promovuar pjesën e dytë të filmit Wicked, ku luan përkrah Cynthia Erivo. Në premierë, Ariana u shfaq me një fustan elegant të zi, ndërsa Ethan zgjodhi një kostum gri sateni.

Marrëdhënia e tyre ka qenë nën vëzhgim që nga korriku 2023, kur u bë publike pak pasi Ariana u nda nga bashkëshorti Dalton Gomez, ndërsa Ethan ishte ende i martuar me Lilly Jay, me të cilën ka një djalë.

Burimet pohojnë se ndonëse planet për martesë janë pezulluar, çifti vazhdon të jetë bashkë, thjesht më i kujdesshëm ndaj syrit të publikut, derisa të përfundojë promovimi i Wicked: For Good dhe periudha e çmimeve në 2026. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Hailey Bieber flet për martesën, mëmësinë dhe jetën në qendër të vëmendjes

Published

on

Modelja dhe themeluesja e markës Rhode, Hailey Bieber, ka folur hapur për përvojën e saj si nënë dhe bashkëshorte në botën e famës, në një intervistë të re për GQ.

Hailey, 28 vjeçe, dhe bashkëshorti i saj, Justin Bieber, 31 vjeç, janë përpjekur të ruajnë ekuilibrin mes jetës familjare dhe karrierave të tyre.

“Po i marrim gjërat me qetësi, pa u nxituar,” u shpreh ajo. “Të dy jemi shumë mbrojtës ndaj djalit tonë dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Jeta jonë është publike, ndaj do të përballemi me çdo gjë kur të vijë momenti.”

Çifti, që ka një djalë 15-muajsh e duket se ka gjetur mënyrën e duhur për të ndarë me publikun vetëm aq sa dëshirojnë nga jeta private.

“Jam shumë e qetë me mënyrën se si po e menaxhojmë këtë,” shtoi ajo, duke theksuar se Justin është mbështetësi më i madh, edhe në aspektin profesional:

“Burri im përdori produktet e Rhode që në fillim dhe i adhuron. Madje kam shumë miq meshkuj që janë po aq të fiksuar pas tyre.”

Hailey pranoi se ka ndihmë në kujdesin për djalin, diçka për të cilën nuk ndjen aspak ndrojtje: “Nuk do të mund të bëja gjithçka që bëj pa ndihmë, dhe jam shumë mirënjohëse për këtë.”

Sipas saj, sekreti i marrëdhënies është i thjeshtë: “Shumë dashuri, mbështetje dhe durim, pa presion e nxitim.” /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Netflix publikon trailerin e parë të “Man vs Baby” me Rowan Atkinson në rolin kryesor

Published

on

Platforma e njohur Netflix ka publikuar trailerin e parë të serialit komedik “Man vs Baby”, ku protagonist është aktori i famshëm britanik Rowan Atkinson.

Ky serial me katër pjesë e rikthen aktorin e “Mr. Bean” në një rol të ngjashëm me atë të mini-serialit të tij të vitit 2022, “Man vs Bee”.

I shkruar dhe krijuar nga vetë Rowan Atkinson, 70 vjeç, në bashkëpunim me skenaristin Will Davies, seriali i ri pritet të publikohet para Krishtlindjeve, dhe do të përbëhet nga katër episode, secila me kohëzgjatje prej 30 minutash.

Netflix ka konfirmuar se premiera do të jetë më 11 dhjetor. Në këtë produksion, Atkinson luan rolin e Trevor Bingley, një kujdestar shkolle që, pas largimit nga puna si rojtar shtëpie, pranon një ofertë për një vend pune në një penthouse luksoz.

Në ditën e fundit të vitit shkollor, situata i del jashtë kontrollit kur askush nuk paraqitet për të marrë foshnjën që luan Jezusin në dramën e shkollës, duke e lënë Trevorin përballë një shoqëruesi të vogël dhe krejt të papritur.

Përmes trailerit të publikuar në YouTube, shikuesit mund të kenë një pasqyrë të parë të humorit tipik të Atkinson dhe situatave qesharake që e presin në këtë mini-serial të ri. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara